Shtesë » Shkenca
Mjeti eksplorues “Curiosity” ateroi në planetin Mars
E hene, 06.08.2012, 07:50 PM
“Curiosity”
në Mars
Mjeti
eksplorues “Curiosity” ateroi në planetin Mars.
NASA
njoftoi se ka marrë në orët e vona të se dielës një sinjal nga “Curiosity” pas
një rënie dramatike në atmosferën marsiane.
“Curiosity”
ka dërguar tashmë pamjet e para nga sipërfaqja e Marsit.
Anija do
t’i nënshtrohet një varg kontrollash para se të mund të nis misionin e saj mbi
sipërfaqen e planetit të kuq.
Në momentin
kur të jetë bërë gati, përgjatë dy viteve të ardhshme ajo do të mbledh mostra të
gurëve për të zbuluar se a do të lejonte ambienti i planetit zhvillimin e jetës
në formën e organizmave mikroskopikë.
Administratori
i NASA-s, Çarlls Boulldën, shpjegoi në një konferencë për media qëllimin e
misionit të “Curiosity”.
“Sot,
tani, rrotat e “Curiosity” kanë nisur të gjurmojnë për gjurmët njerëzore në Mars.
'Curiosity' - mjeti më i sofistikuar eksplorues që është ndërtuar ndonjëherë,
tani gjendet në sipërfaqen e planetit të kuq ku do të synojë t’u përgjigjet
pyetjeve dhjetëra-vjeçare se a ka pasur ndonjëherë jetë në Mars, apo nëse do të
mund të zhvillohej jeta në planet në të ardhmen”, tha ai.
Aterimi i
"Curiosity" vlerësohet të jetë një nga aterimet më komplekse që është
realizuar, deri më tani, në fluturimet kozmike.
Për shkak
të madhësisë dhe peshës së rëndë-një tonëshe, inxhinjerëve u është dashur të përdorin
litarët për të hyrë në kraterin gjigant të mjetit eksplorues.
Kontrollusit
e misionit në Laboratorin Jet Prepulsion në afërsi të Los Anxhellosit aplauduan
kur morrën konfirmimin se “Curiosity” ka arritur suksesshëm në Mars.
“Konfirmohet
aterimi. Jemi të sigurt në Mars”!
Aterimi në
planetin e kuq konsiderohet të jetë një proces mjaft i vështirë.
Që nga
viti 1960 ka pasur më shumë se 30
tentime nga shtete të ndryshme për të ateruar në Mars, por më shumë se gjysma
kanë dështuar.
Presidenti
amerikan, Barak Obama, çmoi aterimin e “Curiosity”-s në Mars duke e quajtur atë
një hap historik dhe “një shkathtësi të paprecedent të teknologjisë”.
Aterimi u
bë pas një udhëtimi më se tetë mujorë përgjatë më shumë se 560 milionë kilometrash
në Hapësirë.
Misioni i
mjetit eksplorues "Curiosity" thuhet se është më i shtrënjti e, në të
njejtën kohë, më ambiciozi.
Projekti 2.5
miliardë dollarësh, i quajtur formalisht Laboratori i Shkencës së Marsit, është
miisoni i parë astrobiolog i NASA-s që nga provat Viking në vitet e 70-ta.
Aterimi në Mars përbën një arritje për agjencinë amerikanë të Hapësirës, e cila u godit së fundit nga shkurtimet në buxhet dhe humbjen e programit të saj 30 vjeçar të anijeve kozmike.(e.p.)