Kerko: a
Agim Gashi: Dikushet - Kerkushet
E hene, 22.10.2007, 07:37 PM
Shkruan: Agim Gashi
Shqipërinë shpëtoje, Zot, nga shqiptarët“ (Faik Konica)
![]() |
Agim Gashi |
Oh Zot, po si erdhën kohra të tilla që bariu të bëhet gjeneral e hajdutët patriota?!
„Shqipërinë shpëtoje,Zot, nga shqiptarët“ thoshte Faik Konica para gati njëqind vite. Kjo thënje e këtij vizionari është aq aktuale në ditët e sotme sa kurrë më parë. Kjo donë me thënë se ne shqiptarë kemi ngelur dhe jetojmë akoma në kohën e Faik Konicës. A mund ta shofin këtë patriotët me bateria të harxhuara ? Sa bukur e shfrytzojnë dikushët-kërkushët rastin dhe momentin për tu ngritur me merita të huaja! Të më besohet se unë nuk jam për konfrontizëm as në radhët shqiptare e aq më pak në partinë time LDK-në, së cilës i takoj qe gjashtëmbdhjet vite. Por në mendje më sillet një pyetje e madhe : pse na ndodhë kjo neve kur akoma kemi shumë për të bërë? Më besoni se nuk mund ti duroj akrobatët e partisë, që shfrytëzojnë rastin për të iu futë „aksionit për pastrim“ kur dihet se akoma jemi në një kaos kombëtar, dhe kur dihet se amaneti i Presidentit Rugova për Pavarësi e Sovranitet të plotë të Kosovës akoma nuk është realizuar. Dhashtë Zoti që të realizohet sa më parë sepse ky popull është lodhur edhe nga pritja, por edhe nga servimi e çdoditshëm i lajmeve senzacionale të akrobatëve politik.
Akrobatët e tillë politik ngrehin dollinë e tyre për hiç punë sepse suksese nuk ka. Vetëlavdërimi ka arritur majët e zenitit duke harruar se akoma ka përndjekje, hasmëri, vëllavrasje, përdhunime....Hafillëqet dhe punët tinzare me njëqind e njëmijë dollovere për poste e karrige ka kapluar në të gjitha anët e Kosovës. Imitatorët e verbër e mediokër, pseudopatriotët e pseudoluftëtarët, bashibuzukët e kontrabandistët sot shesin mend kudo e me këdo për të arritur majën e pushtetit duke harruar çdo gjë kombëtare e çka është më e rëndësishmja ata e harrojnë shtetësinë e Kosovës dhe shtetin më të ri të Evropës, për të cilin shtet u flijuam me shekuj e dekada. Shmangshmëria nga shtetësia dhe amaneti i Dëshmorëve, Heronjëve të Demokracisë dhe Presidentit Rugova është krim.
Ky popull është lodhë nga dikushët-kërkushë që ngrehin gishtin e krimit në emër të patriotizmit, që shkelin mbi varret e dëshmorëve gjithënjë në emër të patriotizmit dhe që manipulojnë me votën e sovranit në emër të patriotizmit. Përdhosja e lirisë është tradhëti. Liria duhet të jetë e lehtë, e bardhë si veli i nusërisë, e pastër si loti…ajo po rëndohet nga njerëzit e lloj-lloj bashibuzuku e krimineli që mundohen ta bindin këtë popull se me ta do ta ketë më mirë. Formohet bindja se këta dikushët-kërkushët janë shpëtimi i atdheut, se populli pa ta do ta ketë fatin e kthimit nën sundimin serb e dokrra tjera. Shkurt e shqip këta dikushët-kërkushët ia friksojnë ardhmërinë këtij populli që diti ta bjerë punën buzë pavarësisë. E si zakonisht këta mundohen ta ulin meritën e Arkitetktit të Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugovës duke u munduar të gjejnë edhe „qime në vezë“, duke shpifur çdo gjë që ishte progresive,duke lëkundur gurët e themelit të Pavarësisë. Natyrisht se njerzit e ndershëm i kapë tmerri dhe turpi se nuk mund të ndryshojnë gjë. Harrohet se duke u bërë shteti më i ri i Evropës dhe Botës nuk shkëputemi nga e keqja. Na mungon dinjiteti njerëzor mu siç na mungon akoma ligji dhe shtetësia. Dikushët-kërkushët harruan se çka na ndodhte vetëm pak vite më parë kur fara e kuqe komuniste gëlltiste çdo gjë që ishte shqiptare. Tani dëshirohet të kthehet komunizmi duke harruar se toka e Kosovës atë farë nuk e rritë sepse kjo tokë është mjaft e kuqe me ngjyrën e gjakut që marrë në përgjithësi, më shumë u vramë ndërveti se sa na vrau hasmi.
Dhe dikushët-kërkushët krenohen dhe e zënë burrëri të vrasin shqiptarë, të vrasin çlirimtarë, të përdhunojnë traditën në emër të patriotizmit.
Dikush do të pyet: po ku janë këta dikushët-kërkushët? Ç´kërkojnë këta? Pse lejohen të veprojnë këta? Këso pyetje e pyetje si kto, renditen çdo ditë në bisedat tona me familjarë, shokë e miq. Dhe dikush do të përgjigjet: dikushët-kërkushët janë ndër ne dhe në ne. Dhe pse janë ndër ne e në ne, nuk është rastësi por është kurdisje. Ata veprojnë në të gjitha partitë. Kanë një ideologji dhe një oreks. Ata gjithnjë janë në frontin e betejës, të asaj beteje që do të na verboj. Kjo betejë ndërshqiptare nuk dihet ku e ka fundin. Ndoshta kur do ta hamë njëri tjetrin!
Gusht 2006
Gjermani
Komentoni
Artikuj te tjere
Dorian Koçi: Shenjtërimi i lumnueshëm i Nënë Terezës
Mërgim Korça: Kumt nga përtej varrit i Patër Gjergj Fishtës
Kastriot Frasheri: 24 orë nga jeta në Crazy Republic of Albania
Mërgim Korça: Heronj apo kriminelë? Mos të nxitojmë: T’i gjykojmë!
Vërejtje e vonuar dhe përgjegjësi e (pa)pranuar e UNMIK
Jeton Kelmendi: Kosova, kusur xhepi i tjerëve
Mërgim Korça: Kur do të shkruhet historia si dhe njerëzit e përfshirë në të pa zbukurime dhe as pa shëmtime?
Engjëll Koliqi: Në shkollën e Stubllës kanë filluar ndryshimet
Camet: Perdoremi nga qeveria per pazare politike
Ashtu si gjatë luftës, Shtetet e Bashkuara dhe Europa duhet ta mbështesin Kosovën kundër Rusisë dhe Serbisë
Mërgim Korça: Kryengritja e Malësisë së Madhe
Llemadeo: Ndarja e kombit
Mërgim Korça: Konsiderata rreth gjuhës së njësuar
Ndue Ukaj: A i kontribuon procesit të statusit të Kosovës debati për shamitë islame?
Shqipëria, sërish më e korruptuara në gjithë Ballkanin
Manirat për t’u dukur interesant!
Mërgim Korça: Patër Gjergj Fishta akoma i trajtuar si “gogol” Sa keq!
Cila data e çlirimit të Shqipërisë: 28 apo 29 Nëntori?
Vetëm pavarësi
Nuri Dragoj: Ju ftoj në debatin: Gjuha shqipe, një nga gjuhët më të vjetra në Evropë