E premte, 26.04.2024, 01:36 AM (GMT+1)

Faleminderit

Pleurat Sejdiu: "Bubullima" e Kavajes

E premte, 10.04.2009, 10:09 PM


Indrit Cara, Luftëtari i Lirisë
Indrit Cara, Luftëtari i Lirisë
"Bubullima" e Kavajes
 
Nga Pleurat Sejdiu*

"Njeriu qe nuk do te vdese per dicka nuk eshte i afte te jetoje"
Martin Luther King Jr.

"Per te gjithe ne, liria e Kosoves dhe bashkimi kombetar do te jete celesi i prosperitetit dhe fuqizimit te kombit shqiptar", ishte kjo bindja e Indritit te ri por te pjekur nga koha dhe mesimet e te pareve te familjes Cara.

Londer, nentor i vitit 1995, shume bashkatdhetar nga te gjitha tokat shqiptare ishin mbledhur te perkujtonin ata, te cilet nder vite qendronin si fanar ne rrugen e lirise se Kosoves. Te paepurit dhe simbolet e rezistences kombetare, Afrimi dhe Fahriu, u bene edhe njehere shperthim i ndjenjave te atdhedashurise se mijera te rinjve shqiptar, ishte dita kur ne perkujtonim lavdine e Kodres se Diellit, dita kur Indriti i ri u "rrefye". Shikimi i tij zhbirues, me beri qe te ndihem disi cuditshem, te ndihem se para meje kam nje njeri qe do te mund ta quaja shok, per vite me radhe.

Tek e shihja ne drite te syrit, perpiqesha te kuptoja c'mendime levrinin ne trurin e ketij kavajasi, qe dukej po aq i sinqerte sa edhe i vendosur.

Kush ishte ky i ri kavajas, qe nje dite marsi te luftes se Kosoves do te shnderrohej ne bubullime, bubullime nga Shkembi i Kavajes i cili do sillte me vete ushtimen e valeve te bardha te Adriatikut. Zeri i tij do te shnderrohej ne klithmat e Vojo Kushit e Afrim Zhitise, do i sillte Kosoves gjemimin e pushkeve te Cerciz Topullit dhe Avni Rustemit, trimeria e tij do te behej frymezim per luftetaret e lirise anembane trojeve shqiptare.

Ne gjenet e tij, mbijetonin vrullshem ndjenjat e lirise, dinjiteti kombetar, dashuria per dheun e te pareve dhe krenaria per trimat qe i dilnin zot atdheut.

Mjeshteria ushtarake e fituar ne shkollen e oficereve, nuk do ta linte per asnje moment te qete, para detyrave qe i shtroheshin kombit shqiptar ne ate fundshekull. I bindur se kombi dhe atdheu kishin nevoje per te, si per cdo shqiptar, ai iu pervesh punes.

"Kjo eshte dita me e lumtur e jetes time", thoshte Indriti ne diten kur iu bashkengjit radheve te Levizjes Popullore te Kosoves. Indriti si nje strateg ushtarak, vuante kur degjonte per renien e shokeve, vuante per pamundesine qe te ishte prane njesive guerile te UCK, per aksionet e te cileve bisedonim shume. Renien ne altarin e lirise, te Adrian Krasniqit, Indriti e perjetoj rende sa qe ne takimin me vellain e Adit, ne Londer, nuk mundi ta fsheh me pikellimin dhe qau!

Londer,mengjes i ftohte janari, une dhe Indriti qendronim para Dorianit, vellai i Indritit, te heshtur dhe degjonim "akuzat" per mos venien e tij ne dijeni. Ishte e rende ndarja nga Doriani dhe e paharrueshme. Ashtu si ne legjenda, Indriti kishte veshur nje pardesy te gjate e te bardh, Indriti sikur shkroi qe atehere rreshtat e kenges kushtuar atij; Ku thuhet, "ball i trimerise, engjell i lirise....", dhe dukej si nje engjell qe shkonte drejt lavdise.

Shikoja buzeqeshjen Indritit, Fatonit, Halilit dhe Ismajlit, buzeqeshje trimash te cilet nuk dine per vdekje.

"Pleurat shoku, pas lirise, do te behem dhender Kosove", keto ishin fjalet e fundit te Indritit qe i tha para se te hipte ne "zogun e qiellit" qe po i sillte Kosoves se pervuajtur edhe nje krah pushke, edhe nje gjoks trimerie.

Ashtu si ne legjendat e Gjergj Elez Alise, Indriti nuk mund te shkonte ne beteje e te mos merrte bekimin e nenes, edhe pse nene Xhemilja nuk e dinte, nene shqiptare qe vec trima lindi.

E pse mos te besojme ne legjenda, kur me te vertete ato shkruhen nga njerez qe jane te lindur per trimeri, Indriti ne mengjesin e 25 marsit 1999, brofi ne kembe si trim qe ishte, dhe doli vullnetar per te mbrojtur pozicionet e shokeve qe ishin nen bombardimet e pameshirshme te ushtrise serbe. Shkoi fluturimthi me shoket e tij te pandashem, Ismajlin dhe Halilin, dhe me gjoksin para u shnderrua ne engjell ashtu si i ka hije nje burri, beri vdekjen ashtu si buzeqeshja e Fehmi Lladrovcit dhe kenget e Adem Jasharit, ne rrethimet e kullave te Bac Shabanit.

Me rastin e rivarrimit te Indritit, perfaqesuesi i SHP te UCK, Kadri Veseli, do te thoshte edhe njehere ate per cka nene Xhemilja kishte lindur Indrit trimin, "...Indriti sot erdhi si nje engjell ne Kavaje, ku do t'i beje drite jo vetem Kavajes, por gjithe tokave shqiptare...", dhe i tille ishte dhe mbeti "Ushtar Kavaja," balle i trimerise, engjell i lirise, Kavaja e ka djale, Kosova e ka xhan!

* Shkrimi publikohet ne diten e 10-vjetorit te renies heroike te Deshmorit te Kombit, Indrit Cara

** Autori eshte drejtor i Departamentit per Koordinim dhe Strategji ne Qeverine e Kosoves



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora