Shtesë » Lajme
Avni Lushaku: Pse ike shoku im i shpirtit
E merkure, 19.03.2014, 06:44 PM
PSE IKE HERËT SHOKU IM I SHPIRTIT
Në moshën më të mirë më le vetëm ah Faton Sadiku
Sot morra lajmin e hidhur per humbjen e shokut time te ngusht nga nje smundje qe perbiju nga jeta nje njeriun me te mire qe njoha deri sot
Faton Sadikun
Ngushllimet me te sinqerta nga zemra per familjen dhe farefisin e Fatonit
Ike shoku im
Ike shoku im i ngusht Faton Sadiku
Ike pa më thënë edhe lamtumirën e fundit shoqërore
Ike në qetësi ashtu siq ke qenë i qet i mire dhe me nje shpirt të pastër si loti
Ende jam në pritjen te telefonatës te me thuash se të kaloj gripi
Ai grip i kobshëm që të ndau nga ne , të ndau nga jeta duke na lënë në këte botë të poshtër dhe jo të sinqert me jetën
Shoku im i dashur çdo here do të mbetësh në kujtimet më të mira të jetës time
Më le vetëm ti kujtojë
netët e tëra të studimeve së bashku
Bisedat që na preokuponin rrethë qeshtjës kombëtare
Ditët kur kalonim neë teatrin "Qendresa"
Ditët që sa here isha në Kosovë në takimet tona mbizotronte buzëqeshja, hareja dhe gëzimi
Shoku im i ngusht ishe njeriu më ideal që takova në jetën time, sinqerisht ishe nje engjull i vërtet
Ike dhe nuk prite ta realizojm planin tonë të kohëmotshem të ngjitemi ne maje të Bjeshkëve të Nemura
Shoku im i ngusht ikja jote nga kjo jetë me goditi dhe më shkaktoj dhimbjen që kurr nuk e kisha menduar më parë
Shoku im i ngusht i leht qoft dheu mbi ty, do të më mungon deri edhe une kur nisem në rrugën e pa kthim
Faton o Faton më ndëgjo, njerëzt sikur nuk do të lindin me, ti ishe shembull i njerëzve të veqant.....
Shoku im i ngusht qenka vështir të të them LAMTUMIRËN e fundit në moshën më të mirë të jetës
Shoku im nese me te vertet egziston parajsa ti do te jeshe mbreti i saj
LAMTUMIRË Faton Sadiku, shoku i jetës time!
17 Mars 2014, Avni H. Lushaku