Editorial
Xhafer Leci: Urrejtja patologjike e Sheradin Berishës për Dr. Ibrahim Rugovën
E hene, 16.11.2009, 09:00 PM

URREJTJA PATOLOGJIKE E SHERADIN
BERISHËS PËR DR. IBRAHIM RUGOVËN
Nga Xhafer Leci
Gjithçka që ka shkruar dhe që shkruan Sh. Berisha për Dr. Ibrahim Rugovën është
e thënë në kontekstin më negativ të fjalës, duke u përpjekë që këtë figurë të
madhe kombëtare ta nxjerr si të pa vlerë!? Por, e ka kot, sepse, siç duket Sh.
B. vuan keq nga psikomania ndaj figurës emblematike të Ibrahim Rugovës, ose ka
edhe shumë psikofobi ndaj presidentit historik të Kosovës, gjegjësisht
ndaj kryetarit karizmatik të LDK-së. Qëndrimet e tij abuzive janë vërejtur
qartë që disa vite rresht në disa publikime-kopjime të tij të deritanishme
kushtuar Dr. Rugovës. Që, Sh. Berisha është ?historian? i cili merret me politikë këtë e kemi mësuar vetëm kohëve të
fundit!!
Madje, në shkrimet-kopjimet e tij herë na paraqitet në rolin e
zbuluesit të SHIK-ut, duke hapur dosjet e "udbashëve" dhe
intelektualëve shqiptarë, herë si ?historian? e herë si ?hulumtues?, duke gjurmuar vetëm anët negative në biografinë e dr. I.
Rugovës.
Megjithatë, po i kthehemi temës se pse po merremi me Sheradinin në
këtë shkrim-reagim. Jo, se ia vlen me polemizuar me të, por më shumë për
me konstatuar se shkrimet e tij dhe të disa të tjerëve për Dr. Rugovën dhe
LDK-në, të botuara kohë pas kohe në disa webfaqe, sidomos ato tek webfaqja
personale e tij (www.pashtriku.org), janë kryekëput trilluese,
përplot me gënjeshtra dhe insinuata shpifëse, për të cilat në çdo shtet ligjor
autori i tyre do të dënohej me burg ose me gjoba të mëdha në të holla.
Dhe, habitemi se si udhëheqësit LDK-së dhe të LDD-së si dhe të
apostrofuarit në shkrimet-kopjimet e tij të porositura kundër dr. Ibrahim
Rugovës nuk ngritin aktakuzë ndaj Sheradinit, duke e denoncuar në gjykatat
përkatëse për shpifjet që ai u bënë figurave nacionale dhe intelektuale të
Kosovës në krye me Dr. I. Rugovën...!?
Si t?iu besosh p.sh. ?fakteve? të tij për formimin e Degës së LDK-së në Gjermani të cilat
fund e krye janë trilluese. Për shembull, asnjë datë e cekur prej këtij ?hulumtuesi? nuk qëndron, por edhe asnjë e vërtetë tjetër rreth
historisë politike të subjektit më të madh partiak të Kosovës nuk është ashtu
siç thotë të cilat ky ia ofron lexuesve të pakët të webfaqes së tij private?!
LDK-ja, Dega në Gjermani, është formuar në Stuttgart-Esslingen
më 5 maj 1990, ku unë, Xhafer Leci, kam qenë pjesëmarrës, dhe as atëherë e as
në janar të 1990-tës në Këshillin nismëtar nuk ka qenë Prof.dr. Ali Aliu , siç
shpif Sheradini, por kjo ka qenë vetë iniciativë e patriotëve në Gjermani,
Zvicër dhe Slloveni, ku në këshillin nismëtar ka marrë pjesë kolonel Naim
Maloku, veprimtar nga Sllovenia, tani deputet në Parlamentin e Kosovës".
Fondi humanitar është udhëhequr nga z. Marjan Tunaj dhe ka qenë i vetmi fond që
ka qenë transparent në mërgatë dhe i regjistruar pranë institucioneve
shtetërore gjermane. Dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar me ndihma
financiare i është lëshuar vërtetimi përkatës. Ndërsa, Fondi i Aachen-it ka
ndihmuar arsimin, shëndetësinë si dhe ka zbutur në masë edhe varfërinë e
mijëra punëtorëve shqiptarë në Kosovë të cilët pushtuesi serb i largoi nga
puna.
Dega e LDK-së në Gjermani ka qenë bartëse kryesore për formimin e Fondit të 3%-shit. Ka pasur mosmarrëveshje dhe përplasje mes kryeministrit në ekzil z. Bujar Bukoshi dhe strukturave të LDK-së, por jo në masën siç pretendon ?historiani? zbulues Sh. B. nga Ludwigsburgu.
Me gjithë të drejtën e shprehjes së mendimit të lirë, duhet shtruar pyetjen publikisht; se në emër të kujt Sh. B. i jep të drejtë vetes që kur shkruan për dr. I. Rugovën dhe LDK-në ta dezinformojë opinionin rreth punës dhe angazhimeve politike dhe kombëtare të dr. Rugovës, duke i shtrembëruar faktet e historisë më të re të Kosovës dhe popullit shqiptar, pra duke pohuar gjëra krejtësisht të pavërteta, para së gjithash, kokë me vete dhe i pa autorizuar nga askush!? (Le të mbetet rezervë mundësia e porosisë partiake, PDK-së, meqë edhe vëllaun e ka funksionarë të kësaj partie në Prizren), ngase vetëm mercenarizmi mund ta bëjë të bardhën të zezë, ashtu siç përpiqet ta bëjë Sheradini në këto "hulumtimet" e tij psikofobike kundër dr. Ibrahim Rugovës.
Për këtë, kërkojmë nga strukturat udhëheqëse të LDK-së si dhe ish udhëheqësit e
saj që ta ngritin zërin kundër gënjeshtrave që po lanson që disa vite rresht
Sh. Berisha, me qëllim për ta mbrojtur të vërtetën e kohës dhe ngjarjeve, sepse
ata që dje e digjnin flamurin e dr. Rugovës nëpër rrugët e Kosovës, ngase
bartte të gjitha tiparet kombëtare, janë pikërisht ata të cilët Ditën dhe
festën e Flamurit kombëtar e hoqën nga kalendari i festave shtetërore të
Kosovës.
Sh. Berisha djallëzisht dhe paturpësisht sulmon figurat e
dëshmuara të kombit, në veçanti dr. I. Rugovën, i cili tri herë radhazi ishte i
zgjedhuri i popullit të Kosovës. Në qendër të denigrimit nga ana e këtij
shpifësi ordinerë janë edhe figurat e njohura të shkencës, kulturës dhe të
politikës si akademikët Fehmi Agani, Mark Krasniqi, etj.
Rezistenca paqësore e presidentit Rugova me formimin e
institucioneve paralele, kuptohet se nuk kishte pushtet ekzekutiv, por
kishte pushtet absolut moral në Kosovën e viteve 1990/99, si vullnet i shprehur
unanimisht nga populli i Kosovës. Vetë presidenti Rugova dhe LDK-ja kanë thënë
disa herë: ?se derisa të
shteren të gjitha mjetet paqësore do provojmë të arrijmë pavarësinë pa luftë,
por nuk i përjashtojmë mundësitë tjera...?, që nënkuptonte qartë luftën.
Kjo politikë dhe mençuri u zbatua në harmoni të plotë me
vullnetin e shumicës së popullit tonë si dhe të shumë vendeve mike të botës
perëndimore.
Një kapitull të tërë Sh. Berisha ia kushton burgosjes
dhe gjyqit të Mr. Ukshin Hoti. Qëllimi është i qartë, të denigrohet me çdo
kusht figura madhore e dr. Rugovës. Citojmë atë çka thotë Sheradini:
"Dr.Ibrahim Rugova, meqë ishte kryetar i shumëfishtë i "organeve
përgjegjëse të Republikës të Kosovës" pa ngurrim dhe zëshëm them, se ai
është përgjegjësi kryesor politik i "alternativës shqiptare", për
burgosjen e tretë të Ukshin Hotit." Si argument sjell librin e Nafi
Çegranit, ku autori përmend emrat e disa intelektualëve shqiptarë si
"shërbëtorë të regjimit jugosllav", por jo edhe emrin e dr. Ibrahim
Rugovës.
Sheradin enveristi, duke fajësuar alternativën kosovare të kryesuar nga dr. Rugova,
shfajëson pushtuesin serb. E vërteta është se Mr. Ukshin Hotit Serbia nuk ia
fali atë përkrahjen e hapur që ai u bëri demonstratave të vitit 1981,
ashtu siç u hakmor edhe ndaj avokatit Bajram Kelmendi me djem për aktakuzën e
përgatitur kundër Millosheviçit dhe regjimit të tij kriminal të cilën ia
kishte dërguar Tribunalit të Hagës.
Rrjedhimisht, dr. I. Rugova nuk ka asnjë lidhje me arrestimin
e Ukshin Hotit. Megjithatë, pa dashur ta mbroj presidentin historik të Kosovës,
dua të shpreh mendimin tim për ta denoncuar këtë lloj përpjekjeje për
denigrimin e figurës të tij.
Bota shqiptare nuk i kishte besuar trikut të
Millosheviçit, atëherë kur ai e montoi atë pamjen televizive për ta
diskretituar para popullit të tij figurën historike të Ibrahim Rugovës. Edhe
ata rugovistë që gjendeshin në pranverën e vitit 1999 para sulmeve të
majtistëve shqiptarë bashkë me Ibrahim Rugovën deklaronin nga kampet e
refugjatëve: ?Ani, ai e di se
çfarë bën? dhe mesazhi i
shqiptarëve ishte i qartë: ?Ne kemi besim të plotë në Rugovën, pavarësisht çfarë thonë dhe
shpifin komunistët?. ?Ne e duam atë, edhe nëse ai ka bërë ndonjë gabim?. Pra, populli e pranonte politikën e tij në tërësi sepse e
dinte se Rugova ishte i pa luhatshëm në politikën e tij paqësore dhe kombëtare.
Ndërsa shpifjet e llojit të Sheradinit dhe sheradinëve tjerë
kundër dr. Rugovës, më shumë se çdo kënd tjetër i demaskojnë dhe
denigrojnë vetë akuzuesit. Dhe kjo në publicistikë quhet vetëvrasje me dorën
tënde.
Mirëpo të bën përshtypje fakti: pse ndodh pikërisht tani, në
këtë periudhë të sulmohet nga një grusht njerëzish njeriu më i madh i të gjitha
kohërave shqiptare? Për mendimin tim, sa më shumë ngushtohet rrethi i njerëzve
të cilët e sulmojnë me metoda staliniste figurën dhe veprën e madhe të Ibrahim
Rugovës, aq më e qartë bëhet se ky rreth shqiptarësh kanë ngrënë dikur një
çorbë të prishur dhe tash vazhdojnë ta vjellin atë. Është në stilin serb të
linçimit, denigrimi që i bëhet Ibrahim Rugovës. Ndërsa vetë serbët gërmojnë
shtatë pash nën tokë për t?i sajuar heronjtë e vet dhe për t?i përdorë në shërbim të orekseve pushtuese. Mjerisht, ne
shqiptarët kur e bëjmë punën e serbëve marrim dhe i denigrojmë vetë figurat më
madhore të kombit që na i ka dhuruar Zoti. Ky grusht njerëzish nuk kursejnë as
Ibrahim Rugovën edhe pse për të (I. Rugovën) bota demokratike ka shkruar me
dhjetëra libra duke e ngritur në piedestalin e personaliteteve më të shquara
botërore.
Ndoshta kalemxhinjtë anti-Rugovë mendojnë se përnjëmend do të
kenë sukses në denigrimin e figurës së tij. Harrojnë se shpifjet vetëm se
arkivohen diku dhe i zë pluhuri, ndërsa brezat që do të vijnë do të ndjehen të
turpëruar për këto lloj paçavuresh, që etërit e tyre shkruajnë sot kundër
liderit historik të shqiptarëve dr. Ibrahim Rugovës.
Në traditën shqiptare një fjalë e urtë thotë: ?armikun vraje, por për inat mos e shaj?. Nëse Ibrahim Rugova me filozofinë e tij politike i ka
eklipsuar idetë politike të mbrapshta të kalemxhinjve të sotëm, ky nuk është
faji i mençurisë të tij, por është faji i injorancës së këtyre kalemxhinjve.
Nëse disa njerëz, të ashtuquajtur shqiptarë, vazhdojnë ta konsiderojnë Rugovën ?armik?, ata nuk
munden që ta vrasin atë me shpifje dhe trillime. Ibrahim Rugova ka qenë dhe
mbetet idoli i gjithë shqiptarëve. Sa më shumë kohë që do të kalojë, aq më
shumë do të rritet fuqia e filozofisë së tij politike, mahnitëse për kombin dhe
botën.
Më 1992 dr. Rugova, në kthim nga një vizitë e bërë në Amerikë,
ndaloi në Zvicër për të takuar bashkatdhetarët. Në një hotel në Lugano,
biznesmeni Hajdin Sejdija shtroi një darkë për nder të mysafirit shumë të
respektuar, dr. Ibrahim Rugovës. Këngëtari i njohur tiranas Luan Zhegu,
(dikur kandidat për deputet i Partisë Socialiste, por që nuk fitoi) i këndonte
Enver Hoxhës. Dr. Rugova, duke e konsideruar si nonsens ekstrem këngët për
diktatorin E. Hoxha, madje në Zvicrën demokratike u kishte thënë enveristëve,
se për mua këndoni sa të doni, por Enver Hoxha ka vdekur. (Është fjala jo vetëm
për vdekje fizike, por për vdekje ideologjike.) Luani menjëherë kishte ndërprerë
këngën për Hoxhën, duke vazhduar me këngë të tjera. Sipas Sheradinit, i
pranishëm ishte edhe Xhavit Haliti, i cili i thotë Rugovës: "Duam të fusim
armë e të formojmë ushtri në Kosovë." Dr. Rugova përgjigjet: "Unë s
mund t ju pengoj, por mos i thoni kujt se jeni marrë vesh me mua."
Dhe, duke u nisur nga këto dy fjali, qofshin edhe të gjata, Sheradini vazhdon
me një lum fjalësh dhe akuzash bajate.
Mendoj se përgjigja e dhënë nga dr. Rugova ka qenë shumë
korrekte. I mençuri Rugovë e dinte mirë se aty kishte njerëz në shërbim të
Sigurimit famkeq të UDB-ës shqiptare. Ai e dinte gjithashtu se Sigurimi
Shqiptar, duke qenë partner besnik i UDB-s jugosllave për gjysmë shekulli me
radhë kishte denoncuar të gjitha grupet dhe organizatat ilegale liridashëse të
Kosovës. Ndërkohë, në Shqipëri kishte dënuar me burg të rëndë,
pothuajse, të gjithë ish të burgosurit politikë të Kosovës, të cilët pas
vuajtjeve të shumta kërkuan shpëtim në shtetin amë, duke filluar nga profesor
Selman Riza, akademik Shaban Basha, Qazim Bllaca, Aziz Zhilivoda, Hoxhë
Marevci, Hoxhë Visoka, Zeqir Rashica, Murteza Bajraktari, Qerim Jakupi, Esat
Myftari, Idriz Zeqiraj, Gani Demiri, Ymer Llugaliu, Hysen Bukoshi, Shefqet
Kelmendi, Istref Kelmendi, Selim Kelmendi, (i vrarë në burgun e Burrelit),
Ibish Kelmendi, Bardhyl Kelmendi, Namik Luci, Nazmi Berisha, Sytki Hoxha,
Shefqet Kaçaniku, Jahir Haliti, Jetullah Gashi, Ramë Sejda-Berisha, Remzi
Selimi-Bushi, Avdullah Zagora, Fazli Deliu, Ismet Boletini, Istref Hoti, Mehmet
Zeneli-Thaçi dhe shumë të tjerë.
Dr. Rugova i dinte gjithashtu intrigat përçarëse të
Sigurimit Shqiptar brenda Lëvizjes të Kosovës në mërgatë, nëpërmjet
ambasadave. Ambasadorët shqiptarë morën përsipër gjoja "pajtimin" e
grupeve të përçara. Por, ata thelluan përçarjen,duke u thënë veç e veç, në Vjen
e Stamboll, "mos lëshoni pe, se ju keni të drejtë!" Këto poshtërsira
të lakejve të Enver Hoxhës i ka denoncuar besnikërisht ish i burgosuri politik
Sabri Novosella, njëri nga negociatorët e grupeve. Mosbesimin total që dr. Rugova
kishte karshi komunistëve të Shqipërisë dhe të qeverisë të tyre komuniste
e ka shprehur hapur edhe në takimin me presidentin Klinton. Veç tjerash, ai i
kërkoi Shtëpisë së Bardhë rikthimin e profesor Sali Berishës në pushtet, sepse
është në të mirën e Shqipërisë dhe të Kosovës.
Të vonuar duken Xhavit Haliti e Sheradin Berisha me shokë
lidhur me përgatitjen për luftë. Dr. Rugova shumë më herët punonte për këtë.
Tashmë kishte siguruar pikat për ushtrimet ushtarake të djemve të Kosovës.
Ishin ndarë edhe detyrat për zonat gjithëpërfshirëse të Kosovës. Në qendër të
organizimit ishte vënë juristi i diplomuar Sali Çekaj, i cili mbulonte edhe
zonën e Dukagjinit. Ai kishte kontaktuar edhe me Adem Jasharin dhe Zahir
Pajazitin që përfaqësonin Drenicën dhe Rrafshin e Kosovës me Gollakun.
Kur disa kokëkrisur kërkonin fillimin e luftës më 1992 dr.
Rugova i kuptojë hilet e sllavëve. Ai nuk pranoi kërkesat e Kroacisë për hapjen
e Frontit të Jugut, siç i thonin atëherë, duke i ditur se cilat do të ishin
pasojat e kësaj nisme fatale për Kosovën. Por, ua hodhi topin e lojës nga
Prishtina në Lubjanë, Zagreb dhe Sarajevë, sepse atyre u takonte fillimi i
luftës me Serbinë, meqë i kishin të organizuara ushtritë republikane, gjë që
Kosovës i mungonte. Rrjedhimisht, dr. Rugova e shpëtoi Kosovën nga një asgjësim
total, për të cilin ishin marrë vesh sllavët e Jugut.
Shokët e Sheradinit i shpallin heronj edhe persekutorin edhe
viktimën tij, pra edhe Fadil Hoxhën edhe Shaban Polluzhën, të cilët kanë
luftuar me njëri - tjetrin. I pari, përkrah regjimit jugosllav, i dyti kundër
Jugosllavisë. Të një mendjeje janë edhe enveristët e sotëm të Kosovës, Rexhep
Qosja dhe Hashim Thaçi.
Enveri i vogël, Hashim Thaçi angazhoi
Rugova është kritikuar ashpër pse kinse po e krahason
Shqipërinë me Serbinë, kur ai thoshte se ne jemi të hapur ndaj të gjithë
fqinjëve, si ndaj Shqipërisë, si ndaj Serbisë etj. Edhe ata që dikur për të
gjallë të dr. Rugovës kërkonin kokën e tij, tani po e kopjojnë atë, duke
përsëritur pothuajse të gjitha ato që Rugova kishte thënë shumë vite më parë.
Kush tjetër para Ibrahim Rugovës kërkoi bisedime me ndërmjetësimin e palës të
tretë? Kush tjetër kërkoi protektorat civil dhe ushtarak ndërkombëtar për një
periudhë kalimtare për Kosovën? Kush tjetër foli para dr. Rugovës për ndërtimin
e autostradës Durrës ?Kukës- Merdare
dhe marrjen në shfrytëzim të Portit të Shëngjinit nga Kosova? Për të
gjitha këto parashikime profetike, tëra në vitet 90-ta nga dr. Rugova, u bënë
realitet në vitet e para të shekullit 21. Populli i Kosovës dhe mbarë kombi
shqiptar i gëzuan parashikimet e tij gjeniale dhe mori pagëzimin meritor lider
shpirtëror i shqiptarëve. Kur Rugova shpaloste parashikimet e tij para
shqiptarëve, Rexhep Qosja me komunistët e tij tallej dhe i quante "ëndrra
me sy hapur të kryetarit të LDK-së!"
Dr. Rugova kritikohej pse nuk pranoi një qeveri që Rexhep
Qosja me kompani e kishin bërë sipas planit të socialistëve të
Shqipërisë. Në atë biçim qeverie kishin ndarë dy poste për LDK-në, dr. Ibrahim
Rugova - president dhe një ministër të arsimit! Të gjitha ministritë tjera i
kishin marrë vetë! Kjo ishte qesharake dhe askush nuk mund ta pranonte pa i
matë forcat realisht. Zgjedhjet e pas luftës dëshmuan qartë falsitetin e asaj
qeverie të kompozuar në zyrat e Tiranës komuniste. Në nivel të Kosovës R. Qosja
fitoi 3600 vota, pra më pak se sa një ashkali dhe nuk arriti të bëhet as
delegat i Kuvendit të Kosovës!!!
Akuzohej Rugova se, kinse ai kërkonte vëzhgues të huaj për
hulumtimin e forcave të armatosura të Kosovës...! Si për rastin e plagosjes së
rektorit serb Papoviq, që të gjithë e dimë se Rugova në pyetjen e gazetarëve
vendas dhe të huaj ka thënë: ?neve nuk e dimë kush qëndron prapa këtij sulmi?.
E vërteta është krejt tjetër. Ata që i ftojë I. Rugova
si vëzhgues në krye me gjeneralin në pension z. William Voker e shpëtuan
Kosovën nga një asgjësim kolektiv gjenocidi të përgatitur nga Beogradi kundër
popullatës të pa mbrojtur shqiptare të Kosovës. Rolin që luajti William Voker
së bashku me mbi 2000 vëzhgues tashmë këtë e dinë të gjithë shqiptarët dhe
bota mbarë.
Kush e sabotoi luftën? Kjo pyetje vazhdon të përsëritet qysh prej dhjetë
vjetësh, edhe pse pyetja ka marrë përgjigje të saktë me kohë. Luftën e
Kosovës e sabotoi e majta komuniste e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me
Sigurimin komunist të Shqipërisë. Kërkesës për bashkëpunim dhe koordinim të
aksioneve luftarake të Presidentit Rugova disa majtistë përçarës iu përgjigjen
me rrahjen e deputetëve në Drenicë. Dhe, po të mos ishte intervenimi i shpejt i
familjarëve të njërit nga deputetet e marrë peng që kërkuan llogari sipas
Kanunit, komunistët fanatikë do t`i pushkatonin të gjithë, ashtu siç kanë bërë
me shumë veprimtarë të tjerë për të cilët hapnin lajme të rreme sikur ishin
bashkëpunëtorë të pushtuesit, ose mund të jetë vrarë nga pushtuesit.
Sabotimi i luftës vazhdoi me ndërhyrjet qëllim këqija për shkarkimin e kuadrit
ushtarak profesional, duke emëruar njerëz të papërvojë ushtarake. Bash për këtë
komandantët e zgjedhur nuk arritën ta mposhtin në beteja pushtuesin, por me
aksionet që i bënin më së shumti e pësonte popullata civile. Nga qindra veta të
vrarë në komunën e Rahovecit, Drenasit etj. ishin civilë të pa armatosur, pra
të pa mbrojtur! Mungesën e rezultateve në luftë , duhet shikuar nisur nga
"mësimet" komuniste të Ibrahim Kelmendit të dhëna para gati tri
dekadave, se për t`ia rritë namin luftës tonë, organizatës tonë, duhet të
vriten qoftë edhe shokët tanë, pavarësisht se edhe ata po luftojnë kundër
pushtuesve serbë! "Mësimet" dhe metodat se si duhet të faktorizohet një
luftë, një aktivitet i pabërë i Ibrahim Kelmendit, i denoncon bindshëm
bashkëpunëtori i tij i dikurshëm, Fahridin Tafallari, në qershorin e këtij viti
(2009) në faqet e Internetit, me titull: "Ibrahim Kelmendi ka ndikim në
vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka", kur thotë: ?Pas vrasjes së
(Faridin Tafallari)
Për të qenë edhe më i plotë sabotimi i luftës, veglat e UDB-së
shqiptare dhe asaj jugosllave, në koordinim të Tiranës zyrtare ekzekutuan në
mes të Tiranës ministrin e mbrojtjes të Republikës të Kosovës, kolonel Ahmet
Krasniqin. Pastaj do të vriten edhe oficerë, policë dhe ushtar të
përzgjedhur të forcave të armatosura të Republikës së Kosovës të organizuara në
luftën për çlirim të Kosovës nga Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova.
Kush dhe pse bëri dy atentate kundër Ibrahim Rugovës, sepse ai
ishte pengesa e pakalueshme për Serbinë dhe veglat e saj në Kosovë, me
ideologjinë e përbashkët sllavo-komuniste. Vrasja e tij do të ishte humbja e
Kosovës dhe këtë e donin disa nga krerët enveristo-kumunistë të Tiranës.
Pse majtistët e Kosovës e dogjën flamurin dardan të ideuar nga
dr. Rugova me simbole të Dardanisë antike? Këta "trima" rrugësh e
kafenesh të cilët dogjën flamurin dardan, pse nuk e dogjën këtë që projektuan
të huajt me sugjerimin e Serbisë pa asnjë shenjë të identitetit kombëtar?! Janë
po këta sejmen që e pranuan pa asnjë vërejtje!
Stërvitja ushtarake e djemve të Kosovës në Shqipëri ishte
projekt i Presidentit Ibrahim Rugova me shokë. Rrjedhimisht, Adem Jashari
ka qenë ushtar i Ibrahim Rugovës. Me rastin e masakrës në Prekaz ai shpalli
katër ditë zije kombëtare dhe kjo u respektua në të gjithë Kosovën. Shqiptarët
nderuan me dinjitet këtë dhimbje të madhe dhe nuk i hapën dyqanet dhe bizneset
tjera, nuk punuan gjatë atyre katër ditë të zisë kombëtare. Më vonë dr. Rugova
me dekret të veçantë e shpalli Adem Jasharin "Hero të Kosovës".
Akuzohej Rugova se nuk i vizitoi Jasharët. Por, e heshtin atë çfarë kishin
thënë ata që spekulonin në emër të familjes Jashari, madje pa qenë fare të
autorizuar. Veç kësaj mungonte siguria. Komunistët e donin me çdo kusht
pushtetin, ndaj edhe e gjuajtën në shtëpi dhe rrugë, bile në mes të Prishtinës.
Atëherë, si mund të udhëtonte fushave dhe arave të Drenicës, kur i
përgatiteshin prita dhe pusi?Të gjitha spekulimet tjera në relacionin dr.
Rugova dhe Jasharajt janë manipulime dhe shpifje të radhës të
komunistëve-enveristë.
Ata që e akuzojnë Rugovën për mbajtën e zgjedhjeve në vitin
1998, çirreshin se Presidentit i ka mbaruar mandati, Parlamentit gjithashtu,
prandaj nuk i njohnin as njërin dhe as tjetrin. Vërtet, lufta ishte në prag,
koha për zgjedhje nuk ishte e favorshme. Por, lufta kërkonte mobilizim dhe
organizim në përshtatje me kushtet dhe mundësitë që kishte Kosova. Dr. Rugova
ishte njeri i matur, i mençur, njihte mirë edhe raportin e forcave,
prandaj donte që shqiptarët të pajtoheshin të ishin të bashkuar në luftën për
liri. Prandaj, mori vendimin e vështirë, por të imponuar nga mosnjohja e
organeve institucionale nga ana e përçarësve të cilët dirigjoheshin nga komunistët
e Tiranës zyrtare. Pjesëmarrja në zgjedhje qe masive, bojkotuesit kishin
njëfarë emri, por jo edhe anëtarësi. Fitorja ishte bindëse dhe legjitimiteti i
Presidentit Rugova ishte i pakontestueshëm për shqiptarët e Kosovës dhe
komunitetin ndërkombëtar.
Në shumë vende të botës zhvillohen luftëra me vite e dekada
dhe megjithatë mbahen edhe zgjedhje. Përmendim këtu Çeçeninë, Afganistanin,
Palestinën e tjera. Edhe Palestina që nga viti 1947 është në luftë me Izraelin,
mbi një milionë të vdekur dhe të plagosur, e shumë të tjerë të shpërngulur me
dhunë ndër vende tjera të botës dhe megjithatë janë mbajtur disa palë zgjedhje.
A thua mos qenka dashtë të presin kur të çlirohet Palestina që palestinezët
t`i mbajnë zgjedhjet e tyre parlamentare?!
Mero Baze në librin e tij ?Shqipëria dhe lufta në Kosovë? (f. 91) shkruan: ?Zgjedhjet në Kosovë dhe fillimi i betejës diplomatike të
shqiptarëve. Shqiptarët e Kosovës votuan për presidentin dhe zgjedhjet
parlamentare më 22 mars 1998. Zgjedhjet u cilësuan të paligjshme nga autoritetet serbe,
por u zhvilluan me një miratim në distancë të vendeve perëndimore dhe kryesisht
SHBA-ve. Zgjedhjet u paraprinë nga debate të ashpra brenda shqiptarëve për
mospjesëmarrje në to. Adem Demaçi, kundërshtari kryesor i Rugovës, u tërhoq nga
kandidimi disa kohë para zgjedhjeve, ndërsa Luljeta Beqiri, vetëm javën e
fundit. Rugova fitoi bindshëm si president i Kosovës, ndërkohë që zgjedhjet nuk
u mbajtën në disa pjesë të Kosovës të prekura nga masakrat, si rasti i
Drenicës.
(Mero Baze)
Sheradini përmend edhe librin e Mehmet Krajës ?Vitet e Humbura? ,fjala është për vitet që vërtet i ka humbur M. Kraja,
duke mbetur pa asnjë post, vlerë e kredibilitet. Mirë e ka titulluar librin për
vete, tani ka kohë le ti vjatoi vitet e veta të humbura. Kur është për akuza
sheradinët, Mehmet Krajën, Nafi Çegranin etj. i quajnë njerëz të UDB-së? Ndërsa kur u nevojiten për interesa të veta i marrin si
shembuj të mirë edhe UDB-ashët! Dr. I. Rugova nuk i ka humbur vitet
e punës së tij, por i ka realizuar të gjitha projektet dhe vendimet e marra me
shokë për pavarësisë së Kosovës.
Kush e propozoi i pari formimin e Gardës Kombëtare nga radhët
e
Shoku Sheradin është zgjatur tej mase rreth marrëveshjes për
arsimin dhe Organizatën ndërmjetësuese italiane Shën Exhidio. Ai nuk i kursen
në akuza dy viganët e mendimit filozofik shqiptar, të cilët i vunë themelet e
shtetit të Kosovës. Është e vërtetë që ata biseduan me Millosheviçin dhe
vartësit e tij për t`i nxjerrë nxënësit shqiptarë nga podrumet. Ndoshta fituan
pak klasë mësimi dhe shkolla dhe këtë e dinin edhe ata, madje shumë më mirë se
ne, por fituan shumë në rrafshin ndërkombëtar. Millosheviçit dhe regjimit të
tij ia çjerrën maskën. Për ata që kanë pesë fije tru në kokë e dinë se Rugova
dhe Agani fituan shumë nga kjo marrëveshje dhe Millosheviçi humbi keq. Ndërsa
kokëtulët nuk arritën ta kuptojnë kurrë këtë sukses politik të Kosovës.
Disa vite pas lufte isha për vizitë te një miku im, me
vete kisha gazetën ?Bota sot?, një mysafir cili ishte aty tek ai miku, nuk dua t? ia përmendi emrin,
me pyeti; Xhafer të pëlqen Borba sot, unë ja kthej
Borba është gazet serbe e kjo është ?Bota Sot? gazetë shqiptare, dhe mos ofendo se kjo nuk të bënë nder.
Pse e urreni ju disa ?Boten Sot? i them unë atij? Sepse kjo gazetë nxitë dhe krijon urrejtje
ma kthen ai. Jo, jo i them unë atij, ?Bota Sot? zbulon krimet dhe kjo i pengon dikujt. Cilat krime me pyet
ai? A nuk i di ti vrasjet, plagosjet, etj, i them atij?
Deri me tani më thotë ai ?janë pre vetëm disa lisa të vegjël, duhet të priten edhe shumë
të tjerë për të ardhur tek lisi më i madh...?!?
Hë, i them unë, a e paskeni vendosë ta vrisni edhe
Presidentin Rugova a?!?
Dy ditë para së të ballafaqohej në Hagë dr. Rugova me kriminelin Millosheviq më merr në telefon Ahmet Beqiri nga Zhabari i Mitrovicës dhe më thotë: "Baca Xhafë, ke për ta pa se Ibrahim Rugova nuk ka me guxua publikisht me fol, por me dyer të mbyllura...! Përgjigja ime ishte se kjo kurrë nuk ka për të ndodhë, sepse unë e njoh mirë të gjithë veprimtarinë atdhetare të Ibrahim Rugovës. Ai nuk ka pse të fshehët, sepse gjithherë ka punuar në të mirë të popullit dhe vendit të vetë. Dhe, vazhdova; dëgjo Ahmet, sikur të ndodhë një gjë e tillë, jo se ma nuk do të isha anëtarë i LDK-së, por as që do e përmendja më emrin e saj dhe as të Ibrahim Rugovës...
E pamë të gjithë, por edhe vetë mediet serbe pranuan se I. Rugova në krahasim
me kriminelin Millosheviq ka qenë shumë më i përgatitur dhe ka ditur ta mbrojë
popullin dhe politikën e tij me përgjegjësi.
Lexo librin e Kadri Manit ?Dr. I. Rugova Triumfoi në Kosovë dhe në Hagë!!!"
"Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë
Ibrahim Rugova" - shpifë dezertori Milazim Krasniqi.
?Gjatë kohës së luftës, unë kam marrë një herë një gjysmë miratimi
për të kontaktuar me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Kam qenë i vetmi zyrtar
i LDK-së që kam shkuar në Shtabin e Përgjithshëm dhe jam përpjekur për të vënë
një kontakt, që të bëjmë një proces unifikimi dhe e them me përgjegjësi se
fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Rugova. Këtë e them
jo se e kam dëgjuar, por e them se kam qenë palë në mes?. ((Milazim Krasniqi, ish-bashkëpunëtorë i Ibrahim
Rugovës.)
Milazim Krasniqi, asnjë argument, fakt e provë nuk ka sjell
për këtë gënjeshtër të tij; kur ka qenë në Shtab, me kënd ka
biseduar dhe çka kanë biseduar?
E vërteta për takimin e LDK-së me përfaqësues të Shtabit është: Delegacioni i
LDK-së shkoi në Shtab të UÇK-së, në Drenicë për bisedime rreth organizimit të
përbashkët të luftës. Përfaqësuesit e Shtabit jo vetëm që nuk
biseduan me ta, por i lidhen, ua mbyllën sytë dhe i rrahën. I
shpëtuan nga më e keqja vëllezërit e Gjergj Dedës që kërcënuan për hakmarrje
Bardhyl Mahmutin në Zvicër dhe Rexhep Qosjen në Prishtinë. Për këtë rast më
gjerësisht lexo librin e historianit akademik Zekeria Cana? ''Ditari i Robërisë".
Ndërsa Milazim Krasniqi ishte në krye të grupit bandë, që
intrigonin me majtistët e Kosovës dhe zyrtarët komunistë të Tiranës për
eliminimin politik të kryetarit Rugova. Komploti u zbulua nga kuadri i LDK-së
në diasporë. Milazimi si kapobandë i diskredituar u largua me bisht ndër këmbë,
duke u strehuar në bazën e tij në PDK-në. Ndërsa shokët e tij të intrigës
përfituan nga zemërgjerësia e dr. Rugovës dhe sot, në mungesë të tij po ia
bëjnë gjëmën LDK-së. Milazim Krasniqi është njeriu i interesave personale dhe
materiale. I biri i tij Memli, një Rapper Hip Hop, tani zëdhënës i Thaçit,
vajza Teuta punonjëse në
Kush dhe pse e prishën marrëveshjen në Osllo, ku ishte
vendosur që kolonel Ahmet Krasniqi të jetë ministër i mbrojtjes? Për këtë
duhet të flasin pjesëmarrësit e kësaj marrëveshje: Dr. B. Bukoshi, Adem
Demaçi, Xhavit Haliti etj. Jo vetëm kaq, por Ahmeti u ekzekutua në krye të
detyrës në qendër të Tiranës. A nuk do të thotë kjo se vrasësit ishin sabotues
të luftës?
Kush e bëri listën për likuidimin e 9 intelektualëve më të
mëdhenj të Kosovës si; Dr. I. Rugova, akademikët F.Agani, Mark
Krasniqi, Sabri Hamiti, Zekerija Cana, kryeminstri B. Bukoshi etj., dhe i
dhjeti më radhë ishte nga Shqipëria gazetari Mero Baze. "Kam
duruar deri tash katër lista vdekjesh nga kjo racë dhe do të duroja edhe
njëqind të tjera nga ?daja?(Azem Syla), nga ?Zeka? (Milaim Zeka) dhe të gjitha pseudonimet që fillojnë me emra
zvarranikësh dhe përfundojnë me pseudonimet e Enver Hoxhës, duke u inkurajuar
nga proverbi shqiptar se ?qeni që leh, nuk të ha?, por tashmë ky lloj qeni që po leh për hesap të Serbisë e
Greqisë, e cila në fakt ka treguar se së paku dhëmbë ka. Ndaj ka ardhur
koha që të lidhen këta zagarë .
(Mero Baze)
Për takimin e presidentit Rugova më 1992 me Presidentin
Clinton në Amerikë, disa majtisto-komunistë nga xhelozia atëherë thoshin:
" Kjo është një fotografi e montuar, nuk është e vërtetë se Rugova
është takuar me Clintonin...". Por, në telegramin e ngushëllimit që ish
presidenti Clinton u dërgonte shqiptarëve, me rastin e vdekjes së të madhit
Rugovë shkruante: "E kam pritur disa herë në Shtëpinë e Bardhë Presidentin
Rugova..." Dhe, tani pyesim batakçinjtë komunistë, a i besoni mikut
të madh të Kosovës, çlirimtarit të vërtetë të Kosovës, zotit Bill Clinton?!
Ibrahim Rugova në librin ?Pavarësia dhe Demokracia?, Prishtinë 1991,.f. 235
i ka përfshi të gjitha takimet dhe intervistat e tij nga periudha
1989-1991, të cilat
nuk mund t? i shtrembërojë
Sheradin Berisha dhe as të tjerët, sepse ato
janë origjinale dhe mirë të dokumentuara.
Sheradin komunsti spekulon, madje edhe e akuzon Hollbrookun dhe C. Hillin
për besimin që kishin tek dr. Rugova, duke e konsideruar Ibrahim Rugovën si
njeriun kyç në procesin e negociatave me Serbinë."
Adem Demaçi i kërkoi Hollbrookut eliminimin politik të Rugovës
me arsyetimin absurd se "Ibrahim Rugova është politikan i dështuar,
duhet të tërhiqet nga skena politike!?" Këtij bllofi të madh dhe inatçor
diplomati Hollbrook do t`i përgjigjej : "Gjendjen në mes të shqiptarëve të
Kosovës e cilësoj diçka tragjike, sepse e kemi shumë të vështirë të gjejmë
negociatorë në palën e saj ushtarake (UÇK)". Kjo nënkupton se Demaçi me
shokë nuk përfaqësonin askënd, sepse siç e pranon edhe Fatmir Limaj, para
Tribunalit të Hagës, se shumica e luftëtarëve ishin nga radhët e LDK-së,
oficerët e shkolluar kishin organizim hierarkik institucional, pra nën komandën
e Presidentit të Kosovës. Ndërkohë që pushtuesit serbë i
vrisnin bujqitë dhe barinjtë e fshatrave të Kosovës, Demaçi,
"përfaqësuesi politik i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së," lëvizte
rrugëve të Prishtinës, krejt i pa shqetësuar nga askush!!
Ndërsa, bashkëpunëtorët e tij bridhnin në relacionin Zvicër,
Gjemani, Tiranë, ku intrigonin me zyrtarët komunistë vendorë, duke uzurpuar
median vizive (emisionin për Kosovën), nga ku i lansonin të ashtuquajturat
"Komunikata të SHP të UÇK-së," që ishin kryesisht përçarëse,
duke sulmuar e kërcënuar më shumë LDK-në dhe Presidentin Rugova, se sa
pushtuesit vrasës. "Komunikatat" ishin gjithë mburrje, por pa mbulesë
reale, madje larg çdo etike. Edhe vet "zëdhënësi" Jakup
Krasniqi do t`i zhvleftësonte në Hagë, duke i quajt "propagandë
lufte!" Ndërsa, "ushtria" e Demaçit me shokë mbeti gjithnjë
rezervë, duke organizuar mbledhje në sallat luksoze të Evropës nën
"komandën" e Mujë Rugovës, rektorit të sotëm të Universitetit i
zgjedhur me SMS-të e qeverisë Thaçi!!!
M.Rugova, dikur në Perëndim deklaronte se; neve mundemi ta ndërrojmë fenë
e gjithçka tjetër por kurrë nuk mund të na largoj askush nga rruga që ndjek Dr.
I. Rugova. I. Rugova asnjëherë nuk është marrë me largimin e dezertorëve,
asnjëherë nuk është dobësuar me ikjen e dezertorëve, përkundrazi është forcuar.
Në pyetjet kur i bënin gazetarët se Rexhep Qosja dhe Adem
Demaçi po të kritikojnë
Rugova përgjigjej: R. Qosja është intelektual i pavarur, ndërsa A. Demaçi është
simbol i rezistencës kombëtare, duke mos dashur të flas asnjë fjalë
kundër tyre, kjo e madhështonte pjekurinë dhe maturinë e I. Rugovës.
Thirrjet për unitet dhe unifikim të faktorit ushtarak të Adem
Demaçit me shokë ishin falso, sepse ata kërkonin të pamundurën, eliminimin
politik të njeriut të parë të Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova, në një kohë
kur Presidenti i kishte mobilizuar të gjitha strukturat ushtarake dhe civile
për luftë dhe mbrojtje.
Jakup Krasniqi nga hotelet luksoze të Tiranës thoshte:
"Ibrahim Rugova që moti i ka shkëputur lidhjet me popullin. Politikën
duhet ta udhëheqin forcat e reja. Ibrahim Rugova nuk ka krijuar kapital
politik për ta drejtuar UÇK-në", si dhe përrallisje tjera të kësaj natyre.
Dhe, këto deklarime linçuese bëheshin edhe atëherë kur votimet ishin
bërë, madje me pjesëmarrje shumë të madhe dhe fitore të LDK-së, si parti dhe e
dr. Rugovës si President ishte absolute. Partitë bojkotuese ishin pa
asnjë peshë reale, sepse veç kryesive, anëtarësia e tyre mund të bartej me
pak autobusë!
Çdo mendje e shëndoshë me një gjykim të pa anshëm nxjerrë konkluzionin se kundërshtarëve të Tij nuk u interesonte uniteti dhe unifikimi i veprimeve, por eliminimi i LDK-së dhe i kryetarit të saj, njëherësh President i Kosovës nga skena politike. Dhe, jam krejt i bindur se po të mos ishin ndërkombëtarët në Kosovë pas dëbimit që u bëri NATO-ja pushtuesve, disa stalinistë të cytur nga SHISH-i Tiranës do ta shkaktonin luftën civile në Kosovë dhe Serbia do të ishte bërë sunduese e përjetshme e trojeve dardane. Ne i kemi dëgjuar qysh gjatë luftës kuadrin aktual të Kosovës nëpër kafenetë e Tiranës duke thënë se "pa gjak nuk ia lëshojmë pushtetin LDK-së!" Edhe në praninë e ndërkombëtarëve e gjakosën Kosovën, duke vrarë kuadrin e përzgjedhur të LDK-së si dhe kuadrin ushtarak që e bënë luftën, përfshirë këtu edhe kreun e luftës në krye të detyrës Ahmet Krasniqin.
Cili ishte synimi arritjeve politike në arenën ndërkombëtare të Begradit, për
linçimin, degradimin para popullit shqiptar të Dr. I. Rugovës dhe A. Demaçit,
në kohën më të vështirë që përjetonte Kosova gjatë bombardimeve të forcave të
NATO-s, më 1999, kur edhe filloi spastrimi kolektiv i shqiptarëve të Kosvës?!?
Unë mendoj se marrja peng e Dr. Rugovës në Beograd, kishte si qëllim që populli
të hutohet dhe ta konsideroi atë si tradhtar... Gjithashtu mos pengimi i
lëvizjeve të lira të A. Demaçit që populli ta humbë besimin te këto dy
figura madhore të popullit tonë.
Pra ky ishte synimi i politikës serbe; përçaj e sundo, dhe ata të cilët nuk e
kuptojnë këtë, merren kot me politikë. Mirëpo, për fat të mirë shumica e
shqiptarëve e kuptuan këtë lojë të rrezikshme të Beogradit dhe i ikëm më të
keqes, vëllavrasjeve në masë të madhe.
Sh. Berisha përpiqet me kot ta vejë në luhajë patriotizmin e
Ibrahim Rugovës. Ai na servon pyetjen provokative të diplomatit
gjerman Loni Fischer drejtuar Rugovës: "A mendoni që Kosova do t`i
bashkohet Shqipërisë?"
Dr. Rugova përgjigjet mençurisht: "Ne kërkojmë të
trajtohemi të barabartë me popujt e Jugosllavisë", sepse ishte viti 1991
dhe vetëm kjo përgjigje duhej dhënë. Por, edhe variantin e bashkimit e ka thënë
me kohë, e ndoshta edhe i pari nga personalitetet e Kosovës. Bashkimin e kërkon
edhe komunisti Emrush Xhemajli, por ideologjia e tij sllavo-bizantine veç sa e
largon mundësinë e bashkimit. Nuk bëhet bashkimi me fjalë e intriga , por me
punë dhe vepra si ajo e Ibrahim Rugovës, që arriti kulmet e miqësisë me
Amerikën zëmadhe, solli NATO-n në Kosovë, duke përzënë Serbinë nga trojet tona.
Pastaj krijoi premisat, përgatiti terrenin për pavarësinë dhe sot konsiderohet
si themelues i pakontestueshëm i shtetit të Kosovës. Infrastrukturë e afrimit
dhe e bashkimit të kombit është edhe ndërtimi i autostradës Durrës ?Kukës- Morinë nga kryeministri Sali Berisha. Ndërkohë që këtë
bashkim nuk e duan aleati i partisë së Sheradinit, Edvin Rama, i cili e cilëson
si "rrugë që nuk të çon askund!" Dhe, për hatër të Edvinit,
kryeministri Thaçi me shokët e tij përfshi këtu edhe presidentin kukull Fatmir
Sejdiun me shokë, nuk morën pjesë në përurimin e kësaj vepre madhore kombëtare,
edhe pse nuk mungoi kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Sheradini, duke kopjuar të tjerët akuzon dr. Rugovën pse nuk i
përkrahu demonstratat e studentëve, madje me një rast as nuk i priti? Përgjigja
është krejt e thjeshtë. Një parti e orientimit majtist ekstremist i futi hundët
në organizimin e pavarur të studentëve, anashkaloi të zgjedhurit legal dhe
emëroi disa nga anëtarët e rinj të kësaj partie majtiste. Qëllimi i tyre ishte
ta vënin nën kontroll rininë studentore që në një rast oportun ta ndërsenin
kundër institucioneve legale të Kosovës. Mjerisht, pjesë e këtij manipulimi u
bë edhe rektori Ejup Statovci, i cili më parë kishte refuzuar firmosjen e
Apelit të 215 intelektualëve! Demonstratat ishin të zbehta dhe me pjesëmarrje
simbolike, sepse drejtuesit e emëruar nga strukturat jashtë organizimit
studentor konsideroheshin të dhunshëm, prandaj edhe bojkotoheshin. Dr. Rugova
ishte njeri i matur, ishte shembull dhe simbol uniteti, nuk mund ta
rehabilitonte dhe ligjësonte një klan ilegal dhe të paligjshëm. Në të kundërtën
do të binte ndesh me masën prej shumë mijëra studentëve të cilët ishin
fyer dhe anashkaluar nga grupi i vetë zgjedhur.
Megjithatë në ato protesta një numër i madh personalitetesh dhe anëtarë nga
radhët e LDK-së patën marrë pjesë, si p.sh.Presidenti i sotëm Fatmir Sejdiu,
cilit policia serbe ja pati thye dorën dhe, një kohë të gjatë e ka mbajt në
gips. Ky grup i pa dijshëm të rinj degjeneroi gazetën e parë opozitare të
pushtetit komunist "Bota e re", e drejtuar dikur nga studenti i shkëlqyer
Ibrahim Rugova me shokë. Me një anarshizëm rrugësh filluan botimin e shkrimeve
denigruese, përçarëse, të cilat në ato kohë të vështira i shkonin përshtat
vetëm armikut. Ky grup nuk u mjaftua me kaq, por gazetën e dashur
studentore e kthyen në paçavurën "Epoka e re" duke u bërë zëdhënëse e
gjithë llumit në rang kombëtar, sa që arritën deri në shpifjen monstruoze sikur
Ibrahim Rugova paska fjetur në shtëpinë e Millosheviçit!!! Ja, ky është
"studimi historik i realpolitikës të Ibrahim Rugovës" të autorit
Sheradin Berisha!
Sheradini shkruan se si e survejonte Zyra e LDK-së në Tiranë
veprimtarinë "terroriste" të UÇK-së në Shqipëri. Fillimisht,
fjalën terroriste duhet liruar nga thonjëzat për ta futur në thonjza
"UÇK-në", sepse në mes të Tiranës terroristët komunistë vranë
ministrin e luftës Ahmet Krasniqin. Dhe, ata që vrasin kreun e luftës pikërisht
në kohë lufte nuk kanë asnjë lidhje me UÇK-në e vërtetë. Janë këta
shkatërrimtarë përçarës që kërkonin qindra mijëra marka nga Zyra e Përfaqësisë
së Kosovës në Tiranë. Dhe, kur merrnin përgjigjen logjike se "ne
disponojmë vetëm paratë që nevojiten për funksionimin normal të kësaj
Përfaqësie", përçarësit shantazhonin personelin e saj me pusulla makabre:
"Në emër të popullit, për tradhti të lartë, jeni të dënuar me vdekje dhe
do të ekzekutoheni në rastin më të parë të mundshëm." Dhe, pasonte firma:
"Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së". Kjo është "lufta" reale
që bënin disa "shtabistë çlirimtarë" në Tiranë!!!
Me kërcënime të tilla arritën ta përzënë kreun e Përfaqësisë.
Shefat e tyre emëruan Xhavit Halitin dhe tani kërkonin pushtimin e Përfaqësisë.
Por, reagimi i dr. Rugovës ishte i shpejt duke emëruar personin tjetër
institucional në Zyrën e Përfaqësisë të Kosovës. Vlen të theksohet se
shantazhimi bëhej nën ombrellën e Sigurimit komunist shqiptar. Dhe, shteti i
Rexhep Mejdanit, edhe pse ishte i informuar për këtë krim të rëndë, duke e
penguar punën normale të personelit të Përfaqësisë, madje në kohë lufte,
kurrë nuk ndërhyri për të marrë masa sigurie dhe për të goditur
shantazhuesit!
Një tjetër dezinformim banal që bën Sheradin komunisti është
kur thotë se Fondi i Achenit "specifikoi destinimin e këtyre mjeteve vetëm
për nevojat financiare të kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova dhe të
strukturave të partisë!" Kjo nuk qëndron fare dhe për këtë kemi dhënë
shpjegimet më parë. Por, Sheradini e lidh këtë me "bojkotin që i
bëri LDK-ja në Gjermani kryetarit të Sindikatave të Kosovës, profesor Hajrullah
Goranit!" Vlerësimet paushalle janë gjithmonë të gabuara. Për të keqen e
tij, këtë gabim ai e përsërit në gjithë "studimin e tij historik" të
marrëzishëm. Kosova kishte një Qeveri të përkohshme në ekzil, (edhe pse
Sheradini thotë se duhej të qëndronte në Kosovë, gjë që përjashtohej një
mundësi e tillë), kishte edhe një fond zyrtar, tashmë të konsoliduar të
shprehur në 3 %-in obligativ dhe moral nga paga mujore ose të ardhura të
tjera nga byroja e punës apo nga ndihma sociale, që mërgimtarët tanë përfitonin
në shtetet ku jetonin.
Së pari, mërgimtarët në Gjermani ashtu si të
gjithë qytetarët e Kosovës ishin përcaktuar për fondin zyrtar dhe nuk mund
të ndaheshin në një fond tjetër. Fondet humanitare, si dhe fonde që kanë bërë
emër për të mirë si: "Shoqata Nëna Tereze" dhe "Shoqata
Rugova" anëtarësia e tyre ishin pagues të rregullt edhe të Fondit
qeveritar. Mërgimtarët kur humbën punën minatorët ishin solidarizuar
masovikisht duke tubuar ndihma për ata. Por, tani ishin krijuar rrethana krejt
tjera. Punën e humbën dhunshëm, pothuajse të gjithë ish të punësuarit në
ndërmarrjet e ndryshme si dhe në administratë. Tashmë ndihmat duhet të ishin të
centralizuara dhe të mbikëqyrura zyrtarisht duke i financuar nevojtarët me
prioritet.
Së dyti, profesor Gorani vinte në Gjermani gjithmonë nëpërmjet
Zvicrës, madje i shoqëruar nga emra dhe fytyra shumë të dyshimta. Ata nuk
paguanin as në Fondin e qeverisë dhe as në ndonjë fond humanitar. Ishin
anarkistë dhe ashtu edhe si Serbia nuk i njihnin institucionet e Kosovës.
Megjithatë, në nderim të profesor Goranit paguanin sallat dhe e prisnin si
mysafir të lartë nga atdheu. Kjo është një e vërtetë e parë dhe e përjetuar
edhe nga unë Xhafer Leci. Jo rrallë jemi provokuar nga shoqëruesit e profesor
Goranit duke e lavdëruar në prezencën tonë në sallat e mbushura me mërgimtarë
diktatorin Enver Hoxhën dhe regjimin e tij të urryer. Megjithëkëtë, për respekt
të mysafirit, jemi përmbajtur.
Për të qenë "studimi historik" i Sheradinit sa më ?gjithëpërfshirës? kundër Dr. I. Rugovës kanë kontribuar kryesisht dezertorët
nga LDK-ja, duke e braktisur të djathtën progresive për t`u bërë
sahanlëpirës në të majtën ekstreme. Dhe, kjo e majtë është përgatitur vite me
radhë duke vjelë fonde dhe duke vënë gjoba bizneseve të ndryshme për të blerë
mercenarë të shkolluar, të kalemit që të bardhën ta bëjnë të zezë. Njëri
prej tyre, Milazim Krasniqi "gabimet" e vitit 1990 i denoncon në
qershor të viti 2000! Ky është parimi dhe dinjiteti i këtij komunisti të
maskuar, dikur në radhët e të djathtës tonë! Të këtij soji janë edhe disa
biçim ministrash që u katapultuan me servilizëm, dikur në të djathtën dhe tani
që humbën postet e pamerituara u kthyen për ta lëpirë grazhdin e ndotur
komunist. Këta janë zvarranikë pa kurriz dhe pa fije morali kombëtar.
Një urrejtje dhe mllef të madh shfrynë Sheradini për
inteligjencën e Kosovës. Këtu imiton idolin e tij Enver Hoxhën i cili duke mos
mbaruar as edhe një semestër studimesh, nga inati ekzekutoi dhe burgosi disa
gjenerata intelektualësh në Shqipëri! Po citojmë ?historianin? Sh. Berisha: "Elita intelektuale shqiptare ishte vënë në
shërbim të regjimit komunist(!)" Hedhja baltë mbi pjesë më vitale të
kombit, inteligjencën e cila diti ta mbrojë për mrekulli qenien tonë kombëtare,
është një dëshmi tjetër e punës "serioze" e "studimore" që
bën Sh.Berisha në shkrim-kopjimet e tij shpifarake e denigruese. Një
përgjithësim i tillë është pjellë vetëm e njeriut me defekte intelektuale.
Dilemat dhe polemikat shqiptare se kush e solli NATO-në në
Kosovë nuk kanë të ndalur, por gjëja më e rëndësishme është çlirimi i Kosovës
nga regjimi kriminal dhe hegjemonist i Beogradit, pra shpëtimi ynë nga
shfarosja kolektive. Derisa Sheradini thotë se LDK-ja ishte kundër UÇK-së
njëjtë sikur ata intelektualët si akademik R. Qosja, dr. A. Vinca e të tjerë,
të cilët me deklarimet e tyre shkaktonin përçarje brenda forcave politike
shqiptare. UÇK-ja nuk ishte ushtri private e askujt. Ajo ishte e popullit, atë
e donim dhe e ndihmonim të gjithë fizikisht, materialisht dhe moralisht. Çdo
ushtar ishte i dashur dhe i respektuar, sepse e kishte kapur pushkën për ta
luftuar armikun shekullor. Disa tjerë thonë se masakra e Reçakut e solli
Rambujen dhe NATO-në në Kosovë. Të tjerët thonë masakra e Jasharajve, dhe disa
tjerë thonë Rugova, dhe kështu me radhë.
Më të zëshmit janë ata që thonë se UÇK-ja e solli NATO-n në
Kosovë. Unë personalisht mendoj se të gjithë këta faktorë që i përmenda më
lartë i kanë kontribuar ndërhyrjes të NATO-s në Kosovë. Meritat e UÇK-së janë
të pa kontestueshme, ajo ishte forca më reale në terren e cila dhunës
masakruese serbe filloi t?i përgjigjej me pushkë, pra UÇK ishte në mbrojte të popullit.
Por roli dhe kontributi politik i dr. I. Rugovës dhe i LDK ?së në gjithë këtë fitore të shqiptarëve ishte dhe mbetët i
pazëvendësueshëm, ajo kishte njerëzit e vet në fronte të luftës dhe fronte tjera
të cilët i kontribuonin luftës. Në këtë rast po përmend disa nga meritat e
LDK-së, meqë kam qenë anëtar i saj dhe në rrjedhat e proceseve dhe zhvillimeve
politike gjatë gjithë kësaj periudhe për të cilën po flasim.
1. Në Stuttgart të Gjermanisë më 17-18 janar 1999 u mbajt
konferenca e degëve të LDK-së për diasporë. Temë e kësaj konference ishte
gjendja e vështirë në Kosovë, lufta gjenocidiale masakruese nga forcat serbe
kundër shqiptarëve si dhe organizimi i luftës. Ishin pjesëmarrës të gjithë
kryetarët e degëve, i ndjeri komandant S. Çekaj, ministri i financave mr. Isa
Mustafa si dhe shumë mysafirë nga Kosova. Hafiz Gagica, kryetar i degës të
LDK-së në Gjermani dhe koordinator i degëve tjera në diasporë, ishin të ftuar
edhe përfaqësuesit e komunitetit izraelit për Gjermani, kryetari z. Ignjat
Bubis i cili gjatë diskutimit të tij tha: ?Unë do t`u shkruaj të gjitha qeverive të botës dhe
organizatave qeveritare dhe jo qeveritare që në qendër të Evropës, në këtë rast
në Kosovë, nuk guxon të këtë masakra siç bëri Hitleri me ne izraelitët. Dhe me
të vërtetë Ignjat Bubis i shkroi dhe lajmëroi qeveritë botërore, sidomos atë të
Amerikës, ku komuniteti izraelit atje ishte i fuqishëm.
2. Ata që thoshin se Rugova po i sjell në Kosovë
vëzhguesit ndërkombëtarë për t?i zbuluar grupet e armatosura shqiptare të cilat po luftojnë
kundër ushtrisë serbe, e që Rugova i quajti ?dorë e zgjatur e UDB-së?. S`ka dyshim se kjo deklaratë kërkon studim nga historianë,
diplomatë, politikanë dhe studiues të pavarur. Ndoshta kemi nevojë edhe për
ndihmë të studiuesve dhe ekspertëve të huaj. Kjo deklaratë e Presidentit Rugova
nuk ka të bëjë asgjë me ushtarët e lirisë, por dihet se cilët ishin ata që
gjatë tërë kohës së luftës në Kosovë flinin rehat në Tiranë dhe bënin pazare
rreth Kosovës me F. Nanon dhe F. Klosin, për të cilët edhe sot mendojmë se janë
në shërbim të politikave serbo-greke. Gjithashtu, bënin biznese të pista
personale me paratë e mërgatës të vjela në emër të luftës duke blerë shtëpi dhe
troje në Tiranë, Durrës dhe gjetiu për ta vazhduar këtë ?biznes? edhe pas
luftës në Kosovë me uzurpimin e pronave shoqërore, tashmë nën ombrellën e të
ashtuquajturës "Qeveri e Përkohëshme" e përbërë nga dajallarët,
kushërinjtë dhe miqtë.
3. Ata që thonë se Reçaku dhe miku i madh i shqiptarëve, Uliam
Voker e sollën Rambujen dhe se Rambuje e solli NATO-n në Kosovë, atëherë lind
pyetja: kush e solli Vokerin në Kosovë si vëzhgues me ata dy mijë njerëz të
tjerë që i përmendëm më sipër? Askush tjetër veçse kërkesa e përsëritur
e dr. Ibrahim Rugovës. Vetëm inatçorët budallenj mund ta mohojnë
këtë të vërtetë absolute. Vetëm militantizmi komunist mohon çdo moral njerëzor,
për të realizuar interesat e ngushta partiake. Por, kjo është e dështuar,
meqenëse ngjarjet nuk janë zhvilluar shekuj më parë, por vetëm para një dekade
dhe kur ekziston dokumentacioni përkatës si dhe njerëzit e gjallë dëshmitarë të
kohës dhe këtyre ngjarjeve.
4. Kush e solli Zyrën amerikane në Prishtinë? Pa
mëdyshje se është dr.Rugova. Dhe, është dashur mund e mençuri për ta ripërtëri
miqësinë e vjetër me popullin e madh amerikan të cilën e pati dëmtuar shumë
idhulli i enveristëve të Kosovës, lakeu Enver Hoxha.
5. Kush kërkonte që nga fillimi i viteve të `90-ta protektorat
ndërkombëtar ushtarak dhe civil në Kosovë? Dr. Rugova apo jo? Një kuadër
komunist mjaft destruktiv dikur në mërgim thoshte: "Ibrahim Rugova
sillet që tetë vjet nëpër zyrat e Evropës dhe të Amerikës, nuk solli gjë
konkrete. Nuk ka gjë prej kësaj politike." Kjo, pra ishte shkurtëpamësia
dhe mëria patologjike e komunistëve të cilët, jo vetëm që nuk ndihmonin daljen
nga rrethi i hekurt serbosllav, por e pengonin dhe sabotonin në mënyra të
ndryshme çdo nismë të mbarë të njerëzve të mençur dhe të përkushtuar për liri
dhe pavarësi, siç ishte vizionari dr. Ibrahim Rugova.
6. Pse qenë kritikuar zgjedhjet e viti 1998? Ishin ato një
legjitimitet i opinionit të brendshëm dhe të jashtëm se ky vend ka
zot shtëpie, apo jo? Me kënd do duhej të bisedonin aq shumë
funksionarë dhe diplomatë të huaj të cilët atëbotë e vizitonin Kosovën,
po qese Kosova nuk kishte udhëheqës-president legjitim etj.?
Edhe shumëçka ka për t?u thënë, sepse Kosova u gjend në mes dy zjarresh: të
pushtuesit dhe vendorëve të cilët e gjakosën pamëshirshëm Kosovën. Vranë gjatë
luftës dhe pas luftës, madje kuadro dhe luftëtarë të devotshëm për liri dhe
pavarësi! Dhe, pse duheshin vrarë atdhetarët tanë?! E tmerrshme, vetëm për të
marrë pushtetin dhunshëm, njësoj sikur komunistët dhe fashistët.
Nuk po flasë për shumë nga figurat e jetës politike të ideologjisë të
Sheradinit.
Si për vrasjet, plagosjet, plaçkitjet,
gjobitje,uzurpimet, se po t?i numëroja siç ka bërë Sheradini për Dr. I. Rugovën dhe disa
bashkëveprimtarë të tij, atëherë do të më duhej ta shkruaj një libër të tërë.
I përmenda tri raste të rëndësishme për ta vërtetuar se kush e sabotonte
luftën?
Vrasjen e Ministrit të Mbrojtjes kolonel A.Krasniqi, maltretimin e delegacionit
të LDK-së dhe të partive tjera të cilët kishin shkuar në Shtab të UÇK-së për të
biseduar për organizimin e luftës, etj, etj.
Ato fotografi të Rugovës me kriminelin Millosheviq në Beograd që
vazhdimisht për disa vite rresht Sheradini i reklamon në faqen e tij të
internetit nuk janë gjë tjetër përpos turpi i tij prej inkuizitori. E vërteta
është se ato fotografi janë bërë disa vite më parë nga marrëveshja për arsim të
cila janë shfaqë kur është marrë peng Rugova nga policia e kriminelit të
Ballkanit Millosheviç, i cili e kishte aranzhuar atë takim të dhunshëm të
Rugovës me të, dhe po mos të ndërhynte qeveria mike e Italisë bashkë me Papa
Gjon Palin e ?II-të, dr. I.
Rugova kurrë më nuk do kthehej i gjallë në Kosovë.
Po të merresha edhe unë me shpifje si Sheradini, që është përpjekë të thotë diçka, për të mos thënë asgjë, dhe po të shkruaja unë për takimet e Hashim Thaçit me kompani, nga takimi i tij dhe Xh. Halitit me priftërinjtë serbë Artemije etj, në Graçanicë më 1999, si dhe tani për takimet tjera në vazhdim e sipër, do më duhej kohë e gjatë dhe shumë punë e madhe.
Sheradini dhe sheradinët si ky asnjëherë nuk e kanë njohur Rugovën si president
të Kosovës, që d.m.th. se kanë qenë kundër vullnetit të shumicës së popullit
shqiptar të Kosovës, dhe fundja as Serbia dhe as Rusia nuk e kanë njohur kurrë,
ashtu siç nuk po e njohin as tani Kosovën e pavarur!
Ndërsa, kur u konvenon për të bërë ndonjë akuzë ndaj tij, atëherë ia njohin të
gjitha postet që ka pasur dr. Rugova.
Sheradin Berishën e kam takuar 3 herë në tubime:
në Ludwigsburg në klubin?Bardhoshë Gërvalla?në vitet 1990-ta në një tubim që zhvillohej në kuadër të
intelektualëve shqiptarë për Gjermani, dhe në atë tubim pati marrë pjesë edhe
ish i burgosuri politik Kadri Osmani. Pastaj, në Sindelfingen me 1998 në
një mbledhje që zhvillohej në kuadër të LPK-së, ku u fol më së shumti për
luftën, ku kërkova fjalën dhe ma dhanë ku dhe diskutova. Në Mannheim në
dhjetor 1999, dhe për pos një përshëndetjeje asnjëherë me Sheradin Berishën nuk
kemi biseduar për çështjen kombëtare. Asokohe nuk kam mundur ta
marrë me mend se ky njeri mund të vjell kaq shumë helme kundër figurës më të
madhe të shqiptarëve në historinë e re të Kosovës Dr. I .Rugovës.
Pretendimin e madh që ka pasur për të shkruar një ?studim historik? për historinë më të re të Kosovës është e qartë se bie ndesh
me realitetin e ngjarjeve dhe aktorëve real të tyre, që në esencë i gjithë ky
mundim i tij shpreh vetëm inatin dhe urrejtjen patologjike që Sh. B. ka kundër
themeluesit të vërtetë të shtetit të Kosovës, dhe ai është gjeniu i letrave dhe
politikës shqiptare i fundshekullit 20-të dr. Ibrahim Rugova. Pa marrë parasysh
faktin se a e pranon këtë apo jo artikullshkruesi i pamfletit prej 19 kaptinash
përplot me shpifje, trillime dhe xhelozi kundër arkitektit të pavarësisë së
Kosovës, i cili me punën dhe veprën e tij ka hyrë përjetësisht në historinë
mbarëkombëtare shqiptare.
Dhe për fund, tash me 1 nëntor 2009 me rastin e vizitës së ish Presidentit
amerikan Bill Clinton në Prishtinë, u vërtetua edhe njëherë miqësia e madhe që kishte
krijuar Dr. I. Rugova me liderët, qeverinë dhe popullin mik amerikan, falë të
cilëve Kosova sot është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht nga 63
vende të botës.
Xhafer Leci
Gjermani,
Nëntor, 2009