E premte, 03.04.2020, 09:39 AM (GMT+1)

Komente

Beqir Cikaqi: Pse nuk pranohet dhe në praktik realiteti për Kosovën dhe kosovarët!?

E premte, 17.07.2009, 08:09 PM


Në Itali: Pse nuk pranohet dhe në praktik realiteti për Kosovën dhe kosovarët!?

Nga Beqir Cikaqi, Itali  

Para disa ditësh, në Rimini të Italisë, u rrestua 36 vjeqari nga Kosova,Muharrem Gashi, ish pjesëtar i UÇK-së, ish epror i TMK-së. Muharremi Gashi  u arrestua në Questuren(qendra e emigracionit) e Riminit, sipas një fletëarrestit të paraqitur nga Serbia në Interpol.Dihet se z.Gashi nuk është ardhur ilegalisht në Itali, ishte duke punuar si shofer kamioni, ndërsaorganet vendore  gjat arrestimit pa të drejt e kan konsideruar si kriminel lufte.Tani vendos për të Gjykata e Apelit në Bolonjë, por shpresohet se autoritetet vendore italiane do të vendosin drejt, dhe ose do të lirohet,ose të ekstradohet në Kosovë e jo në Serbi.Ne një kontakt qe patëm me kryetarin e shoqates italo-shqiptare"Miqësia"z. Agron Çeka, që selin e ka në Rimini, ushprehë se, per te do të bëhet një seancë gjygjesore, dhe deri te ajo seancë duhet kohë, eksdradimin në Serbi nuk e besojë.  Është për t'u habitur se si organet vendore italiane  nuk e pranojn edhenë praktik realitetin e krijuar për Kosovën dhe kosovarët.Në  fakt, shteti italian e ka njohur Shtetin e Kosovës, i ka njohur edhe pasaporten, zyren ndërlidhëse në Prishtinë e ka shëndrruar në Ambasadë, por kursesi nëpraktik t'i realizojë,sepse, qytetarët shqiptar të Kosovës(që nuk është numri i vogël në Itali) në të gjitha dokumentet zyrtare i identifikojn si jugosllav (kur dihet se ka vite nuk egziston krijesa artificiale e quajtur Jugosllavi),  si serbo-malazes, ose si serb.Më kot mundohesh  t'i bindishorganet vendore, se nuk ka Jugosllavi, as shtet Serbi-Mali Zi, se nuk jemi banor të shtetit Serbi,ku botërisht është shpallur pavarësia e Kosovës me 17 shkurt 2008,e që deri më tash e kan njohur 62 shtete(në mesin e tyre edhe vet Italia).   Javen e kaluar isha edhe vet dëshmitar në repartin e ndihmës së shpejt(pronto soccorso) të Trevisos, kur një puntor(kosovar) kërkoi ndihmë, nëfletëudhëzimin, personeli mjekësor i ordinancës ia shkruan shtetin për nga vjen: Serbi-Mali Zi, ndërsa kombësin serb, me gjith dhimbjet që i kishte reagoi ashper i sëmueri për këtë diskriminim, derisa
Muharrem Gashi, gjate arrestimit ne Rimini
mjeku dhe ndihmësit e tijë  prezent iu kërcnuan, në daç merre në daç leje  fletëudhëzimin, porurgjentisht duhet me e liru ordinancen...se jan duke pritur pacientet tjerë.Raste të ngjajshme me shqiptarëte Kosovës,ka patur edhe ka edhe në polici,Questur,komune, sindikat,etj.Kështu shqiptarët e Kosovës kan mbetur akoma te regjistruar si Jugasllav, serbo-malazes dhe serb.Nga kjo që u cek ma lart,ambasada e Republikës së Kosovës në Romë,e ka përgjegjesin e vet që vërtet t'i mbrojë interesat e shtetitshtetasëve të vet.Iuduhet ma shumë angazhim, kan disa muaj që jan emruar z.Albert Prenkaj,sii ngarkuar me punë në ambasad,dhe z.Avni Manaj, sekretar në ambasadë.Këta ka disa muaj që jan emruar dhe për qytetarët e vet asgjë skan bërë, madje edhe kur u ftuan të marrin pjesë në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës,nga Shoqata "Bashkimi Kombëtar", nuk iu përgjegjen pozitivisht me arsyetimin se jan te ngarguar me punë tjera(!?)Shtrohet edhe një dilem!Se personat e ngarkuar per ambasadane e Republikës së Kosovës në Romë a e kan merituar të jenë perfaqësues të Kosovës, apo vetem  thuhetse njeri (z.Albert Prenkaj) ka jarani me kryeministrin Thaqi, ndërsa tjetri(z,Avni Manaj) është e vërtet se është vëlla i zëvendëskryeministrit Ramë Manaj.Athua interesat shtetërore do ti mbrojn më mirë vetëm jaranat dhevëllëzërit qeveritarëve !? Ne të mbetet në ndërgjegjien e qeveritarëve!   Ndërsa organeve vendore italiane, iu apelojm në emër të gjith shqiptarëve nga Kosova që punojne jetojn në Itali, njohjen e Republikës së Kosovës t'azbatojn edhe në praktikë.Që qytetarët e Kosovës t'i konsiderojn si shtetastë Kosovës.


(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT