Mendime
Faik Krasniqi: Mrekullite dhe anomalite e Bregdetit Shqiptar
E premte, 18.09.2009, 02:54 PM
Nga Faik Krasniqi
Bregdeti perben nje nga mrekullite me te medha qe natyra i ka dhuruar Shqiperise dhe qe,po u shfrytezua me mencuri,i krijon ketij vendi perparesi te shkelqyeshme kundrejt shteteve te tjera te Ballkanit dhe Evropes,te cilat,edhe ne rastet kur kane detet e tyre,nuk posedojne plazhe si keto shqiptare,as si kapacitete dhe,as si bukuri natyrore.Por si te tilla,nuk mjaftojne per te joshur pushues nga vendet tjera,andaj bregdeti shqiptar,akoma shquhet per turizem nacional,ku shumica derrmuese mysafireve jane kryesisht nga Kosova,madje me shume se sa ata vendes,te cilet,cuditerisht,me teper i preferojne plazhet,turke,greke,malazeze e gjetiu.
Tregtia primitive
Ndertimi i rruges Durres-Kukes,ndonese ende paperfunduar plotesisht,i ka krijuar mundesi Shqiperise qe ti hape portat e medha edhe per turizem,i cili paraqet nje nga resurset me te medha zhvillimore per kete vend,ku jane krijuar edhe kushte te mira banimi ne afersi me plazhet dhe me cmime te arsyeshme.Por Shqiperia vuan akoma nga mungesa e nje pervoje ne trajnimin e plazheve dhe te pushuesve,qe per fat te keq e kthejne kete mrekulli shqiptare,njeheresh,ne nje vend me anomali,te cilat vizitori i huaj,ai evropian dhe perendimor,nuk mund ti pranojne lehte.Bezdisese deri ne ekstrem mbetet tregtia primitive ne plazhe,ku gjate tere dites shites pemesh,perimesh,prodhimesh kozmetike,tekstili,gazetash,lypsare,falltare dhe gjithcka tjeter,duke i ofruar me shume zhurme mallrat e tyre te secili pushues,pavaresisht nese ndonjeri prej tyre ne ate moment fle,dremit ose mediton...
Eshte krejtesisht ne rregull qe te kete mallra te tilla atje ku ka aq shume potencial per te blere,por ato duhet te ofrohen ne nje hapesire te caktuar,aty prane dhe jo neper plazhe,sepse krijon pershtypje sikur gjendesh ne nje treg plackash dhe jo ne nje pushimore bregdeti.
Ujerat e zeza
Nje anomali tjeter,po aq e madhe dhe bezdisese brenda nje mrekullie te tille turistike,jane edhe ujerat e zeza,te cilat vazhdojne te derdhen ne det,akoma,si dhe mirembajtja e plazheve.Pastrimi i plazheve fillon ne oret e mengjesit,ne kohen kur dalin edhe pushuesit dhe gjeja qe me se paku mund ta arsyetoje nje pushues,eshte nxjerrja ne plazh e nje eskavatori te madh per te mbledhur barerat qe i hedh deti.
Eskavator per fije bari.Bregdeti shqiptar,megjithate mbetet nje mrekulli e rralle,te cilen autoritetet vendore duhet ta trajtojne me me shume kujdes,sepse anomalite e ketilla,si ujerat e zeza,eskavatori ne plazh,skeletet e anijeve qe lirojne korezione ne ujerat e kristalta,jane gjera qe duhet te menjanohen sa me shpejt,sepse irritojne pushuesit dhe mund te detyrojne ata qe te mendojne per pushimore alternative,veren tjeter.
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Ali Rexhepi: Ta ndajmë shapin nga sheqeri!
						Rrustem Rugova: Unë nuk e caktova statusin e dëshmorëve
						Ilir Dardani: Luftetaret e pushtimit
						Xhevat Rexhaj: Vrasja e LDK-së për së dyti
						Selim Hasanaj: Dikujt vonë i del gjumi e dikush flet në kllapi
						Jeton Kelmendi: Politizimi i marrëveshjeve teknike apo defaktorizimi politik i Kosovës
						Selim Hasanaj: Kush po kërkon tolerancë fetare ndërshqiptare!?
						Bashkim Kopliku: Enciklopedistët tanë shpërfillin Shqipërinë
						Ndue Dedaj: Mësuesi,ky kalorës i dijes
						Shaban Peraj: Egoizmi me shumë lloje
						Selim Hasanaj: Përgjigje mikut tim Ali Rexhepi
						Ali Rexhepi: Toleranca ndërfetare
						Sokol Demaku: ''Më mirë me vdekë këtu se të kthehem nga kam ardhur''
						Faik Krasniqi: Protokolli Eulex-Serbi, tanime pune e kryer,por si duhet te reagohet ndaj ketij Protokolli
						Shkëlzen Halimi: Trishtimi i Pollatit dhe shastisja e shqiptarëve
						Fatmira Hajdari: Azemi u vra nga 140 vete
						Agim Vuniqi: "Demokratët" e kuq
						Baki Ymeri: Mediokritete politike dhe diplomatike
						Selim Hasanaj: Itinerari i nji shetitjeje mëngjesi
						L. Drinasi: Ku mbetet Gazetaria Hulumtuese
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










