E shtune, 27.04.2024, 02:55 AM (GMT+1)

Kulturë

Ndue Ukaj: Paradigma e letërsisë së simboleve

E shtune, 11.07.2009, 06:41 PM


Paradigma e letërsisë së simboleve

Nga Ndue Ukaj

”Jam aventurier në kërkim të thesarit tim- mendoj përpara se të humbiste në një gjumë të ëmbël“. Pas leximit të romanit Alkimsit të shkrimtarit Paulo Coelhos, nëse sintetizojmë dimensionet semantike dhe estetike, shohim se kjo referencë është paradigma dhe intenca e kryeheroti letrar i romanit Alkimisti, djaloshi nga Andulonazia e Spanjës, Santiago, i cili prish qetësinë e tij prej bariu, i tronditur nga ëndrra dhe niset drejtë vendeve të panjohura, ku i është thënë se fshihet për të thesari i paracaktuar. Por, kjo është edhe intenca estetike-letrare e autorit. Në këtë rrugëtim, personazhi ndesh njerëz të ndryshëm, përplaset me luftëra, kalon shkretinen dhe sfidohet me shkëndijat e një dashuri. Me peripeci arrin tek vendi i paracaktuar dhe aty narracioni na kthehen ne fillim të romanit, sepse mësohet, se të kërkosh thesarin nuk është e domosdoshme të ecësh shumë, por ai gjendet aty ku jeton. Pra, heroi i romanit ketë e gjen në kishën e Andulonazisë, në Spanjën e tij, aty ku më parë kishte qenë bari. Ky epilog është paradoks i romanit dhe esenca e dimensionit estetik dhe semantik të kësaj proze interesante, që është shndërruar në njërin ndër romanet më të lexuar të shekullit që lamë pas.

Paulo Coelho, narrator i madh, mjeshtër brilant i krijimit të fabulave interesante, ka një stil magjik të rrëfimit dhe një gjuhe atributive, me përplot simbole e figura retorike nga më të dendurat. Stili i tij i veçantë, lakonik, i zhdërvjelltë e bën ndër autorët me të mëdhenj dhe me të admiruar të letërsisë së shek. XX dhe fillimeve të shek. XXI. Ky shkrimtar brazilian, nëpërmjet romanit Alkimisti. Proza e Coelhos, përkatësisht romani Alkimisti ngërthen në vete aspekte specifike të ligjërimit letrare, aspekte këto që konfigurojnë një tekst shumështresor, me forma e realizime të shumëllojshme poetike. Këtë autori e ndërton përmes gjuhës së alkimisë, e trajtave të shumëllojshme stilistike. Aspekti tematikë, i zgjeruar në aspektin e diskursit letrar, më futje empirike funksionale, janë karakteristika të prozës së Coelhos në shumë nivele letrare. Në dimensionin tematik, pra të përzgjedhjes dhe shtrirjes narrative të temës, autori referencë letrare, si parabolë dhe model ligjërimor, ka librin e madh biblik, nga i cili futen rrjete tekstesh, si diskurse e kode tematike, që shpërndahen në diskursin narrativ me një intencë semantike, por mbi të gjitha në funksion të ligjërimit dhe përmbushjes së plotnisë artistike të romanit “Alkimisti”. Në të vërtetë ligjërimi biblik mbetet element konstituiv i diskursit dhe i rrëfimit. Dhe, përmes këtij boshti, artikulohen tablo të gjëra e gjithëpërfshirëse të jetës së individit, të cilës autori i jep karakter universal. Kjo mënyrë e të shkruarit, bëhet dramatike dhe emocionale, sepse rrek së trajtuari dukuri komplekse, të cilat ndërlidhen me tema të mëdha për botën dhe njeriun, si qenie e saj. Për të përplotësuar sa më efektshëm intencën letrare, autori zhvillon fabulën me narracionit linear dhe me një teknikë të sofistikuar poetike. Romani ka fabul të rrjedhshme, e cila e realizohet përmes procedimeve letrare mjaft të përpunuar e një sistemit artikulues prozadik modern, ka dallohen fuqishëm dialogjet lakonike dhe narracioni i gjallë, i rrjedhshëm dhe me shprehësi emocionale, elemente këto që bëjnë këtë prozë të lexohet me pasion. Elementet estetike konstituive të tekstit: narracioni dhe shtrirja kohore e narracionit, gjuha e gjetun figurative dhe shumëdomethënëse, bashkë me koherencën poetike, kodifikojnë karakteristikat e kësaj proze. Këto elementet poetike-letrare, karakteristikë të theksuar kanë edhe një stil magjik  narracioni, me diskurs të fuqishëm, në përputhshmëri me gradacionin e romanit, që ecën në drejtim të intencës letrare, që lidhen me kompetentet e kërkimit dhe zbulimit. Kjo formë shkrimi, ngërthen në vete një fuqi depërtuese të rrëfimit, ku pulson një potencë poetike e ndërtuar me mjeshtëri letrare, që ka për pikënisje heroin letrar, si bosht rreth së cilës rrëfehet që nga fillimi deri në fund. Përmes simboleve dhe arketipave letrare, autori konstrukton një prozë me ngarkesa shprehëse e emocionale. Duke depërtuar në botën e brendshme të heroit, psikologjisë së tij, autori përçon mesazhe e ide universale, ku vlojnë pasione e vrulle nga më të ndryshimet, ndjesime këto që kanë karakter universal, ngase në ndjesitë e heroit ndeshim pasionet dhe vrullin më të thella të qenies njerëzore, ku pikasen fate, dëshira e kërkime nga më të mistershmet: dukuri këto që marrin një ngjyrë të veçantë poetike në romanin Alkimisti dhe heroin e saj djaloshin nga Andulonazia e Spanjës, Santiago.

Paradigma shumështresore narrative

Laboratori krijues i Coelhos ka diçka të veçantë, specifike, jo vetëm natyrën e shkrimit, boten e pasur imagjinatave dhe fiksioni i bujshëm, por edhe brumosjet e dendura estetike. Romani Alkimsti shquhet sidomos me gjetjet tematike e rrjetin e toposeve të gjerë, të larmishëm dhe universal dhe artikulimit të tekstit përmes një gjuhë të brumosur e me zbukurime stilistike. Mbi të gjitha në këtë prozë, letërsia dialogun, arti letrar gjen pasqyrën e vetidentifikimit. Nëpërmjet diskursit letrar mjeshtëror dhe një figuracioni letrar të zgjedhur, kurdoherë, prozatori me name, kërkon pa kompromis thellësitë e magjisë, aty ku vetëm Alkimistët e pajisur me fuqi mbinatyrore depërtojnë, për të realizuar intencën letrar të simetrisë estetike, që ndërlidhet me një intencë të proklamuar letrare nga autori, që del nga ky pasues: “Vepra quhet e përsosur vetëm atëherë kur qëllimi i saj është i arritur“.

Qëllim letrar, përsosmënia estetike, jo vetëm si intencë autoriale, kapin shtresime të ndryshme kuptimore e letrare në tekst. Me një stil të veçantë narracioni, autori arrin të ndërton paradigmën e letërsisë së simboleve, të përtejme, të tejkohëshme, që personifikohen në Alkimistin, i cili njeh magjitë e botes, misteret e paprekshme, pas së cilave ecin vetëm ata që kërkojnë thesarin e parapërcaktuar nga andrrimet.

Romani “Alkimisti” ka një mënyrë të veçantë të shtjellimit të fabulës. Kjo formë në dukje të parë paraqitet e thjeshtë, por në esencë ngërthen filozofi të thellë. Në roman ka një konglomerat eksperiencash, të cilat rezultojnë nga aspekte të ndryshme, që njeh kultura letrare e përtej letrare: në narracionin e romanit bashkëdyzohen elemente arkaike e moderne të narrativitetit, mite e interpretime religjioze, për t’u derdhen “gjitha” në shtratin e fuqishëm narrativ të romanit që lidhet me kryeheroin e romanit, djalin Santiago.

Autori Paulo Coelho është njohës i mirë i simboleve. Ketë e  potencon edhe në parathënien e romanit. Për të sforcuar diskursin simbolik të romanit, me mjeshtri inkorporon simbolin për Mitin e Narçizit, për këtë mit të mirënjohur, pastaj për traditën letrare e filozofike biblike, por, edhe kulturat e ndryshme religjioze, siç është ajo biblike dhe islame. Përmendja e referencës letrare të Oskar Ëildit për mitin e narçizit, që ndërlidhet me historinë e djaloshit, i cili shkonte përditë të sodiste bukurinë e fytyrës në ujnat e liqenit. Magjepsja pas vetës një ditë e hodhi në ujëra dhe ai vdiq. Por pas vdekjes liqeni thotë :

“Unë qava se, sa herë që ai shtrihej buzë bregut arrija të shikoja në sytë e tij bukurinë e ujrave të mia“. Fati i pasqyrës së thyer, si metaforë për shumëkuptimësinë e artit, tingëllon si një signifikacion letrar, i sugjeruar nga autori. Duke lexuar letërsinë, njerëzit dashurohen e përhumbën në thellësitë e saja, por edhe letërsia në njerëzit e sheh fizionominë e vet, peshën e vet të pazëvendësueshme. Është kjo një marrëdhënie mes kuptimeve e ligjërimeve, që ka një ndërvarshmëni të përjetshme. Përveç këtij aspekti, futja e këtij citati, duke shtresuar një aspekt intertekstual të tekstit, implikon, po ashtu, edhe një esencë letrare: kërkimin e magjisë letrare dhe dashurimin pas artit të shkrimit, përmes një rrjeti të komunikimit universal të shkrimit-kërkimit letrar.

Romani “Alkimisti” është prozë fiksionale. U tha se teksti është ndërtuar përmes simbolesh. Në roman simbolet shenjëzojnë karakter polisemantik. Për të shtresuar konotime metafizike, filozofike dhe religjioze. Autori duke inkorporuar dy komponentë letrare: fiksionin, për ballë tij vë simbolet letrare, si imazhe e arketipa letrare (Northrep Fraji). Romani duke u konstruktuar përmes simbolesh, tipash e arikitipesh letrare e kulturore, mbase edhe përmes figurave kryetipore, si pjesë e diskurseve të mëparshme të njohura në kulturën e shkrimit letrar (Northrep Fraji) përmbush kuadrin poetik të narracionit, për të realizuar signifikativitetin e origjinalitetit krijues.

Alkimia dhe shpirti i botës si perceptim për të gjetur metafizikën e identitetit

Alkimia dhe shpirti i botës, që i lëvizin gjërat, është mistikja që i udhëheq njerëzit drejtë idealeve sublime, që simbolizohen në gjëra të përtejme, të fisme, mbetet rrjet toposesh që lidhen me boshtin qendror të temës së alkimisë së kërkimit. Këtë kërkim e bën një djalosh që është bari, ka jetë të qetë në vend të tij, por papritur goditet nga një ëndërr, e cila ja trazon botën e brendshme dhe e hedh në rrugët e aventurave. Dhe në këtë rrugë mëson se:“Alkimistët janë njerëz të çuditshëm, që mendojnë vetëm për vete dhe kurrë s’dinë të japin ndimë. Kushedi, mbase kishin zbuluar fshehtësinë e Veprës së Madhe, Gurin Filozofik- i thotë personazhi sporadik që e shoqëron djaloshin gjatë rrugës për te Piramidat”.

Çka është në të vërtetë Alkimia, kjo filozofi që të bën të gjesh magjitë e botës. Ky mister filozofik, ka një interpretim letrar: “Alkimia nuk është tjetër veçse të dish të depërtosh në Shpirtin e Botës dhe të gjesh thesarin që ajo ka caktuar për ty.“ Kjo referencë komenton, parathotë esencën e një kërkimi, i c cili motivohet nga një ëndërr dhe që “arsyeton” në esencë aventurën letrare, që niset nga një bari delesh, drejtë rrugëve të panjohura, nëpër vende të panjohura, nëpër lufta, me rreziqe të njëpasnjëshme, për të realizuar qëllimin që ja parapërcakton ëndrra pas së cilës ai ec, edhe pse shpeshherë duket se ecja e tij është fare e kotë. Në dilemën e madhe narrative, autori ndërton një tërësi esencash letrare, që predominojnë rrugën e kërkimit: historia vetjake e sugjeruar mbetet paradigmë e narracionit dhe paradigmë e rrugëtimeve të personazhit, deri në cakun e fundit, ku është i fshehur thesari, i cili i është thënë në ëndërr, si sugjerim. Esencat letrare tjera që përbëjnë shenja letrare mbetën Filozofia e Jetës, Shpirti i Tokës, Shpirti i Botës. Duke sugjeruar se: çdo njeri ka një histori vetjake të veçantë, personazhi hedhet në krahët e një aventure të çuditshme, që i zbulon fshehtësitë e botës, për të gjetur, kërkuar thesarin e lumturisë. Në këtë dimension semantik, Coehlo me mjeshtëri e dije të thellë filozofike bredh nëpër shekuj për të ndërtuar heroin e kërkimit të thesarit. Është  kjo filozofia që buron nga Historia Vetjake e çdo njeriu, në rrugën e lumturisë, përmes identifikimit të rrugës deri te caku: historia vetjake, ecja pas asaj që thotë zemra, guximi dhe njohja e thellë e metafizikës, mbase edhe aspektet religjioz, janë ato tipare që personazhin e hedhin nëpër furtuna të ndryshme, me një zhvillim përplot dramaticitet, që përjeton ngritje e rënie, por që në fund arrin cakun, edhe pse i rrahur keq në fund. Fundi i romanit kthen lexuesin paradoksalisht në fillim. Dhe ky mbetet një ndër misteret e këtij romani. A ka nevojë të kërkohet Thesari i Çmuar në dhëna të largëta, ndërsa atë e ke aty ku gjendesh? -duket se pyet autori.

Rrjeti intertekstual i tekstit.

Linda Hacion, një nder përfaqësuesit e kritikes postmoderne, shkruan se : “Vepra letrare nuk mund te konsiderohet origjinale; pra edhe ne se është origjinale, ajo megjithatë nuk mund te ketë kurrfarë ndikimi për lexuesin e vet.
Çdo tekst, kuptimin dhe signifikativitetin e merr vete m si pjese e diskurseve te mëparshme”

Romani Alkimisit konstruktohet përmes referencave letrare, filozofike e religjioze si paramodel letrar e kulturor, traditën kristiane dhe hebraike të shkrimit letrar.

Personazhi letrar, Santiagos, bari delesh. Kjo implikon dy figura me prejardhje biblike: Jezusin si kryetipin e bariut të mirë (Northrep Fraji) dhe delet që personifikojnë një grigjën e tij. “Përkundrazi: Barinjtë kanë qenë të parët që e njohin një mbret për të cilin pjesa tjetër e njerëzimit s’deshi të dijë“. Po ashtu, futja e këtij pasuesi implikon barinjtë, figurë që ndërlidhet edhe me aktin e mirënjohur kur barinjtë shkojnë te Shpella pas lindjes së Jezu Krishtit, shpëtimtarit të botës. Më tej, për të sforcuar këtë soj diskursi letrar autori në roman, një segment me rëndësi narrative ja vesh figurës së bariut dhe deleve, që në kontekstin letrare na implikon/ parafytyrojnë Krishtin dhe grigjën e tij. Është kjo teoria e formësuar nga dijetari i letërsisë Nrthrep Fraji, i cili analizon simbolet, përfytyrimet e arkitipeve, në rrafshin e lidhjes zhanrore, që ruan teksti në qenësinë e tij me modelet e mëparshme letrare.

Futja e citatit nga shkrimi biblik në fillim të romanit, si trajtë intertekstuale e fillimit të narracionit, ndërlidhet fuqishëm me esencën e tekstit letrar, me atë që konceptohet intencë letrare e statusit të romanit. Dialogu i famshëm i Jezu Krishtit me dy motrat, Martën dhe Marinë në shtëpinë e tyre, ku Krishti qëndronte si mysafir, në të cilën Marta ngarend pas punëve, ndërsa Maria ulët te këmbët e Jezusit dhe dëgjon, në mënyrë implicite na zgjedh dilemën e personazhit, që mes jetës baritore dhe ëndrrës (si simbolikë e përtej asaj që i ofron jeta) zgjedh ëndrrën dhe shpërblehet, ngase kësisoj, ajo ka zgjedhur pjesën më të çmueshme të jetës, duke ecur pas arsyes së zemrës. Është kjo arsye që nuk “njeh” arsyen. Është kjo një simbolikë konceptuale që inkuadron edhe diskursin biblik si shenjëzus tipologjik të esencës së romanit. Rrjeti intertekstual i tekstit niset qysh ne fillim të romanit përmes Ungjillit të Llukës: takimit të Jezu Krishtit më dy motrat, në të cilën Maria zgjedh pjesën më të rëndësishme që nuk do t’i merret” Ajo gjeti thesaret magjike të fjalës, duke lënë anash punët e botës konkrete, të cilat i mveshën Martës, e zënë me punë konkrete

Ëndrra si lojë narrative

Po ashtu ëndrra e çuditërisht e shpie në krahët e filozofisë së jetës shtreson paratregimin për ëndrrën si sistem letrar të letërsisë: ëndërr i parathotë personazhit të udhëtojë nëpër botë, në kërkim të thesarit të botës, i cili fshihet në një vend të largët, në të cilin ky për të shkuar duhet të bëjë një përpjekje, të ec nëpër shkretinë. Pas shumë dilemave e trazimeve të brendshme, personazhi nis udhëtimin. Për të shkuar te caku në Egjipt, atij i duhet të kaloj shkretinë, të ndeshet me rreziqe te njëpasnjëshme. Futja e shkretinës në roman ka status të veçantë letrar, konotacioni i së cilës natyrshëm mund të marr domethëniet e vështirësive për të shkuar deri tek realizimi i ëndrrës, çfarëdo qoftë ajo. Kështu në një udhëtim të mbushur me përplot sekuenca të veçanta letrare, personazhi ecën në drejtim të Piramidave të Egjiptit, aty ku i është parathënë të është thesari i paracaktuar për të. Gjatë rrugës autori ndeshet me një plak të çmendur, ëndrrën e së cilit vendos ta bëjë realitet. Pas peripecive të shumta, luftërave dhe një dashurie në Shkretinë, arrin qëllimin për të parë Piramidat dhe vendin ku ishte Thesari i shumëkërkuar i lumturisë. Por Santiago, vetëm në fund e kupton se të gjesh thesarin e jetës tënd, nuk është e nevojshme të shkosh shumë larg. Ngase gjërat e bukura e bukura që formësojnë konceptin e thesarit të lumturisë gjendën në vendin tënd, aty ku jeton.

Dymijë vjet më parë, në një vend shumë të larg që këtej, vërvitën në një pus e pastaj e shitën si skllav një burrë që besonte shumë në ëndrra.

Autori me mjeshtri artistike, personazhin, bariun Santiago, e shndërron në hero të përmasave të mëdha letrare duke i dhënë status të alkimistit kërkues, hero aktual i gjitha kohënave. Hero letrar të admiruar dhe prototip i kërkuesit të paepur, identifikim i ecjes pas lumturisë; i njeriut që dëgjon zërin e zemrës, kundrejt zërave tjerë, i njeriu të pathyeshëm në kërkimet jetësore dhe ideale.  

Në procedimin letrar autori inkorporon ëndrrën, si një element konstituiv të tekstit, përmes futjes së lojës intertekstuale dhe diskursit letrar përshkrues, që njeh statusin e arkitekstit biblik. Në fakt, futja e ëndrrës si element konstituiv të tekstit letrar dhe ndërlidhja e saj me gjeografinë e lashtë të Egjiptit, fut lojën intertekstuale të ëndrrës së Jozefit biblik të Testamentit të Vjetër, me nuanca të konvertimit të lojës narrative: analogjia duket të jetë e presupozuar. Dhe simbolika e autorit thellohet kur ndërlidh simbolikën e thesarit të çmueshëm, që sjell lumturinë njerëzore. Në këtë lojë letrare, simbolet formësohen përmes një diskursi letrar që njeh paramodelin: interpretimi i ëndrrës nga një plakë, pastaj dy gurët e fatit, takimi me mbretin, rënia në varfëri dhe mbetja në shkretinë, janë gjitha pjesë simbolike të romanit. Ëndrra, shpjegimi i tyre, rrugëtimi, shkretia, alkimisti: këto në esencë përbëjnë fusha të rëndësishme të proveniencës bilike, ëndrra ndërlidh me ëndrrën e Jozefi, rrugëtimi me rrugëtimin e popullit të Izraelit (popullit të zgjedhur), shkretia, simbolizon mëkatet dhe alkimisti, shpëtimtarin që arrin të bëjë triumfin e historisë vetjake.

Elementi i dytë e rëndësishëm në zhvillimin e romanit, që endet deri në fund paraqet ëndrra dy herë radhazi për një thesar të fshehur në Egjipt te Piramidat. Ëndërr kjo që pasohet me takimet e djalit me ciganen, e cila e sugjeron të niset në rrugën e kërkimit, me plakun, me mbretin. Nga ëndrra djali kalon në shoqërinë e lindjes, në të cilën futën ndërlikimet e “misionit të tij” në rrugën e kërkimit të thesarit të lumturisë.

Kjo lumturi kurdo herë ka qenë objekt veprash letrare. Por autori i madh i shekullit XX dhe XXI depërton në skuta të errëta të psikes njerëzore, duke i kundruar këto në këndvështrim të një raporti që ndërton relacione: aksi i parë i këtyre relacioneve mbetet empiria e njeriut (në këtë rast e personazhit me shenjëzimin djalosh, por që vetëm në fund të romanit arrimë ta kuptojmë se ai është Santiago), me kërkesat e fshehura në skutat e çdo krijese për të arritur në gjëra më të larta, më sublime.

Djaloshi është bari. Është i lumtur me jetën me delet e tij. Fillon të dashurohet në njërën nga vajzat e tregtarit. Por papritur sulmohet nga ëndrra, e cila e shporrë tutje botës së tij prej bariut, për të kërkuar diçka më të thellë, që është e ndërlidhur me esenca jetësore, që vijnë nga thellësitë e shekujve, që shpie në aventura të paparashikuara. Kjo formë e narrativitetit si esencë zhvillohet përmes një rruge të gjatë që realizohet në kohë dhe hapësirë.

Pas kësaj elementi tjetër që paraqet rëndësi në konstruktimin e fabulës së romanit është pengesa në Saharë, inkorporomi i anglezit dhe ballafaqimi me luftërat e fiseve në shkretinë, në të cilat ai ndesh pengesat e rrezikshme. Po këtu lind edhe magjia: Alkimist e vë përpara djaloshin drejtë qëllimit final. Ai edhe pse dashurohet në Fatimën, nuk arrit të ndal vrullin e zemrës së tij që kërkon thesaret, pa marrë parasysh vështirësitë, sakrificat. Në shkretinë, djaloshi kupton shumëçka nga bota e njeriut: përjeton trandjet e para të zemrës për të kuptuar dashurinë, këtë dhunti njerëzore, të komunikoj me shpirtin e botës, që identifikohet me dashurinë në rrugën e çudibërjeve të shumta. Është magjike fuqia e dashurisë, ashtu siç është magjike edhe rruga e personazhit për të qenë vetvetja, në vetëidentifikim përmes shenjës letrare të konceptuar me mjeshtri si Histori vetjake. Çdo kush ka këtë histori, por ja që çdo kush nuk e arrin.

Kërkimi si semantik letrare dhe qerthulli i lumturisë estetike drejtë identitetit

Romani “Alkimisti”, e karakterizon elementi i kërkimi; i kërkimit përtej konkretes, që ndërlidhet me përsiatje metafizike, kur e kurë etike e filozofike, duke i hibridizuar edhe religjioze, rrafshe këto që ndërtojnë estetiken e tekstit. Kjo formë e narracionit ec në kërkim të qerthullit të lumturisë, Gurit Filozofik Çudibërës, identitetit e identifikimit, shenja këto që bëhen përmes shenjave dhe sistemit figurativ estetik.

 Gjithçka në roman, çdo lëvizjet është e përpunuara me mjeshtëri dhe zhvillohet, si e këtillë me dramticitet letrar drejtë intencës së fabulës dhe idesë qendrore: arritjes së qëllimit jetësor dhe kthimit prapë në identitetit. Autori sikur thërret për kërkime, kërkime të pakufishëm, por në fund sugjeron tiparin shenjëzues, që djali e gjënë në kujtimet e jetës baritore dhe në kishëzën e vogël ku i ruante delet, para se të shihte ëndrrën dhe të niste aventurën e kërkimit për Qypin e Artë. Në roman, përveç idesë së kërkimit, autori në rrafshin tematik ndërton idenë e mosdorëzimit të njeriut deri në jetësim të qëllimit, pa marrë parasysh sfidat, provokimit në këtë rrugë.

Narracioni i romanit zhvillohet përmes të ashtuquajturit narrator të gjithëdijshëm. Gjithashtu, dialogjet lakonike dhe përshkrimet, realizohen në kuadër të asaj që vepron dhe ndjen personazhi si hero i narrativitetit. Këtë autori e bën përmes një diskursi në shprehje dhe me një origjinalitet e rrëfimi.

Në dialogun me personazhin plakun, Santiagos Plaku i thotë se. Gjëja më e rëndësishme për ty është se ke dalë të përmbushësh Historisë Vetjake. Ky luftëtar i dritës, ka përmbushur intencën e kërkimit të thesarit dhe ka zbuluar identitetin e tij. Autori kështu sintetizon intencën e tij letrare dhe përmbush fiksionalitetin simbolik të prozës së tij.

Po e përfundojmë këtë tekst me një mendim sintetizues të përkthyesit Nonda Varfi : “Letërsia që shkruan Coelho është letërsi fluide dhe vetë Coelho është një autor fluid, i cili frymëzimin e merr nga një vepër madhore, që është Bibla, si parabolë dhe të gjithë romanet kanë në fillim citime nga Bibla. Pra, stili i tij është në dukje një stil biblik, por që mundohet të përcjellë një mesazh parabolik”.


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora