Shtesë » Shkenca
Voyager pranë kufirit të sistemit tonë diellor
E marte, 09.07.2013, 07:15 PM
Në vitin
1964 NASA propozoi për herë të parë “
Ideatori
i këtij projekti ishte Gary Flandro, një fizikant dhe astronom që këmbënguli në
nisjen e sondave për të përfituar nga një rreshtim i favorshëm i planeteve të
sistemit tonë diellor, që ndodh vetëm një herë në 175 vjet.
Kështu më
20 gusht dhe 5 shtator të 1977 niset Voyager 1 dhe Voyager 2. Detyra e parë e
tyre, ajo e “vizitave” në të gjithë planetet e sistemit tonë diellor u realizua
në vitin 1989 dhe dy sondat vazhduan udhëtimin.
“Mund të
ndodhë nga çasti në çast, por mund të ndodhë që të na duhen akoma edhe pak
vite”, thotë Edward Stone, profesor i fizikës në Institutin e Teknologjisë në
Stone
thotë se ky është një moment historik sepse asnjë objekt i ndërtuar nga njeriu
nuk ka shkuar ndonjëherë kaq larg. Ai thotë se kalimi i kufirit të sistemit
tonë diellor është një hap gjigant drejt njohjes së hapësirës misterioze.
Voyager 1
pritet të kalojë e para këtë kufi, ndërsa 2 ka ngelur më pas duke mos ndjekur
ritmet e sondës së parë. Sondat kanë përshkuar 18 miliard kilometra që nga viti
1977 dhe të dhënave që ato dërgojnë drejt zyrave të NASA-s në Tokë u duhen 17
orë rrugëtim për të mbërritur.
Misioni i dy sondave, edhe pse nuk ka përfunduar ende, cilësohet si më i suksesshmi në njohjen dhe studimin e hapësirës. Falë tyre shkencëtarët sot kanë të dhëna më të sakta rreth përbërjes së planeteve të sistemit tonë diellor dhe me pak fat mund të kenë për herë të parë të dhëna përtej sistemit tonë, nga ajo që quhet Heliosfera.