E premte, 26.04.2024, 05:43 AM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Edhe diçka për Fehmi Aganin

E enjte, 14.05.2009, 08:47 PM


EDHE DIÇKA PËR FEHMI AGANIN

Me rastin e 10 vjetorit të vrasjes

KUSHTUAR PROFESORIT TONE TE PALODHUR NË LUFTËN MARATONIKE PËR ÇLIRIMIN  TONË KOMBËTAR /i vrarë nga forcat serbe më 6 maj 1999/

Nga Halit Bogaj

Të paktë janë ata burra të mëdhenj të kombit që  u vunë me aq përkushtim në shërbim të shenjtë të atdheut dhe popullit të tyre të dashur si Profesor Fehmi Agani, me emrin e të cilit është e lidhur një jetë e tërë patriotike dhe kombëtare për çlirimin tonë definitiv nga kthetrat e tmerrshme serbosllave.Të  gjithë ne e dimë se kush ishte ai në të vërtetë,çfarë autoriteti gëzonte dhe çfarë vendi të madh zinte fjala e tij e ndritur, kudo që ishte dhe kudo që ligjëronte.Profesori ynë i shquar ishte aktivisti më i dalluar që nga vitet gjashtëdhjeta për ta parë këtë popull në dritë të vërtetë dhe në një jetë sa më të mire të cilën e meritonte si edhe të gjithë popujt e tjerë të rruzullit tokësor.Fehmi Agani u bë apologu më i madh i çështjes sonë kolosale me të cilën u mor pa u lodhur me dekada të tëra.E njihnin  edhe armiqtë tanë të përbetuar, disa prej të cilëve, t`i  quajmë pak më demokratë, përmes shkrimeve të veta ,e shprehnin të vërtetën për Profesor Aganin dhe angazhimin e tij të pandërprerë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.Këtë e kishte ditur qysh moti  edhe antishqiptari më i madh – Vaso Çubrilloviqi, për të cilin kemi dëgjuar të gjithë, sidomos për projektin e tij djallëzor mbi shpërnguljen masive të shqiptarëve për në Turqi.Profesori ynë i nderuar dhe patriot vazhdonte ta bënte punën e tij të palodhur për një ardhmëri më të ndritur dhe më të sigurtë të këtij populli të pushtuar në mënyrë klasike.Si njëri ndër ideologët më të mëdhenj të demostratave studentore të vitit 1968  ,ai përjashtohet  nga forumet më të larta partiake, për t` u bërë edhe zëdhënësi më i flaktë i çështjes sonë të pazgjidhur kombëtare dhe pas  ngjarjeve të viteve 1981, përjashtohet edhe nga procesi mësimor, si njeri shumë i rrezikshëm për armikun tonë.Vazhdon të punojë pandërprerë dhe  me forcë të pashterrshme edhe  atëherë kur me dhunë suprimohet autonomia e Kosovës, duke qenë Njeriu më i afërtrt i Presidentit Rugova me të cilin është përherë i pandarë dhe si nënkryetar i Partisë më të madhe që ishte formuar në një kohë  shumë të vështirë të ekzistencës sonë kombëtare.Krahas Presidentit ai merr pjesë në çdo aktivitet,në çdo konferencë për shtyp  dhe në biseda të ndryshme me mijra delegacione botërore që vizitonin Kosovën në ato vite.I madh ishte roli i Profesor Aganit në dekadat e kaluara,e sidomos në dhjetëvjeçarin e fundit – deri në Konferencën historike dhe shpëtimtare të Rambujesë,duke qenë edhe si njëra ndër figurat më autoritative të delegacionit tonë.Pas puzës së njohur, kur duhej edhe njëherë të pyetej populli, Fehmi Agani shkëlqente nga gëzimi  me nënshkrimin unanin të delegacionit tonë, ngase e dinte fort mirë se çfarë ferri dantesk do të pësonte Serbia kryeneqe dhe e pabindur.E dinte Profesori ynë i nderuar se ç` do   të thoshte për ne ajo ngjarje shekullore e cila shte pritur aq gjatë që të hynte në shtëpinë e çdo shqiptari.E dinte Profesori ynë edhe forcën kolosale të miqëve tanë që kishin vendosur ta bombardonin Serbinë dhe ta shporrnin nga trojet tona të lashta dhe legjitime,e cila na kishte shkaktuar aq shumë dëme dhe viktima njerëzore.Të gjithë e dinin se Serbisë  së lazdruar  do t` i jepej grushti i fortë dhe  vendimtar, duke i ardhur edhe fundi në Kosovës, ashtu siç e kishte merituar shumë kohë më parë.Po, ai ishte Profesor Agani të cilin e njihte qysh moti Serbia dhe doemos duhej ta vriste për kontributin e tij të madh  dhënë  popullit të vetë të shtrenjtë.E kishin futur në listen e tyre të zezë dhe drakonike,ashtu siç kishin vepruar gjithmonë me qindra mijra shqiptarë dhe veprimtarë të tjerë të njohur gjatë historisë sonë të dhembshme.Dihet fort mirë se çfarë grushttmerri u kishte dhënë atyre Fehmi Agani i cili ,kur fliste, vazhdimisht vepronte me argumente të pakontesteueshme.E vranë ata që ishin të mësuar të vrisnin historikisht dhe në mënyrë të pangopur ngase vetëm vrasjet e tmerrshme dhe mizore ishin fjalë e fjalorit të tyre barbar.E vranë ngase NATO-ja hyri në Kosovë me bombat e saj shpëtimtare për një popull të tërë që vuante vazhdimisht nga çetnikizmi i pangopur serboortodoks.E vranë ngase nuk kishin kaçik të luftonin kundër NATO-s dhe arushanëve të tjerë të saj,prandaj”duhej “ të vrisnin  dhe masakronin shqiptarë të paarmatosur për t` u hakmarrë ndaj atyre që ua fusnin  shtatëqindmijë palë të dridhme në shpirtrat e tyre katilë .Pikërisht kjo edhe ishte ndër arsyet kryesore pse u vra Fehmi Agani,i cili në të njejtën kohë ishte edhe gjeneratori më grandioz i Pavarësisë së Kosovës.E vranë ngase nuk donin ta lenin t`i gëzohej çlirimit të atdheut të tij, kurse bandat kriminele çetnike punuan sipas planeve të tyre të përpiluara në kreun shtetëror.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora