E enjte, 02.05.2024, 12:56 AM (GMT+1)

Mendime

Aleks Kapllaj: Partia Demokratike, garanci për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

E hene, 20.04.2009, 06:52 PM


Partia Demokratike, garanci për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Nga Aleks Kapllaj
 
Pas hapit më të rëndësishëm te kthesës historike te mijëvjeçarit, me hyrjen në NATO, Shqipërinë e pret prova tjetër po kaq me vlerë e po kaq strategjike sa e para: anëtarësimi i vendit tonë në familjen e madhe evropiane, si një realitet gjeopolitik dhe si e vetmja e ardhme e sigurt drejt një demokracie të stabilizuar me standardet perëndimore, e bazuar mbi vlerat universale të njerëzimit - që i përkasin gjithë botës por që perëndimi i zbuloi dhe ndërtoi themelet e qytetërimit kristian, që ka vënë përherë në qendër të drejtat e njeriut dhe prosperitetin e çdo individi të shoqërisë për të mirën e të gjithëve - është objektivi i dytë i kthesës së historisë të vendit tonë. Hyrja në NATO, ishte shprehja më e lartë e vullnetit të popullit tonë për t’u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga e keqja që na ka ardhur përherë nga Lindja, e ideologjive politike e religjioze të vdekjes.

Hyrja e Shqipërisë në organizatën më të madhe ushtarake të mbrojtjes së Lirisë e të demokracisë, siç është NATO-ja, është një shpërblim i jashtëzakonshëm i vullnetit dhe i sakrificave të jashtzakonshme të gjithë shqiptarëve, të të gjitha krahinave, pa dallim feje, bindjeje politike apo posicioni shoqëror e ekonomik. Bindja e çdo shqiptari për të hyrë në familjen e vendeve më të zhvilluara të demokracive dhe në strukturat ushtarake, që i mbrojnë këto demokraci, ka qenë një objektiv i përjetshëm i të gjithë popullit tonë, por që armiqtë tanë nuk na e lejuan që ta arrinim kurrë e, shumë herë të keqen e kishim mes nesh.

Duket sikur nuk kishte alternativë tjetër përveç asaj të hyrjes së Shqipërisë në NATO, por kjo përshtypje është krijuar në opinion sepse koalicioni i sotëm arriti ta paraqiste këtë si e vetmja alternativë dhe e padiskutueshme, me një bindje që vetëm statistat e mëdhenj kanë pasur kapacitetin për ta bërë në vendet e tyre.

Në radhë të parë, vendi ynë arriti disa standarde, që demokracitë evropiane dhe ato Perëndimore na kishin vënë si kushte: reforma në drejtësi, në sistemin fiskal me uljen e taksave, duke ruajtur një ekuilibër shoqëror që konsiston në zhvillimin e iniciativës dhe mërkatës së lirë dhe gjithashtu në krijimin e strukturave të amortizatorëve ekonomikë e shoqërorë. Kushtet e pranimit të Shqipërisë në strukturat euro-atlantike, ishin pjesë e programit të partive demokratike e progresiste të vendit, që sot bëjnë pjesë në mazhorancën qeverisëse. Garantimi i sigurisë në vend ishte frut i reformave që u bënë kohët e fundit në forcat e rendit e të doganave, të cilat kanë krijuar mundësinë e prerjes së trafiqeve dhe monopoleve (me rëndësi jetike të vendit), monopole që kontrolloheshin nga politikanë të paskrupullt. Një e keqe kjo që do të duhet kohë që të eliminohet pothuajse plotësisht, sepse politikën, shumë vetë në Shqipëri e kanë parë si një burim fitimi. Kohët e fundit kemi parë se si shumë bisnesmenë kanë rritur fitimet e tyre sepse kanë pasur mbështetjen nga eksponentë të politikës. Ngjarja e Gërdecit ishte faqja e zezë e këtij tipi të biznesit të pamoralshëm, i cili për të fituar sa më shumë e sa më shpejt, manipulon të gjitha rregullat dhe kërkon dobësinë e ligjeve dhe të kontrolleve për të arritur qëllimin e vet, edhe pse rrezikohej jeta e shumë punëtorëve, qofshin këta gra e fëmijë. Ky tip biznesi dhe kapitalizmi i egër e i pashpirt e ka dhe duhet ta ketë jetën e shkurtër në Shqipëri. Ne duhet t’i krijojmë të gjitha lehtësitë dhe mundësitë e iniciativës së lirë, por të jemi kërkues për respektimin e rregullave dhe të drejtave edhe të punëtorëve dhe qytetarëve të thjeshtë që mund të jenë viktima të këtij kapitalizmi agresiv që nuk sheh në sy asnjeri.

Më kujtohet vizita e fundit e Papa Wojtila-s në Poloni, i cili e kritikoi ashpër kapitalizmin e tipit miks të bashkëpunimit të firmave të vendit me shumëkombëshet, që nuk u garantonin asnjë të drejtë punëtorëve që kishin punësuar. Pak më vonë, koha i dha të drejtë Papa Gjon Palit të II-të, sepse protestat e punëtorëve çuan në krizë gati falimentimi shumë nga këto ndërmarrje. Më vonë zgjedhjet elektorale i dhanë fitoren opozitës, sepse qeveria nuk e kishte kuptuar realitetin.

Një ndër frontet më të rëndësishme e më të suksesshme të mazhorancës së sotme qeverisëse në Shqipëri, kanë qenë reformat në arsim, reforma të cilat do të formojnë të ardhmen e vendit tonë, sepse arsimi ndërton themelet e shoqërisë, që nesër duhet të jetë në gjëndje të hyjë në kompeticion me vendet e tjera demokratike të Evropës, të cilat kanë një eksperiencë demokracie qindravjeçare.  

Në nivel ndërkombëtar, vendi ynë tregoi pjekurinë dhe maturinë për shumë çështje, që ishin shtruar për zgjidhje siç ishte ajo e Kosovës, mbështetja e organizmave ndërkombëtare në mbrojtjen e lirisë në Irak e Afganistan, në këto raste duke dërguar edhe forca ushtarake nga vendi ynë. Mbështetja e Pavarësisë së Kosovës si e vetmja zgjidhje, me bindjen se ishte rruga e vetme e stabilizimit të rajonit, ishte një pjekuri e jashtëzakonshme e politikës së jashtme të qeverisë së sotme me kryeministër Sali Berishën. Ai e drejtoi në mënyrë të përrkryer ndërtimin e aleancave me vendet fqinje dhe me aleatët e tjerë evropianë dhe me SHBA-në. Aleati dhe demokracia më e madhe botërore, Amerika, u ktheu shqiptarëve atë që historia meskine ua kishte mohuar me shekuj.

Stabiliteti politik i vendit është meritë e të gjitha forcave politike si të djathtës ashtu edhe të majtës, të cilat në zgjedhjet e fundit kanë garantuar të zhvillohet gjithçka sipas rregullave të demokracisë, duke patur si rezultat vullnetin e zgjedhësve të formuar nga alternativat më bindëse.

Duke u nisur edhe nga realiteti i sotëm në Evropën Perëndimore, të cilën e qeverisin koalicionet e qendrës së djathtë, sot më shumë se çdo vend tjetër, Shqipërisë i duhet, edhe për këtë legjislaturë një mazhorancë e qendrës së djathtë, si ajo e sotmja që po qeveris vendin që nga 2005-a. Në çdo kthesë, duhet një pozicionim në të djathtë, për të shmangur çdo lloj “përplasjeje”, e sidomos në këto momente krize botërore që kërkojnë qeverisje stabilizuese e kurajuese në gjendje të bëjnë një sërë reformash institucionesh për përballimin e kësaj situate komplekse duke filluar me stimulimin e prodhimit të brendshëm bujqësorë, artizanal e industrial.

Kudo në Evropë e djathta po përballon me sukses ose po amortizon mjaft mirë efektet negative të krizës, me qëllim rinisjen e rritjes ekonomike të vendeve të tyre. Në vendet si Gjermania, Franca, Italia e Austria, kriza nuk ka atë efekt aq negativ sa ka në vendet si Spanja e Zapateros, me mbi një milion punëtorë, që i kanë humbur vendet e punës brenda pak muajve e në Mbretërinë e Bashkuar, ku gati 350 mijë u janë shtuar të papunëve. Të gjitha këto vende po shohin ndërrimin e alternativave qeverisëse, duke ia besuar fatin e vendit të djathtës.

Pjekuria dhe diplomacia e politikës shqiptare, u vu re edhe me deklaratat dhe me intervistat që u pat dhënë pak kohë më parë mediave evropiane, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Dua të ndalëm pak tek intervista e Corriere della Sera, efekti i saj në marrëdheniet e vendit tonë me Italinë. Në atë kohë shtypi jonë i majtë u ndal vetëm tek deklarata e kryeministrit, për mbështetjen që u kishte dhënë kosovarëve dhe afganëve. Në të dy rastet asnjë analist ndërkombëtar nuk e kritikoi këtë vendim të qeverisë tonë, duke e parë atë si të vetmen alternativë dhe si një vendim vullnetmirë, në shërbim të aspiratave të ligjshme për Liri të çdo populli. Shtypi italian, mediat e tjera të së majtës dhe të së djathtës, si dhe komentatorët televiziv e komentonin intervistën si një aftësi të jashtëzakonshme të kryeministrit tonë për të krijuar aleatë të përhershëm jo vetëm për partine e tij, por aleatë për Shqipërinë, pavarësisht se kush e qeveris vendin tonë, e majta apo e djathta. Ofrimi i territorit, për ndertimin e centraleve italiane në Shqipëri, ishte një mënyrë për t’i shprehur mirënjohje fqinjit tonë dhe aleatit të Partisë Demokratike, më të afërt perëndimor, që na ndihmoi kaq shumë në momentet më të vështira dhe që po na ndihmon në integrimin evropian. Intervista e Sali Berishës, në Corriere della Sera është mësimi politik e diplomatik për arritjen e qëllimeve kombëtare, të cilat ne i pamë të realizuara menjëherë me vizitën e kryeministrit Silvio Berluskoni, i cili firmosi ndërtimin e qendres më të madhe Eolike në Botë, që do të ndërtohet në Balldre të Lezhës, duke qenë në sintoni të plotë me polikën botërore të respektimit të ambientit dhe në prodhimin e energjive alternative të atyre fosilizuese që prodhojnë anihidrit karbonik, ndërkohë Berlusconi nuk foli aspak për Centralet, sepse tashmë është çështje e zgjidhur në Itali. Këtë lajm e dhanë disa herë edhe kanalet televizive italiane, duke e transmetuar lajmin si me shumë interes për të dy vendet. Berishën e kritikuan të gjitha mediat e majta të Shqipërisë, por analistat e huaj e konsideruan kryeministrin si më të besueshmin e rajonit si në akordet politike ashtu edhe në ato ekonomike me interesa reciproke, duke e konsideruar si pikë referuese në rajon për shumë çështje ndërkombëtare. Kuptohet se ka shumë për të bërë, sidomos në shëndetësi dhe në drejtësi, por këto janë sfida të së ardhmes për qeverinë e Berishës, ndërsa Partia Socialiste ka shansin e fundit që të reformohet e të bëhet me të vertetë një parti politike socialiste, sepse deri tani është e lidhur shumë me biznesin dhe me kapitalin abuziv të ndërtimeve dhe ka shumë interessa të përbashkëta nëpërmjet eksponentëve të saj drejtues.



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora