Kulturë
Drita Lushi: Argjirokastra
E shtune, 27.04.2013, 09:26 AM
 ARGJIROKASTRA
ARGJIROKASTRA
Mbresa nga vizita në Gjirokasër dhe kalanë e Argjirosë
-Përshkrim-
EKSKLUZIVE NGA DRITA LUSHI
Kishin
kaluar  28 vjet që nga vizita ime e parë
dhe e fundit  në  atë qytet të gurtë, qytet  kalldrëmesh, në atë qytet që gjithmonë më ka
dhënë  idenë  sikur ka lindur, nga sqetulla e asaj kalaje
të mbarsur me histori.
Kisha
shkelur atje kur isha  një vajzë-fëmijë
15- vjeçare e pafajshme, që nuk shihja aq larg, e as mendimi  nuk zhbironte nëpër skuta historish e
kuriozitetesh.
E prita
me gëzim ftesën e tim shoqi për ta shoqëruar në Gjirokastër, ku ai kishte punën
e tij.
E dija që
në fakt ishte ai, që do të më shoqeronte 
mua, në “tekat”-kuriozitetet e pyetjet e mia të pafundme.
Më
grishte fantazinë ai qytet  i gurtë e
historik, ku e vjetra thuret me të renë, ku përbri pallateve të reja,ngrejnë
krye  shtëpitë me gurë, ku përballë  rruginave 
të përpjeta e tatëpjeta shtruar me kalldrëme, vijojnë  rrugët e xhadetë e gjëra.
Një qytet
ndërtuar nga ana arkitektonike mbi të kundërtat, bashkëkohorja dhe
antikja,  por me gjirokastritët që
jetojnë, kanë jetuar dhe s’do ta braktisin qytetin e tyre të lashtë sa vetë
kalaja.
Veç  shoqërise së tim shoqi, miku që na shoqëroi,
paçka se fjalëpakë  nuk mund të rrinte pa
iu përgjigjur pyetjeve të mia të sinqerta dhe ngulmuese.
Me makinë
ngjitemi në majën më të larte të qytetit në Kërcullë!
Më
besoni; pamja ishte fantastike, të dukej se e shihje Gjirokastrën nga avioni,
ndieje atë  boshllkëkun e lartësisë, e aq
më shumë, në  atë  rrugë 
gjarpëruese e të ngushtë.
Por
ndërsa ndieja boshllëkun e lartësisë, më dukej se zotëroja gjithë hapësirat,
lartësistë, pamjet. Jo se vuaj nga madhështia, por vetë vendi të bënte ndiheshe
madhështor në ato maja!
Lokali që
ishte  në majë të Kërcullës ishte i
mbyllur  atë të dielë.
Kisha
dëshire të shihja, të fotografoja me sy çdo gjë, por edhe në blicin e aparatit
tim, të cilin e pata  shok të ngushtë  gjatë udhëtimit  tre ditor në jug.
Që nga
Kërculla,  dukej së largu Kalaja.
Dëshira
ime  ishte ta prekja sa më shpejt , të
isha “pushtuese” e kohëve moderne,që vija, veç 
të flisja me të, që vija veç  të
shiheshim e të merrnim nga njëra –tjetra ndjesi të ngrohta prilli!
Doja të
ndihesha pjesë  lashtësise  së saj, e të më përfshinte natyrshëm
vorbullhistoria, ta përfshija dhe unë në mendimet që filluan të udhëtonin
qindra vjet pas.
Hotel
“Sopoti” ku kisha bujtur para 28 vjetësh qëndronte aty  në atë vend, mes sheshit  të 
Çerçizit, dhe Qafës  së
pazarit  ku kryqëzoheshin katër lagjet e
vjetra “Dunavat”, “Palorto” “Varosh” dhe “Kalá”.
Meqenëse  ishte 
e djelë, mendova se do të  ishim
vizitorët e vetëm të asaj kalaje të madhe.
Por
turistet e huaj  jo vetëm që ishin aty
para nesh, por  kishin filluar të
fiksonin pamjet  e kalasë, armatimin, e
çdo gjë tjetër.
-Madhështore!
-Kjo është fjala e parë që më vjen ndër mend e në sy, sapo ndeshem me të.
Por më
besoni :Nuk është e njëjta gjë të shihet, e të fiksohet në aparat.
Prandaj
syri ngelet  film  i gjallë dhe abstraktja mbetet  e paprekëshme, sado  imagjinatëzhvilluar  të jemi.
Akoma sot
e kësaj dite, njerëzit i bëjne pytjen vetes dhe sho-shoqit,ashtu sikurse unë,
që kam nisur të pyes në heshtje veten: si mundet vallë  të qëndrojë varur kjo kala mbi një shkëmb, si
është  ndërtuar, si, e si e si?
E pyetjet
janë vertet të bazuara, por edhe  të
mundimshme, sepse ato s’marrin një 
përgjigje konktrete por i lënë rrugë 
fantazisë e hamendësimeve të gjithësecilit.
Ta
shohësh së largu, duket sikur qyteti dhe kalaja kanë dalë nga 
Ajo,
duket  si një zgjatim labirintik i malit.
Ndërtimi
i saj  daton mjaft, mjaft - hershëm.
Por tek e
sheh aq kryelartë mendon se si u ngrit, c’teknikë  ështe përdorur, sa ka zgjatur ndërtimi; Por
që  ka qenë venbanim e vendmbrojtje nga
luftërat  për banorët , kjo ështe e
sigurtë.
Te
mahnisin galeritë, katakombet, armata e topave.
Pëllumbat
nuk i ndahen kalasë; I sheh në  pemë, në
oborr, të ndjekin nën guitjet e tyre ,a 
thua se ata janë dëshmitarët e heshtur të gjithë historisë  dhe misterit që ajo mbart,  a thua se janë  shpirtrat që dikur jane strehuar apo kanë
luftuar në atë kështjellë.
Një avion
i madh, i vendosur në një nga ballkonet e kështjellës më çon drejt tij, jo si
pasagjere, por si vëzhguese se çfarë ka, si e qysh ka përfunduar ky avion në
këtë vend.
Ai
qëndron në atë kështjellë  si relike e
luftës  së ftohtë, duke iu bashkëngjitur
historisë  së stërlashtë  të 
Argjirokalasë.
Teksa
këmbët  ikin pa kuptuar, sepse sytë dhe
mendimet mi kanë marrë çka shoh,ndalem përpara skenës ku mbaheshin festivalet
folklorike të Shqipërisë.
Nga forma
më duket se pikërisht kjo pjesë mund të jetë përdorur si amfiteatër dikur.
Ka ngelur
vetem ajo skenë, vende vende e prishur, e çdo gjë e ka mbuluar 
Duket
sikur edhe kalaja do të lulëzojë ngaherë bashkë me to.
Kulla e
sahatit  ngrihet e lartë  duke treguar orën, ditët vitet njerëzve dhe
vizitorëve të kalasë duke na kujtuar se sa e shkurtër  është jeta, andaj të jetojmë, të gëzojmë  e me mirësinë 
dhe kontributin tonë  të  lëmë 
gjurmë sado te vogëla, tek miqtë e njerezit qe do jetojnë pas nesh,
ashtu si kjo keshtjellë  u ka rezistuar
shekujve dhe do vazhdojë të përballet me shumë e shumë të tjerë!
Lumi
“Drinos”, më shoqëron në ikje.
Nuk
ndalet e më ndjek  çdo hap a thua ka
frikë, se do ti marr kështjellën e qytetit të tij.
Ai
rrjedh, ndërsa makina ecën drejt  kthimit.
Ndiej se
diçka kam lënë në atë kështjellë;mendime, fantazi, hapa; Jam përfshirë në
ngjarje imagjinare kam folur me sy, kam lënë vështrimin  mbi ato mure e topa, mbi ato frëngji e
armatime.
Por më
shumë kam marrë.
Kam marrë
ndjesitë që më shtynë  të hedh mbi  letër çka pashë.
Drinosi  vazhdon 
të rrjedhë vetmitar derisa vë 
kurorë me Vjosën e bukur .
Gjithe
vështrimi  mu shkri një moment në
atë”martesë” lumenjsh, duke më kujtuar se jeta dhe historia  do të vazhdojnë  të jenë 
pjesë e njëra  tjetrës.
Argjirokastrën tashmë e kisha marrë me vehte…!

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










