Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Shqipëria vendi i kontrasteve
E merkure, 07.11.2007, 11:16 PM
(Udhëpërshkrim nëpër Shqipëri)
Nga Ndue Ukaj
Ndue Ukaj |
e saj, shqipja e ëmbël e përthyer me theksin gjerman, me bën të harroj sjelljen e turpshme të policit. Ajo drejton makinën drejtë daljes nga Aeroporti "Nënë Tereza", ndërsa unë kundroj me kënaqësi zhvillimet nëpër Shqipëri. Me motrën Judita bisedonim për shumëçka, për pamundësinë që ky popull të shkëputet lehtë nga mendësia diktatoriale, për përpjekjet që po bën populli, kisha dhe gjitha segmentet shoqërore për të ndryshuar gjendjen tanishme drejtë rrugëtimit europerëndimor.
Shqipëria vërtet është vend i bukur, të cilin do e lakmonin shumë vende perëndimore, sidomos skandinavët. Por, ajo ende përpëlitet në vështirësi të panumërta. Motra Judita me tregon se është e tmerrshme gjendja me rrymë, më ujë, ndërsa rrugës shoh ndërtime të panumërta, me plane e pa planë. Dhe shtroj pyetje vetës e motrës Judita kur do përafrohet Shqipëria përfundimisht me Perëndimin, duke harruar të kaluarën. Ajo me butësinë e saj dhe elegancën e posaçme prej gjermane thotë duhet të ketë lider të fortë, të gatshëm për t'u flijuar. Këtu duhet flijuar-thekson ajo vendosmërisht. Në fakt, një shenjë e flijimit është edhe vetë ajo. Pikërisht në këtë kontekst e kuptoj misionin e saj të flijimit në Shqipëri, për të mëkëmbur një shoqëri të shkatërruar në shpirt nga regjimi i çmendur hoxhian. Por, ja se pikërisht liderët e guximshëm, të gatshëm për sakrificë i mungojnë Shqipërisë. Ajo i ka të gjitha kategoritë tjera, përpos politikanë që vërtet e duan përparimin e Shqipërisë. Rruga për në Shkodër tanimë është e rregulluar dhe nuk zgjati shumë udhëtimi deri në Velipojë. Shkodra e dashur ende qëndron e mbërthyer nga tmerret e kohës, ndërsa mbi të rrinë hijerëndë bjeshkët e larta të cilat sikur kërkojnë pendimin shoqëror, një pendim për të cilin aq shumë ka nevojë shpirti dhe mendësi shqiptare. O Zot, a thua ka ndonjë popull më shumë nevojë për katharsis se ne, mendoj në vete dhe vështroj përmallshëm Kalanë e Rozafatit dhe meditoj për Librin e Barletit dhe disfatën e Shqipërisë kundruall hordhive turke. Së këndejmi emigrimin e mijëra shqiptarëve për Itali, tatëpjetën shqiptare që s'u nda deri sot. Dhe nuk mund të mos kujtoj ne ato momente shumë personalitet të dashura: Barletin, Mjedën, Fishtën, Harapin, Koliqin, Camajn, Pipën, Gurakuqin, Pllumin, e shumë të tjerë që i dhanë shpirt, gjakim për liri e përparim, kombit shqiptar, mendje të ndritura këto vonë konturat e identitetit dhe kulturës shqipe.
Asnjë arsyetim racional s'mund të kuptohet për këtë gjendje të mjerë të kryeqendrës kulturore, shpirti dhe mendësisë shqiptare, Shkodrës kryelarte, aty ku u formësua dhe u krijua pjesa me qenësore e identitetit shqiptar. Në Velipojë më pret ngrohtësisht kushëriri im Don Marjan Ukaj,
misionar i njohur për veprat e tij gjigante në Shqipëri. Tash e pesëmbëdhjetë vite i shërben Kishës e popullit shqiptar. Sipas motrës Judita dhe shumë të tjerëve ai është shembulli më i mirë i prijësit të
guximshëm, flijmtar për të mirat e përbashkëta, i pakompromis në luftë ndaj dukurive të këqija. Ai me sakrificë vetëmohuese, në Velipojë dhe me gjerë në Shqipëri ka pruar modelin më të shkëlqyer të Perëndimit, tamam sikur të kishte shkëputur një pjesë të Europës dhe ta kishte vendosur në atë vend të lënë pas dore, në atë djerrinë që sot është hapur dhe ka filluar të lulëzon. Ketë e kanë thënë e dëshmuar figura të mëdha shqiptare e ndërkombëtare e këtë e thotë më së miri puna e veçantë, e pakrahasuar që ka bërë dhe bën ai. Me entuziazmin e tij, me përkushtimin dhe gatishmërinë për t'u flijuar Don Marjani ka ndërruar fizionominë e atij vendi të bukur bregdetar. Me flet për shumë
projekte, por me flet me dhimbje edhe për vështirësitë me të cilat ballafaqohet kisha e shkatërruar shqiptare, e në këtë linjë hyn edhe tendencat e qëllimshme sabotuese që vijnë nga segmente që nuk duan sforcimin e klerit vendës. Dhe në njëfarë mënyrë këto segmente tentojnë të mbajnë nën kthetrat e saja kishën shqiptare. E kështu të zvarrisin rigjenerimin shpirtëror, për të cilin ka aq shumë nevojë. Por, ai është i bindur se Zoti i ka planet e tija me popullin shqiptar dhe vazhdon palodhshëm punët, duke besuar në ditë më të mira, për Velipojën, për Shkodrën, për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Me 29 tetori në Tiranë bëhet përurimi i një projekti të rëndësishëm i tri kishave shqiptare, asaj katolike, ortodokse e protestante: përkthimi i Dhiatës së re unike, për tri kisha. Ky projekt, të cilin e kishin drejtuar tre intelektual të brezit të ri: Don Marjan Paloka,
Joan Lena dhe Zefjan Nikolla, nën drejtimin e Shoqërisë Biblike Ndërkonfeksionale të Shqipërisë më bën te kuptoj se në Shqipëri vërtet është formësuar një brez i shkëlqyer, të cilin do e lakmonte çdo komb i qytetëruar. Ata kishin bërë një punë gjigante, e cila u reflektua edhe në përurim. Nën qiellin shqiptar kanë lindur shkëndija të përparimit, mendoj me vete dhe ndahem i entuziazmuar nga ai eveniment. Takoj disa miq të mijë në Tiranë dhe pas disa orësh vazhdoj rrugën për aeroport. Nuk desha të kujtoj sjelljet e policit. Dhe vërtet, kësaj here pata një trajtim të shkëlqyer. Shqipëria vendi i kontrasteve të thella po mëkëmbet drejtë afrimit me botën e qytetëruar, por në këtë linjë lypset që policët e paedukuar të trajnohen për rendin e ri demokratik, politikanët të mësohen të duan më shumë Shqipërinë demokratike, ndërsa gjeneratës së ri t'i besohet më shumë për të
ardhmen e vendit, sepse vetëm ata mund ta shpijnë këtë vend të bukur drejtë perspektivave të reja.
Komentoni