Mendime
Fatmir Terziu: ''Pajtushka'' - Vallja e Ballkanit ku përkulen të gjithë
E shtune, 01.12.2007, 12:00 PM
''Pajtushka'' - Vallja e Ballkanit ku përkulen të gjithë
Nga Fatmir Terziu
![]() |
Fatmir Terziu |
Një valle tipike Ballkanase u hodh këto në Londër. Vallja me emrin e Ballkanit, “Pajtushka”! Ajo u kërcye nga breza të ndryshëm rinorë dhe u përgatit nga mjeshtrja Kosovare Sevime Gashi. Vallja u ekzekutua në Festën e Flamurit të komunitetit shqiptar të Londrës dhe u duartrokit prej të gjithëve. “Është vallja që vallëzohet në të gjitha vendet e Gadishullit”, tha drejtuesi i programit në një sallë plot me njërëz të moshave të ndryshme. Ajo vallëzohet në Greqi, Shqipëri, Bullgari, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Turqi, Slloveni, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Vojvodinë, Rumani e në disa pjesë të Hungarisë. Ajo ka një emër, ka një timbër, një ritëm, një lidhje lëvizjesh midis trupit dhe mendjes. Vallja ka një emër që lidhet me historiken, që lidhet me orrigjinën e bukur të valles. Një emër që ndoshta tingëllon ndryshe në gjuhët e Ballkanit, ndoshta është krijuar gjetkë në mes festives, ndoshta është një valle si gjithë të tjerat, ndoshta ka vetëm emrin valle, ndoshta është dashuruar me njërëzit dhe njërëzit natyrshëm janë dashuruar me të. Askush s’do të dijë për këtë retorikë kur dëgjon, sheh dhe madje e vallëzon vallen e Ballkanit, “Pajtushkën”.
![]() |
Lord Byron in Albanian Costume, painted by Thomas Phillips in 1813 |
Vallja hidhet e qetë, është tërheqëse dhe të rrëmben dalëngadalë në mesin e saj. Hyn në valle dhe nuk del dot prej saj. Ajo ka një ‘ilac’ të cuditshëm. Ka mesazhin e fshehur në të. Ka frymëzimin e gjallë Ballkanas, frymëzimin e lashtë. Në gjirin e saj mban të ngrohtë lajtmotivin e bashkimit, respektit dhe bashkëjetesës, ndoshta lajtmotivin më të hershëm njërëzor që buron nga skarpat e rrëpamat malore të Ballkanit Plak. Ky lajtmotiv, ky mesazh dhe ky frymëzim e mbajnë ende gjallë vallen Ballkanase, vallen që këndohet shqip në të gjitha Kombet, nga të gjithë popujt e Ballkanit.
“Pajtushka” është vallëzuar nga Lord Bajroni i Madh në festën e Ali Pashë Tepelenës, nga Mikja shqiptare Edith Durham, nga Koloneli Hubrey, që dy herë iu dha kurora e Mbretërirsë Shqiptare, nga Sir Norman Wisdom në mes të stadiumit Kombëtar të Tiranës, nga Madeleine Olbrajt, nga Klinton e Blair në festive shqiptarësh dhe ndoshta edhe nga politikanë e profesionistë të tjerë, ndoshta vallëzohet kudo e ngado edhe pa grumbullime massive, ndoshta edhe pa ‘duartrokitje’, ndoshta edhe në plane Hollivudiane. “Pajtushka” e hedhur bukur shqiptarce, bashkon Kombet, ajo tingëllon bukur dhe mencur edhe në mes të Londrës, edhe në mes të Ballkanit me probleme të tjera.