E shtune, 20.04.2024, 12:06 AM (GMT+1)

Sport » Legjenda

Neki Lulaj: Ndërroi jetë ish-futbollisti Zamir Shpuza

E hene, 13.01.2014, 10:11 PM


NDERROI JETË NË SPEYER TË GJERMANISË ZAMIR SHPUZA

Nga Neki Lulaj

Eh si  na është jeta…?

Ne dhjetorin e vitit 1995 në ballinat  gazetave gjermane te qytetit të Speyerit, përcillej, me foto kolor e bardh e zi  portreti tërheqës i një të riu simpatik shqiptarë me emrin Zamir Shpuza, të cilin e kishin shpallur si Sportistin me të mirë të atij sezoni duke shkruar në supërlativ për sportistin shkodran ndihesha shumë krenar.

E as unë nuk munda   të qëndroj indiferent pa marrë takim me këtë talent sporti, andaj edhe  arrita të realizoi një takim ne lokalet e FV-Speyerit.

Ishte një takim tejët i thjeshtë interesant, dhe shumë miqësor, pasi i tregova qëllimin e takimit duke i thënë se vij në emër të gazetës shqiptare „Kosova press“ për një intervistë të shkurtër me ju  dhe menjëherë filluam bisedën si dy miq që prej vitësh ishim njohur edhe pse ishte hera e parë e takimit tonë.

Pyetja ime e parë e asja kohë marrë nga origjinali i gazetës „Kosova press“ishte:Zt.  Shpuza që sa vite luani në ekipin FV

Speyer“Ka dy vite që luaj futboll në këtë ekip, edhe kur isha në atdhe kam luajtur në Kombtarën shqiptare dhe i ceku fitorët në  Finland, Çekosllovaki dhe barazimin me Bullgarinë. “etj.

Në bisedë e sipër atë ditë mësova së Zamir Shpuza kishte kaluar nga ekipi i FA  Speyerit në ekipin tjetër pra në SV Waldhof të Mannheimit dhe mes tjerash tha“Punën,  teknikën,  talentin  dhe lojën time e ka përcjellë trajneri  i njohur gjerman zt Uli Stielike dhe me preferimin e tij unë luaj në Bundesligen e dytë me SV –Waldhof Mannheim. “

Planet tuaja“Si çdo i ri që ka plane e endërra shumë  plani im i parë është bashkimi me të fejuaren time e cila për momentin jemi largë, ajo  jeton në Shkodër e unë në Speyer

Dëshira e juaj zt Shpuza në ndërrimimin e motmoteve pasiqë jemi në fund të dhjetorit?

“Dëshira ime priroritare është Bashkimi i trojeve shqiptare dhe ndalja e represionit dhe gjenocidit  që i behët popullit shqiptarë në Kosovë“.

Në vazhdimin e kësaj bisede mes tjerash ishte edhe pyetja ime jo provokuese por vetëm vëllazerore, përshëndetja e këtij fund viti?

„Kam shumë përshendetje nga ky vend, së pari përshëndes Nënën e vëllain,  të fejuarën dhe mbarë miqët e farëfisin tim në Shkodër dhe gjithë kah ndodhën, përshendes punën e dy qeverive  shqiptare në krye me Dr.  Sali Berishën dhe Dr Ibrahim Rugovën pastaj përshëndes edhe futbollistin shqiptarë Hysen Mihanin i cili luan ne San Paullo të Madridit  në Spanjë, si dhe kisha një përshëndetje speciale për trajnerin e FV Herr. Hans Jurgen Schetzer, i cili na ndihmoj ne shiptarëve pa masë“kjo isht biseda qe zhvillova në dhjetorin e vitit 1995 me Zamir Shpuzën të botuar në gazëtën“Kosova press.

Lajmi që as kush nuk e priti dhe nuk e dëshiroi

Mbrëmjen e së premtës të datës 10 janar 2014 rreth orës 19:00 pas një sëmundje të shkurtër dhe të rendë nga  një hemorogji cerebrale  në Spitalin Vincensius të Speyerit është ndarë nga jeta në moshën 45-vjeçare ish-futbollisti i Vllaznisë se Shkodrës dhe i kombëtares shqiptare,  Zamir Shpuza

Kush ishte Zamir Shpuza ?

Zamir Shpuza,  i lindur në Shkodër me 26. 06. 1967 nga një familje me një taban  dhe kulturë shkodrane. Në fëmijërinë e tij të herëshme tregon zgjuarsi,  pasion  dhe talent prej një sportisti që do të formohëj ku filloi edhe të mirret me futboll.

Karrierën e ti sportive e filloi në qytetin e tij të fëmijërisë dhe rinisë  së dashur në  Shkodër e pikërisht në ekipin e VLLAZNISË.

Nga ekipi i Vllaznisë U 19 ku luante  tregoi një talent të rrallë ku e avansuan  duke e kaluar  në ekipin e parë të Vllaznisë shkodrane ne vitin 1988/89

Komiteti i Partisë i sistemit të atëhershëm komunist pas një mbledhje rutinore sekrete i përjashtojnë nga ekipi i Vllaznisë  Zamirin  dhe vëllain e ti Luanin i cili luante ne U 17 si në ekip i të rinjëve zingjir të Vllaznisë  me pretekstin se këta vijnë nga një familje Shpuza, ku xhaxhallarët e tyre kanë një biografi të dyshimtë politike dhe nuk janë të përshtatshëm për sistemin e atëhershëm monist.

„ Xhaxhai i Zamirit gjeja se ishte zënë duke e kaluar kufirin dhe atëherë e anatemuan si një tradhtarë i komunizmit  dhe familje e rrezikshme për vendin . Edhe Zamirin e Luanin duhët burgosur këta „klysh tradhtarësh“ nuk i duhën ekipit futbollistik Vllaznisë së Shkodrës, këta duhet largohën“pohon vëllai Luani.

Ekipi futbollistik Vllaznia e Shkodrës e themeluar në vitin 1919 ishte emblema e futbollit dhe djepi nga ku dolën sportistet me të dalluar nepër kohëra.

Zamiri si i zgjuar që ishte nuk dëshironte të flinte në Baladën e përbuzjës të sistemit të egër komunist , nuk dëshironte që ujërat e turbullt të atij sistemi të ia vërrshojnë shpresat e tij, shpresat e futbollit endërrat e tija  të prekshme, andaj regjistrohët në ekipin futbolistik të Veleçikut në qytetzën e Koplikut, ku edhe atje tregon një talent të rrallë dhe fiton edhe një pervojë të re nga futbollistët bashkëmoshatar, edhe atje trajtohej mirë.

Nuk kaloi kohë e gjatë  e edhe në Shqipëri filluan lëvizjët e para pluraliste, ku Agimi i atyre lëvizjeve i gjeti edhe vëllezërit Zamir dhe Luan Shpuza bashkë me të gjithë qytetarët demokrat të Shkodër locës.

Gjithë qytetarët demokrat  shkodran organizuan levizjët e para antikomuniste në Shkodër  e më gjerë duke kërkuar hakmarrje politike dhe i bashkohën Partisë Demokratike   në radhet e saja dhe pas ardhjes së Demokracisë.

Me kërkesën e trajnerëve Astrit Hafizit dhe Neptun Bojka lojtari shkodran Zamir Shpuza ftohët në ekipin e kombëtarës së Partizanit në Tiranë, pra në supërligën shqiptare. ku dhe tregon rezultate dhe talent të rrallë sportiv , pastaj luan në ekipin futbollistik Olimpik U/21 duke vazhduar më vonë karrierën sportive në kombëtaren shkodrane të Vllaznia në vitin 1991.

Me pastaj shkoi tek skuadra e Buducnostit të Malit të Zi  me bashkëkombasin Ramiz Bizha, ku treguan suksese të jashtëzakonshme.  Zamiri në atë kohë pati luajtur në  Podgoricë me pseudonimi“Belludodiq Albanski“ . Në vitin 1992 u rikthye sërish tek Vllaznia  dhe skuadra e tij e asaj kohe e fituan titullin e kampionit. Në një ndeshje miqësore të luajtur  me skuadrën Ajaçio në Francë e pasi zhvilluan  atë ndeshje e qendruan për rreth një javë , ku disa nga futbollistët e Vllaznisë si:Agron Lika, Admir Bilali, vëllezërit Gruda, e bashkë me Zamirin  udhëtuan me tren shkuan në Gjermani e pikërisht në qytetin e Speyerit duke përfunduar si azilkërkues. .

Karriera e tij sportive: tanime i ndjeri Zamir Shpuza e nisi karrierën e tij sportive në qytetin e tij të lindjës në Shkodër teksa arriti të fitojë edhe një titull kampioni me Vllazninë në sezonin e vitit 1991, periudhë në të cilën u grumbullua për hërë të parë me kombëtaren kundër Çekosllovakisë e vlefshme për eliminatorët e Europianit suedez. Në ato eliminatore ekipi që përfaqësonte Shpuza kundër Islandës fituan me rezultatin 1:0. Për ta vazhduar karrieren e tij sportive në Gjermani . Gjatë përiudhës kur kombëtaren shqiptare e udhëhoqi trajneri zt. Astrit Haziri, Shpuzën e aktivizoi në sfidat me Gjermaninë, Ukrainen me Portugalinë

Etj. Në total për ekipët përfaqësuese Shpuza luajt 39 ndeshje . Me 7 korrik 1997 ishte loja e fundit kundër Portugalisë ku luajti Shpuza.  Kurse në  fund vitin 2007 , Shpuza u tërhoq plotësisht nga futbolli ku ushtroi gjithashtu dhe rolin e trajnerit.

I ndjeri Zamir Shpuza ka luajtur tek Vllaznia bashkë me futbollitet si Arian Laçej, Ramiz Bisha, Isak Pashaj, Avenir Dani, Hysen Dedja, Admir Bilali, Astrit Premçi, Bujar Gruda, Agron Lika, Alban Noga, Edi Martinin e emra tjerë të njohur.

Ne Speyer ka luajtur bashkë me Aziz dhe Bujar Grudën, Agron Likën, Çlirim Basha, Ardian Bushati, Edmir Bilali, me futbollistet kosovar Përparim Hasanin , Arsim Gashin dhe Armend Lulajn.

Në fund i gjithë komuniteti shqiptarë që jeton prej vitesh në qytetin Speyer me rrethinë kishin ngelur në ngerqë kur mësuan për gjendjën e rendë shëndetsore të Zamir Shpuzës ato ditë e netë Spitali Vincencius i Speyerit ishtë këthyer në pikë qendrimi roje  nate e dite ku qëndruan pa gjumë duke prituar ndonjë lajmë për gjendjën shëndetsore të Zamirit.  I vëllai i tij Luani me nofullat e shtërnguara dhe me  pamje që në fytyrën e tijë mund ta lexoshe dhembjën e thellë shpirtërore për vëllain e tij që tanime shpresat ishin po thuaj gati para lajmit fatal . Jepte burrëri  të tabamit shkodrane mbahej i fortë duke i falenderuar ato togje burrash qe qendronin ne hyrje të sitalit , para hyrjës se Intensives dhe ca të tjerë para trupit të tij që funksiononte me ndihmën e aparaturës me bashkohore medicionale. Dhe pasë gjithë përpjekjës ishte e pa munduar andaj Ylli i sportit shqiptarë Zamir Shpuza na la ky ishte lajmi më i hidhur që tronditi familën Shpuza fëmijët dhe bashkëshortën e ti Nenën miqët shokët dashamirët komunitetin shqiptarë të Speyerit të cilët qendruan natë e ditë pranë ti dhe të gjithë ata që e njohën dhe i njohi Zamiri ngushllime Vllaznisë së Shkodrës  dhe mbarë sportit shqiptarë. Le të prehët trupi i ti në tokën e praruar të Atdheut në Shkodrën e dashurisë se ti dhe shpirti mes engjejve në parajsë. Ngushllime.

 



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora