Mendime
Hilmi Saraçi: A do të hyjë veriu i Kosovës në dialogun me Serbinë (?)
E premte, 16.03.2012, 09:04 PM
A do të hyjë veriu i Kosovës në dialogun me Serbinë (?)
Nga Hilmi Saraçi
Siq po shihet dialogu me Serbinë i ashtuquajtur teknik, tani ka filluar të zgjerohet dhe të merrë kahe politike. Kjo qysh në fillim të dialogut ka pasur qëndrime dhe reagime të papranueshme për dialog me Serbinë , sidomos nga partitë opozitare se ky dialog është edhe politik., prandaj edhe nuk është dashur të mbahet. Më në fund edhe kryendërmjetësuesi Kuper ka deklaruar se do të ishte qesharake të mendohet se dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit është vetëm dialog teknik. Pranda nuk janë të papritura deklaratat e fundit të zyrëtarëve evropian, meqë sipas saj, ky mund të jetë epilogu i procesit të dialogut, që aktualisht po zhvillohet. Ky është një paralajmërim për të cilin është bërë fjalë në fillim të procesit të këtij dialogu, dhe pikërisht ky do të jetë epilogu i këtij procesi në të cilin Qeveria ka hyrë e papërgatitur dhe pa koncept ,pa e ditur se çfarë efektesh do të arrijë, prandaj nuk përjashtohet që Qeveria do të bëjë koncesione edhe në të ardhshmen, megjithse Hashim Thaçi e ka kuptuar dhe është i vendosur dhe kategorik që këto bisedime për veriun e Kosovës mos të mbahen por të pengohen dhe të kundërshtohen.Mirëpo duke u nisur nga dialogu që është zhvilluar dhe që do të zhvillohet Qeveria shumë lehtë mund të bjerë pre e presioneve ndërkombëtare, të cilët po bëjnë trusni ndaj Qeverisë së Kosovës duke toleruar Serbinë .Mirëpo duhet të mendojmë se çdo pranim i Qeverisë për të hyrë në një process të tillë për të diskutuar për veriun, apsulitikisht është shkelje e qartë e Rezolutës së Kuvendit e cila i ndalon ata që flasin për këtë çështje , por edhe Kushtetutës që përcakton shumë qartë integritetin territorial të Kosovës, sepse në momentin kur të pranohet të hyhet në dialog dihet se nga Kosova do të kërkohet të bëjë ndonjë koncesion që është i dëmshëm për Kosovën. Ndersa çdo koncesion i tillë do të ishte edhe në kundërshtim me pakon e Ahtisarit, “në bazë të se cilës është shpallur pavarësia e Kosovës, por edhe me deklaratën e pavarësisë edhe me Kushtetutën”..
Dialogu për veriun prek direkt rregullimin e brendshëm juridik dhe politik të Kosovës
Kjo do të thotë se zgjidhja e veriut do të jetë ndryshe dhe mjaft ë vështirë , sepse do të prekë direkt rregullimin e brendshëm juridik dhe politik të Kosovës, që do të vështirësojë fillimisht funksionalizmin e terësisë së shtetit, ndersa në fazën tjetër zgjidhja në nivelet më të larta të veriut në fakt do të jetë shëmbull për serbët në jug të Ibrit që pas një periudhe të fillojnë edhe ata të kërkojnë zgjidhjen e statusit sipas modelit të veriut, ngase ata aspak nuk ndryshojnë ngs serbët e veriut, pavarësisht se aktualisht janë të integruar në instucionet e sistemit të Kosovës”,,,
Në lidhje me mundësinë e hapjes së çështjes së veriut në bisedime me Serbinë,raportuesi i Parlamentit Evropian për Ballkanin Jellko Kacin, ka alarmuar se
Thirrjet kundër organizimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë po përseriten çdo ditë .
Serbia megjithatë këto thirrje dhe kundërshtime për organizimin e zgjedhjeve sikur nuk po i dëgjon dhe nuk e ka mendjen të ndryshojë qëllimet, pa një presion të organëve shtetërore të Kosovës, por edhe nga bashkësia Ndërkombëtare, e cila si duket nuk është e vendosur të bashkëpunojë me Qeverinë e Kosovës dhe të ndërmarrë hapa konkret në këtë drejtim dhe të pengojë mbajtjen e zgjedhjeve në një shtet të huaj siq është Kosova për Serbinë .
Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë, pra të një shteti të huaj në një pjesë te territot tonë (në veri të Kosovës), domosdoshmërisht strukturat ilegale të cilat në veri veprojnë do të fuqizohen dhe do të marrin një legjitimitet më të madh para BE-së dhe në një moment të duhur ato do të jenë njëfarë pale biseduese, ashtu siq po mendojnë ata vetëm e vetëm që ai territor të mos jetë në përbërje të Kosovës, apo në të paktën ai territor të jetë një autonomi substancionale që nuk guxon të ndodhë”. Qytetarët kanë vlerësuar se çështja e zgjedhjes së problemit të veriut po rrezikohet të futet në agjendën e kompromiseve politike . Ata thonë se kjo punë është kryer me pakon e Ahtisarit, prandaj për këtë as që duhet të mendohet…
Qeveria e Kosovës duhet të veprojë komfor ligjeve dhe kushtetutës
Qeveria dhe instuticionet e Kosovës nuk duhet të jenë të paafta për ta penguar mbajtjen e zgjedhjeve të paralajmëruara nga Serbia në Kosovë ,por duhet të veprojnë komfor ligjit dhe kushtetutës, me qëndrime dhe miratime më të gjitha partitë opozitare ,duke ndërtuar një strategji për të ndërhyrë pa ndonjë luhatje në kohen kur këto zgjedhje ilegale do të mbahen të cilat cenojnë sovranitetin e vendit, të pengohen dhe ndaj organizatorëve të merren masa komfor ligjit dhe kushtetutës së Kosovës.Në këtë aksion është e nevojshëm bashkëpunimi me Bashkësinë ndërkombëtare (EULX-in, KFOR-in), të cilët në këto raste nuk duhet të jenë vetëm vrojtues, prandaj.”ata që mendojnë se me bisedime politike mund ta zgjidhin çështjen e veriut gabojnë dhe ndezin edhe një luftë në Kosovë”…Kjo luftë nese ndizet do të ketë pasoja të pakrahasueshme jo vetëm në rajonin e Ballkanit por edhe më gjerë.
Zyrëtarë të BE-së pohojnë jozyrtarisht se nuk kanë pritur që
Oliver Ivanoviqi për këto zgjedhje ka deklaruar se pa përkrahjen e ndërkombëtare vështirë se do të mbahen me sukses, por ai ka vlerësuar se “zgjedhjen për këto duhet kërkuar në Kushtetutën e Serbisë dhe në Rezolutën 1244.Mirëpo edhe me Rezolutën 1244 nuk lejohen mbajtja e zgjedhjeve, prandaj bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojë edhe sipas kësaj resolute…
Republika e Kosovës ka mbetur e fundit në rajon në procesin e integrimeve me BE-në. Pengesë e madhe janë bërë pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, por edhe probleme të brendshme që kanë të bëjnë me sundimine ligjit, krimit të organizuar dhe një varg problemesh tjera, për të cilat Qeveria dhe instuticionet tjera duhet të punojnë dhe të luftojnë për përmirësimin dhe menjanimin e tyre.