Kulturë
Përparim Hysi: Sa mirë që shkruan Sandri!
E enjte, 12.07.2012, 06:50 PM
Sa mirë që
shkruan Sandri ! *
Tregim
Nga Përparim Hysi
Sado që ka
ndodhur aty,para 15-të e ca vjetësh,nuk
di përse po i kthehem prapë.
* * *
Qeshë inspektor
në Drejtorinë Arsimore dhe një ditë prej ditësh,titullari më thotë:
-Sot do më
zëvëndësosh mua,në zyrë.Do mbash shënime një për një për të gjithë ata që do
trokasin dhe,kur të vij,do më raportosh.
Shkova
atje dhe,ndërsa prisja nevojtarë të ndryshëm,midis të tjerëve,erdhi një njeri
me rekomandim të posaçëm që,në vija të trasha,mund ta përciell kështu:
...Zoti X...
Ky që vjen
me këtë letër,është"yni"(me këtë "yni" nënkupto i partisë sonë
) dhe ka vajzën me arsim të mesëm,po duhet ta merrni në arsim. E mora letrën (qe
e hapur dhe konfidenciale ),e futa në sirtar dhe,pasi shënova emrin dhe
gjeneralitetet e kandidates,i thashë atij "ynit" që të vinte aty nga ora
13-të (atij i thashë në ora 1(një) ) kur mendohej të kthehej titullari. Sa iku
ai,në derë u duk një burrë aty nga dyzetat.Qe shpatullan,i mbajtur,si i pavrarë
nga puna dhe,ndërsa hyri brënda,e pyeta:
-Përse je
munduar ?
-Për
timeshoqe?
-
-
-
-Të mesmen
bujqësore.
Unë jam
tip impulsiv dhe e humbas politesën kur nuk ka një gjë që nuk shkon.
-
Shpatullani,sado
që u prish në çehre,e ruajti gjakftohëtsinë dhe po me gjakftohtësi,foli:
-Imeshoqe
shkruan vjersha !
Shkruan
vjersha,sikur po habitesha unë.Pa m'i
trego ca nga ato vjersha. Ai e pati të lehtë fare.Futi dorën në xhepin e brëndshëm
dhe nxori prej aty një fletore goxha të trashë. Pa menduar se në priste dikush
tjetër prapa derës,zura dhe shfletova fletoren. Me të vërtetë që jo vetëm shkruante vjersha,po
-Kjo do
punoj në arsim dhe do ngulmoj sa të vij
drejtori.
Më falnderoi
dhe i ntuziazmuar nga fjalët e mia
inkurajuese,më tha:
-Eh,vjershat
!
* * *
Erdhi
drejtori dhe,ndërsa po i raportoja,i zgjata atë "letrën rekomande". E
mori,e lexoi dhe tek mori shkresën për të lëshuar vërtetimin për atë "yni" (
"yni qe në këmbë e po priste veç firmën ),unë ndërhyra:
-Zoti
drejtor,-fola,- më fal që po ndërhyj,po ka një koincidencë pakëz të vështirë.Para
se të filloi kjo,e rekomanduara,unë mendoj se i takon kësaj tjetrës,që është talent.
Talent që deri tani e kanë djegur kot. Drejtori,për fat të mirë,ishte krijues
vet dhe me emër. Sa i thashë kështu, u thye nga
parashtrimi im dhe m'u drejtua:- Nga e di ti që është talent? Ja,fola,dhe zgjata dorën drejt atij "shpatullanit"
që priste radhën. Ia mora bllokun dhe i
thashë drejtorit:-Veç dy-tri lexo dhe do bindesh. Aq më tepër,- i thashë,-kjo
mund të japë letërsi dhe jo ajo,tjetra,që është me rekomandim. Ai,"yni",sikur
u fye nga kjo "luftë" që i shpalla hapur dhe,pa mbajtur dot zëmërimin,e
zbrazi:- Më ke "borxh" ca gjak! Më fute në borxh,pa borxh. Natyrisht,qe
në të drejtën e tij,se prind qe dhe interesohej për të bijën,po unë as që iu
qasa asaj ane.Vlerësoja aftësinë për punë. Mendoja dhe,po kështu mendoj,se veprova mirë.Inkurajova
një talent.E nxora nga errësira në dritë. Drejtori qe njeri racional dhe
shpirtmadh.E rregulloi dhe atë "yni",duke shlyer atë "borxhin"
tim tek "yni". U bëra si me krahë,se,në fund të fundit,qe drejtori që
ma zbardhi faqen,kurse Sandri,pasi mori
shkresën,tentoi për t'më qerasur,por dhe sot nuk kam pirë me të qoft dhe një kafe.
* *
*
E kisha
harruar fare këtë ndodhi.Veç dija që,e taentuara,
-Cila
ajo?-pyeta. Jam ajo e "fletores me vjersha!". Ua,-bëra,pa e mbajtur
habinë.Po ti qenke si një poezi!-shtova. Ajo u bë prush dhe mënd i ra alivan.Të
tjerët,nuk e mbajtën të qeshurit me shpotinë time dhe,si për ta malcuar ca "plagën"
që hapa,i tregova auditorit se kush qe ajo. Tjetra (ajo) qe mbuluar si me turp
dhe,për t'i hequr sëkëlldinë,i thashë:-Më vjen mirë që ke filluar punën po a po e vazhdon shkollën?
-Jam
regjistruar në universitet për gjuhë-letërsi,- më tha. Dhe kështu u njoha me Era Shkëmbin. Mandej,secil në hallet e veta.
* *
*
Tek rrija
në zyrë (qe e dielë dhe askush veç meje
nuk qe në punë) ,ndjej që dikush trokiti.Hapa derën dhe ç'të shoh? Qe ajo. Ou,bërtita,po ç'e mirë të solli këtu?
-Kam
sjellë dorëshkrimin tim me vjersha dhe dua që t'ma redaktosh. Tek fliste,skuqej
sikur të kishte bërë një faj. Dhe aq bindeshe për këtë"fajin",sa
thoshe:-Kushedi se sa rëndë do dënohej!
Se,përgjithësisht,
kështu janë vajzat e fshatit. Sa më larg nga qyteti,aq dhe më kokulura janë! Aq
më tepër që kjo,Era Shkëmbi, qe nuse e re,po të shikoje portretin e saj. Pranova
me kënaqësi që ta "redaktoja" librin e parë të saj dhe, si mysafire që
qe,zbrita me të për tek klubi ngjitur me zyrat tona.Unë mora një ekspres,ajo një
pije të ftohtë.Folëm për letërsinë dhe për poezinë dhe,mandej,iku. Tek u
riktheva në zyrë,u mora me librin.Qenë poezi të bukura;të ndjera dhe të vinte
gjynah që të hiqje qoft dhe njërën prej tyre. Kështu që i pashë,mandej,me nge
duke korregjuar fjaë apo ndonjë varg dhe,pas një muaj, libri doli në dritë. Por,atë
kohë,unë kisha mërguar.
* *
*
Mërgimi
im zgjati goxha.Kur erdha,e kërkova Erën.
-Po sa
libra ke botuar?
-Asnjë veç
të parës. Se nuk kam lek. Eh,librat!-foli sikur fliste me veten. Mbetën në sirtar.Dhe
jo vetëm të miat,por ti nuk e di se sa mirë shkruan Sandri!.
-Sandri,-
kapa fillin unë.Po ç'hyn Sandri tek librat!
-Aha,-sikur po mbronte të shoqin,- ti nuk e njeh atë.
-Krijuesit,-
e mbështeta unë,- janë njerëzit më fatkeq.Djegin vajguri me hallet e botës.Dhe
mbetën idealistë të pandreqshëm. Kështu ka qenë gjatë gjithë historisë dhe,me
pak përjashtime,gjithmonë i ka ndjekur varfëria.Por siç thotë Naimi i madh:"Ditët e mira,paskësaj vijnë".
* emrat
janë trillime.
Tiranë, 12 korrik 2012