Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Kongresi Amerikan pranë Kosovës
E merkure, 12.02.2014, 09:01 PM
KONGRESI AMERIKAN GJITHMONË PRANË KOSOVËS
Me rastin e 6-vjetorit të Pavarësisë
Nga Frank Shkreli
Për
pothuaj katër dekada tani, anëtar
individual ose grupe anëtarësh të Kongresit Amerikan, si nga Senati ashtu edhe
nga Dhoma e Përfaqsuesve, kanë folur, kanë paraqitur rezoluta dhe kanë mbajtur
dyzina sesionesh të posaçme dëgjimore, fillimisht mbi shkeljet e të drejtave të
shqiptarëve të Kosovës nga Serbia, në favor të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s
për çlirimin e dhe më vonë për pavarësinë e Kosovës, përpjekje mbështetse këto
në vazhdim ndaj popullit shqiptar në Kosovë.
Në këto sesione ftoheshin zyrtarët më të lartë diplomatikë, ushtarakë, e
të sigurimit kombëtar amerikan si dhe specialistë të çështjeve europiane dhe
ballkanike për të shpjeguar politikën amerikane ndaj Kosovës. Këto sesione shëbenin gjithashtu si platforma
për të informuar publikun mbi ato që po ndodhnin në Kosovë dhe njëkohësisht për
u bëhej thirrje zyrtarëve amerikanë, për të përpiluar politika në mbështetje të
shqiptarëve të Kosovës, të drejtat e të cilëve shkeleshin pa mëshirë nga
regjime të ndryshme serbe e jugosllave.
Interesimi për fatin e shqiptarëve të Kosovës dhe mbështetja amerikane
për ta, kishin marrë hovin pas demonstratave të përgjakshme të viti 1981, ku
mund të kenë gjetur vdekjen lartë nga 300-shqiptarë. Demonstratat masive të njëpasnjëshme
studentore gjatë 1980-ave të shqiptarëve të shtypur nga policia serbe dhe të
pakënaqur nga situata e tyre diskriminuese në çdo fushë të jetës dhe
veprimtarisë së tyre nën ish-Jugosllavinë komuniste, tërhoqën vëmendjen e
publikut dhe medias amerikane duke fokusuar gjithashtu edhe përqendrimin e
përfaqsuesve të tij në Kongres mbi ato që po ndodhnin në Kosovë. Ndër të parët anëtar të Kongresit që ishte në
ball të përpjekjeve për t'i paraqitur Amerikës dhe botës agoninë e shqiptarëve
në Kosovë dhe në Ballkan ishte Xho DioGuardi, me prejardhje nga Arbëreshët e
Italisë, i cili njëherazi siguroi edhe përkrahjen e shumë kolegëve të tij në
Kongres për kauzën e lirisë dhe të
drejtave të njeriut për shqiptarët në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin. Në atë kohë, fushatës së kongresistit
DioGuardi iu bashkuan emëra të njohur të Kongresit të asaj periudhe në
mbështetje të Kosovës, përfshirë ndër të tjerë,
legjislatorët e njohur amerikanë
Lantos,
Në letrën e tyre drejtuar kryediplomatit amerikan, anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara e sigurojnë Z. Kerri për mbështetjen e tyre ndaj përpjekjeve të tija, që në prak të mbledhjes së nivelit të lartë të NATO-s e cila do të mbahet në Angli, zgjërimi i anëtarismit në NATO të jetë një prioritet për Shtetet e Bashkuara si dhe për Aleancën. Ata veçanërisht i bëjnë thirrje Z. Kerri, që në takimin e ardhëshëm të NATO-s të përkrahet antarësimi në NATO edhe i Malit të Zi dhe Maqedonisë. Por, "Për më tepër" shkruajnë kongresistët, "Ne ju bëjmë thirrje që të punoni me aleatët tanë në NATO, për të siguruar që Kosova -- e cila në Shkurt celebron 6-vjetorin e pavarësisë së saj dhe e cila është një mbështetëse e fortë e Shteteve të Bashkuara -- tu bashkohet fqinjëve të saj si anëtare e Partneritetit për Paqë (PfP) dhe që të ketë të përcaktuar një rrugë të qartë drejtë antarësimit eventual në Aleancën e NATO-s." Njëkohësisht, kongresistët thonë në atë letër se Shtetet e Bashkuara dhe Aleatët e tyre kanë arritur një pikë kritike, ndërkohë që nevojitet marrja e masave për të siguruar rëndësinë dhe vazhdueshmërinë e NATO-s. Ata shprehen edhe në lidhje me zhvillimet e fundit në Ukrainë, ndërkohë që theksojnë shqetësimin e tyre, duke thënë se rasti i Ukrainës -- ku kanë vazhduar protestat anti-qeveritare për dias muaj, në favor të integrimit të vendit në Bashkimin Europian -- "shënon një zmbrapsje të zhvillimeve demokratike në Europë dhe mund të krijojë mundësinë që shteteve të atij rajoni tu bëhet presion nga forca të jashtëme, të cilat përpiqen të ndajnë rishtas kontinentin dhe të minojnë vizionin për një Europë të tërë, të lirë dhe në paqë." Në letrën e tyre, Kongresistët amerikanë thonë se janë gati të punojnë me Sekretarin Amerikan të Shtetit për të promovuar antarësimin e Malit të Zi dhe Maqedonisë në NATO. "Për më tepër'', theksojnë përsëri ligjvensit amerikanë drejtuar kryediplomatit amerikan, "ne dëshirojmë të punojmë me ju për të siguruar që shtete të tjera të rajonit, siç është Kosova, e që kërkojnë lidhje më të ngushta me institucionet Euro-Atlantike, të kenë të hapur një rrugë të qartë, drejtë integrimit në Aleancën e NATO-s."
Edhe Kongresisti Eliot Engel nënshkroi letrën e përpiluar nga republikani Majkël Turner së bashku me 40 ligjvenës të tjerë, përfaqsues të dy partive kryesore politike amerikane dërguar Z. Xhon Kerri, në mbështetje të zgjërimit të antarësimit të NATO-s. Zoti Engel tha një një koment në faqen e tij elektronike se edhe ai, "mbështetë thirrjen e shprehur në letrën dërguar Z. Kerri, që Shtetet e Bashkuara së bashku me NATO-n të sigurojnë që Kosovës t'i ofrohet një vend në programin e Partneritetit për Paqë, në të cilin tanimë janë pranuar të gjithë fqinjët e saj, e që është aq i rëndësishëm për krijimin e vizionit tonë për një Europë të tërë, të lirë dhe në paqë," u shpreh edhe Kongresisti Engel.
Letra e ligjvensëve amerikanë drejtuar Xhon Kerrit, në prak të mbledhjes së nivelit të lartë të NATO-s në Britaninë e Madhe, është një mesazh i fortë – si për nga përmbajtja ashtu edhe për nga numëri i madh i nënshkruesve – ndaj përkrahjes së Kongresit Amerikan për integrimin euro-atlantik të Kosovës, përfshirë antarësimin e saj në Aleancën e NATO-s, në prak të 6-vjetorit të Pavarësisë së saj. Shumica e përpjekjeve dhe nismave amerikane në mbështetje të Kosovës gjatë dekadave të fundit, e kishin origjinën në Kongresin amerikan, përpjekje këto që më në fund përbënin politikën zyrtare diplomatike dhe ushtarake të Shtetve të Bashkuara, politikë kjo që çoi më në fund në ndërhyrjen e NATO-s për të çliruar Kosovën nga zgjedha serbe dhe në pavarësinë e saj gjashtë vjetë më parë dhe në njohjen e saj diplomatike. Ndonëse ndërhyrja ushtarake e NATOs në Kosovë ishte e para ndërhyrje e tillë në historinë pothuaj 75-vjeçare të Aleancës, ligjvensit amerikanë me të drejtë i bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s që si hap i parë, Kosovës t'i jepet vendi në Programin e Partneritetit për Paqë, duke përcaktuar qartë, siç theksojnë edhe kongresistët amerikanë, edhe rrugën që do të çojë në antarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në Aleancën e Traktatit të Atlantikut Verior. Kjo nismë e dyzet kongresistëve amerikanë tregon se protagonistët në mbështetje të Kosovës dhe të Shqiptarëve në Kongresin amerikan mund të kenë ndryshuar gjatë dekadave, por është e qartë se mbështetja e Kongresit amerikan për Kosovën dhe shqiptarët është më e fortë se kurrë. A janë duke bërë Kosova dhe Shqiptarët në përgjithësi ato çfarë u takon dhe çfarë kërkohet prej tyre, për të merituar këtë mbështetje të vazhdueshme, me qëllim për të përshpejtuar integrimin sa më të shpejtë të gjithë Shqiptarëve në organizmat euro-atlantike?
Pason letra në anglisht dhe emërat e kongresistëve që e kanë nënshkruar
The Honorable John Kerry
Secretary
Dear Secretary Kerry,
As we
approach the 2014 North Atlantic Treaty Organization (NATO)
In the 25
years following the end of the Cold War, the countries of Central and
It is our firm belief that the genuine prospect of NATO membership for the current group of aspirant states will further strengthen democratic institutions and values and increase stability and security in the region.
In contrast, failure to recognize and reward their significant efforts could discourage aspirant countries from pursuing further democratic reforms and weaken their commitment to partnering with Euro-Atlantic institutions. In addition, the Ukrainian government’s recent decision not to sign a long awaited association agreement with the EU—in defiance of the popular preference for European integration—raises concerns about back-sliding on democracy and the possibility that states in the region will be pressured by outside forces seeking to divide the continent and undermine the vision of a Europe whole, free, and at peace.
The
We appreciate your continued commitment to NATO and await your response on the issue of enlargement at the 2014 summit.
Sincerely,
Michael R. Turner Eliot L. Engel
MEMBER OF CONGRESS MEMBER OF CONGRESS
Bill Keating Doug Lamborn
MEMBER OF CONGRESS MEMBER OF CONGRESS
Mike Michaud John Shimkus
MEMBER OF CONGRESS MEMBER OF CONGRESS
Tom Cotton Gary Peters
MEMBER OF CONGRESS MEMBER OF CONGRESS
Mo Brooks Paul Cook
MEMBER OF CONGRESS MEMBER OF CONGRESS
Robert B. Aderholt Alcee L. Hastings
MEMBER OF CONGRESS MEMBER OF CONGRESS
Adam Kinzinger Bill Shuster
MEMBER OF CONGRESS MEMBER OF CONGRESS
Madeleine Z. Bordallo Jim Bridenstine
MEMBER OF CONGRESS MEMBER OF CONGRESS
William Enyart Trent Franks
MEMBER OF CONGRESS MEMBER OF CONGRESS
Tom Marino Eddie Bernice Johnson
MEMBER OF CONGRESS MEMBER OF CONGRESS
Albio Sires William Lacy Clay
MEMBER OF CONGRESS MEMBER OF CONGRESS
Mark Meadows Brett Guthrie
MEMBER OF CONGRESS MEMBER OF CONGRESS
Candice S. Miller Bill Pascrell
MEMBER OF CONGRESS MEMBER OF CONGRESS
Tom Latham Jeff Miller
MEMBER OF CONGRESS MEMBER OF CONGRESS
John Larson Steve Stivers
MEMBER OF CONGRESS MEMBER OF CONGRESS
Alan Lowenthal Billy Long
MEMBER OF CONGRESS MEMBER OF CONGRESS
Ami Bera Gregory W. Meeks
MEMBER OF CONGRESS MEMBER OF CONGRESS
Brian Higgins Grace Meng
MEMBER OF CONGRESS MEMBER OF CONGRESS
Bennie G. Thompson Kerry Bentivolio
MEMBER OF CONGRESS MEMBER OF CONGRESS
Gerry Connolly Frank Wolf
MEMBER OF CONGRESS MEMBER OF CONGRESS