Editorial
Engjëll Koliqi: Europë, shpëtoje Europën në Kosovë!!!
E marte, 01.01.2008, 03:06 PM
EUROPË
SHPËTOJE EUROPËN NË KOSOVË
!!!
Me njohjen e pavarësisë dhe me pranimin e menjëhershëm të Kosovës në radhët e veta, BE ia rikthen Kontinentit të Vjetër vlerat e civilizimit të mirëfilltë, që i kanë rrëshqitur dhe humbur ndërmjet intereseve të njëanshme. Pranimi në BE i popullit të Nënë Terezës, është pasuri e madhe dhe bekim për Europën!
Shkruan: Engjëll KOLIQI
![]() |
Engjëll Koliqi |
Duke pasur parasysh vlerat e larta të civilizimit, që dalin nga traditat e bekuara arbërore, aftësitë dhe shprehitë e punës, tashmë të dëshmuara gjithandej nëpër botë, të qytetarëve të Kosovës, pasuritë njerëzore dhe ato natyrore-tokësore, pranimi i Kosovës në BE nuk sjell telashe as vështirësi, por përkundrazi Europës i sjell pasuri dhe bekime! Me t’u pranuar Kosova në BE, qytetarët e saj do të pajiseshin me pasaporta europiane dhe do të shkonin në vende të ndryshme për të kërkuar punë, pa paguar mafian që merret me trafikim njerëzish. Nëse nuk gjejnë punë, secili kthehet në shtëpinë e vet, sepse nuk e ka më problemin e kalimit të sërishëm të kufirit. Nga ana tjetër, ekspertët europianë do të vinin në Kosovë dhe mbas hulumtimeve e përgatitjev e të duhura logjistike, do të hapeshin shumë xehërore dhe do të ndërtoheshin shumë fabrika, ku përveç punëtorëve vendorë do të nevojitej fuqi punëtore edhe nga jashtë.
Kur i kemi parasysh këto, mund të themi se pranimi i Kosovës n’Europë do të ishte me interes të gjithanshëm. Jo vetëm kaq, por Kosova brenda, edhe do ta shpëtonte BE-në nga rreziku i shpartallimit, që po i kanoset nga dita në ditë. Nuk duhet harruare se me pranimin e Kosovës në BE, natyrisht që do të qetësohej Ballkani dhe do të garantohej kështu qetësia e paqja e qëndrueshme për mbarë kontinentin.

Le të shpresojmë se dinamika e përshpjetuar e zhvillimeve dhe ngjarjeve të fundit në hapësirat ballkanike dhe gjithandej nëpër botë, kanë zgjuar edhe diplomacinë e mbase edhe ndërgjegjen e liderëve europianë dhe ata – përfundimisht do të merren seriozisht me të gjitha problemet përbrenda dhe rreth Europës dhe do t’i zgjidhin ato drejt e sipas prioritetit të natyrshëm. Nëse e shohin realitetin me sytë e vet të natyrshëm, liderët europianë do të duhej ta marrin vendimin dhe pa vonuar ta njohin shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës dhe ta pranojnë menjëherë në BE këtë vend të vogël, që do t’u sillte pasuri dhe bekime të mëdha. Me një fjalë, pranimi i Kosovës në BE, faktikisht do të ishte vetë shpëtimi i Europës. Që të shmangen problemet dhe krizat e thella, deri në rreziqe të shkatërrimeve në masë, BE duhet të nxitojë dhe këtë hap historik ta ndërmarrë brenda vitit 2008. Me këtë hap të guximshëm, Brukseli do t’i sillte pasuri dhe bekime Europës, nga njëra


Duke i mobilizuar detajisht të gjitha këto që u thanë më parë, me plot gojën mund të bërtasim: - Europë, shpëtoje Europën në Kosovë! Ashtu qoftë – Amen!
Lecco, 1 janar 2008
Komentoni
Artikuj te tjere
Agim Gashi: Anton Çetta burrë me orë
Patër Gjergj Fishta...gjeniu pa varr
Sejdiu: 2008-a do të shënojë fundin e procesit për statusin e Kosovës
Kastriot Frasheri: “Rreziku Anglo-Amerikan për Shqipërinë” fiksacion i mendjeve të fantaksura që përfaqëson B. Fevziu
Engjëll Koliqi: Turqia i ka borxhe historike Kosovës
Agim Gashi: Nji vizitë per Arbninë
Jeton Kelmendi: Kosova dhe Serbia duhet të njihen si dy shtete te pavarura nga Këshilli i Sigurimit
Agim Gashi: Çka po ndodhë me Shqipninë!?
Mërgim Korça: Dyfytyrësía e Bedri Spahiut sipas kundërthënjeve të tija
Ndue Ukaj: Kosova dhe Perëndimi
Agim Gashi: Rapsodi - Nobelistës së parë shqiptare
Këze (Kozeta) Zylo: Ambasadori i Shqipërise në Washington, shkëlqesia e tij z.Sallabanda zhvilloi një takim në Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit
Baki Ymeri: Shqiptarët, Altruizmi dhe Atdhedashuria
Agim Gashi: Këngë për Shukrije Obertincen
Mërgim Korça: Liri Belishova dhe Ramiz Alia, dje dhe sot
Mërgim Korça: Qëndrime tejet nacionaliste në distancë 50 vitesh
Keze (Kozeta) Zylo: Presidenti Amerikan George W. Bush përshëndet Ambasadorin e Shqipërisë...
Kastriot Frashëri: Kanadaja, shansi që s’duhet ta humbasim
Mërgim Korça: Figura madhore e Hirësisë Tij, Peshkop Iriné Banushit
Mërgim Korça: Rreth Patër Anton Harapit