E premte, 03.04.2020, 08:10 AM (GMT+1)

Komente

Suzana Kuqi: Ju lutem kujdes me votën time!

E shtune, 27.06.2009, 01:54 PM


Ju lutem kujdes me votën time!

Nga Suzana Kuqi

Dikush do të thotë, ç'ja fut kot kjo, as që ka mundësi të votojë atje ku është. Nuk e kam për veten time, po për çdo qytetar që do të ketë mundësinë të votojë nesër. Vota është e shenjtë... e kujdes me votën.

Nuk dua të flas për bindjet politike të seicilit, shumëkush e ka vendosur e dikush është ende në mëdyshje, por njëherë që ka votuar... ka votuar dhe ajo votë është kontributi i tij në zgjedhjet demokratike e në demokracinë e vendit.

Nëse do të votoja, do të doja me gjithë shpirt të fitonte ajo parti së cilës i kam besuar votën time, e sigurisht kjo ka shumë rëndësi për sejcilin që voton..

Por ajo që ka më shumë rëndësi është që ajo votë të jetë e numëruar, të jetë marrë në konsideratë, e të japë kontributin e saj për demokracinë, pamvarësisht nga rezultati. Në rast të kundërt...

Nëse vota më vidhet... nëse votat vidhen... kot kam votuar, kot kemi votuar sepse ato vota nuk kanë hyrë në punë.

Nëse vidhen votat, nëse luhet me votat e popullit qoftë edhe me një, nëse manipulohet rezultati... nuk ka më demokraci.

Edhe nëse në këtë mënyrë fiton partia që kam për zemër... nëse këtë manipulim e ka bërë ajo që i kam besuar me mendje e shpirt, nuk ka bërë tjetër veçse është tallur sepse nuk e ka pasur dhe nuk ka nevojë për besimin dhe votën time e të çdonjërit. Sepse ajo as që e ka në konsideratë popullin dhe demokracinë sot, dhe as ka për t'i patur nesër...


(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT