E merkure, 03.06.2020, 12:57 PM (GMT+1)

Komente

Përkujtimi i themelimit të Perandorisë Pushtuese Osmane - Reagon Prof. Ass. Thanas Gjika

E merkure, 22.07.2009, 08:10 PM


Ju lutem studiuesve dhe studentëve të medreseve myslimane në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të kenë kujdes kur përkujtojnë ngjarje që kanë të bëjnë me pushtimin e gjatë osman tek ne.
 Përvec bashkëpunimit, i cili erdhi mbas nënshtrimit të shqiptarëve, duhet të theksohet se pushtimi osman ishte në radhë të parë një pushtim shkatërrues për popullin dhe territoret tona.
 1. U vranë dhe u masakruan në luftën e pabarabartë një e treta e popullsisë,
 2. U detyrua të merrte arratine një e treta e popullsisë.
 3. Një e treta e popullit që mbeti nën pushtim nuk mund t'i bente më ballë presioneve të osmanëve për tjetërsim. Kështu mëse gjysma e popullsisë së mbetur gjallë, gjatë shekujve pasardhës u detyrua të konvertohej në myslimanizëm, jo nga qejfi, jo se besonte ndryshe nga arbërorët e tjerë, por se nuk kish nga t'ia mbante.
 Kjo pjesë e popullit arbër e quajti veten shqiptar dhe pjesa tjetër që përbënte pakicën pranoi të ndërronte emrin nga arbëresh në shqiptar. Kështu populli më i vjetër i Ballkanit u detyrua të mbijetonte si një popull laraman me dy besime të ndryshme fetare, gjë që si ka vënë në dukje studiuesi i shquar Mustafa Merlika Kruja, e ka penguar atë që të fitonte pavarësinë të paktën 100 vjet më herët se c'e fitoi.
 Perandoria Osmane kurrë nuk na e qau hallin si popull arbëresh ose shqiptar, ajo pa gjithnjë interesat e saj të ngushta, madje edhe kur rilindësit tanë i kërkuan që ajo të krijonte një villajet të vetëm shqiptar ku të bashkonte trojet shqipfolëse, Porta e Lartë nuk e krijoi kurrë atë. Kjo kokëfortësi e Sulltanve dhe e Portës së Lartë për të mos krijuar një vilajet të vetëm me popullsinë shqipfolëse para se të shëmbej Perandoria Osmane, coi në coptimin e trojeve shqiptare prej diplomacisë evropiane nën presionin e Rusisë për të kënaqur aleatët e saj ballkanikë, fqinjët tanë të cilët na shihnin si tokë të perandorisë që duhej coptuar...
 Bashkëpunimi i shqiptarëve me qeverinë osmane nuk i solli asnjë të mirë popullit shqiptar, vec nënshtrim të mëtejshëm.
 Asnjë vezir me origjinë shqiptare nuk cau kokën për fatet e popullit tonë po vetëm për fatet e perandorisë.
 Edhe Ali Pasha duhet të dijmë se nuk vrau asnjë turk ose osman, po vetëm shqiptarë me mijra...
 Duhet pasur kujdes, se për inat të Greqisë e Sërbise që nuk na kanë dashur, nuk duhet të bëjmë miq Turqinë, po Evropën. Për inat të sime vjerre nuk duhet shkuar me millonanë.
 Prof.. Ass. Thanas Gjika, USA.

________
 
Ne medresè perkujtohet 710 vjetori i themelimit te Perandorise pushtuese Osmane
    stema-perandorise-osmane(Ne shkollen ku mesohet Fjala e Zotit perkujtohet themelimi i Perandorise pushtuese Osmane)

Shkoder Maj 2009

    Në kuadër të 710 vjetorit të themelimit të Perëndorisë Osmane, në medrezenë ‘’Haxhi ShehShamia’,’ u organizua një takim me pedagogun dhe historianine Universitetit të Shkodrës ‘’, Luigj Gurakuqi,
    Pr.Dr.Bajram Xhafa, ku merrnin pjesë nxënës të kësaj medrezeja, dega e djemve dhe stafi pedagogjiki degës së djemve dhe i degës së vajzave. Takimi u organizua në mjediset e bibliotekës së medrezesë, një ambjet ky shumë komod dhe i pranueshëm për të realizuar takime me një tematikë të tillë. Në temen që trajtoi , Pr.Dr. Bajram Xhafa, në kuadrin e 710 vjetorit të themelimit të Perëndorisë Osmane, ai foli për raportet e kësaj Perëndorie me popullin shqiptar me të cilin e lidhi fatit të bashkëjetojë për disa shekuj me rrallë. Në bisedë u theksua se shqiptarët dhe turqit nuk paten një raport të mirëfilltë pushtues dhe të pushtuar, por raporti real ishte një bashkëjetese e mirëfilltë e cila u reflektua tek pjesëmarrja e shqiptarëve ne sferat më të larta të qeverisjes së Perëndorisë Osmane. Per këtë dëshmon edhe numuri i konsiderueshë m i shqiptarëve në parlamentin e Perëndorisë Osmane, në mesin e të cilëve ishte edhe figura e njohur e Ismail Qemalit dhe e 40 kryeministrave të kësaj Perëndorie të cilët ishin shqiptarë. Medrezistët u njohën edhe me informacione për betejen e Fushë Kosovës, ku ushtria osmane fitoi mbi një kualicion të domonuar nga serbët, betejë në të cilën ra shehid Sulltan Murati, i cili, përmes një luteje që kishte bërë një natë para betejës, kishte kërkuar nga Allahu xh.sh.që t’ia plotësonte këtë kërkesë që islami kurrë të mos shuhej në hapesirën kosovare. Gjithashtu, medrezistën u njohën edhe me informacione mbi Camërinë e cila ka mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë, me gjithë përpjekjet e Perendorisë Osman për të penguar një gjë e tillë. Ajo që kishte rendësi në këtë bisedë ishte idea se ardhja e Perëndorisë Osmane në Shqipëri ishte një mundësi përcaktuese që shqiptarët të shpëtonin nga asimilimi ortodoks dhe humbja e identitetit të tyresi shqiptarë.. Medrezistët i përcillnin me shumë kujdes fjalët dhe mendimet e Pr. Dr. Bajram Xhafës, sepse ishin informacione që ata i ndëgjonin për here të pare. Pas përfundimit të kësaj bisede,medrezistë ve iu dha mundësia që të bënin pyetje në lidhje me temen e trajtuar, duke marrë njëkohësisht përgjigje kompetente nga Pr.Dr.BajramXhafa. Biseda, që u zhvillua në Medrezen e ‘’Haxhi Sheh Shamia’,’ eshtë një përpjekje sa modeste, aq edhe serioze për t’u përcjellë medrezistëve një mesazh të saktë, të sinqertë , për të vërtetën e mardhënjeve të Perëndorisë Osmane me shqiptarët, si antiteze e një dizinformimi të qëllimshëm që vazhdojnë të bëjnë mediat për të vërtetën e këtyre mardhënjeve e cila, sipas historianeve dhe politikanëve të Turqisë gjendet vetëm në arkivate shtetit turk. Në fund, drejtoria e medrezesë, ’Haxhi Sheh Shamia’,’ falenderoi Pr.Dr. Bajram Xhafën për biseden e mbajtur, duke i premtuar gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në mes të medrezesë dhe z. Bajram Xhafa edhe në të ardhmen.

    Marre nga:
    http://www.musluman arnavutluk. com/


(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora