Kulturë
Vullnet Mato: Gjilpëra
E hene, 25.04.2011, 01:33 PM
Vullnet Mato
G J I L P Ë R A
 
Më i afërti pasardhës,
nipi im vogël,
më i shtrenjti i zemrës
sime prej gjyshi,
sot m’u lut më tepër
se për çdo lodër
t’i bëja gjilpërën
për qetësim apendiciti.
 
Dora e infermieres
i dukej e hidhur,
sikur e thumbonte   
një grerëz në tule.
se isha i stërvitur,
me dorën të lehtë
siç bëja pekule.
 
Por ky rast ishte
një provë e dhimbshme,
të shpoja nervin e hollë
të ndjesive të mia.
U solla përqark
gjatë një ore të trishtime,
mos më dridhej dora
nga dhembshuria.
 
Zura mbi lëkurë
ndjeshmërinë t’i ngacmoja,
dhe dhimbjen e dobishme
sakaq kisha bërë.
Kur vogëlushi më pyeti
pse po vonoja,
kisha shpuar zemrën time
me gjilpërë...
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Sejdi Berisha: Në vend përkujtimi për gazetarin, publicistin dhe atdhetarin, Nazmi Lukaj
						Daniel Gazulli: Me shëndet Pashkët
						Myzafere Mustafa: Struktura narrative dhe elemente mitike në ''Përralla kombtare'' të At Donat Kurtit
						Cikël poetik nga Nurie Zekaj (1967-1990)
						Halit Bogaj: Lauren Bacall
						Porosia e Imzot Dodë Gjergjit për Pashkë
						Alfred Papuçiu : Gëzuar Pashkët
						Ilire Zejneli: Argati
						Fran Buzhala: A është kjo kulturë politike?
						Jonuz Fetahaj: Tregime me porosi eduktative
						Vlerësim me rastin e 70 vjetorit të lindjes së shkrimtarit Nikolla Spathari
						Cikël poetik nga Kreshnik Ibrahimi
						Albert Zholi: Flet Akademikja, pedagogja e UT, Floresha Dado
						Ahmet Selmani: Kujtesa si dëshmi artistike
						Sevdije Rexhepi: Dhoma e vogël me ëndërra të mëdha
						Tahir Bezhani: Poezi të dhimbjes krenare
						Mentor Thaqi: Urimlutje e drejtë
						Nexhmije Mehmetaj: Dashuria për atdheun ia kalon çdo dashurie tjetër...
						Albert Shala: Vetetima
						Urim Gjata: Keshtu or mik jeta qenka gatuar
					
				








