Kulturë
Doli nga shtypi revista Edukologia
E diele, 02.08.2009, 11:47 AM
Edukologia, nr. 2/2008, revistë shkencore, botim i Fakultetit të Edukimit – Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2009, 24X17, f. 214.
Shkruan: Shkelqim Millaku
Këto ditë doli nga shtypi, numri 2/2008 i revistës "Edukologia", botim i Fakultetit te Edukimit te Universitetit të Prishtinë. Për shkaqe teknike numri i tretë i saj është shtypur ne fillim të vitit 2009. Revista sjell studime nga fushat e shkencave humane, të natyrës dhe të teknologjisë, të kërkimeve bibliografike e metodike, recensioneve, kronikave etj.
Revista "Edukologia", të cilën e drejton Profesori i Fakultetit të Edukimit Begzad Baliu (kryeredaktor), përveç profesorëve të brendshëm të këtij Fakulteti ka angazhuar një redaksi ndërkombëtare me Profesorë nga bota shkencore e studiuesve shqiptarë, sikur janë: Jahja Koka (Universiteti i Kuvajtit, Universiteti Carnegie-Mellon, SHBA); Gjovalin Shkurtaj (Universiteti i Tiranës); Nikolla P. Qafoku (Pacific Northëest National Laboratory, Richland, Washington, SHBA); Bajram Berisha (Weihenstephan Technical University of Munich, Germany) etj.
Kerkimet e tyre shkencore në këstë vëllim i kanë botuar studiuesit nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Shkodrës, Universiteti Munhenit, Universiteti i Sofjes etj. Revista “Edukologia”, përveç në gjuhën shqipe, studimet i boton edhe në gjuhën angleze, gjermane, frënge, italiane, boshnjake dhe turke. Ne këtë vëllim studimet janë botuar në gjuhën shqipe, angleze dhe boshnjake.
Studimeve të këtij vellimi ju prijnë Studimet në fushë të shkencave humanitare (Begzad Baliu, Gjuha ndërmjet identitetit dhe globalizmit; Valbona Karakaçi, Kontributi i kolonisë së Bukureshtit në çështjen e himnit kombëtar; Zenun Gjocaj, Konceptet filologjike të Jup Kastratit; Arjeta Ferlushkaj, Koha si teknikë narrative në disa proza të shkurtra të Koliqit; Sabri Rexha, Këngët epiko-heroike serbe në shërbim të politikës; Merxhan Avdyli, Struktura e poezisë së Dritëro Agollit; Shpëtim Elezi, Pikëpamjet e Eqrem Çabejt për standardizimin dhe për drejtshkrimin e shqipes; Shkëlqim Millaku, Studim krahasues i nyjës së prapme në gjuhën shqipe dhe në gjuhët ballkanike; Muhamet Peci, (Mos) përcaktimi i zhanrit dhe Violetë Pllana, Përdorimi i përemrave vetorë në shtypin ditor).
Me studime në fushë të shkencave të natyrës dhe të teknologjisë paraqiten profesorët: Z. Shaqiri, N. Shaqiri, D. Angelov, E. Angelova, Studimi i acideve nukleike gjatë rrezatimit me laserin e intensitetit të lartë pikosekondë uv; Bajram Berisha & Myqerem Tafaj, Bioteknologjia – shkenca në shërbim të sfidave të së ardhmes; Emruš Azizovi?, Elektronsko u?enje (e-learning); dhe Z. Veselaj, B. Mustafa, A. Hajdari, Y. Sherifi, Disa aspekte të kërcënimit të biodiversitetit në rezervatet strikte të natyrës në Kosovë.
Në fushë të kërkimeve të mësimdhënies, kumtesat e tyre i kanë botuar: Bahtijar Kryeziu, Lënda e kulturës së gjuhës në plan-programet e universiteteve tona; ndërsa Haki Xhakli, Vështrim për edukaten figurative dhe metodologjinë e mësimdhënies. Në rubrikën Recensione tekstet e tyre i botojnë Profesor Shefki Sejdiu dhe Xhavit Beqiri, ndërsa në rubrikën Kronika shkruan Begzad Baliu, rreth Konferencë së Fakultetit të Edukimit, kushtuar Profesor Çabejt në 100 vjetorin e lindjes. Po në këtë vëllim botohet një Raport i gjerë mbi konkluzionet shkencore dhe zhvillimin e konferencave, Instituti Alb-Shkenca, Tiranë 2008. Në fund të këtij vëllimi Xhavit Beqiri boton një in memoriam për Profesorin e Fakultetit të Edukimit Zijadin Munishi (1941 – 2008).

Komentoni
Artikuj te tjere
Ali Aliu: Ekziston vetëm një letërsi shqiptare
Gjok Beci, "Mjeshtër i Madh i Punës" në 70-vjetor
Demir Krasniqi: Motrat Mustafa - Këngëtare me traditë dhe kulturë universale kombëtare
Edona Beqiri: Zemra troket në zemër (Cikël poetik)
Poezi nga Naser Aliu
Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Xhemë Karadaku (Xhemail Halili)
Baki Ymeri: Kosova letrare në massmedian rumune
Suzana Kuqi: Puna e parë
Vangjush Ziko: Kulla e Torontos dhe Stambolli
Mehmetali Rexhepi: Ikonë vetëdijësimi
Blerim Rrecaj: Një ditë...
Jorgo S. Telo: Tekanjoze - historia
Albert Zholi: Xha Gaqoja
Albert Zholi: Intervistë me poeten e parë shqiptare Adelina Mamaqi
Blerim Rrecaj: Dromca jete në ''kajde'' të skicave ose përpjekje dhe përshkëllima
Përparim Hysi: Vetëgjyqësia e tre poetëve
Halit Bogaj: Falemnderit Amerikë
Fjalimi i Fan S. Nolit më 1924 në Parlamentin Shqiptar për shoqërinë shqiptare
Poezi nga Naser Aliu (Mefshtësia, Honoris Causa dhe UÇG)
Nuhi Ismajli: Poezia si kundërvënie e së keqes