E premte, 26.04.2024, 06:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Keasniqi: Auto - Epitafi i Qamilit të Vogël

E premte, 10.07.2009, 07:03 PM


AUTO – EPITAFI I QAMILIT TË VOGËL

Nga Demir KRASNIQI

    Se në këtë botë , çdo gjë është gënjeshtare , mashtruese dhe se gjithçka  që  ka lindur do të përfundojë me vdekje , këtë më së miri na e dokumenton këngëtari popullor legjendar Qamili i Vogël , i cili i vetëdijshëm se “ vdekja  është më afër se këmisha e veshur “, plot pesë vjet para se të vdiste ( në moshën 62 vjeçare , gjatë një sëmundje të rënd , nga e cila mendonte se do të vdes )  e thuri auto-epitafin e vet me titull: “VJERRSHA IME”, të cilën e kishte lënë amanet që të ia shkruajnë mbi rrasë të varrit të tij !
    Këtë auto- epitaf , Qamili i ndjerë e kishte fshehur thellë në dokumentacionin e tij krijues , me qëllim që të mos ia shohin familja e tij, para se të vdiste !
Auto-epitafin në dorëshkrim e kishte gjetur vajza e tij, Shqipja , gjatë hulumtimeve të dokumentacionit dhe arkivit krijues të babait të saj .

VJERRSHA IME

O, ju shokë, miq dhe dashamirë ,
Kur t’ kaloni ndo ‘i  herë k’tu pari –
K’theni e m’ k’qyrni  ku jam i shtrirë ,
Ndoshta pak ju hiqet malli !

Këto fjalë që janë n’ këtë guri –
Për kujtim Ju, ua lash n’ atë jetë ,
Se jam kenë gjithmonë i Juaji ,
Ju këndova pa hiq pritesë !

Një pjesë t’ botës e kërkova ,
Tuj këndu’  ndër mërgimtarë...
Me dëshirë gjithmonë iu këndova –
Veç me i kënaqë kah ka shqiptarë !

Pra , m’ kujtoni , or shokë të mi ,
E mos harroni kët’  arshik të  vjetër ,
Se jam kenë nji sevdali ,
I mirë e i keq – si unë s’ keni tjetër !

62 vjetët , unë që jetova –
Nuk u ngina me atë jetë !...
Boll fort para, që u mundova ,
Por s’ ish çare për pa vdekë !...

***** Këtë auto-epitaf Qamili i Vogël e kishte shkruar në Prishtinë, më datën 07.06.1986, kurse ka vdekur pesë vjet më vonë, më 04.11.1991.
        
“Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet”- Gjilan, 1995.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora