E shtune, 27.04.2024, 05:08 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Popull frikacak, mendjemadh dhe jofalenderues...

E merkure, 22.04.2009, 07:50 PM


POPULL FRIGACAK, POPULL MENDJEMADH DHE POPULL JOFALENDERUES, PER KËTO VETI JEMI KAMPION TË BOTËS

Nga Selim Hasanaj

Sot isha në nji zyre të sherbimit pensional dhe derisa unë bisedoja aty me nji të re norvegjeze (zyrtare, konsulente aty) e cila me tanë forcen mundohejt të më ndihmonte në problemin që papritmas më doli me këtë institucion, nga prapa shpinës së saj pash se asht nji derë e hapun pjesërishtë. Pas pak pash nji tjeter femen të re e cila barte nji karrige dhe erdhi pa paralajmrim te kolegëja e vetë e cila kishte palen që e sherbente, pra isha unë pala dhe i tha asaj ja karriga e jote dhe ashtu si hyni mbrenda ashtu edhe doli. Pa pik mirsjellje dhe pa pik kulture. Ajo si zyrtare asesi nuk guxonte të futet te kolegëja e vetë pa trokitun dhe masi zyra ishte e tana me xhama dhe shifej se a ka njerëz mbrenda ajo asesi nuk duhej të vinte dhe ta sillte atë karrige aty .
Mirpo nuk asht ky shkaku që unë due të shkruej këtu, shkak asht fakti se unë atë zonjë të re e nifsha, ajo asht shqiptare, nga Istogu, vajzë e nji njeriu të cilin e kamë njoft dhe i cili tani ma nuk jeton ( past ndjesë), dajen e kësaj zonje e kamë mik të mirë dhe ai jeton në Suedi dhe këtë fakt e din kjo zonjë. Tri herë kamë kjen per ta vizitue ate dhe bashkshortin e fëmijet e sajë në banesen e tyne në nji qytet komshi këtu ku ata jetojnë. Dy herë ishin edhe ajo dhe bashkshorti në vizitë tek unë dhe familja ime. Bashkshorti i saj asht poashtu istogas, babanë e tij e kam të njofshem , mik të ndonji muhabeti. Pra jemi vendas dhe nga të gjitha anet nifemi.
Unë jo fort moti i fola zonjes time per këtë të re e cila ishte e punsueme në NAV , qender kjo e perbashket e zyreve të ndihmave sociale, të zyres së pensioneve dhe të drejtave per shtesa feminore dhe e zyres së punsimit.
I fola zonjes time dhe ju thash edhe shumë miqve të mijë se tash mu kënaq zemra që vec serbve e boshnjakve aty kemi edhe nji shqiptare.
Po e ceku se shkumje ardhjet tona që paten fillue u rralluen jo per dicka por thjeshtë per shkakun e dallimit të madhë në moshë.
Jamë unë ai që nga friga se mos po i ngarkojë ata me dicka të tepert i rrallova kontaktet. Ama kurr se mendova se do vij dita që kjo zonjë e re as që do më flasë nese me takon dhe as që do më pershendetë. Kjo ndodhi sot. Ajo ashtu pa pik mirsjellje, në stilin tipik shqiptarë u futë në zyre të kolegës së vetë, la aty atë karrige dhe nuk e pa të arsyeshme të ma bante nji mirëdita dhe të ikte pastaj.
Janë shumë arsye pse po e marr këtë rast si shembull. Nuk po e marr se asht ba kjameti pse vendasja ime nuk më tha nji mirëdita. Do pershkruej disa raste per ta arsyetue titullin e këtij shkrimi.
Derisa ishim në strehimore refugjatësh kishte qifte shqiptarësh që kishin fëmijet e vegjel dhe paksa hiperaktiv ose të LAZDRUEM  sikur thojmë neve shqip. Kur këta fëmijë banin ndonji gja sado të vogël mbrenda dhe kur askush nuk ishte prezent, prindi , baba apo nana ja zdritke shpullë sa as me lëshue za nuk mundtke fëmiu i shkretë. Kur ai bante kushedi se cfarë hataje jasht  dikund apo në prezencë të vendorve norvegjez, prindi bahej modern, i durueshem, i kulturuem dhe zgërdhihej si idiot. Nese dikush nga të pranishmit i thonte ta qetsojë fëmiun ai thoshte; more jamë ku jamë se kisha me e qetsue si nuk kish me e harrue, ose kjenka ky, e kjo këtu se kisha me ja zdritë disa shpulla etj, etj. Mendonin këta të shkretë se kishin njohuni per ligjin norvegjez pa e lexue kurr as nji rresht jo vetem të atij ligji , por as të nji gazete apo libri dhe tue lanë fëmiun të sillet si i cmendun ata mendonin se po tregojnë kulturë, se janë integrue dhe se po respektojnë ligjet norvegjeze.
Kur punoja si vozitës autobusi koleget e mijë shiptarë kurr nuk më flisnin shqip nese aty kishte edhe norvegjez. Kur unë hyja dhe i gjeja ata në pauza unë pershendetja në gjuhen norvegjeze dhe menjiherë drejtohesha te bashatdhetaret e mijë në shqipe, dhe ata me ftyra të zbehuna ma këthenin, mos, mos, mos folë shqip, mos të na ndegjojnë këta dhe bante me krye kah norvegjezet.  Sikur të ishin prezent kolegë të minoriteteve tjera e asnji norvegjez ata nuk tregoheshin të mirkuptueshem dhe te respektueshem. Folnin e zgerdhiheshin si të cmendun dhe vertetë e cmendnin kolegen e vet, ta zam: vietnamez, pakistanez, kurd, iranian etj etj. Pra nuk i ikun foljes së gjuhes së vetë per hirë të bontonit këta tutmaka, thjeshtë frigohen nga panevoja dhe dojnë të tregojnë servilizmin e vetë ndaj atyne që janë shumicë dhe kanë pushtet.
Unë gjatë vozitjes së autobusit kur vinte ndonji shqiptarë e pershendetja shqip dhe kurr as bileten nuk ja paguaja, ai vozitej gratis me mue, edhe aty kishte të tillë që as falemnderit nuk guxonin të më thonin, më thirrnin në mbramje në shtëpi dhe falenderoheshin.
Edhe kjo zonja bashkvendase imja sot u frigue të më thotë si zakonisht kur e takoj diku tjeter, axha Selim a jeni mirë, dhe të fala në shtëpi. Jo ajo nuk e bani këtë sepse friga per ta folë gjuhen e vetë sikur të cdo shqiptarë u manifestue edhe te kjo. Friga se mos po e imtojë sikur thotë ajo e popullit per të më ndihmue dicka e dekoncentrojë ate dhe ashtu e stresueme iku me të shpejtë në zyren e saj. Unë vertëtë nuk kisha cka ta lusë per ndihem sepse unë isha aty per nji arsye që asht e kryeme por vetem mungonin aktet perfundimtare. Mirpo unë u preka shpirtnisht kur vendasja ime e cila më thrret axhë, u frigue nga unë ndersa zyrtarja norvegjeze e cila më pranojë per bisedë, posa kuptojë se jamë shqiptarë nga Dardania , perqudi më pyeti në gjuhen shqipe " NGA CILI VEND PREJ KOSOVE JE TI AXHË". Nuk isha i sigurt ta dijë AJO ku asht Istogu dhe i thash jamë nga nji vend i vogël afër Pejes, Ajo buzqeshi dhe tha se në Pejë ka kjen dhe se andrron të shkojë prap. Nana e saj paska pas punue si zyrtare në nji strehimore refugjatesh në nji vend në veri të Norvegjisë dhe aty ajo dhe familja e saj janë ba miq me disa shqiptarë nga Peja. E pyeta se a dinë të flasë shqip, ajo ma këtheu, vetem nga pak, disa pershendtje dhe tek tuk dicka ma shumë.
Tani mendova, a asht kjo normale, shqiptarja frigohet nga shqiptari, stresohet se mos po duhet ti gjindet në ndihëm shqiptarit, turpnohet të paraqitet te kolegëja e vetë se klientin e saj e ka bashkvendas, e ka të njofshem dhe as nuk i vjen mirë të flas shqip aty në zyre, ndersa norvegjezja e re po sikur ajo dhe zyrtare po sikur ajo më flet shqip dhe pasi kuptojë se jamë shqiptarë dhe bile nga rrethi i Pejës ajo u angazhue ekstra per të më ndihmue.
Kjo që më ndodhi sot më bind se jemi popull frigacak , dhe se frigohemi per hic, per asgja, frigohemi ta thomë identitetin tonë , sillemi sikur na vie turp nga ai identitet.
Ndersa aspak nuk frigohemi të bajmë punë të pista, të vjedhim të rrejm dhe mashtrojmë. Nuk frigohemi nga turpi poqese nxihemi në vepra pise, në hajni, në mashtrime !!!
Kjo që më ndodhi sot per të saten herë më bindi se neve jemi MENDJEMDHENJË dhe jo falenderues. Si ilustrim prap shembull këtë bashkvendasen time. Kur  pata ndegjue se janë nji qift nga Istogu dhe u interesova ti gjaj dhe ti vizitojë, ajo ishte e papunë, ishte kliente e socialit, burrin e kishte akoma pa qendrim të perhershem dhe edhe ai i pa punë dhe ishin shumë simpatik dhe mikprites. Tash zonja asht zyrtare e NAV-it dhe nuk i njef as ata që i gëzohen avancimit të saj në jetë. Nuk dashti të më njef as që i bana pershtypje kur më pa. Iku me të shpejtë.
Pse i kemi këto të këqia, pse i kemi këto dobësi???!!!
Që jemi kampion i botës per to nuk kamë dyshim dhe e themë pa hamendje.

Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora