E enjte, 26.11.2020, 07:22 AM (GMT)

Aktualitet » Bota

James Buchanan

E hene, 03.09.2007, 07:50 PM


James Buchanan
Lindi më 23 prill 1791, në afërsi të Mercesburg, bir i një pronari dyqani dhe i dyti nga 11 fëmijët.

Kur ishte djalosh punoi në dyqanin e të atit dhe më vonë u diplomua në Dickinson College në Carlisle. Fillimisht e përjashtuan për sjellje të keqe nga kolegji, por u diplomua në 1809 me rezultate të shkëlqyera. Më vonë, studioi drejtësi dhe filloi punë në Lancaster në 1812.

Më 1814 u fut në politikë duke fituar zgjedhjet për në parlamentin e Pensilvanisë në periudhën 1914-1820 dhe në vitet 1832- 1834 si diplomat në Rusi. U zgjodh në Kongres si zëvendës në vitet 1837-1845 kur dha dorëheqjen. Në 1844 refuzoi nominimin si kryetar i Gjykatës supreme të SHBA. Në 1845-1849 ishte sekretar shteti i presidentit James Polk dhe gjatë së cilës negocioi traktatin e Oregonit në 1848.

Në 1856 u nominua nga demokratët sepse ishte në Angli gjatë debatit të Nebraska-Kanzas dhe nuk ndërhyri në të. Ai mbështeste skllavërinë dhe u cilësua si një amerikan verior me pikëpamje të prapambetura jugore. Çështja e Dredskot, (një skllav nuk mund të drejtohej gjykatës federale) solli polemika për shkak të ndërhyrjes personale të presidentit. Jugorët u kënaqën por vendimi krijoi një tërbim në veri, Buchnan vendosi t’i jap fund shqetësimeve në Kansas duke nxitur pranimin e territorit si një shtet skllav. Megjithëse përdori autoritetin presidencial për këtë qëllim ai nxiti më tej zemërimin e republikanëve dhe armiqësoi anëtarët e partisë së vet. Kur Republikanët fituan shumicën në Dhomat e Përfaqësuesve më 1858 çdo projektligj të rëndësishëm që ata kaluan ra para votave jugore në Senat ose nga vetoja Presidenciale. Mosmarrëveshjet e grupimeve të mëdha u ngritën në një shkallë të tillë më 1860 sa që Partia Demokratike u nda në krahun verior dhe në krahun jugor, secili emëroi komandantin e vet për president. Si pasojë kur republikanët emëruan Abraham Linkolnin dukej se ishte një vendim i marrë që më parë se ajo të zgjidhej, edhe pse emri i tij nuk ishte në asnjë fletë votimi. Më mirë se të pranonin një administrim republikan, jugorët përkrahën shkëputjen e presidentit Buchanan, i cili e mohoi të drejtën e shteteve që të ndaheshin. Ai shpresoi për kompromis, por udhëheqësit që ishin për shkëputjen nuk pranoi. Në vitin 1857 administrimi i Buchanan u përfshi nga janë krizë e madhe ekonomike, kjo gjë i bëri republikanët të akuzonin Buchananin për keq-menaxhimin e buxhetit të shtetit. me qeverinë e re republikane jugorët e kuptuan se politika kombëtare tashmë po përkrahte veriun kundër jugut. Minnesota, Oregoni, dhe kansasi u pranuan në Union. Ndërsa Karolina e Jugut u shkëput nga Unioni në 1860. Jugorët e argumentuan shkëputjen si antikushtetuese dhe madje ata e mendonin se kjo do të ishte fatale për të ardhmen e Amerikës. Buchanan u martua me Ann Caroline Coleman, vajzën e një biznesmeni të madh, por për arsye se ishte shumë i zënë me politikën, ai nuk kalonte shumë kohë me të. Zërat se ai po dilte me femra të tjera bëri që gruaja e tij ta linte atë dhe kjo martesë të rezultonte e dështuar. Që nga vdekja e gruas së tij ai nuk u martua përsëri, dhe kështu u bë presidenti i parë i Amerikës i cili nuk u rimartua. Në 9 janar të 1864, ai iu kthye politikës së masakritetit dhe vazhdoi deri sa u largua na detyra. Në mars të 1861 ai u tërhoq në shtëpinë e tij në Pensilvani, ku dhe vdiq, në 1 qershor të 1868, në moshën 77 vjeçare . Vitet e fundit ai i kaloi me mbesën e tij, Harriet Lane, të cilën e adoptoi. Ai është shprehur se “Nuk është mirë që njeriu të jetojë i vetëm...”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora