Mendime
Prenjo Imeraj: Lajthitje mendore apo mendësi politike, z. profesor Kristo Frashëri
E marte, 28.07.2009, 07:17 PM
LAJTHITJE MENDORE APO MENDESI
POLITIKE, Z. PROFESOR KRISTO
FRASHERI ?Kristo Frashëri
Shkruar nga : Prenjo
Imeraj
Astoria, Queens-New York
Këto ditë, në Gazetën Tema, hasa në një replikë të Prof.
të Historisë Kristo Frashëri drejtuar Z. Mërgim Korça me banim në
Michigan. Unë nuk e njoh personalisht Z.
Kristo Frashëri. Edhe nga ana
profesionale si historian, nuk ka rastisur të dëgjoj shumë për të. Në ndonjë material, të kohëve të fundit,
lidhur me figurat madhore të Kombit tone, p.sh. lidhur me figurën e Heroit tonë
legjendar Gjergj Kastrioti Skënderbeut, mendimet e tij nuk më kanë lënë ndonjë
përshtypje mbresëlënëse, si më ka lënë p.sh. Z.Moikom Zeqo në mjaft materiale
historike të botuara në shtypin periodik të Tiranës, megjithëse me sa jam në
dijeni,ky intelektual i zoti, nuk është historian në profesion. Me gjithatë, si lexues, më lind e drejta të
ngre zërin tim, madje edhe të kërkoj shpjegim
nga Prof. Frasheri, për disa shprehje bastarde dhe vulgare të përdorura nga ai
në replikën drejtuar Z.Korça.
Shprehja parë:
…Enver Hoxha në vitin 1945 nuk ka qenë diktator...! A mund të na shpjegojë Profesori se kur dhe
në ç’rrethana u bë KRYEDIKTATOR E.
Hoxha? Tashmë ç’do shqiptar e ka të
qartë se, të gjithë urdhërat verbale dhe me shkrim për ekzekutimin e
nacionalistëve pa gjyqe, madje edhe plumbat pas koke ish bashkëluftëtarëve të
tij të dikurshëm i ka dhënë Enver Hoxha.
Dihet se, edhe Komandanti xhahil partizan Mehmet Shehu, në asnjë rast
nuk veproi me kokën e tij, gjatë ekzekutimeve masive, pa marrë urdhërin e Enver
Hoxhës. Për mua ato urdhëra qenë diktate të pastërta prej diktatori, pas të
cilave fshiheshin emisarët e P.K.Jugosllave.
Shprehja e dytë: …
rrugaç…, e mjeran…! Fjalë tepër
vulgare këto të dala nga goja e një profesori, që e quan vehten të “madh”në
Histori! Shprehja rrugaç përkon me
fjalën Angleze gangster, e cila rëndom përdoret edhe në gjuhën e folur
Shqipe. Z. Mërgim Korça rrugaç…! (?)
Turp e paç faqen e zezë o Profesor!
Z. Korça e njoh familiarisht
qysh gjysëm shekulli më parë. Kur u vendos në Lushnjë, kemi patur edhe
vajtje e ardhje familiare, pasi me bashkëshorten e tij të nderuar Dr. Mimozën
kemi qenë kolegë si mjekë e kemi punuar në të njëjtin institucion mjeksor. Z. Mërgim Korça njihet nga të gjithë dhe jo
vetëm në Lushnjë: si njeri i mirë, i
edukuar, i kulturuar e me disa gjuhë të huaja në përdorim. Specialist shumë i zoti dhe njeri tepër
korrekt në të gjithë drejtimet, megjithëse vorbulla e luftës së klasave nuk e
la kurrë të qetë… Mergim Korça
mjeran…!(?) Përkundrazi, ai rrjedh
nga një familie dinjitoze, krijoi familie dinjitoze gjatë sistemit diktatorial
dhe, në prag të rënies të atij sistemi, tërë dinjitet gjeti rrugën për të
emigruar në Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku po me dinjitet e ndërtoi jetën
më së miri, duke mos u shkëputur kurrë nga jeta intelektuale dhe, me zotësinë e
tij, u angazhua në punëra dinjitoze, deri në mësimdhënjen e Gjuhës Shqipe në
një Universitet Amerikan…
-2-
Si ti kuptojë lexuesi këto shprehje të pa hijëshme të
Prof. Kristo Frashërit? Në rast se
janë lajthitje mendore, (ndoshta prej
demensës senile *), atëherë duhet të na vijë keq dhe, profesori duhet mëshiruar… po në rast se janë përdorur për diskriminim
politik, atëherë aq më keq për të dhe, gjëja më e mire për profesorin do ishte,
t’i merrte prapsh e ti fuste andeje nga edhe i nxori. Megjithëse me vonesë, po Prof. Kristo
Frashëri duhet të mësohet se, Komunizmi me të gjithë dishepujt dhe shërbëtorët
e tij fanatikë ka marrë fund njëherë e përgjithmonë, dhe jo vetëm në Shqipëri.
Opinione
për lexuesin lidhur me replikat e Z. Prof.Kristo Frashëri
Kam përpara sysh në këto çaste dy librat e fundit te Z.
Mergim Korça ku dokumentohet edhe replika e parë e Prof. Frasherit.
Lidhur me replikën e prof.Frasherit ndaj gjuhëtares Ledi
Shamku: - Gjuha e përdorur ështe hiç e denjë për një profesor. Përgojimi i Z. Mërgim Korça, përgjatë
shkrimit, si i biri i Xhevat Korçës që ka bërë turpe, kundërmonte lufte
klasash, absolutisht e pa pranueshme për kohën dhe sistemin demokratik që
përjetojmë. –Çpërfillja ndaj Z. Korça
se nuk është historian, nuk ishte aspak bindëse. –Akuzat ndaj të ndjerit Xhevat Korça nuk
ishin akuza historiani (pa le të një profesori historie). Ishin akuza të stilit komunist, pa asnjë bazë
reale e të mbushura me insinuata dhe fjalë boshe hedhur në hava. Gjuha tepër banale dhe e pa themel, si gjuha
e dikureshme e Bedri Spahiut dhe Koçi Xoxes, nuk e nderon fare profesorin.
Lidhur me përgjigjen e Z. Korça ndaj profesorit: - Ajo ishte shumë e matur dhe e
drejtpeshuar e në vazhdim edhe sulmi ndaj profesorit, shembull etike
profesionale, elegance në të formuluar të mendimeve, me diferencë të madhe ndaj
gjuhës tip slloganesh rrugësh të Z. Kristo Frashëri. – Ballafaqimi i personalitetit të të
ndjerit Xhevat Korça ndaj akuzave boshe e të pathemelta të Z.Kristo
Frashëri, nëpërmjet mbrojtjes tij nga akuzat boshe e të përgjithëshme të ish
prokurorit komunist Bedri Spahiu, paraqitur trupit gjykues në Gjyqin Special,
një pasqyrë e gjallë dhe konsekuente e shumë bindëse e veprimtarisë patriotike
të të ndjerit Xhevat Korça. - Trajtimi i
kolaboracionizmit komunist që nga Stalini, e në vazhdim kolaboracionizmi
kriminal i Enver Hoxhës, mbështetur në dokumentacion historik nga Z. Mërgim
Korça, hedhin dyshime të mëdha rreth gjysëm shekulli prodhimtarije tekstesh
historike nga profesorati i radhës K.Frashërit.
Analiza që bën Z. Korça, brenda kuadrit të një shkrimi polemik,
faqe pas faqeje, të “xhevahireve historike”shkruar nga K.Frashëri në tekstin
e Historisë, një pasqyrë e qartë e
mungesës personalitetit të autorit këtij teksti. Faktet historike të periudhës diktatoriale
ndryshoheshin e rishtypeshin konform terrorit komunist e kositjes udhëheqësve
nga ana e Diktatorit Hoxha. E profesorët
si Kristo Frashëri me shokë, gati t’i rishkruanin tekstet konform direktivave
të reja partiake. Me plot gojën e them se, ato janë turpe para
të cilave Z. Kristo Frashëri të ulë kokën e jo më te çirret siç ka guximin e vazhdon të bëjë.
Replika Nr. 2 e Z. Kristo Frashëri: - Nje “radiografi” ku del qartë
mungesa e shtyllës kurrizore tek “profesori”.
Ndërsa Z. Korça e ka mbështetur analizën e tij, tej’e mbanë, me
dokumenta
-3-
dhe argumentime, Z.
Kristo Frashëri hedh bomba tymse, duke pretenduar se analiza nuk ka asnjë
mbështetje dokumentare!(???). Pak ka qëmtuar edhe paraqitur Z.Korça nëpër
arshiva dokumentat e kompromiseve të E.Hoxhës në dëm të Shqipërisë? Pak faqe i ka numuruar ai Z.Kristo Frashëri
nga teksti i tij i Historisë Shqipërisë, duke i paraqitur lexuesit edhe
paragrafet e shkruar nga profesori e që janë turpi i profesorit? - Me këtë replikë profesori ka treguar
qartë se, e vetmja armë kundër polemikës elegante të mbushur me fakte e
dokumenta të Z.Mërgim Korça, është zhargoni vulgar i PROFESORIT me fjalë
banale, të pista e të pa hijëshme…
Me këtë rast dua t’i kujtoj studjuesit e rinj, të merren
me këto probleme, e pse jo, të ballafaqojnë edhe sulmet e përgjithëshme e të pa
baza të Z.Kristo Frashëri me argumentat e themeltë e faktet e shumta që sjell
Z. Mërgim Korça, të nxjerrin përfundimet e duhura, e doemos si rigorozitet
llogjik dhe etike polemike, mund të ndjekin edhe shembullin e Z. Korça.
Një kontribut, sado modest, nga ana e ime si vlonjat: - Në
replikën e tij Nr.2, Z.K.Frashëri akuzon Mustafa Krujën si edhe Xhevat Korçën
pse nuk e dhanë dorëheqjen kur dënoheshin luftëtarët e njësiteve
komuniste. Përgjigjen e themeltë e të
dokumentuar i a dha Z.Mërgim Korça. Në
mënyrë shumë bindëse ky i fundit solli fakte historike lidhur me dy ministrat e
qeverisë Kruja, Z.Hasan Dosti si edhe Z.Jup Kazazi, për rastin e të cilëve
Z.K.Frashëri dhe e tërë plejada e historishkruesve të diktaturës, jo vetëm që
mbajnë përgjegjësí lidhur me shtrembërimin që u kanë bërë ngjarjeve edhe
fakteve, por pikërisht ai qëndrim përbën edhe turpin e tyre !
Nga ana e
ime e pyes Prof. Frashërin, si nuk i zuri turpi atë, si edhe gjithë
pseudohistorianët e periudhës diktaturës, që përgjatë 47 viteve të diktaturës e
paraqitën Selam Musanë si komandantin e forcave që me luftë vetmohuese i hodhën
në det trupat e rregullta italiane që e mbanin të pushtuar Vlorën e 1920-ës
? Ja edhe dëshmia e ime. Në vitin 1974, mua personalisht më ka thënë Toto
Shehu nga Gumenica e Vlorës, pjesëmarrës në luftë, se ishin turpe pohimet e
historianëve që e paraqisnin Selam Musanë si komandantin e forcave vullnetare
shqiptare. Komandant ata kishin patur
Heroin Qazim Koculi ! Pa dashur të
shtoj edhe se si më pati folur dhe ç’më dëshmoi ai në vazhdim për Selam Musanë,
u a ve në dukje historianëve të rinj, se në janarin e vitit 1943 qeveria
fashiste italiane nxiti një vrasës me porosí, i cili me forcat e veta i bënë
atentat dhe e vranë Qazim Koculin, Ministrin pa Portofol dhe Komisarin e
Lartë të Qeverisë Kruja ! Si reagoi
ajo qeveri ? I paraqiti Mëkëmbësit të
Mbretit Jacomoni, dorëheqjen e parevokueshme ! E
pra këto fakte kokëforta Z.Profesor Frashëri nuk i quan fakte e doemos mohimin
e tyre dhe daljen zot shtrembërimeve që ai me gjithë shokët e tij historianë i
bënë historisë nuk ka se si të pranojë se përbëjnë turpet e tyre !
*demensa
senile: term mjekësor, që përkufizon rënien e inteligjencës, për
shkak të pleqërisë.