Kulturë
Demir Krasniqi: Mulla Idris Gjilani
E premte, 03.06.2011, 06:58 PM
 Në përkujtim të 110 vjetorit të lindjes :
Në përkujtim të 110 vjetorit të lindjes :
            MULLA IDRIS GJILANI (04.06.1901 – 26.11.1949)
                        Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi
Hej, jehuan malet , o, n’ katër anë –
Hej, na ka dalë , o, një trim me famë ,
Hej, hakikat si e do vatani ,
Mulla Idrisi , o, nga Gjilani .
Në Kur’an , ai ishte betua –
Për ATDHE, o, me luftua !
            Mulla Idrisi , o, atdhetarë ,
            Arsimdashësi i ynë kombëtarë :
“Pa u shkollua  me djem e çika – 
Jo! Jo! Për ne nuk zbardhon drita !”
Hej, ngriti zërin , o, deri n’ re –
Hej, pa LIRI , jo , nuk ka as FE !
Hej , nuk i lëshojmë kurrë tokat shqiptare –
Deri n’ djep , o, për pa dalë fare !
S’e lëshoj pushkën , jo, kurrë prej dore –
Ose VDEKJE , ose FITORE !
            Mulla Idrisi , o , trim i parë ,
            Komandanti , o, vullnetarë ,
            Porsi qiri , o, në shandan 
            Oh, e shkriu jetën , o, për vatan .
Hej, deri n’ vdekje luftoi n’ këto male ,
Hej, i pa thyeshëm , o, n’ ideale ,
Hej , për BASHKIMIN , o, GJITHËKOMBËTAR , 
Për KUFIRIN  , o, MBARËSHQIPTARË ...
Flakadani , o, i LIRISË –
Shëmbëlltyrë   e historisë !
            Mulla Idrisi , o, luftëtar ,
            Trim – tribuni , o, legjendar ,
            N’ burg e dogjën , o, në Gjilan –
            Oh, për ATDHE , o , u bë KURBAN !
*****
Demir KRASNIQI:”Mallëngjime e oshtima “- Gjilan, më 1993, faqe 144.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










