Kulturë
Arsim Halili: Shtegtime poetike në shërbim të së djeshmes
E merkure, 22.06.2011, 06:58 PM
 Vështrim letrar
Vështrim letrar 
SHTEGTIME   POETIKE NË SHËRBIM  TË SË DJESHMES 
( Kujtesën e  ka kapur skleroza” Prof .dr  Sabile Basha. LKSH. Prishtinë 2011) 
NGA ARSIM HALILI
Në ecejaket e saj krijuese poetja  dhe shkencëtarja prof .dr Sabile Basha, mbase për vitin 2011 ishte mjaft produktive.  Natyrshëm duke  sjell edhe vepra cilësore duke sjell para  opinionit lexues vepra të fushës historike  dhe letrare . Vokacioni i saj krijues edhe në shkencë edhe letërsi dëshmon  punën e saj vetëmohuese si një zë i arsyeshëm dhe artikulues në letërsinë e sotme shqipe . Pranvera e luleve  solli   një tufë të bukur me përmbledhje poetike me një titull metaforik “ Kujtesën e ka kapur skleroza” autore Prof dr Sabile Basha, botues Lidhje e shkrimtarëve të Kosovës.   fq  84  Prishtinë 2011.
Ajo se çfarë ndodhi  në fund shekullin e kaluar dhe ajo që po ndodh këtu e dhjetë vjet më pas  duket se autoren e rebelojnë, ndjenja e saj psikologjik, vjen si një trazim  shpirtëror,  tek e cila  binomi i harresës   sot dhe  kohës së vlimeve historike dje,  vijnë në kundërvënie  njëra me tjetrën.  Shtrohet pyetja e gjithë kjo bëhet me qëllim për ta zhbërë sa më parë të kaluarën apo vjen në konsideratë ndonjë faktor tjetër, si do që të jetë  e rëndësishme që poetja ngrit zërin dhe proteston përmes fjalës së saj poetike .Autorja përmes poezisë së saj ec nëpër vite dhe natyrshëm tërheq paralele  me  ditët e sotme. Ajo e kthehen shikimin  mbrapa  u bë shumë për këtë vend, por sa ne jemi në gjendje  që në kujtesën tonë të  rifreskojmë, jo për të ngjallë urrejtje, ndaj popujve tjerë, nuk kërkon poetja një gjë  të  tillë, por kërkon të vetëdijesohemi që  mos ngulfaten proceset historike. Deri sa pritjet  rrodhen si një trajektore   që lëviz nëpër një mjegullnajë, për të cilën  pikë referimi ishte sakrifica dhe dalja nga kjo skëterrë, tani bëhet pyetje:   A dolëm nga kjo mjegullnajë?  
A lëviz  kjo trajektore natyrshëm  në binarët  e kohës? 
Sigurisht   se në një fare mase   kjo akoma lë për t’u dëshiruar e që poetja më së miri shprehet përmes  vargjeve:  
 KUJTESEN E KA KAPUR SKLEROZA
KUJTESEN E KA KAPUR SKLEROZA 
Në organogramin e pritjes
Askush nuk blinte pritje
Të kohës mjegullnajë
                           
Poetja kërkon  që mjegullnaja të hiqet , të shihet pastër  në dritën e diellit në shkëlqimin e tij. Mbase edhe një sprovë psikologjike do të thosha, po aq edhe metaforike “skleroza” si sindromë harrese e që për poeten Basha është   një fuqi e imazhit sa artistik aq edhe psikologjik e social, aftësia  e  saj intelektuale  për të medituar  në mënyrë krejt individuale, ndaj fenomeneve të prekshme  historike  e që për pasojë sot, gjenden  në mesin e një shoqërie,  pala aktive dhe  jo aktive,  ndaj proceseve që kaluam nëpër kohë.
Rrugët e atdheut janë të hapura, por  ndonjëherë ka aq shumë  rrugë  dhe cilës duhet t’i adresohemi, por  jo të gjitha rrugët të dërgojnë  tek më arsyeshmja.  
UDHËT E ATDHEUT
Sa shumë udhë
Sa shumë  ura 
 Për   të arritur
Te një vetme udhë
Dhe të vetme  urë
O zot 
Idetë  e brezit të sotëm përballen me një aktualitet që në dukje është e zakonshme herë e ngarkuar me jetën politike, sociale ekonomike, një veçanti për të cilën kjo fillesë e shekullit XXI,  deshëm ose jo ka një fillesë të re,  ndryshe nga ajo siç ka ndodh dje, e që janë fillesa identifikuese të një Kosovë më ndryshe se dje,  e që poetja Basha,   i konverton shumë qartë në figura metaforike duke na ofruar informacione  përmes poezisë së saj. 
NË  PRISHTINË
Në Prishtinë 
Qyteti bisedon
Me pelegrinët e  vonuar
Dhe u rrëfen  për çdo ditë
Të njëjtin tregim 
Me përfundim të lumtur
                                 
Me sa shihet poetja  Basha  lexuesin dhe opinionin e gjerë e përgatitë  mjaft mirë,  se si të gjendet përballë situatave emocionale , të një shkuare jo të largët me për plotë  skena tmerruese, por gjithë një duke synuar që  të  modeloj një arkitekturë  të qëndrueshme shpirtërore, se djeshmja  i takon të djeshmes, gjithsesi ta vlerësojmë dhe ta çmojmë atë veçmas  himnizimi e prijatarëve të lirisë.
Sabile  Basha përmes poezisë së saj bëhet një analizuese e mirë retroaktive , Ajo shoshit mirë vargun e hedh  në letër,  jo për ta përmbush  një shpërthim emocional, por ajo e mbarështon qartë dhe bukur në dy rrafshe   në rrafshin historik dhe  atë letrar bashkëkohor dhe ky korrelacion jep një  simetri të qëndrueshme  përballë njëra tjetrës, sepse ajo varijon me vargun,  jo vetëm duke teorizuar me të, por duke përcjell mesazh  edhe artistik edhe ideo-estetik. 
E po a mund të përjashtohet  nga ky recension një nga poezitë më të bukura e cila pikërisht  është ndërtuar në dy rrafshe historik dhe letrar.
Për poeten shpesh pritjet janë të padurueshme të dhembshme, atdheun tonë e mbulon terri e tmerri sa here bëhen ngrehina historike, sa here bien ato për tokë, çdo tentativë për depërtim nga errësira në dritë, fundoset në rrugëtime të shumta gjatë shekujve  nga koha e Lidhjes së Prizrenit, pasojat e Shqipërisë londize, pasojat e  Shqipërisë dhe Kosovës të gjakosur nga djajtë e kuq, megjithatë shekulli i ri bartën edhe shpresën e fillim- fundit  një anatomie gjysmë organike e cila  sa do pak  kurorëzohet e drejta e nëpërkëmbur  ndër shekuj, vjen si një nuse e re në mes të Evropës, e cila  po kjo Evropë dikur e kishte viktimizuar fatin  e shqiptarëve, sot i jep bekimin më të mirë,  poetja bukur i kristalizon këto vargje: 
ANATOMIA  PRITJES 
Me 2008
Historia pëson metamorfozë
Anatomia e pritjes u shndërrua
Në nuse hyjnore
Mu në zemër të Dardanisë
Shihet në librin e saj i cili është ndarë në gjashtë cikle: Kujtesën e ka kapur skleroza, Udhët e atdheut Emrat që mungojnë, Anatomia e pritjes Mëkati pa mëkat Atdheu më shkruan letra, identifikohen përmes një emëruesi të përbashkët shqetësimet historike nëpër kohë, e veçmas ajo ka frikën se duke harruar gjithçka të çmuar dhe sakrifikuese që ka ndodhur në të kaluarën nga skleroza e tepërt mund të mos ecim në trajektoren e duhur drejt qëllimeve madhore. Përmbledhja e poetes Sabile Basha” Kujtesën e ka kapur skleroza” nuk kap shumë motive, por që ajo duke pas edhe si koncept kauzativ sklerozën, qoftë duke shikuar në rrafshin psikologjik, sociologjik e historik dhe së fundi edhe letrar , mund të them se poetja, përmes vargut jep një dritësi shprese, por edhe duke përcjell revoltë të saj energjike, përmes vargut duke përçuar mesazhin e saj, sa të qartë, po aq edhe qortues, ne duhet të dimë kush kemi qenë, kush jemi, vetëm kështu do të qëndrojmë të pamposhtur erërave tmerruese nga do që vijnë ato. Andaj në përmbyllje do ta sjell nj citat të Johan Wolfgang Gete “ Fatkeqësia e riformulon njeriun dhe detyron ta njoh vetveten” Ta njohim pra vetën të marrim si mesazh poezinë e poetes prof. Sabile, poezia e saj reflekton megjithatë shpresën për të ardhmen më të mirë, pavarësisht kapërcimeve historike, ajo gjen shtegdalje.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










