Kulturë
Agim Gashi: Urime festa e Nënës
E shtune, 08.03.2014, 06:58 PM
AGIM GASHI
LOTI I NANËS
I
Loti i nanës ka peshë të jetës
Që mat´ vuajtjen e shpirtit t´saj,
Djem e vasha n´kurbet të zi
Ia shëndrrojnë buzqeshjen n´vaj.
Struk te votra me plot kujtime
I shtohen rrudhat për çdo ditë,
I shkoi jeta t´u i kqyr udhët
Fëmijt e shpirtit t´u i pritë.
II
Si nuk jam sot te nëna ime
T´ia fshi lotin e t´ja kthej gëzimin,
E ti them me zë të dridhur:
-Nënë, ja ku e ke Agimin!
T´ja dhuroj një tuf me lule
N´breg t´Sitnicës që do ti mbledh,
E t´ia ep lajmin e pritur,
-Me Ty do t´jem moj nanë përherë.
Por këto janë andrrat e mia
Që po i ujiti çdo ditë me lot,
Mu ka mbush kjo zemër dhimbje
Edhe shpirti me mall´ përplot.
Se larg jan sot nana e gzimi
E nuk teren syt e mi,
Marr e flas dhe i dhuroj lule
Nanës time n´fotografi.
Urime festen moj nana ime
Ta Uroj Ty me shumë mall´,
Lot´ e lule Ty me ti fal!
Nanë, moj nanë, e lumja nanë,
Të dhashtë Zoti lumtuni,
E bashkë me gjithë nanat shpiptare
Ta Uroj Festen TY!
08.03.2014
Düren
------------------------------------------
AGIM GASHI: PËR 8 MARSIN DITËN E NËNËS
URIME FESTA E NËNËS
Nënë, nënë e lumja nënë!Sa emër i bukur, sa emër fisnik, sa emër i shtrenjët i cili na përcjell në çdo hapë të jetës. Edhe kur ske bukë thua oh nënë, edhe kur ke dhimbje thua of nënë, edhe kur ke çaste të rralla lumturie thua oh nëna ime...! Ky emër dyrrokësh por madhor shkrin akullin e zemrës, shkrin duar të ngrira nga acari i kurbetit dhe na mbush mrekulli e lumturi duke i dhënë shpirt jetës.Nëna, kjo pranverë e zemrës, kjo lule lumturie, është etëri, drita dhe jeta i çdo fëmije, i çdo njeriu, është fjala më e artë e çdo gjuhe të kësaj bote.Kudo që të jesh prania e saj të mbush jete,gjallëri, shpresë e dritë. Nëna na e dha jetën ta jetojmë, na e dha bekimin për jetë të lumtur e pa brenga duke i përballuar edhe çastet e dhëmbjes së jetës në rrotullim. Nënat vuajnë për ne, kanë dhimbje për dhimbjet tona, për fatin tonë...Ajo jeton me frikën për ne, me shpresa të thyera për kurbetçarin, për ata që nuk janë më, për të humburit! Kur je pranë saj dhe kur mbështet koken në gjoksin e saj, kur ia ndien trokitjet e zemrës, thua me vete: ja këto janë trokitjet më të ëmbëla nga dera e zemrës së nënës. Nëna edhe e vdekur mendon për xhevahirët e saj që i lindi e që bashkë me Zotin ua fali jetën.
Nëna, thesar i çdo zemre, gjëja më e ndritur e jetës është edhe pasqyra ku mund ti shohim gabimet tona të jetës, andaj kjo fjalë i është shkruar në shpirtin e çdo fëmiu, në shpirtin e çdo njeriu,fjalë e cila tak-tak troket në zemrat tona duke e pasë gjithnjë strehë të jetës për të na mbrojtë nga rreziqet,fatkeqësitë, nga sëmundjet...Përqafimi i saj është ilaq jete që të mbush lumturi, ti largon brengat e jetës, ta pastron shpirtin nga vuajtjet.
Ah nënë! Sa herë përmend emrin tënd luaj nga vendi sepse emri yt më mbush dashuri për Ty e për atdheun, për miqët dhe Zotin, për jetën!
Një fajlë e vetme e shqiptuar nga goja e nënës dhe një përkdhelje e saj , do ta bënin çdo njeri me krahët hapur dhe gadi për të fluturuar e pushtuar qiellin. Askush në botë nuk ka fuqi ti harron përkdheljet e nënave, buzqeshjet e ëmbla që ta mbushin shpirtin me aromë jete e puhizë dashurie në flladet pranverore.
Nënë! Ti
je shpresë e jetës, ti je dritë e shpirtit, ti je bukuri prrallore, ti je ajo
që pa trokit hyn e
URIME TË GJITHA FESTAT!
----------------------------------
AGIM GASHI
UNË ME NËNËN BISEDOJ
O moj nënë e dashur nënë
Më mori malli me folë me Ty,
Kam marr foton tënde nënë
T’i bëj ca llafe sot me ty.
Me
shëndet e me
S’mundem me ardhë me të pa Ty
Pa shkue dimri e me dalë pranvera.
Ja kam frikën o zemra ime
Këtij dimri që pleqt´ i merr,
Më beso për Ty mendoj
Pa të heqë nga mendja asnjëherë.
Më thanë o nënë se je ftohur
E nga pak po ke zjarmi,
Kur kollitesh nënë n´Kosovë
Atë kollë n´kurbet unë ta ndi!
Këtu në foto ku je Ti
Na rri babi të dyve pranë,
Na shikon i buzëqeshur e me habi
E rrallë flet me ne moj nënë.
Uh! Shuej bir mos je n´kllapi?
Babi yt kaherë ka vdekë!
Më ka lënë të mjerën me duar në gji
Por për mua është në jetë.
II.
Ju atje larg ku gjëmon vendlindja
E keni larë dhe e keni veshë,
Qëndron në varre si kullë nga guri
Me prindërit e vetë atje është ndeshë.
Ia dhatë lamtumirën
Për t’fundit herë e puthët n´ball´,
Ndersa unë nuk ja pashë fytyrën
Tani jetoj për te me mall´!
Gjithmonë mendoj se ai s’ka vdekur
Veç ka marrë një rrugë pa kthim,
Dhe do vjen një çast patjeter
Kur të jemi në një takim.
Ah o nënë sa më ka marrë malli
Të rri me ty të heqë mërzi
Me ti puthë rrudhat e ballit
Me të qitë kafe e me të dhënë qershi.
Me bisedue për kohra t´shkuara
Kur unë isha ende fëmij,
Kur më jepje bukë të elbit
Pjatën mbushur me turshi.
Kur me laje me lule e hitha
Në ditë Shëngjergji për lulëzim,
Kur ma këndoje atë këngë të bukur
„Rritu, rritu biri im“!
E sot kaq larg e kaloj jetën
Me plot
Kurbeti i poshtër dhe i zi!?
Nuk të fajsoj ty nëna ime
Që sot jetoj me vaj e n´zi,
I mbaj mend ato thërrime
Kur më jepje me dashuri.
IV.
Thua se për inati ja bëra vetit
Sharki e penë nuk më linin rehat
Sot me dhembje e vaj këndoj
Në tokë shqiptare kur derdhet gjak.
Këndoja, shkruaja, kritikë trathtarëve,
Me ndjenjë të pastër e të dlirë,
Me ua qit t´kqijat vrastarëve
T´kërcnonin se s‘u vinte mirë.
Na u kallën ditët o nënë si kashtë
Kohrat e këqija e me plot gjak,
Plot siguri pak e nga pak!
V.
Tani ti lëmë nënë këto fjalë
Pa më trego moj loke si je,
A ke zjarmi që t’djeg në ballë
Ah çatinë nënë si e ke.
Pse po ndalesh e pse s‘më flet?
Sa nënë bujare në foto je
Porsi lotin tënd të pastër
Dashurinë nga unë e ke.
Ndal ta puthi atë sy malli
Që ka nisë me u verbu,
Ndal se jeta keq më kalli
Pa ty loke s’muj m’u gëzu.
Ndal t´përqafi me mall t´pa shuar
O moj nënë engjëll m´je ti!
Më mbesin duart të shtanguara
Kur ju përqafojë në fotografi.
VI.
Zemra e shpirti zjarr kanë marrë,
Është larg nëna dhe gëzimi
Zemra e saj flakë ka marrë .
Mu shtangën duart e dridhem në vaj
Sa kohë vajtova më unë nuk di
Por s’ka ditë që me lot s’e laj
Nënën time n´fotografi!
Agim Gashi
10.11.2010-Düren