Kulturë
Sejdi Berisha: Në tryezën time
E enjte, 12.07.2012, 06:49 PM
 P o e z i
P o e z i
Sejdi BERISHA:
NË TRYEZËN TIME...
Në tryezën time ka bukë thekre
Ka bukë misri të ngjyer në lëng
Ka hallvë që e gatuante nëna ime
Për festë bajrami e netë të mëdha
Në tryezën time ka kripë 
Edhe spec të kuqe
Që babai i përzinte për apetit
Nga djegësimi qullë i bëhej fytyra
Kjo është ceremonia më fatlume
E jetës sime nëpër kujtime
Sofra prej drurit frashri
Është madhështore e punuar
Nga vullneti e shpresat e babait
Në tryezën time
Nuk ka lëngje frutash
Nuk ka lëngë pjeshke
As lëngë portokalli
Nuk ka as mjaltë
Ka vetëm ujë të ftohtë
Që nga zemra e tokës buron
Që shpirtin freskon  
Që ujitë e rritë lule
Në tryezën time
Ka molla të kuqe-all
Që trungun e tyre 
E ka mbëltyer gjyshi  
Babai shtatin ua ka rritur 
Në tryezën time
Ka djersë me tharmë jete
Ka arra e lajthi
Që dëshmojnë për timen lumturi
Kështu më kishte rrëfyer im at
Për këtë histori të thjeshtë
Për këtë bereqet të sofrës sonë 
Për këtë krenari të tokës sime 

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










