E premte, 26.04.2024, 12:02 PM (GMT+1)

Mendime

Baki Ymeri: Mirëseerdhët në Kosovë!

E marte, 28.07.2009, 07:20 PM


E vërteta për Kosovën në massmedian rumune

Mirëseerdhët në Kosovë!

Nga Baki Ymeri (Bukuresht)

E kemi thënë dhe vazhdojmë të themi se lidhjet farefisnore rumuno/shqiptare përbëjnë një mrekulli të historisë. Shqipja, sipas linguistit të famshëm Alexandru Philippide, “është më e afërt me dakorumanishten se sa me arumanishten.” (“Origjina e Rumunëve. Çka thonë gjuha rumune dhe gjuha shqipe”. Jash, 1928, 829 faqe). Çka don të thotë kjo? Kjo don të thotë se zëri i gjakut tonë depërton deri veri të Rumanisë. Ishin ilirët pirustë ata që i solli perandori Trajan për eksploatimin e minave të arit në Malet e Apusenit, në trojet veriperëndimore të Rumanisë. Ishte Mbreti i parë i Rumanisë Carol I, ai që do të thotë se “Po qe se rumunët do t’i kishin shqiptarët, do ta zotëronin Ballkanin” (1900). Ishte presidenti rumun ai i cili i tha para një viti presidentit serb: “Ne s’e njohim Kosovën por Ju duhet të bashkëpunoni me Prishtinën”. Janë ëndërrimtarët e Kosovës ata që shprehin dëshirën për t’i përkthyer në gjuhën rumune duke na pyetur “Kurë do ta njohë Rumania Kosovën?”.

Për momentin, presidenti, Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e Vendit dhe klasa politike rumune kanë qëndrim të prerë: Mosnjohjen e pavarësisë si pasojë e hungarezëve të Rumanisë që kërkojnë autonomi territoriale në zemër të Transilvanisë, edhepse krahasimi i Kosovës me Harkovaznën “hungareze” është një krahasim i gabuar. Përnga zëri i gjakut, shqiptarët janë shumë më të afërt me rumunët se sa me turqit, grekët, hungarezët apo “ciganët e Rusisë”, siç i karakterizon një shqiptar i Suedisë barbarët e Ballkanit që e përgjakën Kosovën. Nga pala rumune dëgjojmë se, edhepse serbët e shfrytëzuan Rumaninë si një poligon për propaganda antikosovare, janë rumunët ata që japin kontribut për dezinfektimin e massmedias rumune nga intrigat publicistike të fantomave të sigurimit serb. E pat puna e Mile Kërpenishanit që raportonte për TV rumun në favor të Serbisë dhe disfavor të Kosovës. E kishin zënë doganierët tanë në Mitrovicë me flamurin serb në portbagazhin e automobilit të tij dhe e kishin shpallur reporter të dyshimtë. Që nga ajo kohë as që i dëgjohet zëri në radio dhe as që i duket surrati në TV. I vetmi që leh kundër Kosovës është ishsekretari i Shoqatës së Miqësisë Rumo/Serbe, Razvan Voncu. Si e komentojnë disa analistë rumunë dhe rumunët e rëndomtë çështjen e Kosovës dhe diskriminimin kombëtar të rumunëve të Luginës së Timokut?

            Nga Gazeta de Sud, në kuadrin e artikullit Mirëseerdhët në Kosovë (18 shkurt 2008), Alina Mungiu-Pippidi thekson se “Shpallja e pavarësisë së kësaj ishprovince osmane, pastaj serbe, e banuar gjithmonë nga shqiptarë, qe mënjanuar para një viti kur partia e kryeminsitrit Hashim Thaçi i fitoi zgjedhjet, me pretekst që të mos krijojë në Serbi një korent nacionalist edhe më të fuqishëm, i cili do të sillte vota për kandidatin nacionalist në zgjedhjet presidenciale. Fitorja e kandidatit të favorizuar nga Perëndimi ndikoi që pas shpalljes së deklaratës së pavarësisë Europa të flasë, menjëherë pas SHBA-ës, me një zë unik, duke e njohur pavarësinë e Kosovës. Është fakt se që nga viti 1999, Kosova funksionon praktikisht si një shtet më vete, fillimisht nën qeverisjen e OKB, pastaj, shkallë/shkallë, permes një kombinimi të OKB me organizmatë të zgjedhura lokale. Indipendenca e Kosovës është bërë e mundshme nga tre motive. 1) se nacionalistët kosovarë e kanë patur synim të përhershëm; 2) se nacionalistët serbë, në ballë me Millosheviqin, u janë përgjigjur në mënyrë të shpërpjesëtuar dhe pa takt, pa menduar te komuniteti ndërkombëtar.  Millosheviqi ia mori para dhjetë vitesh autonominë që e kishte Kosova nën komunistë, ua mbylli shkollat shqiptarëve, masakroi familje të tëra po qe se dyshohe se një anëtar i tyre ishte pjesatar i lëvizjes për pavarësi, armata jugosllave në mënyrë barbare u përgjigjej provokimeve të nacionalistëve lokalë, duke sulmuar civilë, derisa situata u bë subjekt ndërkombëtar, opinioni publik duke qenë tashmë i sensibilizuar nga gabimi i Perëndimit për të mos penguar masakrat e kryera nga serbët dhe kroatët në Bosnjë; 3) paralelisht me këtë disfatë, Serbia arriti, permes një kompleksi gabimesh, të arrijë në vetë taborin kundër Perëndimit.”

Alina Mungiu Pippidi
Alina Mungiu Pippidi
Më tej, Alina Pippidi përshkruan vitin 1998 kur armata e Millosheviqit i dëbonte shqiptarët e Kosovës nga shtëpitë e veta dhe ua digjte letërnjoftimet, derisa edhe Rusia e Jelcinit ngriti dorë nga ajo. Pasi e përshkruan situatën e rumunëve të Transilvanisë që shprehën dëshirën për t’u bashkuar me Mbretërinë Rumune (1918), gjë që u bë në virtutin e të drejtës për vetëvendosje të popullatës mazhoritare, njësoj si në Kosovë, analistja rumune, Pippidi, thekson: “Këtu nuk ekziston një entuziazëm i madh për bashkim me Shqipërinë, kështuqë krahasimi im ndalet këtu. Kosova do të jetë më parë njëfarë Republike e Moldovës, që do të zbulojë se avantazhi i madh për të patur atdheun tënd nuk u përgjigjet të gjitha problemeve. Mirëseerdhe Kosovë në botën e shteteve indipendente!” Opinionet e Alinës janë aktuale sot e kësaj dite. “Kur i shikojmë sot në televizor kosovarët e entuziazmuar anembanë Europës se si i valëvisin flamujt dhe se si nguten t’i përjetojnë këto ditë në Prishtinë, për të ndjerë nga afër këtë krijim më të madh në historinë e tyre, para se të kthehen në vendet e tyre të punës në Zvicër, Angli apo Greqi, ne që e kemi patur këtë kremtim më 1918, e dimë se pas duartrokitjeve fillojnë edhe vështirësitë. Janë mbi 40% të papunë në Kosovë.”


            Në vazhdim, Alina Pippidi i kundërvihet idesë së një “Kosove të madhe” me shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë, apo të një “Shqipërie të Madhe, siç presin disa”.  “Është një mbarim i trishtë për miqët tanë serbë, por, po qe se në vend që ta mbyllin këtë kapitull dhe të merren seriozisht me integrimin në Europë, duke u munduar ta mbajnë frustrimin deri në pambarim, do të paguajnë një çmim ende më të madh. Kosovarët e vegjël i kanë luajtur letrat mirë dhe kanë fituar. Zoti e din se sa shumë kanë vuajtur derisa e kanë kapur ditën e sotme. Kur e realizova një sondazh për OKB në Kosovë më 2003, në dy nga tre shtëpi njerëzit ishin viktimë e disa violencave të njërës apo tjetrës formë më 1998. Nuk mund të shpifish kundër disa njerëzve që kanë kërkuar ndihmë nga Perëndimi dhe e kanë fituar.. Kur isha për herë të parë në Kosovë, u mahnita sa shumë flamuj amerikanë valëviteshin gjithandej, dhe i thash shoferit tim të OKB, ai vetë duke qenë një ish/luftëtar i lëvizjes për pavarësi. “Në të vërtetë, të gjithë kemi pritur të vinë amerikanët të na çlirojnë në Ballkan, por ju jeni të vetmit që keni arritur t’i sillni”. “Kështu është”, më tha ai, “por ishim edhe të pregaditur për të paguar një çmim më të madh se të tjerët”. Dhe e paguan. Tani, për të vdekurit e tyre, mos të na bie pika në zemër, ngase edhe ata e kanë fituar shtetin e tyre.” Herën tjetër ua prezantojmë  reagimet pro dhe contra të komentatorëve rumunë. Sunt cei care au promovat un limbaj trivial, au folosit atacuri la persoana si au promovat intoleranta, xenofobia, rasismul si discriminarea


(Vota: 17 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora