Kerko: xhafer leci
Xhafer Leci: Përkujtojmë atdhetarin Kadri Mani
E marte, 08.10.2013, 09:02 PM
Përkujtojmë figurën e atdhetarit të devotshëm Kadri Mani
Në shenjë nderimi me rastin e njëvjetorit të vdekjes së Kadri (Os)Manit (23.01.1937- 09.10.2012)
Nga Xhafer LECI
Gjithmonë ka qenë në shenjestër të UDB-së. Gjithmonë ka qenë në shërbim të Atdheut, duke punuar për çështjen tonë të shenjtë kombëtare.
Edhe pas 17 vite të vuajtjes së burgut të rëndë nëpër kazamatet
serbo-jugosllave dhe pas lirimit të Tij më 1991, Kadriu nuk pushon, por
guximshëm vepron dhe vazhdon veprimtarinë e Tij për lirinë dhe çlirimin e
popullit shqiptar. Kadriu përsëri ishte në shënjestrën, përcjelljen e langojve
të UDB-së, për çka u detyrua të kalojë në Shqipëri, ku ka jetuar katër vjet e
gjysmë. Më 1997, Kadriu kalon në Zvicër. Pas çlirimit të Kosovës, kthehet
në Prishtinë në shtëpinë e vet. Vdes më 09.10.2012 në Prishtinë.
Siç e dimë, për Kadri Osmanin kanë
shkruar shumë intelektualë e atdhetarë, para dhe pas vdekjes së Tij, si
z.Idriz Zeqiraj, shok i ilegales me Kadri Manin e të tjerë.
Më këtë rast përkujtimor dëshiroj të sjell vetëm disa komente të bëra nga disa
komentbërës/e, tek njëri nga shkrimet e mia, rreth figurës dhe veprës të të
ndjerit Kadri Mani, se si e përjetuan ata/o vdekjen e Tij dhe se si e vlerësuan
veprimtarinë e Tij?
Përkujtimit ia bashkangjesim edhe telegram ngushllimin e dr.Jakup Krasniqit
KOHA net
Linku http://www.koha.net/?page=1,13,118391
Vdiq
veprimtari Kadri Osmani
Dr. Jakup Krasniqi
Publikuar: 09.10.2012 - 14:56
Prishtinë, 9 tetor Me
rastin e vdekjes së veprimtarit Kadri Osmani, kryetari i Kuvendit të Kosovës,
dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Osmani.
“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e atdhetarit dhe veprimtarit
të shquar Kadri Osmani”, thuhet në telegram, në të cilin Kadri Osmani cilësohet
si një nga personalitetet më të dalluara të rezistencës kombëtare që nga vitet
60-ta.
“Shëmbëlltyra dhe vepra e tij do të kujtohen vazhdimisht me respekt të
veçantë”, thuhet
në telegramin e kryekuvendarit Krasniqi.
Kadri Osmani vuajti rreth dy dekada burgim për veprimtarinë e tij kombëtare
në periudhën pas demonstratave
të vitit 1968.
Bota sot
Komente
http://www.botasot.info/diaspora/191491/iku-ne-amshim-atdhetari-kadri-mani/
Pusho i qetë i nderuari Kadri
Mani! Ti meriton paqe e qetësi. Të respektoj dhe të vlerësoj si njeri, si
atdhetar dhe si intelektual. Respektoj karakterin tënd që dite të kontrollosh,
të vlerësosh e rivlerësosh gjërat, që dite të merrje vendime ashtu siç deshe
ti, e jo si donin të tjerët të bëje e të mendoje. Ti bëre atë që deshe dhe ishe
i sinqertë me vetveten dhe me të tjerët.Ti bëre atë që mendoje se ishte e
shëndoshë dhe nuk lejove që të tjerët të të kapnin për hundësh. Respekt për
guximin tënd. Ngushëllime të sinqerta familjes Mani! Ymrane Abdullahu - Hajra
(Jeta Kosova) , Arizonë, SHBA.
Ymrane Hajra @ 16/10/2012 18:38
Revista Zemra Shqiptare
Enver Bytyçi
[ Sunday, 06.10.2013, 09:26 PM ]
Kadri Osmani, zemra e shqiptarise!
Kadri Osmani gjendet tash prej një viti në boten e amshuar. Ndërsa emri
i tij, vepra e tij, kontributi i tij, trashëgimia e këtij burri të madh
atdhetar na ka mbetur ne që ende jetojmë, e që nuk jemi të sigurt nëse do të
shohim ditë më të mira apo më të liga se Kadri Osmani.
Kadri Osmani ishte një idealist atdhetar i pashoq. Nëse do të dini se cili
është njeriu i pakompromis, duhet marrë si etalon, Kadri Osmani. Ai bëri
kompromis vetëm me bindjet e tij. Por jo me servilet, antishqiptaret, hajnat,
spiunët a hipokritët. Nuk ta përtonte burri idealist i Kosovës që të bënte
debat me mikun e tij mët të ngushtë, nëse e ndjente se e drejta ishte në anën e
tij. Nuk bënte ai sikur nuk shihte ose nuk dëgjonte, kur dikush shkruante keq e
përsë keqi, ose kur dikushi fliste pa rrotlla.
Kadri Osmani mbtete në kujtesen e bashkatdhetarëve të tij si patriot i madh, si
nacionalist i palodhur. Në shërbim të Kosovës ai u vu me shpirt e me trup.
Perballoi sakrifica të panumërta dhe nuk u nda deri në ditën e fundit nga puna
dhe lufta për atdhe, për komb e për familje.
Trinomi i Kadri Osmanit ishte atdheu ß Kosova, kombi ß Shqipëria dhe familja e
ngushtë dhe e gjerë e tij, të cilën e kishte kult. Ai me mençuri vlerësoi lart
figurat e kombit shqiptar, veçanërisht dy emblemat e tij, Nenën Terezë dhe
Ibrahim Rugovën. Kur nderon këto dy figura të papërsëritshme në historinë e
kombit tonë, ai mbart me vete lavdinë, parajsën dhe është i bekuar prej Zotit!
Një prej atyre që Zoti i Madhë e ka bekuar, unë besoj se është edhe Kadri
Osmani.
Qoftë i lavdishëm për jetë emri i tij! Ndërsa brezat që do të vijnë do ta
mësojnë Kadri Osmanin në librat e tij si dhe në vepren e tij te shquar në
luften për çlirimin e Kosovës!
Musa Prushi
[ Sunday, 14.10.2012, 09:59 PM
]
SHPIRTI I
BACË KADRI MANI TANI PREHET NË PARAJSË
Falenderoi nga zemra të madhen
Zemren Shqiptare, e posaqrisht z. Leci, për këtë Reportazh shumë të qëlluar dhe
fotografitë e shkëlqyera nga vorrimi i të madhit Bacës KADRI MANI.
Posaqrisht përshtypje më lanë numri i madhë i pjestarëve në varrimin e të
ndjerit e të paharrueshimit Bacës Kadri, po edhe fotografitë e mrekullueshme në
të cilat njoha edhe vëllazrit e bacës Kadri, bacën Ramiz dhe Begzad, dhe më
erdhi shumë mirë që ende qenkan gjallë. Bile, bile baca Ramiz me 96. vitet e
tina gati se është ma i vjetri në Gjilan. Edhe pse edhe ky i përvuajtur në
burgjet serbo-sllave gjatë kohës së Rankoviqit. Sa më kujtohet për te në kohen
e hershme u flitke si nji hero i gjallë, pasi që me 1956. me nji vëlla të
vetin, bacen Shefki dhe disa shokë tjerë, kishte pre disa shtylla elektrike për
të ndërpre furnizimin me rrymë të disa minierave, me xehen e të cilave u
ndërtonte Beogradi.
Kështu disi më kujtohet.
Familja Osmani, të gjithë ishin dhe janë atdhetar të mëdhenjë dhe këtë ma së
miri e dëshmoi Baca Kadri. I cili pasi la nji vepër të madhe pas veti, kurr nuk
dot të vdes.
E lumë familja dhe kombi që patë nji Kadri Mani.
Të lumtë jemi edhe ne që patëm fatin ta njohim.
I qoftë i lehtë dheu i Dardanisë antike BACËS SË MADHË KADRI MANI, të cilën aq
shumë e deshti dhe për te sakrifikoi çdo gjë.
Alban Voka / Baki Ymeri
[ Sunday, 14.10.2012, 11:20
PM ]
Fragmente nga një shkrim i
këtij shqiptari të mrekullueshëm
Fakti që ky reportazh u
shletua brenda 24 orëve nga mbi 1.200 vetë, don të thotë se me të vërtetë kemi
të bëjmë me një shqiptar të madh, të patrembur:
"Unë, poashtu kam pasur prindërit e mi, tani të ndjerë: Babai Murat
Osmani, i fisit shaljan, nga komuna e Artanës dhe nëna Salihe-Sala
Rexhepi-Osmani, e fisit BerIshë, nga Malisheva e Gjilanit: të cilët më kanë
edukuar shqiptarisht dhe si i tillë që nga mosha 12 vjeçare kam pasur punë me
OZN-an, UDB-ën: i dënuar politik me 25 vjet burgim. I kam vuajtur 17 vjet, me
tri përsëritje, në këto burgje: Prishtinë- Mitrovicë-Pejë-Beograd- Pozharevc
-Leskovc-Nish- Dob- Maribor- Zagreb- Lubjanë. Allahile, o lexues, a është zor
vetëm të numrohen, pale të jetohen e përjetohen!?! Tash i kam 68 vjet dhe nuk
them se kam bërë e çfarë s`kam bërë, sepse vuajtjet harrohen sikur ëndrrat e
këqia, po dhembjen duhet ta koncentrojmë tek gjaku i derdhur dhe tek ata apo
ato që nga torturat çetnike kanë pësuar tronditje e trauma; pra, nuk kacagjelem
e nuk ngrefosem, nuk kapardisem e nuk mburrem.
20.3.2005: Unë me gruan time e përfunduam së lexuari librin e oficerit
gjirokastrit Shpëtim Golemi: "UÇL-ja dhe Kadareja", Prishtinë-2004,
f. 210. Ky libër 50% është i mirë, sepse e ka demaskuar bashkëvedasin e vet,
Kadare, si një lakuriq pakurrizor në politikë dhe 50% është i keq, sepse është
ndërtuar mbi baza të ideologjisë socialiste-antiinstitucionale. Oficeri e qet
Kadarenë nga kontradikta në kontradiktë me vetveten e tij, por edhe vetë
Oficeri është tejet kontradiktor, as i pajis konstatimet e veta me fakte
konkrete për një armatë spiunësh kosovarë!?
Ai e akuzon Kadarenë vetëm në lidhje me UÇK-në, ama nuk e akuzon për asnjë
skandal tjetër, si p.sh.: pse Kadare thonte se letërsia e shkrimtarëve
shqiptarë në Kosovë është e ngarkuar me shovenizëm!? Pse shkrimtarët serbë në
Majdanpek dhe në Bor e lavdëronin Kadarenë dhe Dritëroin, duke iu thënë: Ah
sikur të ishin të mirë sikur ju edhe shkrimtarët e Kosovës, kurrë s`do të
kishte luftë!? Etj.etj."
Revista Drini
Xhafer Leci: Atdhetari i pavdekshëm, Kadri Mani
Ismet Hasani, Suedi
15/10/2012 at 10:27
Reply
http://www.revistadrini.com/2012/10/xhafer-leci-atdhetari-i-pavdekshem-kadri-mani/
z. Xh. Leci!
Deri më sot nuk lexova “in memoriam” si ky i juaji, të cilin e keni mbështetur
edhe me shumë foto nga vend-varrimi. Të lumtë!
Të shkruash për një njeri siq ishte Kadri Mani, nuk është lehtë. Edhe ju nuk e
keni pasur fare të lehtë të shkruani. Por keni shkruar dhe ilustruar fort mirë.
Tani të ndjerin Kadri Mani-n e kam njohur përmes portalit “Zemrashqiptare” dhe
“Shqipëria Etnike”. Në të dyja këto webfaqe “baci” ka bërë punë të madhe. Kam
këmbye edhe shumë letra përmes msn (e-mailit), çka nuk ka qenë e lehtë, ngase
“baci” për çdo gabim të “dënonte” duke ta korrigjuar gabimin me të kuqe, e
atëherë ec e gabo më. Në shkrimet që i ka publikuar ka qenë i hapur dhe
kryesisht ka dhënë shkrime të gjata. Në ndonjë reagim të tij, ke mund të vëresh
edhe fjalë të vrazhda, ngase nuk e duronte të pavërtetën dhe padrejten.
Njerëzit e mëdhenj jetojnë edhe pas vdekjes, nga se kanë lënë vepra, e veprat e
bëjnë të pavdekshëm.
I qoftë i lehtë dhéu i hedhur përmbi dërrasat e varrit.
Familjës dhe të afërmëve – ngushsëllime!
Trashëgimtarëve të tij: përmbahuni porosive të babës suaj të mirë!
Miqve dhe shokëve të tij: mos e harroni shpejt Kadri Manin!
Ismet Hasani, Suedi