Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Guximi është shpata dhe mburoja e trimave!
E merkure, 25.01.2012, 08:35 PM
Guximi është shpata dhe mburoja e trimave!
Nga Aurel Dasareti,
Motra dhe vëllezër, derisa gjithë popujt e botës kanë qeveritarët dhe politikanët që kujdesen për mbrojtjen e atdheut të tyre nga të huajt; ne shqiptarët jemi të detyruar të bëjmë të kundërtën, duhet të mbrojmë atdheun nga qeveritarët dhe politikanët tonë, të mos na i shesin tek të huajt edhe ato pakë tokëza që na kanë mbetur.
Të nderuar bashkëkombës, stafi i redaksisë ”Zemra Shqiptare” Gëzim Marku, Ilir Dardani, Mario Braha, Baki Ymeri, Sabile Keçmezi-Basha, Halit Bogaj, Zeqir Lushaj, bashkëpunëtorët e faqes Xhafer Leci, Ismail Iljasi, Gjon Necaj, Ramiz Dermaku, Neki Lulaj, Fazli Maloku, Agim Gashi, Demir Krasniqi, Reshat Kripa etj, personalisht nuk njoh asnjërin, por siç duket, një numër i konsideruar prej jush nga profesioni jeni njerëz të pendës - artit. Profesioni im është krejt ndryshe nga i juaji, por kjo nuk më pengon të kem respekt të madh për punën që kryeni. Jeni artistë, krijoni art, artin shqiptar. Për artistin që punon, konkretësia e perceptimit sensibël, koha, hapësira dhe rastësia duhet të përbëjnë realitete të padiskutueshme, sepse ato janë për të, të vetmet mjete të përfaqësimit dhe bindjes.