Shtesë » Lajme
Bronx: Një rrugë emërohet ‘Nëna Tereze
E hene, 31.08.2009, 01:21 PM
 Emrin e humanistes shqiptare do ta mbajë këndi ku ndeshen avenytë Lydik dhe Holland në lagjen Pelham Parkway në Bronx, një lagje me një përqindje mjaft të madhe të banorëve shqiptaro-amerikanë.
Emrin e humanistes shqiptare do ta mbajë këndi ku ndeshen avenytë Lydik dhe Holland në lagjen Pelham Parkway në Bronx, një lagje me një përqindje mjaft të madhe të banorëve shqiptaro-amerikanë.New York, Një rrugë në qytetin Bronx të New York-ut prej dje ka marrë emrin “Rruga Nëna Tereze”, me një vendim të këshilltarëve të Bashkisë së New York-ut dhe një lobimi të angazhuar të shqiptaro-amerikanëve. Emrin e humanistes shqiptare do ta mbajë këndi ku ndeshen avenytë Lydik dhe Holland në lagjen Pelham Parkway në Bronx, një lagje me një përqindje mjaft të madhe të banorëve shqiptaro-amerikanë dhe bizneseve të tyre.“Nëna Tereze ka qenë një inspirim për miliona njerëz në gjihë botën,” tha James Vacca anëtar i Këshillit Bashkiak të New York-ut i cili, bashkë me Esad Rizain, udhëheqës i fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane, qenë edhe shtytësit kryesorë të kësaj nisme.
Në ceremoninë ku ishin mbi 300 veta, pjesëmarrësit në emër të qeverisë së Kosovës i përshëndeti Arsim Bajrami, ministër i administratës publike, duke e quajtur këtë ‘një rrugë të afrimit të mëtejmë, një urëlidhëse e miqësisë së përhershme shqiptaro-amerikane.’
Kryetari i Bashkisë së Bronxit dy milionësh, Ruben Diaz Jr., foli për shqiptaro-amerikanët si një komunitet shumë vital dhe sipërmarrës, ndërsa Nënën Tereze e quajti shembëlltyrë të sakrificës për gjithë botën.
Në këtë ceremoni folën edhe anëtarë të tjerë të këshillit bashkiak të New Yorkut, ndërsa u kënduan edhe hymnet e Amerikës dhe të shtetit shqiptar.
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Foo Fighters/Të mistershmit
						Një shkëputje në hapësirë-kohë
						Si nisi revolucioni në Gjermaninë Lindore
						Perënditë e Detit të Gobit
						Komplote dhe konspiracione, të vërteta apo fryte të imagjinatës
						Shpellat nëntokësore mund të rrëzojnë historinë e Amerikës
						Kosovë, 4 të arrestuar dyshohen për terrorizëm
						Hajdin Islami: Në Vushtrri, organizohet Takimi Rajonal i Komora-s
						'Vetëvendosje' dëmton 24 vetura të EULEX-it
						Shtatë të lënduar në “Kroin e Vitakut”
						Policia e Kosovës nuk i pranon provat e gjetura nga i zoti i shtëpisë Mehaj
						Një bamirës ndihmon me 7.430 kg miell skamnorët në Drenicë?
						Hajdin Islami: Filloi trajnimi për polici dhe prokurori në Kosovë
						Përvjetori/Nata kur Hitleri dhe Stalini e ndanë Evropën
						Është koha e bashkimit kombëtar
						Akte barbare antikristiane në Kosovë: Shkrumbohet shtëpia e familjes Mehaj nga Prigoda e Istogut
						Beogradi sulmon Berishën
						I mohohet shkolla, kerkon ndihme nga Berisha
						Jetimët e luftës pjesëmarrës në Eko-shkollën verore në Prevallë
						Komunikatë nga Shoqata për Identitet dhe Bashkim Kombëtarë!
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










