Demir Keasniqi: Auto - Epitafi i Qamilit të Vogël
| E premte, 10.07.2009, 07:03 PM |
AUTO – EPITAFI I QAMILIT TË VOGËL Nga Demir KRASNIQI Se në këtë botë , çdo gjë është gënjeshtare , mashtruese dhe se gjithçka që ka lindur do të përfundojë me vdekje , këtë më së miri na e dokumenton këngëtari popullor legjendar Qamili i Vogël , i cili i vetëdijshëm se “ vdekja është më afër se këmisha e veshur “, plot pesë vjet para se të vdiste ( në moshën 62 vjeçare , gjatë një sëmundje të rënd , nga e cila mendonte se do të vdes ) e thuri auto-epitafin e vet me titull: “VJERRSHA IME”, të cilën e kishte lënë amanet që të ia shkruajnë mbi rrasë të varrit të tij ! Këtë auto- epitaf , Qamili i ndjerë e kishte fshehur thellë në dokumentacionin e tij krijues , me qëllim që të mos ia shohin familja e tij, para se të vdiste !Auto-epitafin në dorëshkrim e kishte gjetur vajza e tij, Shqipja , gjatë hulumtimeve të dokumentacionit dhe arkivit krijues të babait të saj .VJERRSHA IME
O, ju shokë, miq dhe dashamirë ,Kur t’ kaloni ndo ‘i herë k’tu pari –K’theni e m’ k’qyrni ku jam i shtrirë ,Ndoshta pak ju hiqet malli !Këto fjalë që janë n’ këtë guri –Për kujtim Ju, ua lash n’ atë jetë ,Se jam kenë gjithmonë i Juaji ,Ju këndova pa hiq pritesë !Një pjesë t’ botës e kërkova ,Tuj këndu’ ndër mërgimtarë...Me dëshirë gjithmonë iu këndova –Veç me i kënaqë kah ka shqiptarë !Pra , m’ kujtoni , or shokë të mi ,E mos harroni kët’ arshik të vjetër ,Se jam kenë nji sevdali ,I mirë e i keq – si unë s’ keni tjetër !62 vjetët , unë që jetova –Nuk u ngina me atë jetë !...Boll fort para, që u mundova ,Por s’ ish çare për pa vdekë !...***** Këtë auto-epitaf Qamili i Vogël e kishte shkruar në Prishtinë, më datën 07.06.1986, kurse ka vdekur pesë vjet më vonë, më 04.11.1991. “Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet”- Gjilan, 1995.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.