Kulturë
Agim Mato: Ali Podrimja
E shtune, 28.07.2012, 08:02 AM
 Agim Mato
Agim MatoALI PODRIMJA
Bard i lashtë, që shtegtoje në kuvende poetësh,
i zbehtë e i shkujdesur nga kujtesa
dhe përplasja e meteorëve. Ditë më parë ishim
të shushatur
para teje
kur mbërrite në netët tona jonike,
duke hequr zvarrë hatanë e një dhimbjeje të shurdhët.
Ngatërroje linjat, stacionet,
ngjiteshe në një epokë tjetër,
shetisje kuturu nëpër pavione galaktikash, spitalesh.
Mu kujtua profecia jote:
“Do të hyjmë në Paris” – pate thënë.
Nuk e patëm kuptuar atëhere këmbënguljen tënde
që ëndërrat e Lumit t’i varje në krahët e lejlekëve,
nuk e patën kuptuar pse nxitoje marramenthi metrove,
duke i marrë erë ftoit të vendlindjes
dhe përsërisje:
“nuk do të shkelim asnjë mizë
nuk do të trembim asnjë zog
nuk do të derdhim zjarr vrer
mbi kokë të njeriut”
Qysh atëhere
ne, poetët,
as një fije floku nuk deshëm t’i prekej këtij dheu,
asnjë shpese e shprese nuk deshëm t’u këputej fluturimi.
Qysh atëhere,
përkrah teje,
natë e ditë patëm zgjeruar shpirtrat tanë
të gatshëm që të nxenin lumenjtë e fatkeqësive
që shkaktonin tiranët.
Bard i lashtë që shtegtoje në kuvende poetësh,
nuk e kuptuam si na ike sërish drejt Francës
dhe le pas shpine, siç e pate profetizuar,
netët ballkanike, vallet, këngët, baladat, përrallat.
Vetëm fyellin ta gjetën të ngrohtë ende
nga malli i pashuar i tët biri,
kur paskëshe humbur në rrethinat e Lodeve.
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Luan Kalana: Tjetërsimi
						Dinos Kubatis: Ali Podrimja - prometheu i letërsisë bashkëkohore të njeriut
						Gjon Keka: Prekë Brahimi,  veprimtar dhe atdhetar i dalluar i popullit shqiptar
						Demir Krasniqi: Këngë dashurie nga Malësia e Gollakut
						Dibran Demaku: Eu Ali Podrimja
						Mark Nikaj: ''Shekuj zgjojnë nga gjumi''
						Hyqmet Hasko: Poetika e Agollit, madhështia tronditëse e thjeshtësisë
						Don Lush Gjergji: Vdekja - kalimi në amshim - lartësim për Poetin Ali Podrimja!
						Mikel Gojani: Intervistë me studiuesin Pjetër Nikolla
						Agim Gashi: Lament për Ali Podrimen
						Shefik Shkodra: Ali Podrimjes
						Xhavit Gasa: Vetëm për nënat
						Keze Kozeta Zylo: 4 vjetori i Shoqatës Mjekësore
						Marius Chelaru: Bukuroshja e lënë peng për dy dhëndurë
						Begzad Baliu: Lamtumirë Ali Podrimja!
						Gëzim Llojdia: Meliha Doda - Shuhet kosovarja që u bë perëndeshë e këngës vlonjate
						Murat Gecaj: Nderim për Prof. Shefik Osmanin
						Daniel Gazulli: Korrespondencë me At Fishtën
						Socializëm për çdo ditë, tani edhe ekspozitë
						Agim Gashi: Ali Podrimjes
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










