Mendime
Ramiz Dërmaku: Nuk guxojmë të kthemi mbrapa
E merkure, 27.07.2011, 07:00 PM
NUK GUXOJME TE KTHEHEMI MBRAPA
Nga Ramiz DERMAKU
Diaspora shqiptare me vëmendje e shqetësim të madhë po e përcjellë gjendjen politike në Kosovë. Që nga dita e martë zhvillimet që kishin filluar në orët e para të mbrëmjes të së hënës për të marrë kontrollin mbi dy pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit. Ne që nga momenti i informimit (marrjes së lajmit) jo që jemi të shqetsuar por edhe të shkatërruar psiqikishtë. Mërgimtarët tanë tani pyesin ?.., ku ishte Qeveria e Kosovës deri më tani ? ! , ku ishte Parrlamenti i Kosovës ?! , ku ishin institucionet tona ? ! Pse ata nuk intervenuan me kohë ? ! Na besoni bashkëatdhetarë e qytetarë të nderuar të Kosovës, se ne shtrihemi në shtratë e nuk na zë gjumi. Të gjithë mërgimtarët që biseduam ne, ishin të mendimit se nuk duhet hjekur dorë kursesi nga aksioni i filluar. Muhamet Hogja, kryeredaktor i faqës informative KovariMedia dhe drejtor i Radios, Radio Drijona, shtonë: Vendimin që morri Qeveria e Republikës së Kosovës e përkrahi dhe e mbështeti plotësisht, për shtrirjen e pushtetit në çdo pëllëmbë të vendit dhe marrjen e kontrollit të pikave kufitare 1 dhe 31, në veri të vendit-Mitrovicës. Edhe hapin tjetër të Qeverisë së Kosovës, për moslejimin e hyrjes së mallrave të Serbisë dhe qarkullimin e tyre në shtetin e Kosovës. Intervenimi i njisisë speciale të Policisë së Kosovës, në veri të vendit është hapi më i mirë i institucioneve tona që nga çlirimi i Kosovës e deri më sot thotë z. Muhamet Hoxhaj. Të gjithë mërgimtarët tanë me vëmendje të madhe janë duke e përcjellë këtë hapë pozitiv( e të cilin është dashtë ta bëjë më herët). Disa thonin kursesi nuk guxon të tërhiqet njisia speciale e Kosovës. Ne mërgimtarët jemi të gatshëm që ne të gjitha mënyrat ti përgjigjemi thirrjes së atdheut, pra edhe duke e flijuar edhe jetën.
Ne kërkojmë nga Qeverija, kryeministri, z. Hashim Thaqi, Kryeparlamentari z. Jakup Krasniqi, që asesi nuk duhet hjekur dorë nga ky aksion, sepse ne mërgimtarët dhe populli janë me ju.
I shprehim ngushllime familjes së policit të vrarë z. Enver Dubovci,
Presidentës së Kosovës, Atifete Jahjaga
Parrlamentit të Kosovës, kryetarit, Jakup Krasniçi
Qeverisë së Kosovës, Kryeministrit, z.Hashim Thaçi
Njësië Speciale të Policisë së Kosovës- Komandant Shpend Hashani
Dhe të gjithë kolegëve të tij.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.
Punuar me 27.07.2011 Weingarten Gjermani