E diele, 10.11.2024, 05:59 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Ndihmë financiare për bartjën e një kufome shqiptare për në atdhe

E merkure, 02.05.2012, 11:58 AM


Të dashurë bashkëatdhetarë,

Jeta dhe vdekja rrinë gjithëmon afër njëra-tjetrës dhe, si për njërën si për tjetrën, njeriu ka vetëdije. Mirëpo, nëse çdo njërit i kërkohet ta drejtoj dhe menaxhoj në mënyrë të lirë jetën e tij duke i lënë për fund përgjegjësinë vetëm atij, asnjërit nuk mund ti kërkohet që ta drejtoj dhe menaxhoi vdekjën e tij dhe asnjërit nuk mund ti kërkohet përgjegjësi për vdekjën e tij. Fillimi i menaxhimit të vdekjës është edhe pika ku fillon njeriu dhe mbaron kafsha. Duke qenë, civilizimi pellazgo-iliro-shqiptar është nga ata që kanë pasur vorrezat e para të kësaj bote dhe në kohën tonë kemi treguar gjithëmon njerëzinë tonë duke mbështetur, ndihmuar dhe menaxhuar vdekjën ndërshqiptare.

Komuniteti shqiptar i Ron Alpit, ka pasur shumë raste të tilla dhe të gjitha i ka kaluar me nderë. Sot, kemi edhe një  rast vdekje dhe sfida e nderit si komunitet na thërret.

Sot, morrëm lajmin se 48 vjeçarja Zonja Binaze Rexhepi nga Gjilani, ka ndërruar jetë. Binazja së bashku me bashkëshortin e saj, Salih Rexhepi, ishin në vazhdim të procedurës së azil-kërkuesit. Bashkëshorti i saj, Salih Rexhepi, na ka njoftuar dhe na ka kërkuar ndihmë administrative dhe financiare për të bartur trupin e pa jetë të Binazës për në atdhe.

Sa i përket aspektit administrativ, Shoqëria Bashkimi Shqiptar do të mirret me të gjitha procedurat dhe do t’ju njoftoj me kohë për mbarëvajtjën e tyre.

Sa  i përket aspektit financiar, Shoqëria Bashkimi Shqiptar, megjithëse do të kontriboj me të gjithë fuqinë e vet, nuk ka fuqinë buxhetore për ta mbuluar tërësinë e shumës që mund të kërkohet nga kompanitë mortore dhe të transportit, që sillet rreth 2500 €.

Ju ftojm të gjithëve, anëtarë, simpatizantë, dashamirësë dhe mbarë bashkatdhetarë që të japim çdo secili nga ne nga një shumë financiare, të arsyeshëme dhe të përballueshëme, me qëllim që ta kthejm këtë trup të pa jetë shqiptar në atë tokë ku ai morri jetë.

Duke qenë se këto raste janë gjithënjë urgjente, ju ftojm që shumatë e të hollave ti dorëzoni para Universitetit Ndërkombëtar të Lionit në Gorge de Loup (47 rue du Sergent Berthet, 69009, Lyon -  ku mbahet shkolla shqipe Fan Noli) këtë të shtune nga ora 9 :00 deri në orën 12:00.

Për fund, ju ftojm që këtë mesazh ta shperndani tek miqët tuaj

Ju falenderojm për gatishmërinë tuaj

Me përshëndetjet më të larta shqiptare

Shoqëria Bashkimi Shqiptar



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora