Kulturë
Aristotel Mici: Prejardhja e Emrit Shqiptar
E premte, 28.12.2012, 12:03 AM
Botohet libri “Prejardhja e Emrit Shqiptar”
Në vigjilje
të festës së 100 vjetorit të Pavarësisë, shtëpia botuese “Dudaj “ vuri në
qarkullim botimin e dytë të librit esseistik te Aristotel Micit me titull
“Prejardhja e Emrit  Shqiptar”,(Etnonimi
Shqiptar). Libri gjendet në libraritë e 
Tiranës si dhe në qytetet kryesore të Shqipërisë. Me anë të këtij libri
studimor autori  trajton cështjen se
hipoteza që  kërkon të gjejë origjinën e
etnonimit   të ri shqiptar  tek 
simboli i lashte i shqipes  duhet
marrë në konsideratë dhe të mos anashkalohet. 
Në të mirë  të kësaj ideje janë
shumë  detaje dhe fakte historike dhe
gjuhësore.  Argumentet e kesaj hipoteze
janë në  përshtatje me rregullat
gramatikore të fjalëformimit, me etnografinë dhe psikologjinë mbarëkombëtare.
Shenojmë
se në mbrojtje të idesë se tij autori sjell 
dhe gjykime  e mendime të
studjuesve të shquar të fushës së albanologjisë duke filluar me  historianë të antikitetit si  si Straboni e Plutarku e deri te  Marin 
Barlet e Marin Bicikemi,; nga albanologë të huaj si Edith Durham,
Maximilian Lambetz,  Milan Shufflay e
deri tek dijetaret e diteve tona të albanologjisë si Prof. Eqrem Cabei e Prof.
Shaban Demiraj; nga studiuesi Eqrem Bej Vlora e deri  te historiania albanologe Lucia Nadini,
profesoreshe e Univesitetit te Venecias.
Ky libër esseistik shquan për mënyrën e argumentimeve, për një logjikë të qartë në shtruarjen e mendimeve e me një gjuhë të kthiellët. Cdo shqiptar, kudo që të ndodhet, më anë të këtij libri ka mundësi të marrë një informacion të gjërë lidhur me origjinën e emrit të tij kombetar..


 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










