Kerko: xhafer leci
Xhafer Leci & Asllan Dibrani: Akademi Përkujtimore për Kadri Manin
E diele, 18.11.2012, 01:19 PM
Kadri Mani ishte i pashoq në rezistencë dhe vuajtje
AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR KADRI OSMANIN-MANIN
E pamja dhe Akademia Përkujtimore u kryen në mënyrë dinjitoze –
Nga Xhafer LECI dhe Asllan DIBRANI
Në
lokalet e SH.K.SH.“Nëna Terezë”, në Göppingen, Gjermani, u organizua e pamja
dhe Akademi Përkujtimore për atdhetarin Kadri Osmani-Mani. Morën pjesë
familarë, miq, shokë, bashkëveprimtarë, ish të burgosur politikë dhe mërgimtarë
të shumtë nga Gjermania dhe shtete të tjera përrreth. Nga Zvicra kishte ardhur
edhe veprimtari Hashim Aliqi me bashkëshorten Hadijen, të cilët ishin miq të
mirë të Kadriut dhe zonjes Shukrije në Bernë.
Në tavolinën e pritjes për të pame ishin i biri i Kadriut, Ylli dhe nipi Graniti, djali dajës të Yllit, Gëzim Bunjaku dhe shokët e Kadriut: Idriz Zeqiraj, Xhafer Leci dhe Mejdi Laçaj.
- Nga e
majta Idriz Zeqiraj, Mejdi Laçaj, Ylli Mani me të birin Agon-in dhe Xhafer Leci
Karakteristikë
e veçantë e kësaj të pameje ishte se kësaj radhe, si kurrë më parë, muarën
pjesë edhe ana femërore, që zakonisht nëpër të pame, të organizuara nëpër
lokale marrin pjesë vetëm ana mashkullore.
Në
mbramjen Përkujtimore me shkrim kishin përgaditur fjalimet-kujtimet e tyre:
Idriz Zeqiraj, publicist, ish i burgosur politik dhe shok i ilegales me Kadri
Manin; Xhafer Leci, veprimtar dhe mik i Kadriut; Asllan Dibrani, publicist,
bashkëvuajtës në burgun e Nishit me Kadri.
Evokimet
e tyre i shpalosën edhe shumë veprimtarë të tjerë të çështjes kombëtare.
Qaush
Krasniqi,veprimtar, i cili tha se shqiptarët kanë humbur një burrë e dijetar të
madh të penës dhe çështjes kombëtare. Kadri Mani nuk është i vetmi që pas
daljes nga burgu i tha jo diktaturës, por Kadriu ka qenë më i zëshmi, i cili ka
mbrojtur, me gjithë qenjen e Tij njerëzore, demokracinë dhe institucionet e saj.
Mejdi
Laçaj,veprimtar: “Jo vetëm unë, por të gjithë ata që e kanë njohur dhe dëgjuar
për bacën Kadri janë mërzitur për humbjen e tij. Baci Kadri njihet si burrë
trim dhe i ditur. Ai qendroi stoikisht nëpër kazamatet serbe të asaj kohe. Por
mund të them lirshëm se baci Kadri pas lirimit nga burgu e vijoi veprimtarin e
tije patriotike për çlirimin e Atdheut. Për hir të parimeve, ai u konfrontua
edhe me shokët e dikurshëm.
Kjo
fytyrë brilante do të mbetet përherë në kujtesen tonë dhe te brezave që vijnë
pas nesh.
U dallua
nga shokët e tij të burgut meqë ishte njeri me dimensione të pastra patriotike
për të mirën e Atdheut.
Kam pasur
nderin që një pjesë të veprimtarisë ta kem me bacin Kadri Manin, ku edhe kemi
marrë pjesë shpesh herë në takime me bashkatdhetarët në Gjermani si në
Kirchheim Teck,Metzingen e tjerë.
E kam
pasur shpesh herë edhe në shtëpinë time si mysafir dhe them se e kam njohur
bacin Kadri dhe idealin e tij.
Ai kurrë
nuk është mashtruar me poste apo të mira materiale, por gjithmonë ka qendruar i
patrembur në qëllimet e tija të qarta atdhetare.
Pikërisht
për këtë arsye nuk ka qenë i dëshiruar nga qeveritarët, sepse gjithmonë ua ka
thënë në fytyrë për batakçillëqet që vazhdojnë të bëjnë.
Hakif
Rexhepi, ish i burgosur politik dhe ish nxënës i Kadri Manit dhe Idriz
Zeqirajt, shprehu dhimbjen për vdekjen e veteranit të arsimit, të burgosurin
shumëvjeçarë Kadri Manin. Ndër të tjera Hakifi shtoj: Kadriu jetoj, foli u lutë
dhe vdiq shqip, jo si arab por si shqiptar.
Bujar
Zogjani, ish i burgosur politik, për të cilin bashkëvuajtësit thonë se
rezistenca e tij, përballë udbashëve torturues në burgun e Prizrenit, ka qenë e
veçantë. Djalë i ri në atë kohë, por shumë besnik karshi shokëve. “Kadri Mani
na ka mësuar si duhet me rezistuar dhe luftuar për ta fituar lirinë”,- tha me
modesti, veç tjerash, ky luftëtar i dinjitetshëm.
Mr.Mazllum
Hasimja,veprimtar dhe ish mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës, tha se
këtu në këto lokale, por edhe në Prishtinë me një rast e pata takuar Kadriun.
Ai ishte njohës dhe studiues i mirë i gjuhës shqipe, ndërsa për patriotizmin e
Tij flasin veprat …
Idriz
Dakaj, arsimtar, ish i burgosur politik, foli për burrërinë, bujarinë,
stoicizmin dhe trimërinë e Kadriut, i cili, siç tha ai, kurrë nuk u dorëzua
para pushtuesit e as shërbëtorëve të tij…
Tefik
Ramadani, doktor defektolog, veprimtar dhe ish i burgosur politik: “Pranoni
ngushëllimet e mia më të sinqerta për vdekjen e zotit Kadri Mani, njeriut të
sakrificës, luftëtarit të pakompromis, idealistit të paepur për lirinë e
Kosovës.
Kadriu
ishte luftëtar i orëve të para dhe veteran i kazamateve jugosllave. Baca Kadri
nuk bënte kompromise me askënd. Edhe shokët e tij më të mirë, kur ishte në
pyetje çështja kombëtare, i çortonte, pa menduar se ata mund të hidhërohen.
Kadriu për 17 vite burg dhe, pas burgut qëndroi stoik dhe i pa thyeshëm.
Bartësve
të institucioneve të Kosovës duhet t`ua përkujtojmë se e kanë për obligim që të
kujdesen për pozitën e ish të burgosurëve (ka raste kur ish të burgosur vuajnë
edhe për barna). Kjo nuk do të duhej të ndodhte. Përfaqesuesit e institucioneve
do të duhej ta dinin se sikur të mos ishte (në mes të tjerave) lufta politike
dhe vitet e gjata të burgut të mijëra atdhetarëve që u sakrifikuan, vështirë se
do të kishim Republikën e Kosovës, përfaqësues të së cilës janë ata sot.
Pushtetarët aktual të Kosovës, kanalet televizive dhe mediat tjera i kanë
mbetur shumë borxh Kadri Manit, burrit të madh, i cili nuk kurseu asgjë për
lirinë e popullit shqiptar dhe clirimin e Kosovës nga okupatori serbo-sllav.
I qoftë i
lehtë dheu i Kosovës, për të cilën baca Kadri sakrifikoi aq shumë”.
Ekonomisti
Fazli Hajdaraj, vëllai i komandantit dhe deputetit të vrarë nga një dorë e zezë
antikombëtare Smajl Hajdaraj, kryetar i Nëndegës të LDK-së për Rheinland Pfalz,
kujton: “Me bacën Kadri kemi pasur këmbim mendimesh, herpashere, nëpërmjet
postës elektronike. Vrasjet me motive politike në Kosovë, ishin brenga e Tij e
madhe. Ato filluan gjatë luftës dhe vazhduan edhe më pas. Dikush e donte
pushtetin, qoftë edhe duke gjakosur kundërshtarët politikë! Në ditën e hapjes
të seancës të parë të Parlamentit të Kosovës, në oborrin e shtëpisë të tyre, në
errësirën e mbremjes, u ekzekutuan dy djemë veprimtarë të LDK-së, që asaj dite
kishin shoqëruar kryetarin e komunës në Parlamentin e Kosovës. Një muaj më vonë
u ekzekutua, në hyrje të banesës të tij, në Pejë, komandanti i luftës për
Rugovën dhe deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës. Dhe, vazhduan vrasjet e
komunarëve, ushtarakëve, veprimtarëve të LDK-së, të cilët i prinë luftës për
liri. Baca Kadri mblidhte të dhëna nga familjet e viktimave politike dhe donte
t`i publikonte në një botim të veçantë, si thirrje e protestë para botës
demokratike, për zbardhjen e krimeve dhe dënimin e kriminelëve, të cilët,
tashmë, janë në pushtet. Dhe, njëra nga 10 (dhjetë) librat e Tij, që presin
dritën e botimit, është edhe ajo për krimet e shumëta të partive kriminale të
ekstremit të majtë në Kosovë”.
Lekë
Preçi: “Në ambientet e lokalit të Shoqatës “Nëna Tereze” në Göpingen, ishte
rregulluar çdo gjë në funksion – Të Pamës – për atdhetarin dhe nacionalistin e
mirëfilltë Kadri Manin. Sipas traditës, për kryeshëndosh, ishin së pari
familjarët , djali Ylli, veprimtarët e vyeshëm Xhafer Leci dhe Idriz Zeqiri
edhe të tjerë. Vinin njërëz, varg e vi, për kryeshëndosh. Ne, nga Albstadt-i,
të prirë nga Ali Alijaj, Lekë Preçi, Behxhet Shijaku dhe Avzi Palloshi, murëm
pjesë në këtë Të Pame për Kadri Manin. Në fillim, u krye ceremonia sipas
traditës për kryeshëndosh dhe pastaj filluan njoftimet, bisedat sipas rendit.
Në lutjën që mu drejtua mua për ndonjë bisedë, përveq që shpreha admirimin tim
për bacën Kadri, të cilin më tepër e kam njoftë përmes shkrimeve, thash se edhe
heshtja, nga një herë e ka kuptimin e vetë. Me vete kemi pasë Ali Alijajn nga
Hereqi i Gjakovës, që për nga tradita, ajo pjesë është në nivel, sepse jeta i
ka mësuar, nëpër Odat e Burrave të Dukagjinit, të cilat kanë qenë si
Parlamente. Ia dhashë fjalën Aliut, i cili ishte edhe më i vjetër. Aliu vazhdoi
me një tregim popullor të kohës së okupimit të Kosovës nga Sebia e parë,ashtu
siç e quan populli. Kur kishte pasë hy Serbia e parë në Kosovë, njerëzit janë
shqetësuar nga kjo gjendje e rëndë. E pyesin një njeri të mençur të katundit se
sa kohë do të rrinë kjo Serbi si okupuese këtu. Plaku u përgjigjet dhe o thotë:
Deri atëherë kur ne nuk do ta urrejmë njëri tjetrin, deri atëherë kur ne nuk
shkojmë mirë me njëri tjetrin, deri atëherë kur ne ia kemi inat dhe zili njëri
tjetrit. Në momentin që ti heqim këto vese negative, Serbinë nuk do ta shihni
ma në këto troje…”
Xhevat
Rrahmani, gazetar, duke u pajtuar me parafolësit, për vlerësimet e bëra për
bashkëqytetarin e tij Kadri Mani, tha se trimëria dëshmohet në luftë dhe
patriotizmi sot matet me punë. Armiqtë e Kosovës janë indiferentët, dembelët,
ata që nuk justifikojnë me punë vendet e zëna pikërisht për të punuar dhe
prosperuar atdheun tonë, Kosovën. Mjerisht, punët nuk po ecin mirë, zhgënjimi
është i dukshëm dhe kjo është shumë shqetësuese për një shoqëri të re, e cila
duhej të ishte e përkushtuar maksimalisht në konsolidimin dhe ndërtimin e
shtetit të ri, me shumë halle dhe sfida.
Elez
Berisha,jurist i diplomuar dhe veprimtar, cili tha e kam njohur nga afër dhe në
rrethana familjare Kadri Manin, në vizitat e Tij në komunën e Istogut dhe si
gjimnazist kishte përjetuar dënimin e Tij, në një proces gjyqësor politik, me
djemtë e kësaj komune, rrëfen: “Kadri Mani ishte i pashoq në rezistencë dhe
vuajtje. Dinjitoz në çfarëdo rrethane të përballjes me armikun pushtues. Ai nuk
bëri kurrë kompromise, nuk u përkul asnjëherë. Prishi miqësitë dhe denoncoi
shokët e dikurshëm, të cilët qenë të qendrueshëm para represionit serbo-sllav,
por u thyen, për interesa meskine në paqe, nga lajkat e padronëve partiakë, të
cilët, me veprimet kriminale dhe hajdutërinë e madhe, kanë zhgënjyer popullin.
Kadri Mani mbetet emblemë e rezistencës për liri kombëtare dhe drejtësi sociale
në Kosovë”.
Qefsere
Malaj ish e burgosur politike, e bija e veteranit të çështjes kombëtare Hasan
Malajt, vëlla i dëshmorit Rexhep Malaj, tha se kur fillova studimet në
Prishtinë, nga fshati im Hogosht i Dardanës ish Kamenicë, shkova për vizitë në
shtëpinë e bacës Kadri në Prishtinë. Kur e pashë gjendjen e tij materiale në
ate shtëpizë, e cila nuk plotësonte aspak kushtet për jetesë, u zhgënjeva pa
masë. Kam menduar se qytetet janë më të rregulluara se sa fshatrat me shtëpi të
mira etj. Por nuk kishte qenë ashtu. Përkushtimi i Tij për Kosovën ishte i tërësishëm, prandaj
jetonte varfërisht. Ajo foli edhe për veprimtarinë e guximshme e patriotike të
Kadri Manit…
Riza
Zeqiraj,ish i burgosuri shumëvjeçarë politik në burgun e Idrizovës të Shkupit,
në mes tjerash, shpalos edhe këto kujtime për atdhetarin Kadri Osmani – Mani:
“Shuarjen
fizike, amshimin e Kadri Manit, familja jonë e përjeton me dhimbje të thellë.
Bacën Kadri e kishim si pjesëtar të familjes tonë të madhe. Baca Kadri,
sëbashku me disa arsimtarë nga Malësia e Gallapit, kolegë të xhaxhait Idriz
(Zeqiraj), kishin ardhur për vizitë në familjen tonë, në janarin e vitit 1966.
Sipas traditës, për të nderuar mysafirët e largët, atë natë e kishin mbushur
kullën tonë shumë bashkëfshatarë. Pas darkës kishin shtruar “lojën e kapuçave”
dhe çajin e rusit. Baca Kadri i kishte marrë me vete xhymat dhe çajin e rusit,
siç quhet çaji indian, aziatik. Por, për përgaditjen e çajit ishin kujdesur
mysafirët: drejtori i shkollës Nazif Rama dhe arsimtari Abaz Jashari, edhe sot
miq të familjes tonë. Vërtet, studenicasit i rrudhën buzët nga shija e hidhët e
pijës të panjohur për ata, por, megjithatë, kjo mbremje daton nismën e
përdorimit të çajit të rusit në zonën e Podgurit.
Familja
jonë dhe ajo e bacës Kadri filluan burgjet politike në vitet `50-a dhe i
përfunduar më 1991! Edhe burgosja e xhaxhait Idriz, edhepse në Shqipëri, lidhet
me letërkëmbimin, gjegjësisht me përgjigjen e dhënë letrës të bacës Kadri,
lidhur me kërkesat politike të kohës dhe veprimtarinë ilegale.
Kadri
Mani ka qenë dhe mbetet një figurë e njohur, e dashur dhe e adhuruar për
njerëzit e rrethit të Istogut, sepse dy
herë radhazi është dënuar me burg me djemtë intelektualë të kësaj komune, duke
qenë Ai në krye të akuzës”.
Fazli
Ahmetaj, sociolog, ish i përndjekur politik, veprimtar, fort i emocionuar nga
dhimbja e madhe për shuarjen fizike të atdhetarit Kadri Osmani, duke u shprehur
ngushëllime familjes dhe miqve të Tij, foli për guximin qytetar dhe akuzat e
hapura që Ai i bëri klikës staliniste në pushtet. Pushtetarët aktualë, me
krimin e organizuar politik dhe ekonomik, kanë përdhosur gjakun dhe sakrificën
e dëshmorëve dhe të popullit të Kosovës. Me këta vrasës dhe hajdutë, të
strehuar nën çadrën e koracuar të thaçizmit, Kosova nuk mund të përparojë, përkundrazi,
çdo ditë po shkon drejt fundosjes politike dhe ekonomike. Shqiptarët ende janë
të përgjumur dhe votën e tyre po e shesin lirë dhe pa asnjë kusht.
Fjalë
miradije dhe përlavdërimi për atdhetarin Kadri Mani thanë edhe veprimtarët e
djeshëm dhe të sotëm të Mërgatës tonë Lush Cana, Shaban Berisha, dhe Ibrahim
Rexha.
Nexhmedin
Syla, veprimtar, bashkëvendës dhe shok
studimesh i djalit të Kadriut – Yllit, foli për përjetimet e atyre viteve të
rënda të robërisë, kur bali Kadri me shokë rezistonin dhe vuanin burgjeve të
pushtuesit, cep me cep të Jugosllavisë, duke vështirësuar edhe vizitat e
familjes, me një ekonomi të rrënuar, me varfëri të skajshme dhe duke mbijetuar
falë solidaritetit të miqve dhe të dashamirëve.
Selami
Morina,nënkryetar i SHKSH “Kadri Zeka”, tha: Kadri Mani, me kohë i ka kryer
obligimet e veta kombëtare dhe tash le të pushojë i qetë në dheun e Kosovës,
për të cilën punoi aq shumë.
Balë
Leci, Kadri Osmanin e kam takuar këtu, në Gjermani, në dy takime me
bashkëatdhetarët, edhe te vëllezërit e mi te Xhaferi në Köngen dhe teShukriu në
Schaffhausen të Zvicrës. Besoj se për Kadriun më së miri flasin veprat e tij që
i ka lënë si testament me shkrim. Kadriu ishte shumë i afërt dhe i dashur kur
bisedonte me fëmijë, dinte dhe u tregonte shumë anekdota, fëmjtë para tij
mbeteshin me sy dhe gojë hapur, kur ai fliste shumë butë e ëmbël me ta. Ata që
e kanë njohur për së afërmi Kadriun besoj se sikur unë edhe ata kanë krijuar
bindjen se Ai ka qenë njeriu shumë i mirë shpirtërisht, zemërgjërë dhe bujar,
por ka qenë i ashpër me hileqarë, lakmitarë për pushtet, duke i shkelur parimet
dhe interesaxhinj.
Bedri
Fazliu, veprimtar,Kadri Manin e kemi pasur mysafir në dy tubime tonat në
Metzingen-Gjermani. Ishte kënaqësi dhe nder për neve, mërgimtarët që në mesin
tonë kishim një patriot të devotshëm të çështjes tonë kombëtare. Një veteran të
arsimit dhe burgaxhi shumëvjeçarë, i cili kurrë nuk u nënshtrua para okupatorit
serb e as para shqipfolësve të shitur dhe bastardë.
Isuf
Aliu,veprimtar, Kadri Osmani ka qenë një burrë të cilin e ka njohur mbarë
populli shqiptar nga të gjitha trojet tona. Ai ishte një trim, i cili gjithmonë
të keqen e ka luftuar pa hezitim. Kadriu të zezës kurrë nuk i ka thënë e bardhë
dhe kjo ate e bënte edhe më të madh karshi të tjerëve të cilët nuk e kishin
guximin ta denoconin krimin e organizuar, vrasjet e pavajshme, hajnit dhe
gjithçka tjetër që bëhej në dem të popullit shqiptar.
Lavdi
veprës së madhe të Kadri Manit!
Telegrame
ngushëllimi dërguan edhe dy ish të burgosur politikë,
Ramiz Dërmaku,
Të
nderuar shokë, miq dhe vëllezër, i nderuari dhe i respektuari z. Xhafer Leci,
në fillim të këtij përkujtimi ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta me
rastin e vdekjes të atdhetarit e patriotit Kadri Mani- Ju, familjes suaj dhe të
familjes së Kadri Manit, miqëve e shokëve dashamirëve dhe mbarë kombit
shqiptar. Njëherit shfrytëzoj rastin tu shprehi ngushëllime të gjithë atyre që
marrin pjesë në këtë të pame. Pjesëmarrja juaj të nderuar vëllezër është edhe
një dëshmi se shqiptari di të nderojë atdhetarët, e sidomos ata që tërë jetën
ia kushtuan çështjes kombëtare.
Agim
Gashi, KANGE PER KADRI MANIN
Në gurbet
na erdhi lajmi
Zemrën
time helm ma bani,
Paska
ndrru jetë miku jonë
Patrioti
Kadri Mani.
Emni yt
s`harrohet kurrë
Rri si
lule në flamur.
Sa shumë
vite në kazamate
Për liri
i ke kalu,
Kadri
Mani burrë nga burrat
Asnjëherë
nuk u nështru.
Lum e lum
populli që t´pat
Për atdhe
lule Bajrak.
Në
Makresh vërshuen miqtë
Aty ku të
lindi nana,
Të
pushosh n´vendlindjen tande
Te ato
hije, te ato thana.
Fli i
qetë Kadri he burrë
Emni yt
s`harrohet kurrë!
Vlen të përmendim dhe falënderojmë për shërbimet e shkëlqyra me ushqime dhe pije këta: vëlla e motër Saranda e Korab Krasniqi, bashkëshortët Afrim e Buqe Bunjaku, reja e Kadriut, Yllka me të bijen Nerenxën dhe djalin Agonin e tjerë.
-Pamje
nga Akademia pëkujtimore për Kadri Manin
FJALA E
MBAJTUR NË AKADEMINË PËRKUJTIMORE
KADRI
(OS)MANI, NJERIU I RISIVE
- Jeta
dhe vepra -
SHKRUAN:
IDRIZ ZEQIRAJ
Të mbledhur në rast morti: familjarë, miq, shokë e dashamirë të Familjes Osmani, për ta përkujtuar jetën dhe veprën, sa të përveçshme, aq edhe të zëshme, të njërit nga personalitetet e shquara të trojeve tona. Veteran i arsimit, veteran i ilegales shqiptare, veteran i burgjeve jugosllave, risimtar i pashoq, njeri i letrave, publicist e polemist i pakapërcyeshëm, nismëtar i shtypit ilegal, botues i suksesshëm i revistës zëmirë “Shqipëria Etnike” e, mbi të gjitha, atdhetar i devotshëm, njeri i idealeve të mëdha – Kadri (Os)Mani.
Një pamje
tjetër nga pjesëmarrësit për të pame
Kadri
Osmani, u lind më 23 nistor 1937, siç e kishte emëruar, zëvendësuar Ai muajin
janar, në kalendarin e Tij të neologjizmave të gjuhës shqipe, në Makresh të
Poshtëm të Artanës, në shtrierjen gjeografike në mes Gallapit dhe Moravës.
Shkollimi
i Kadri (Os)Manit
Arsimin
fillor 4 klasësh e bëri në fshatin e lindjes; të pestën në Përlepnicë, ndërsa
klasët e tjera të 8-vjeçares i plotësoi përmes provimeve private në Gjilan dhe
Prishtinë. Shkollën e Mesme Ekonomike, seksioni Administrativ, e mbaroi pa
shkëputje nga puna.
Pas
punësimit në arsim, në Kolaj e Keçekollë, vijoi Shkollën e Lartë Pedagogjike në
Prizren, duke bërë rikualifikim për mësuesi. Ai krenohej me pedagogët e Tij të
njohur: Demush Shala, Fuat Ostrozubi, Ylli Zajmi e tjerë.
Studimet
në Fakultetin Filologjik, dega Gjuhë Letërsi Shqiptare, herë si student i
rregulltë dhe herë me korrespondencë, i vijoi në Prishtinë, Tiranë dhe përsëri
Prishtinë. Ka diplomuar në temën: “Disa risi në gjuhën shqipe”, me mentor
zhurjanin prof. dr. Imri Badallaj, në vitin 2005!
Pasioni
për shkencën gjuhësore dhe arsimin
Kadri
Mani ishte një purist, spastrues fanatik i gjuhës shqipe nga barbarizmat,
fjalët e huaja, të hyra dhunshëm në gjuhën tonë. Ai voli, krijoi dhe sistemoi
më se 170 neologjizma, fjalë të reja burimore shqipe.
Për
ilustrim përmendim Kalendarin e Ri Shqiptar, reformën e bërë në emërtimin e
muajve: Nistor për janar, Shkurt – pa ndryshim, Larcor për mars, Bleror për
prill, Lulëzor për maj, Qershor – pa ndryshim, Korrtor për korrik, Veror për
gusht, Frytor për shtator, Verdhor për tetor, Brymor për nëntor dhe Dimëror për
dhjetor.
Pasioni i
Kadri Manit për shkencën në përgjithësi dhe shkencën gjuhësore e letrare shqipe
në veçanti si dhe arsimin, profesionin e mësuesit, ishte i një përmase dalluese
në mjediset tona. Punoi mësues në shkollën 8-vjeçare në Kolaj, në shkollën
“Rilindja” Keçekollë, në “Vladimir Nazor” në Prishtinë si dhe në gjimnazin
“Boro e Ramizi” në Viti.
Edhe në
Mërgatë u kyç vullnetarisht për mësimin plotësues në gjuhën shqipe: në Bernë,
në Biencë; më vonë në qytezën Neuhausen Rheinfall në Zvicër. Motoja e Tij si
mësues ishte: “Në klasën time nuk ka as politikë dhe as fe!! Kadri Mani ka lënë
gjurmë në arsimin shqiptar dhe vlerësohet edhe sot si veteran i suksesshëm në
procesin edukativo – pedagogjik.
Veprimtaria
atdhetare dhe burgjet
Kadri
(Os)Mani është veteran i ilegales shqiptare dhe i burgjeve jugosllave, duke
zënë vendin e dytë në kohëzgjatje të vuajtjes të dënimit politik në Jugosllavi.
I lindur dhe i rritur në një familje atdhedashëse, sikur trashëgoi
opozitarizmin ndaj pushtetit pushtues.
Në vitin
1949, vëllai i madh Ramizi arrestohet për veprimtari armiqësore. Si pjesë e
NDSH-së, të prirë nga Mulla Idriz- Gjilani, dënohet me 18 vjet burg të rëndë.
Me këtë rast, OZN-a e merr nën hetim edhe Kadriun 12 vjeçar, nën akuzën se ka
grisur parullat e vëna në vendet publike dhe ka shpuar sytë e Titos në
fotografitë e tij. Edhepse Ai nuk ishte autor i këtyre veprimeve, u rrah dhe u
maltretua nga policia. Ai ishte në dijeni se kush i ka bërë grisjet, por nuk
tregoi asgjë. Ishte kjo përballja e parë represive me pushtuesin, i cili
reklamonte me hipokrizi dhe bujshëm bashkim-vëllazërimin e kombeve dhe të
kombësive në Jugosllavinë e Titos.
Për herë
të dytë është akuzuar dhe dënuar në vitin 1968, për organizimin e grevave të
punëtorëve në ndërmarrjen e mobileve “Napredak” të Prishtinës.
Për herë
të tretë është burgosur më 27 nëntor 1969, me akuzën për veprimtari kundër
rendit kushtetues jugosllav.
Për herë
të katërt burgoset në vitin 1974, akuzohet si udhëheqës i Grupi Revolucionar,
të formuar më 1972, duke e dënuar me 9 (nëntë) vjet burg të rëndë.
Për herë
të pestë Kadriu burgoset më 12 janar 1984, pikërisht në ditën e vrasjes të
shokëve të ilegales: Rexhep Malaj e Nuhi Berisha. Ishte dimër dhe kohë e
përndjekjes të madhe të atdhetarëve shqiptarë. Rreth 200 syrësh u dënuan me 5
(pesë) shekuj burg. Kadriu dënohet me 15 vjet burg. Duke i mbledhur tri dënimet
e përsëritura, rezulton ndëshkimi me 25 vjet, duke vuajtur 17 vjet
burgjeve: në Prishtinë, Mitrovicë e
Kosovës, Pejë, Beograd, Pozharevc, Nish, Leskovc, Dob, Maribor, Zagreb, Lubjanë.
Kadri
(Os)Mani kishte aftësi të rrallë komunikuese e lidhjeje për veprimtari ilegale.
Për atë nuk kishte kufinj gjeografik për këto lidhje. Andaj, në gjyqin e tretë
dhe të katërtë u dënua me grupin ilegal të Istogut: Binak Ulaj, Xhafer Shatri,
Mertë Shatri, Jashar Aliaj dhe të tjerë.
Kadriu
ishte pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1968 si dhe pjesëmarrës organizator i
demonstratave studentore të vitit 1981. Ai është pjesë e asaj plejade
intelektualësh, i gatshëm për t`u sublimuar për çështjen kombëtare, për lirinë
e Kosovës, për bashkimin me Shqipërinë. Ai ishte njeriu i cili me vetëdije të
plotë humbi edhe atë pak liri relative personale, për të fituar lirinë
kolektive.
Njeriu i
shumë rekordeve
Kadri
Mani shquhet për shumësinë e rekordeve të shënuara përgjatë jetës të Tij të
trazuar dhe të mundimshme: veteran i arsimit, veteran i ilegales dhe i
burgjeve. Filloi studimet në vitin 1965 dhe i mbaroi më 2005, edhepse ishte
studjues i shkëlqyer. Magjistroi në moshën 70 vjeçare, me temëm: “Neologjizmat
në gjuhën shqipe”. Por, Kadri Mani nuk u mjaftua me kaq. Ai synonte titullin e
doktorit të shkemcave filologjike. Përgjatë pesë viteve të fundit të jetës së
Tij, Ai punoi temën e doktoraturës me lëndën: “Risimtaria në gjuhën shqipe”,
titull ky mjaft domëthënës për njeriun e risive të shumëta – Kadri Mani.
Kadri
Mani ishte novator në nismat e veçanta, qofshin ato të karakterit kombëtar apo
të atij privat. Ai, me shokë, ka nxjerrë dy numrat e parë të fletushkës ilegale
“Zëri i Kosovës”, në pranverë të vitit 1973. Dhe, pas dënimit e viteve të
kaluara në burgje, në vitin 1980, njeriu i artit dhe i letrave, Heroi i Kosovës
– Jusuf Gërvalla, do ta rinxjerrë sërishmi fletushkën emërmirë “Zëri i
Kosovës”.
Kadri
Mani besonte shumë në fjalën e shkruar, në forcën e maxhinë edukative të
shtypit. Autori i “Kapitalit”, në shekullin e XIX-të, besonte fort dhe
proklamonte se “një gazetë është në gjendje ta ringjallë një popull të vdekur”!
Në mërgimin e Tij në Zvicër mendoi dhe veproi, duke realizuar botimin e
revistës të ilustruar semestrale, me titullin sa simbolik, aq edhe pritës
“Shqipëria Etnike”. Për përgaditjen dhe botimin e saj Ai ftoi për bashkëpunim
miq të vjetër dhe të rinj dhe rezulton mjaft i suksesshëm.
Njeriu i
vendimeve të vështira dhe unike
Çuditërisht,
risimtari i madh Kadri Mani, jo gjithëherë është kuptuar, në masën e duhur, nga
të tjerët, për vendimet personale e kombëtare:
- Kur ai
la zyrën në redaksinë “Jeta e re” në Prishtinë, duke e lënë edhe nusen e re me
tre fëmijtë e mitur në lagjën e “Muhaxherëve” në kryeqytet, për t`u ngjitur në
Gallapin kodrinor, duke përshkuar tri orë rrugë në këmbë, me qëllimin fisnik
për edukimin shkencor e patriotik të nxënësve, në zonën kufitare me Serbinë dhe
për t`u thënë shqiptarëve atje “rrini këtu, lut toka”;
- Kur Ai
filloi veprimtarinë ilegale nën hundët e UDB-së përgjuese, të vëmendshme dhe
goditëse e pamëshirëshme, e egër;
- Kur Ai
sakrifikoi lirinë personale, madje pa u hamendur fare, pa çarë kokën për
rrjedhojat fatale, në kërkim të lirisë kombëtare;
- Kur Ai
edhe pas burgut të parë, të dytë, të tretë, të katërtë, të pestë – ishte i
gatshëm e pa asfarë ngurrimi për burgosjet e tjera të rradhës;
- Kur Ai,
për hir të idealeve të mëdha dhe të parimeve të çelikëta, prishi dhe humbi,
dhimbshëm, shumë miqësira, madje edhe me shokët që kishte vendosur më parë
qoftë edhe vdekjen e njëkohëshme, kur dihet se jeta ilegale i ka edhe të
papriturat e përgjakshme;
- Kur Ai,
duke qenë pjesë e një familjeje të besimit fetar islam, madje vëllai i madh
edhe me haxh të kryer, vendos, individualisht, t`i kthehet besimit fetar të të
parëve, me një ceremonial të dinjitetshëm, në Liqenin e Batllavës, në shoqërim
të Pastorit dr. Fehmi Cakolli, me ekipin e tij kishtar.
Pagëzimi
publik protestant i Kadri Manit
Pas shumë
hamendjeve, shtrohet pyetja logjike: Çfarë e shtyri Kadri Manin t`i kthehet
fesë të të parëve – Krishtërimit? Realisht, Kadri Mani ka qenë figurë dhe
personalitet i njohur e publik. Ka qenë i hapur, i çiltër dhe shumë i pranishëm
në media, sidomos në ato elektronike, internet. Ka përcjellur, ka komentuar,
madje si askush tjetër, pothuajse, gjithëçka të publikuar në median ditore dhe
atë periodik. Ai ka çmuar, deri në skajshmëri, kohën, pa humbur as edhe minutat
bosh. Në ditën e dytë, pas operacionit në zemër, në një klinikë të specializuar
zvicërane, do të shkëputej nga krevati, për të vazhduar shkrimet, aty ku
narkoza ia kishte ndërprerë. Personeli mjekësor ishte dorëzuar para
këmbënguljes të njeriut të letrave – Kadri Mani.
Dy vese
tek njerëzit, të cilat Kadri Mani i ka urryer pamëshirshëm: mosmirënjohjen dhe
hipokrizinë.
“Po i the
njeriut – mosmirënjohës -, s`ka nevojë ta shash më tej me asnjë fjalë, që të
gjitha i ke përfshirë”,- thoshte Kadriu”.
Klerikët
myslimanë, të shkolluar në Universitetet arabe, thonë se “ai që nuk agjëron, nuk
është mysliman”. Nëse shqiptarët e Shqipërisë londineze u privuan dhunshëm nga
feja, nga agjërimi, në vitet `60-a, dy dekada më vonë, shqiptarët e besimit
myslimanë, në Kosovë, në shumicën absolute, zvetnuan vullnetarisht, në heshtje,
ushtrimin e riteve fetare. Dhe, sot, numri i agjeruesëve është simbolik, në
raport me numrin e atyre që e kanë braktisur, duke harruar edhe ato pak “dovë”,
lutje në gjuhë të huaj, arabe, pa mësuar kurrë se cili ishte kuptimi i tyre.
Rrjedhimisht,
është krijuar një situatë e veçantë, jo e zakonshme. Njerëz që besojnë në një
Zot, por që kanë braktisur fenë islame, duke mos kryer ritet, obligimet e saj
elementare. Dhe, duke mos përqafuar një fe, një religjion të dytë, kanë ngelur
besimtarë, por pa fe të caktuar.
Shkollimi,
arsimimi masiv i shqiptarëve të Kosovës, hopi cilësor i bërë në vitet´70-a,
njohja në detaje të historisë kombëtare, konvertimi i dhunshëm, nga besimi i
krishterë në besimin islam, i bërë nga Perandoria pushtuese Osmane, janë
faktorë domëthënës të këndelljes. Predikimi i disa klerikëve myslimanë, por
edhe i ndoca “historianëve” trumykur se “shqiptarët përqafuan vullnetarisht
fenë islame”, demantohet bindshëm nga gjetjet e dokumentacionit të kohës.
Presionet e shumëllojshme të popullatës të krishterë, si mosdhënia e tapive të
tokës dhe këcënimi për t`ua marrë atë, për rrjedhojë, kërcënimi me uri të atyre
që i rezistonin konvertimit fetar.
Një fakt
tjetër logjik: Njerëzit prirën për ta përmirësuar dhe lehtësuar jetën. Andaj,
bie ndesh me logjikën e shëndoshë, nëse aprovojmë tezën marroqe se “shqiptarët
u konvertuan vullnetarisht, duke lënë ushtrimin e fesë krishtere, më të lehtë
dhe më qytetëruese, për ta marrë fenë “vurmake” islame, e cila, vërtet, kërkon
sakrifica për përmbushjen korrekte të kodeve të saj fetare dhe që kulmon me
agjërimin një mujor të “Ramazanit”.
Kompromisi
“zbutës”, të konvertohet në fenë islame vetëm kreu familjar, për ta shpëtuar
sekuestrimin e tokës, shpjegon edhe misterin pse brenda familjes bashkëjetonin
dy besimet: të fesë krishtere dhe islame!
Një
shekull më parë, Evropa demokratike ua dhuroi pavarësinë shqiptarëve të
Shqipërisë londineze. Ushtria pushtuese u largua dhe shqiptarët u çliruan
fizikisht, por fenë islame ua la peshqesh, duke i lënë të pushtuar shpirtërisht
dhe mendërisht.
Të
thirrësh në fenë islame dhe të mos përmbushish asnjë nga obligimet kodike të
saj, është hipokrizi e kulluar. Andaj, Kadri Mani urrente fort hipokrizinë dhe
nuk heshti. E denoncoi këtë hipokrizi dhe veproi, për të mos mbetur pjesë e
saj. I bëri publike bisedat dhe deklarimet hiç fisnike, bilëz, përçarëse,
kriminale e antikombëtare të ndoca klerikëve islamë, sot ligjbërës në
hierarkinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilët nuk kursyen as epitetet:
kurvë, magjupe, shtrigë, spiune e Vatikanit, spiune e Amerikës dhe tjera
pisllëqe të turpshme, për të madhërishmen tonë, Nënë Terezen e amshueshme
shqiptare, Nënën e Globit.
Kadri
Mani kishte studjuar të gjitha besimet fetare. Dhe, bëri zgjedhjen e duhur,
duke përqafuar besimin e të parëve, atë të krishterë. Vendimi i Tij është shumë
më i drejtë, më parimor, më fisnik se sa ta ruante statusquonë hipokrite, kinse
jam mysliman, por shpërfill të gjitha ritet islame?!? Ai për të qenë deri në
fund i sinqertë edhe me njerëzit, edhe me Zotin, shënoi në Testamentin shkrimor
arsyen e vendimit të marrë, vendin dhe mënyrën e varrosjes, pa u merakosur fare
se çfarë do të mbllaçisnin fanatikët e çoroditur hipokritë dhe propaganda
muhaxhedine e talebaniste. Po kaq dinjitoz në ceremoninë mortore të Kadri Manit
ishte edhe Pastori i Kishës Protestante, dr. Fehmi Cakolli.
Dhe, nëse
sot Kadri Mani nuk do të kuptohet mirëfilli, nesër do të falenderohet për
nismën e pritur, për kthesën e madhe. Risimtarët i kanë prirë njerëzimit dhe si
të tillë janë përjetësuar në mendjet dhe zemrat e kombit, të njerëzimit, në
Panteonin e Lavdisë. Ai zgjodhi të varroset në gjuhën e Naimit dhe të Fishtës,
në gjuhën shqipe të të parëve dhe jo në atë të huaj, arabe. Pra, me të drejtë u
tha dhe u përsërit nga ngushëlluesit, përgjatë – Të Pamës – për Kadriun, se Ai
u varros si shqiptar dhe jo si arab, siç vazhdon rituali i trashëguar nga
kohërat e mungëta të pushtuesit.
Luftarak
i paepur dhe polemist brilant
Në një
bashkëbisedim inetervistues, që zëvendës-kryeredaktori i revistës “Shqipëria
Etnike”, Zeqir Lushaj bëri me Kadri Manin, vetëm pak ditë para amshimit të Tij,
shpaloset jeta dhe vepra e njeriut atdhetar, risimtar dhe problematik. Kjo
intervistë e vjelur me shkas, madje me nuhatje e parandjenjë frike, se po ikën
kësaj bote njeriu i përkushtuar i tëri çështjes kombëtare, do të mbetet guidë,
për ta studjuar shpirtin zemrak dhe luftarak të Kadri (Os)Manit. “Karakterin e
fortë e kam trashëguar nga babai, ndërsa logjikën e fortë nga nëna”,- thotë
Kadriu.
Kadri
Mani ka lënë një trashëgimi të çmuar, letrare dhe publicistike, të botuar në 8
(tetë) vëllime dhe, pothuajse, të gatshme për botim edhe 10 (dhjetë) vëllime të
tjera. Stili i veçantë, satira, ironia për të keqen në shoqërinë tonë, dominon
në veprën e Tij shkrimore. Ai ka qenë i drejtpërdrejtë, ka thënë të vërtetën
lakuriqe, pa drojë e frikë e, mbi të gjitha, pa çarë kokën se çfarë dhe si
mendojnë dhe reagojnë të tjerët.
Kadri
Mani qysh tani ka krijuar boshllëkun në mediat elektronike të shkruara. Këtë
shqetësim e kanë shprehur edhe moderatorët e zellshëm të “Zemrës Shqiptare”,
Gëzim Marku dhe Ilir Dardani.
Përballja
me aleancat kundrakombëtare
Aleanca
anakronike e paradoksale e stalinistë-enveristëve me islamistët
vehabistë-muhaxhedinë pikëtuan armiq të përbashkët: Gjergj
Kastriotin-Skënderbeun, Nënë Terezen, Ibrahim Rugovën dhe Papën e Vatikanit.
Themi aleancë paradoksale, sepse komunistët janë ateistë aktiv, të pa fe, të
cilët, sipas përcaktimit të kreut të tyre, Leninit rus, jo vetëm që nuk besojnë
vetë, por agjitojnë dhe i bindin edhe të tjerët të mos besojnë në Zotin. Por,
kjo nuk u prish punë islamistëve të ndërkyer, të tërbuar, të çoroditur. Mjafton
ta luftojnë krishtërizmin, më sakt, katolicizmin, sepse me orthodokësinë
serbo-sllave bashkëpunojnë të dy palët në aleancë.
Kadri
Mani e denoncoi këtë aleancë të turpshme. Ashtu siç ishin adhurues të këtyre
figurave kombëtare shumica absolute e shqiptarëve, edhe për Atë ishin
kryeheronj të luftës, të humanizmit, të paqes, madje në përmasën botërore.
Sulmi ballor dhe në prapaskenë të kësaj aleance-bandë karshi shtetbërësit të
Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i cili me Flamurin e Skënderbeut dhe të Nënë
Terezes, hyri në Kancelaritë e qendrave të vendosjes ndërkombëtare, me lutjen e
madhe:” Shpëtoni trashëgimtarët dhe Atdheun e Skënderbeut dhe të Nënë Terezes,
Kosovën, nga asgjësimi fizik, nga zhbërja si komb, nga falangat e Millosheviçit
vrasës”.
Aleanca-bandë,
komuniste-islamiste e Kosovës, e futur nën çadrën e koracuar të klikës
pushtetare të`97-ës, të Tiranës zyrtare, e prirë nga presidenti i dhunshëm,
Rexhep Mejdani, u trimërua deri në masën e sabotimit të hapur të luftës, duke
nisur edhe likuidimin fizik të kundërshtarëve politikë ushtarakë dhe civilë.
Lakejtë stalinistë-enveristë të Kosovës, të strehuar në “Bllokun” famëkeq të
Tiranës, intrigonin me krerët social-komunistë vendorë, përdornin megafonët e
Mejdanit me bandë, për të denigruar institucionet legjitime të Kosovës, të
ngritura me mund e sakrifica nga Presidenti Rugova me shokë, në kushtet e një
terrori të egër të pushtuesit mizor serbo-sllav.
Paturpësia
kulmoi kur banda e komunistëve të bashkuar sulmoi, marrëzishëm e trishtshëm,
Presidentin Rugova, duke e akuzuar për tradhti, pikërisht kur Ai ishte marrë
peng, përdhunshëm, nga kasapi i Ballkanit, siç e quan bota demokratike
Sllobodan Millosheviçin. Një akuzë e tillë, jashtë çdo logjike njerëzore, për
Njeriun, i cili, urtësisht dhe mençurisht, përfitoi aleatë të fuqishëm, si
Anglia e Franca, që dikur kishin qenë miq për kokë të Jugosllavisë, të Serbisë;
për Njeriun që përtëriu miqësinë me Amerikën e zëshme, të prishur e të
përdhosur nga avanturieri e lakeu rus-serb-aziatik, i pështirosuri Enver Hoxha;
për Njeriun që solli NATO-n në Kosovë, me fluturaket e saj bombardues; për
Njeriun vizionar, i cili parashikoi, tej dy dekadave më parë, axhendën e saktë
të lirisë, të pavarësisë dhe bërjen e Shtetit të Kosovës. Dhe, risimtari Kadri
Mani ishte i pari që e pagëzoi Presidentin Rogova me emrin e shënjtë:
“Pejkamber i Kosovës”.
Kadri
Mani do të përballej fort me bandën shqiptare të`97-ës dhe atë të Kosovës,
LPK-në, e cila do të evoluonte nga një organizatë e thirrur për veprime
revolucionare, në një bandë kriminale. Në tubime të shumëta gojarisht, me
shkrime të përditshme, denonconte e mallkonte politikën kundrakombëtare të
Tiranës zyrtare dhe të lakejve të saj – Lëvizjen staliniste-enveriste të
Kosovës, synimet e tyre errëtake, për ta përçarë faktorin ushtarak e politik
dhe pastaj popullin, për ta sabotuar luftën, duke e pamundësuar lirinë.
“Harresa”
e pushtetarëve inatçi e hiç
Kadri
Mani ishte mik i vjetër i Presidentit Rugova. Njohja e tyre daton në marsin e
vitit 1965, kur Kadriu erdhi nga redaksia e revistës “Jeta e Re”, për pajtime
në Gjimnazin e Pejës.
Shpifjet
e horrakëve komunistë për Presidentin vizionar e irritonin Kadriun. Dhe, Ai, në
përgjigje publikoi librin: “Dr. Ibrahim Rugova triumfoi në Kosovë dhe në Hagë”.
Por, nuk u mjaftua me kaq. Botoi librin e dytë për dr. Rugovën, si personalitet
e burrështetas markant. Ai nuk e bëri këtë, thjesht, për ta mbrojtur mikun e
Tij Rugovë. Por, parimi i Tij për të thënë e mbrojtur të vërtetën, ishte dhe
mbetet proverbial. Ai kurrë nuk ka qendruar në rrolin e spektatorit.
Përkundrazi, ka qenë aktiv në të gjitha ngjarjet kardinale për kohën.
Heshtja
zyrtare qeveritare dhe e mediave, të cenzuruara rreptë nga shefat stalinistë
pushtetarë e qyqarë t Kosovës, me rastin e shuarjes fizike të Kadri Manit,
është dëshmi e privatizimit të shtetit dhe të shpërdorimit kriminal të
pushtetit. Pavarësisht ndëshkimit me harresë të njeriut që bëri aq shumë për
popullin, kombin, Ai do ta mbijetojë heshtjen dhe harresën e tanishme
pushtetare, duke i kthyer ata në hiç, ashtu siç janë njëmendësisht uzurpuesit,
me plumb e gjak, të pushtetit në Kosovën tonë, keqas të përdhosur dhe të
përtokur.
Kadri
Mani u mungon sot jo vetëm Familjes të Tij të nderuar, miqve, shokëve dhe
dashamirëve të shumtë, por edhe lexuesit shqiptar gjithësesi. Ikja kësaj bote,
lamtumira e Tij, është një humbje e madhe për letrat dhe mendimin shqiptar.
Ne,
miqtë, dashamirët, atdhedashësit, në mirënjohje për sakrificat e bëra për
popullin, kombin, për më shumë se gjysmëshekulli, të Kadri Manit, vazhdojmë të
lutemi kolektivisht, që shpirti i Tij i dlirë të gjejë prehje në Parajsë.
Lavdi
jetës dhe veprës të begatë të Kadri (Os)Manit!
Shtutgard,
më 28 Verdhor 2012
Kadri
Mani ishte pendë e ndritur e kombit, luftëtar, veprimtar dhe ish i burgosur
politik nën regjimin jugosllav!
Nga Asllan DIBRANI
-Nga e
majta Gëzim Bunjaku Ylli Mani me të birin Granit-in
Vdekja e
Kadri Manit tronditi gjithë rruzullin shqiptar, ku ndihet fryma e kombit
shqiptar, aty ku ka aromë të Shqipërisë etnike, aty ku lulet i mbolli Kadri
Mani për një Shqipëri të bashkuar. E tronditi botën shpirtërore të krijuesve në
frymën kombëtare, na tronditi ne, ish të burgosurëve politik për çështjen
kombëtare, që në kazamatet serbe ndamë një mollë në 4 pjesë! Kadri Mani la
zbrazëtira në krijimtarinë e tij, si publicist, gazetar në rubrikat aktuale në
të gjitha mediet, sidomos në faqet e Internetit, ai la zbrazëtirë në teatrot
artistike, i cili edhe në moshë të shtyrë ishte aktiv. Kadri Mani la zbrazëtirë
në zemrat e ish nxënësve të tij, familjarëve të tij. Kadri Mani la zbrazët
hapësirat e gazetave që ai i drejtonte, por edhe në ato që bashkëpunonte, që
ishin si qendër informative dhe shkëmbimi të kulturës, artit, politikës,
ekonomisë e shumë gjërave tjera, që i kishte në plan për hedhur në letër për
interesin e rrafshit kombëtar, ai luftonte të këqijat qe u fërkoheshin për çdo
ditë rreth strumbullarit kombëtar, progresiven e ndihmonte deri në realizimin e
programit të tij dhe frymëzimin qe kishte për një “Shqipëri Etnike”.
Kadri
Mani ishte pendë e ndritur e kombit, që nuk pushoi se vepruari edhe në çastet e
fundit të jetës në spital. Kadri Mani ishte patriot me virtyte më të larta qe
ka një shqiptar për kombin e vet. Kadri Mali ishte një arrogant dhe i pa fytyrë
për të pa- fytyrët, për tradhtarët, injorantët , pseudopatriotët, maskagjinjtë,
abuzuesit, intrigantët dhe njerëzit demagogë pranë çështjes kombëtare të
vendit, që cënonin integritetin e kombit. Kadri Mani brezit të tanishëm i la
vepra, porosi, edukatë, frymëzim si të duhet atdheu, andaj ta përkujtojmë këtë
njeri të regjur për çështjen kombëtare. Të qoftë dheu i lehtë o Kadri Mani dhe
veprat që lë pas vetes, shëmbëlltyra jote, lë t`i shërbejnë këtij populli qe
t’i sjellin dritë për idealin tuaj të “Shqipërisë Etnike”, që veprove dhe
punove për te deri në ditën e vdekjes. Andaj qofsh i bekuar edhe në atë botë, o
i madhi dhe i shtrenjti miku im Kdri Mani. I rikujtoj vuajtjet dhe dhimbjet që
na u krijuan sa ishim në burgun ma famëkeq të Serbisë në Nish, nga terrori
serb, por ai gjenocid u përcoll fatkeqësisht edhe deri ne ditët e sotshme nga
tradhtarët e vendit dhe bashkëpunëtorët e okupatorit, nga e cila ti e mbajte
gjithmonë pendën e mprehtë nuk i lë, por i godite me fakte dëshmi dhe argumente
…
Lajm
tepër i dhimbshëm ishte i asaj dite kur dëgjova për vdekjen tënde. Ishte një
lajm tepër i hidhur për neve ashtu si edhe për juve e nderuara Familja Mani, që
keni organizuar ketë të pame sot në Göppingen! Në këto raste vështirë se mund
të gjej fjalë për ta lehtësuar dhimbjen dhe shpirtin tuaj, që gjendeni shumë të
pikëlluar me rastin e humbjes se më të dashurit tuaj. Është tronditëse për JU
si dhe për NEVE dhe gjithë “Kombin Shqiptar”. Lotët nuk më rrjedhin aq lehtë,
por ky lajm tragjik e bëri të veten, nga kujtimet e së kaluarës së hidhur, por
edhe të lavdishme që dha ky burrë i kombit shqiptar për çështjen e “Kombit
Shqiptar dhe për Shqipërinë Etnike”, që rrënimi i sistemit jugosllav ishte edhe
vepër e babait tuaj o Yll Kadri Mani me familje, që jeni prezent dhe ju
falënderojmë për organizimin e kësaj të pamje, të cilën e pasoi edhe një ore
përkujtuese për te ndjerin Kadri Manin. Babai i juaj dhe miku ynë Kadri Mani
ishe njeriu më i pathyeshëm në burgun famëkeq të Nishit, që mbi gjysmën e
burgut e kaloi në qelitë e shtëpisë së bardhë, që shumë shokëve tanë ju mbetën
eshtrat në atë burg të egër dhe famëkeq për shqiptarët. Hyri në burg dhe doli i
palëkundur, përkundër reprezaljeve dhe torturave që u ushtruan kundër tij .
Tani do
ta lexoj edhe një poezi
Kushtuar
Kadri Manit
mikut tim
nga Burgu i Nishit!
Qelitë e
burgut në Nish, Serbi
të
mërdhini kockën trupin e gishtëri
vetëm një
ideal kishe o i madhi Kadri
ta bëjmë
nënën Shqipëri.
I shtrirë
në beton të ftohtë
e i
torturuar me kërbaç
e pash
dhe e preka horizontin
e murit
dhe gjurmëve për ardhmërinë
aty e
pash edhe gjakun e gjyshërve
dhe
stërgjyshërve tanë
i skuqur
dhe i vizatuar
me gjak
për liri.
Gjurmët e
çizmes së armikut në mur
fluskat e
borës t`i mbuluan këmbët
batanijet
e kuajve të lagura
nga
dritaret e thyera
shkëlqenin
nga acari.
T`i
kujtoj vuajtjet tua Kadri Mani
birucën e
derës në dhomën e vogël
ushqimin
që na e dhanë si qenëve
e bukën e
ngrirë!
Kadri
Mani o burrë i kombit
të
kujtojmë për shumë mot
qe
luftove për vendin tatë
ishe dhe
mbete patriot!
E
nderuara familja Mani, të nderuar miq, të nderuar bashkëpunëtor të mediave
tjera, të nderuar publicistë dhe gazetarë, dramaturgë dhe bashëkolegë te të
ndjerit Kadri Mani, me këtë rast i pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta.
Përmes jush dëshiroj t`i shprehu dhembjen dhe ngushëllimet edhe farëfisit të
gjerë të familjes Mani, në emrin tim dhe ish të burgosurëve politikë, në burgun
famëkeq të Nishit, në Serbi, që ishim bashkëluftëtarë të të ndjerit Kadri
Manit. Pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta në emrin tim , në emrin e
familjes time dhe grupit nga emrat e të burgosurëve në atë burg famëkeq .
Pranoni edhe nga një pjese e të burgosurëve politikë edhe në Gjermani që kam
kontaktuar me ta!
Po i
përmendi emrat me sa vijon ;
Nga Berat
Luzha, Martin Çuni, Sejdi Veseli, Gani Krasniqi, Hydajet Hyseni, Sylë Muja,
Gani Koci, Ramadan–Gashi Dobra, Xajë Nura, Sali Sefa, Bajram Kosumi, Kadri
Llugaliu, Sali Salihu, Rexhep Maqedanci, Musli Kosumi, Muhamet Rogova, (Xhemail
Krasniqi i vdekur në burgun e Nishit nga keqtrajtimet)! Sejdi Elezi, Bedri
Bajrami, Hasan Ukëhaxha, Enver Dugolli, Agim Sahiti, Halit Berisha, Sabri Sopi,
(Gursel Sylejmyani, dëshmor i vrarë në luftën e Jezercit në Ferizaj me gjthë
vëllain Bajramin) !?. . . Sejdullah Musliu, Jonuz Musliu, Myslim Dobruna, Selim
Zhubi, Hysen Gega, Sherif Konjufca, Milaim Krasniqi, Vehbi Fetahu, Xhevat Zeka,
Ali Lajqi, Emin Krasniqi, Ahmet Isufi, Salih Mala, Ramiz Arifi, Skënder Vardari
unë, Asllan Dibrani dhe Ti, i madhi Kadri Osmani, që ishim në shërbimin e
atdheut.
Të qoftë
i lehtë dheu i Shqipërisë Etnike! Të ndritë varri i tokës së bekuar që aq shumë
e deshte, punove dhe sakrifikove për te! Me dashuri, respekt dhe pikëllim të
thellë e krenari, nga miku i juaj AsllanDibrani.
Faleminderit
për vëmendjen pjesëmarrës të nderuar, faleminderit që gjet kohë ta kujtojmë
këtë njeri që la vrragë të mëdha ne zemrat tona.
Shtutgard
28.10.2012
Për
Atdhetarin e Kombit Kadri Mani, ruaj shumë kujtime
Nga Xhafer LECI
Një grup
shokësh nga Akademia përkujtimore
Kadri
Osmanin-Manin e kam njohur në vitet 1970-a dhe1980-a, përmesshtypit
tëatëhershëmlegal dhe ilegal, kurse përsonalisht, për herë të parë e kam takuar
në Tiranë, në verë të vitit 1994. Atëherë pata udhëtuar nga Gjermania për në
Shqipëri së bashku me Arban Hoxhën, ish i burgosur politik. Atje e takuam bacën
Kadri, në shoqërim me Sami Dërmakun dhe Sali Bashën, që të dy ish të burgosur
politikë.
Në këtë
tubim përkujtimor dëshiroj të shpalos vetëm disa kujtime të mia të paharruara,
përmes të cilave do të përpiqëm që sado pak të ndriçoj dëshirën e madhe të
Kadri Osmanit-Manit që lidhet me studimet e Tij mbi të kaluarën e kulturës,
besimeve dhe traditave tona të lashta kombëtare.
Memikun
tim Kadri Mani kam marrë pjesë në disa mbledhje të subjekteve politike, klubeve
e shoqatave, si në Kirchheim -Teck, Ludwigsburg në SHKSH “Bardhosh Gërvalla” në
një tubim të Bashkësisë së Intelektualëve, ku merrte pjesë edhe sekretari i
atëhershëm Rexhep Elezaj e shumë të tjerë, në Metzingen në një tubim që kishte
organizuar Tefik Kallaba me shokë, në Heilbronn në Resturantin “Pizzeria Sonne”
të pronarit ulqinakut-Osman Doda, në Göppingen në lokalet e SHKSH “Nanë
Tereza”, me ç`rast pati zhvilluar një bisedë me Mr.Mazllum Hasimja, në lidhje
me gjuhën dhe letërsinë shqipe e tjerë.
Ruajmbi
100 mesazhe e letërkëmbime të postuara përmes postës elektronike, deri pak ditë
para se të ndërronte jetë baca Kadri, jemi shkruar e telefonuar mes vete.
E kisha
mik shtëpie, shkoja familjarisht në Zvicër dhe Prishtinë. Edhe Ai vinte tek unë
në Gjermani dhe Gjilan.
Bashkësia
Shqiptare në Zvicër,në qytetin Arbon, në qershor 1998, pati organizuar
njëSimpozium shkencor, me rastin e 2000 vjetorit të Krishtërimit te shqiptarët.
Këtë
organizim të madh, ku morën pjesë qindra bashkatdhetarë e zvicranë,
intelektualë e dijetarë shkencorë, nga të gjitha trojet dhe Mërgata jonë
shqiptare. Këtë Simpozium e patën organizuar kryetari i Bashkësisë, ing. Ahmet
Asani dhe Krist Coli, bashkë me kryesinë e Bashkësisë etj. Në këtë Simpozium
pati marrë pjesë edhe baca Kadri, unë me kushërinin tim Xhavit Leci etj.
Më
09.09.2007-të, baca Kadri më merr në telefon dhe më thotë: Xhafer, unë jam në
Gjilan, dua ta vizitoj këngëtarin Demir Krasniqi, a din ku banon ai? Jo i them
nuk e di por e pyes njerin nga vëllezërit e mi, ata e dinë. Shkuam tek Demiri bashkë
me bacën Kadri dhe vëllain tim Femiun. Demiri na priti shumë ngrohtë, na dhuroi
nga një libër dhe na tregoi disa nga veshjet kombëtare… na foli edhe për
luftën, vujatjet e tij…
Bacës
Kadri dhe Demirit u tregova se sot kam një takim me disa kushëri të mi në
Kamenicë, nëse keni dëshirë mund të vini edhe ju, u thashë. Me kënaqësi u
përgjigjen të dy. Shkuam në Kamenicë në Hotel -Restorant “Jehona”, aty ishin
mbldhur nja 20 kushëri të mi, disa prej tyre ish ushtarë të UÇK-së, Lulzim
A.Leci, Xhevat Sh.Leci, Xhemajl Leci, i plagosur gjatë luftës, me dy djemtë e
tij Milaimin e Lulzimin, po ashtu pjesëmarrës në luftë,etj…Kur fliste baca
Kadri të gjithë e dëgjonim në heshtje sikur të mos kishim gojë. Nja 4 orë u
kënaqëm duke biseduar për gjithçka e sidomos për të burgosurit politikë dhe
luftën e fundit.
Diku
rreth orës 23.00 na erdh një lajm i dhimbshëm, kishte vdekur djali i axhës tim
Shefki Hetem Leci, baba i kolonel Xhevat Lcit, i cili ishte aty me neve në ate
mbrëmje të gëzuar deri ora 23.00. Shpejt, pa u hamendur, i thashë vëllait tim
Femiut: Merre veturën time dhe çoje në Gjilan bacën Kadri dhe Demirin.
Nga ai
gëzim, kaluam në një dëshpërim të pa pritur.Të nesërmen u bë varrimi i Shefkiut
të ndjerë, morën pjesë qindra miq, shokë, dashamirë e qytetar të Kamenicës.
Shefkiu i ndjerë, shofer autobusi, ka qenë një burrë shumë i ndershëm dhe i
dashur për të gjithë ata që e kanë njohur, prandaj edhe varrimi dhe të pamet
për te ishin madhore.
Me
vrasjen e komandantit, kolonel Tahir Zemaj, më 04 janar 2003, qe hapur të pame
në Felbach-Stuttgart të Gjermanisë dhe në Spreitenbach afër Zürich-ut nëZvicër.
Në Spreitenbach mora pjesë me Kadri Osmanin-Mani dhe Mejdi Laçajn, me ç`rast
shpreha ngushëllimet dhe shqetësimin për krimet politike në Kosovë.
Në
Prishtinë, me rastin e ceremonisë të përurimit të Katedralës “Nëna Terezë”, më
4 shtator 2010, morëm pjesë sëbashku me bacën Kadri dhe djalin e Tij, Rabitin.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, iu drejtua me një fjalë rasti
pjesëmarrësve të ceremonisë, në mesin e të cilëve ishin edhe Ipeshkvi i
Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i dërguari i posaçëm i Papa Benediktit XVI, Imzot
Zef Gashi, përfaqësues të lartë të Kishës Katolike, besimtarë të shumtë
katolikë dhe të besimit islamë. Presidenti Sejdiu, në fillim të fjalës së tij,
shprehu ndjenjën e thellë të respektit për Presidentin historik të Kosovës, dr.
Ibrahim Rugovën dhe Imzot Nikë Prelën, të cilët kishin vënë gurin e themelit të
Katedralës. “Këta dy kolosë të Kosovës e bekuan gurthemelin e Katedrales, të
pagëzuar me emrin e shqiptares të madhe, Gonxhe Bojaxhiu, e mbiquajtur “Nëna
Terezë”, e cila botërisht u shpall “Personalitet i Shekullit XX”, duke e
lartësuar emrin e Kosovës dhe të shqiptarëve kudo në botë”, – tha ai.
Me këtë
rast baca Kadri më pati pyetur se çka mendoj unë për Katedralen?
- Unë i
thashë se kjo Katedrale e zbukuron dhe i jep Prishtinës një pamje të një qyteti
të metropoleve evropiane. Evropa është kontinent i krishtërizmit. Edhe ne
shqiptarët jemi popull evropian. Kadriu ma ktheu: “Keni plotësisht të drejtë”.
Jo vetëm
se e kisha mik Kadri Manin, por shumë më tepër e respektoja për trimërinë,
vendosmërinë dhe punën e Tij të madhe dhe të palodhshme që bënte Ai për
çështjen tonë kombëtare. Duke e ditur se Ai ka qenë i dënuar më 25 vite burg,
prej të cilave i ka vuajtur 17 vite, që me të drejt unë e quaj Kadri Manin, pas
Adem Demaçit, i burgosuri politik numër dy në Kosovë.
Vetëm ata
që kanë vuajtur burg dhe familjet e tyre mund t`i përshkruajnë vuajtjet e tyre.
Në një pyetje që i pata bërë me një rast bacës Kadri:
- Çka
keni përjetuar më së rëndi gjatë viteve të burgut? Nga shumëçka që më ka
treguar, po ceku vetëm një:
“- Me një
rast në qeli në Maribor të Sllovenisë ma lëshuan nxemjen, kush e di sa, ndoshta
50 grad e më shumë. Krejt rrobet i hoqa nga trupi im i djersitur, dukësha sikur
të isha la në ndonjë pishinë. Pas disa minutave ma lëshuan të ftohëtit, me
ç`rast teshat m`u ngrinë në trup, sytë, goja dhe krejt trupi”.
Paramendoni
se me çfarë metodash barbare e çnjerëzore ushtronte dhunë UDB-a jugosllave
kundër shqiptarëve të pafajshëm, vetëm pse kërkonin barazi kombëtare, që të
jetojnë të lirë e të barabartë, si të gjithë popujt tjerë jugosllavë.
Këtoditë
pata një bisedë me djalin e Kadri Manit, Yllin, i cili më foli për vuajtjet e
familjes së tij, duke më thënë:
“-
Xhafer, tash kam mbushur 48 vjet, gjithësejt nuk i kam kaluar 5 vite sëbashku
me babain tim. Kur kam qenë fëmijë, baba ishte në burg. Pas viteve të 1990-a unë
jetoj në Gjermani, kurse baba im jetonte në Zvicër e Kosovë”, – më tha Ylli.
Kur mora
lajmin e hidhur për vdekjen e Kadri Osmanit- Mani, më 10 tetor 2012, udhëtova
me avion nga Shtutgarti në Prishtinë, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.
Në njërën
nga sallat e Fakultetit Filozofik, të organizuar nga Shoqata e të Burgosurëve
Politikë, u bënë homazhe pranë arkivolit me trupin e pajetë të Kadri Manit.
Pastaj u mbajtë një Akademi Përkujtimore, në nderim të jetës dhe të veprës të
bacës Kadri. Fjalën kryesore e mbajti shoku i Tij i ilegales dhe i burgut,
Binak Ulaj, duke përshkruar jetën dhe veprën madhore të njeriut të pamposhtur,
Kadri Osmani-Mani. Fjalë miradije për ish të burgosurin shumëvjeçarë tha edhe
rektori i Universitetit të Prishtinës, profesor Ibrahim Gashi.
Kadri
Osmani – Mani ka lënë Testamentin shkrimor për mënyrën dhe vendin e varrosjes.
Dëshira e Tij e fundit ishte varrosja në varrezat e të parëve të Tij, në
Makresh të Poshtëm, aktualisht, nën administrimin e komunës të
Artanës-Novobërdë. Pjesëmarrja ishte solide e dhembja e madhe e të gjithë të
pranishmëve në ceremoninë e varrimit.
Baca
Kadri ka lënë pas vetes bashkëshortën Shukrijen, djemtë: Rabitin e Yllin,
vajzën Hidajeten si dhe nipërit dhe mbesat.
Krejt
këto që i thashë këtu janë fare pak, në krahasim me veprën e madhe të Kadri
Manit.
Lavdi
jetës dhe veprës të njeriut të madh e stoik – Kadri Osmanit- Mani!
Göppingen, 28.10.2012
-Nga e
majta Idriz Zeqiraj, Yllka dhe Ylli Mani, Asllan Dibrani, Granit Mani, Xhafer
Leci dhe Agon Mani