Mendime
Eroll Sejdiu: Panoramë parazgjedhore në Luginë të Preshevës
E diele, 25.03.2012, 03:53 PM
PANORAMË PARAZGJEDHORE NË LUGINË TË PRESHEVËS
NGA MR. EROLL SEJDIU
Liderët e partive politike shqiptare të Luginës të ndarë dhe pa koncept kombëtar.
U bojkotua regjistrimi i popullsisë në Luginë me arsye dhe argumente valide.
Në Preshevë nuk ka numër të saktë të popullsisë , gjegjësisht të zgjedhësve. Në listat zgjedhore jo adekuate figurojnë zgjedhës që nuk jetojnë në adresa të shënuara etj. Edhe kjo jep lehtë të kuptohet. Të mundësohet manipulimi me rezultatet e votimit, çka Serbisë kjo i konvenon-sepse për deputet e bie deputetin e vet.
Serbia përveç tjerash si mashtruese, por tani shumë e tejdukshme, me aklamacionin e lidershipit tonë, formoi Trupin Koordinues , me premtim se do t’u ndihmojë këtyre, në zhvillimin ekonomik e të mira të tjera- ( të jenë më afër tyre ), mos t’i lënë të gabojnë ( shumë e kuptueshme ) pasi që “ shqiptarët nuk dinë të menaxhojnë me situatën dhe me mjetet”. Në fillim pa shqiptarë e dikur me ata “ të moderuar”.
Kështu, qëllimi u arrit por sukseset munguan. Liderët mbetën aty dhe ashtu siç ishin, kurse populli i varfëruar , i rrezikuar e me shumë
Me
Tani, Këshilli Nacional, u avancua dhe si Komision Kadrovik i dikurshëm, për postet udhëheqëse të shqiptarëve dhe për punësim.
Këshilltarët shqiptarë të tri komunave të Luginës së Preshevës, mblidhen sipas rastit, dëshirës e qëllimit të Liderëve, ku dilet me deklarata politike që përfundojnë pa asnjë efekt.
Deklarata e fundit politike, u kërcënua nga Ivica Daçiqi me masa represive shtetërore. Shqiptarët nuk e thanë asnjë fjalë të vetme.
Kjo çka u tha, e më shumë çka nuk u tha, nga panorama parazgjedhore dhe politike në Luginë , të bën të pyesësh se ku dhe kah po shkon Lugina, a ka ky Lidership Program Politik Kombëtar dhe a është deklaratë e këndshme e tyre se shqiptarët e Luginës kërkojnë atë çka u jepet serbëve të Kosovës.
Thuhet se përgjigjen e pyetjes e di pyetësi. Atëherë, unë konstatoj se jemi larg dhe jashtë kërkesës së drejtë të popullit tonë dhe se nuk jemi duke vepruar konform qëllimit dhe idealit kombëtar, së paku në këtë situatë dhe kohë.
Mendoj se veprimi i vetëdijshëm dhe me kohë është i vlefshëm.