Shtesë » Lajme
Buka 1 euro, ushqimi baze eshte futur “ne skemen” e qeverise
E hene, 26.11.2007, 12:02 PM
Realisht çmimi i bukes ka pesuar rritje te ndjeshme gjate ketij viti. Ne nje kohe qe pesha e saj eshte zvogeluar me 400 grame, çmimi i saj u rrit ne 80 leke. Prej disa kohesh bukepjekesit jane ndeshur me rritjen e çmimit te grurit ne tregun me shumice, me rritjen e çmimit te karburantit, me te cilin vene ne pune gjeneratoret gjate oreve pa drita, si dhe me konkurrencen e pandershme te furrxhinjve, te cilet punojne pa licence si dhe me ata qe i gatuajne buket me miell kontrabande, i cili hyn ne vendin tone nga kufijte tokesore.
Nese do te rritet çmimi i energjise, nje buke do te shitet 1 euro. Kete fakt e ka pohuar Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtuesve te Bukes. Sipas kesaj shoqate, nese çmimi i energjise ndryshon, atehere ne menyre kategorike çmimi i bukes do te pesoje rritje. Fillimisht do te operohet me 100 leke buka, e me pas çmimi do te arrije ne 1 euro. Rritja e çmimit te bukes do te ndikoje ne menyre direkte ne xhepin e konsumatorit. Deri tani qytetaret ende nuk jane organizuar per te kundershtuar rritjen e çmimit te bukes. Por nese ky çmim arrin ne 1 euro, atehere pritet te shoqerohet me protesta masive te qytetareve, disa prej te cileve e marrin buken ne liste, edhe sot qe nje buke kushton 80 leke.
Pertej fasades / Aventura e çmimeve, qeveria asnje mase per “t’i kontrolluar”
Si te mos mjaftonin problemet e shumta te perditshme qe kane shqiptaret, tani, tok me to vjen edhe uria. E them kete pasi mungesa e ushqimit baze ne tryezen e çdo shqiptari, apo me mire sigurimi me veshtiresi i tij, perben vertet uri perpos varferise. Çmimet qe duket se jane vene nen “efektin e droges” dhe nuk kane te ndalur, per dite e me teper po bejne pesimiste shqiptaret, te cilet ne 17 vite tranzicion nuk kane reshtur se menduari per ushqimin. Me e frikshme eshte kur mendon se pikerisht ne fund-vit kur me te drejten e Zotit, edhe ne duam te festojme si e gjithe bota ato festa qe gjithandej i gezojne njerezit, mundesia te tkurret kur mendon se nuk e ke takatin t’i kesh ato ushqime qe deshiron ne tryeze. Kjo gje, qe ne fakt kujton perrallen e trishto, por te bukur “Shitesja e vogel e shkrepeseve” te te madhit Andersen, eshte thjesht dhe vetem nje copez realitet i trishte i shqiptareve. Perballe gjithe kesaj situate, qe me te drejte mund te quhet aventure çmimesh, qeveria dhe Ministria e Financave vetem heshtin duke pertypur ne heshtje rezultatet therese, por te verteta te statistikave qe çdo dite vijne nga tregjet ku shqiptaret marrin ushqime edhe me lista. E si te mos mjaftonte e gjitha kjo, per te disatin vit radhazi asnje gjemb nuk u ka hyre ne kembe tregtareve dhe grosisteve, qe me iniciative te lire rrisin çmimet e mallrave te konsumit, ku ka te ngjare qe edhe mund te kene bere nje pakt me shtetin.
Produkti çmimi ne treg çmimi i vjeter
1. Miell 1kg 70 leke 55 leke
2. Buke 1kg 100 leke 70 leke
3. Oriz 1kg 140 leke 80 leke
4. Sheqer 1kg 80 leke 65 leke
5. Vaj 1kg 180 leke 160 leke
6. Makarona 1 pako 80 leke 55 leke
7. Domate 1kg 100 leke 80 leke
8. Patellxhane 1kg 170 leke 150 leke
9. Patate 1kg 50 leke 50 leke
10. Tranguj 1kg 120 leke 100 leke
11. Qepe 1kg 60 leke 60 leke
12. Portokaj 1kg 100 leke 80 leke
13. Molle 1kg 100 leke 89 leke
14. Dardha 1kg 150 leke 130 leke