E premte, 26.04.2024, 11:51 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Italia në panik. Tjetër lëkundje e fuqishme në Abruzzo. 229 të vdekur

E marte, 07.04.2009, 09:03 PM


Nga BalkanWeb

ABRUZO-
Tjetër lëkundje e fuqishme në Abruzo

Ora 21:00- Një tjetër lëkundje sizmike e fuqishme është ndjerë në rajonin e Abruzos, rreth orës 20 të mbrëmjes. Tronditja ka zgjatur 20 sekonda dhe është ndjerë deri në Romë. Mediat italiane raportojnë se lëkundja në orën 19:48 ka qënë me intensitet 5.3 i shkallës Rihter. Mësohet se pas kësaj lëkundjeje nuk ka patur viktima, por kanë vazhduar shembjet dhe shkatërrimet e ndërtesave.

Numri i viktimave ka arritur në 229, pas nxjerrjes nga gërmallat të viktimave të tjera, gjatë orëve të pasdites por pritet që ky numër të rritet. Italia është nën shok, ndërkohë që 17 mijë persona kanë mbetur të pastrehë.

Italia nën shok, deri tani 228 viktima

Ora 19:50- Arrin në 228 numri i viktimave në Itali. Të tjera viktima vazhdojnë të nxirren nga rrënojat dhe bilanci i të vdekurve vazhdon të rritet nga casti në cast.
Për të shpejtuar gërmimet, sot janë përdorur edhe eskavatorë, ndërkohë që punonjësit e shërbimit të shpejtë thonë se koha punon kundër tyre. Me kalimin e orëve shuhen shpresat për të gjetur ndonjë tjetër të mbijetuar poshtë gërmadhave. Deri tani janë gjetur gjallë nga kërkimet, 150 persona.
Ndërkohë një gjendje paniku ka përfshirë të gjithë qytetaret italiane. Disa qindra mijëra vetë janë strehuar në tenda dhe do të kalojnë natën e dytë jashtë.

Qeveria ka premtuar 30 milionë euro ndihmë për viktimat e tërmetit si dhe ka deklaruar se do të ndërtojë një qytet të ri afër Akuilas në dy vitet e ardhshme.
1000 trupa ushtarake shtesë janë dislokuar në zonën e katastrofës për të shpejtuar kërkimet.

Arrin në 211 bilanci i të vdekurve në Itali
Ora 17:23- Arrin në 211 numri i viktimave në Itali, për shkak të tërmetit vdekjeprurës që goditi një ditë më parë zonën qëndrore të shtetit fqinj.
Katër viktima janë nxjerrë pa jetë nga rrënojat në orët e pasdites. Ndërkohë po vazhdojnë kërkimet për të nxjerrë të tjera viktima.
11 persona rezultojnë ende të zhdukur ndërsa 17 kufoma janë të paidentifikuara.
Rreth 1000 vetë janë të plagosur, 100 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Shifrat e fundit i ka dhënë në një konferencë për shtyp vetë kryeministri italian Silvio Berluskoni, i cili ka vizituar sërish zonat e shkatërruara nga tërmeti në Abruzo.
Berluskoni u ka bërë thirrje qytetarëve të mos kthehen në shtëpitë e tyre, pasi ato janë ende të rrezikuara.
211 persona njoftohet të kenë humbur jetën dhe të paktën 1500 të tjerë janë plagosur si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Italinë qëndrore një ditë më parë.
Ndërkaq, dy lëkundje të tjera të forta me magnitudë 4.7 ballë, goditën sot sërish Akuilan gjatë paradites ndërsa shërbimet e ndihmës së shpejtë kanë punuar gjatë gjithë natës për të strehuar përkohësisht dhjetra mijë vetë që mbetën pa shtëpi.

Tërmeti në Itali, 207 të vdekur, 1000 të plagosur

Ora 14:00-Rëndohet bilanci i të vdekurve nga tërmeti në Abruzzo të Italisë. 207 të vdekur, 17 prej të cilëve ende të paidentifikuar, 15 të zhdukur, mbi 1000 të plagosur mes të cilëve 100 në gjendje të rëndë. Të pastrehët janë mbi 17 mije, nga të cilët 10 mijë banorë në Aquila dhe 7120 mijë në provinca. Shifrat u bënë publike nga kryeministri italian Silvio Berluskoni.
Toka në Abruzzo vazhdon të dridhet. Një lëkundje e fortë tërmeti me magnitudë 4.4 i shkallës riter është dëgjuar rreth orë 11.28 minuta në Aquila.
Nga godinat tashmë të dëmtuara janë shembur suva të cilat kanë provokuar sërish panik në popullatë. Shumë janë larguar me frikën se mos murt mund ti zinin brenda. Lëkundjet e tërmetit janë dëgjuar edhe në Romë 

Tërmeti në Itali, 179 të vdekur, 1500 të plagosur

Ora 09:00-Ka shkuar në 179 numri i të vdekurve dhe 1500 i të plagosurve nga tërmeti me magnitudë 6.3 që goditi rajonin e Abruzos në Itali në orët e para të mëngjesit të së hënës. Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar gjithë natën kërkimet nën rrënoja në Akuila dhe në qytetet përreth për të gjetur njerëz të tjerë që mund të ndodhen gjallë nën rrenoja, por shpresat sa vijnë dhe shuhen ndërsa rreth 34 persona rezultojnë të zhdukur.

Mbi 50 mijë persona kanë mbetur të pastrehë, ndërsa lëkundje të tjera me magnitudë 4.5 gradë të shkallës riter janë ndjerë edhe sot rreth orës 01.15 minuta. Pranë vendeve ku janë shembur ndërtesat shikon pjestarë familjesh, disa prej të cilëve duken të dëshpëruar. Ata qajnë dhe shqetësimi i tyre është tepër i madh. Disa ende shpresojnë se ekipet e shpëtimit do të jenë në gjendje të nxjerrin nga rrënojat trupat e njerëzve të tyre të afërt. Ata duan të paktën të kenë trupat nëse njerëzit nuk mund të shpëtohen. Shumë nga njerëzit pranë ndërtesave të shembura nuk duan të kthehen në shtëpi. Disa u kthyen vetëm për të marrë disa sende personale.

Një pjesë e të pastrehëve kanë kaluar nataën në tenda, ndërsa vullnetarët kanë mbërritur nga vende të ndryshme të Europës në ndihmë të Italisë. Mes viktimave nga twrmeti i djeshëm ishte dhe një vajzë 4-vjecare nga Shqipëria edhe 4 shqiptare nga Maqedonia. Korrespondentët thonë se qyteti L'Aquila, ku ishte epiqendra e tërmetit, tashmë i ngjan një qyteti fantazmë. Kryeministri Silvio Berluskoni premtoi se askush nuk do të braktiset. Ai anuloi një vizitë të planifikuar në Rusi dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin e Abruzzo-s ku mendohet se një numër qytezash janë shkatërruar plotësisht.

***

Termeti në Itali, mbi 150 të vdekur. Gjendet e vdekur 4 vjecarja shqiptare

Tërmeti i fuqishëm në Akuila. Mes viktimave edhe 5 fëmijë. Qindra të plagosur, dhjetra të zhdukur e mijëra të pastrehë. Gjendet trupi i pajetë i vogëlushes shqiptare. Shteti shqiptar mesazhe ngushëllimi per familjet e viktimave , TERMETI U PARASHIKUA , EMIGRANTI SHQIPTAR 

ABRUZO-

Itali, gjendet nën rrënoja 4 vjecarja shqiptare

Ora 21:30- Është gjendur nën rrënoja trupi i apjetë vogëlushes 4 vjecare me origjinë shqiptare. Ambasada italiane në Itali ka konfirmuar lajmin për televizionin “News24”.
Mësohet se trupi i 4 vjecares është njohur nga babai i saj menjëherë pasi është nxjerrë nga rrënojat e shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti i mëngjesit të sotëm në rajonin e Abrucos në Itali.

Përmes një lidhjeje telefonike, ambasadori shqiptar në Itali, ka konfirmuar për "News24" gjetjen e vajzës 4 vjecare nën rrënoja. Ambasadori Llesh Kola ka bërë të ditur se fëmija me iniciale E.B i përket një familjeje shqiptare të shpërngulur në Itali.
Kola tha se në Abruco jetojnë rreth 40 mijë shqiptarë, ndërkohë që thekson se qeveria italiane ka marrë të gjitha masat për të ndihmuar banorët e zonës , të cilët kanë mbëtur të pastrehë.
Deri tani numri i viktimave të gjetura ka arritur në rreth 150, ndërkohë që grupet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të humburit.

Tërmeti: Rritet bilanci i viktimave , mbi 150 të vdekur, errësira vështirëson kërkimet
Ora: 19:32- Ka arritur në rreth 150 të vdekur, numri i viktimave si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.3 që goditi pjesën qëndrore të Italisë. Mbi 1500 persona janë plagosur, dhjetra të tjerë janë të zhdukur. Të paktën 100 mijë persona janë të pastrehë.

Bilanci më trondites është në fshatin Ona, ku si pasojë e tërmetit 1 në 10 persona ka vdekur. Nata i vështirëson kërkimet, ndërkohë që edhe shiu ka nisur në këtë zonë. Mbi 5000 forca kërkimi vazhdojnë të gërmojnë në rrënojat e qytetit Akuila.

Itali, rritet bilanci i viktimave nga tërmeti. Vijojnë lëkundje të lehta në Aquila

Ora: 17:11- Operacionet e shpëtimit kanë bërë të ditur se bilanci i viktimave të tërmetit në Itali, vazhdon të rritet. Aktualisht raportohet për mbi 100 persona të vdekur, ndërkohë që po punohet për gjetjen e 40 të tjerëve që rezultojnë të humbur.
Mësohet se lëkundje të lehta vazhdojnë të ndihen herë pas here në Aqulia. Bilanci i viktimave është ende provizor , por sipas të dhënave nga grupet e shpëtimit , të cilët po punojnë nën gërmalla, ky numër pritet të rritet ende.
Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa i gjithë rajoni i Abruzzos është gjunjëzuar përballë tërmetiti të fuqishëm.
Mediat italiane bëjnë të ditur se numri i të plagosurve ka arritur në rreth 1500 persona. Ndërkaq ka nisur dhënia e ndihmave për të pastrehët.


Lëkundje tërmeti prej 6.3 ballësh të shkallës Rihter goditën zonën përreth Abrucos, rreth orës 03:30 minuta. Të paktën 26 komuna janë prekur nga fenomen. Dhjetra të vdekur, bilanc ky që ndryshon nga ora mes të cilëve edhe fëmijë. Në Akuila u rrëzua edhe konvikti i studentëve, prefektura, ndërsa spitali nuk funksionon. Dhjetra të zhdukur, mijëra banorë të pastrehe që kanë frikë të hynë edhe në ato pak ndërtesa që kanë shpëtuar. Lëkundje të tjera të lehta tërmeti shtojnë ankthin tek banorët. Forcat e kërkimit dhe civilë nga gjithë Italia drejtohen drejt Ambrucos për të kërkuar nën rrënoja. Solidaritet i shprehur edhe nga shteti fqinj, Shqipëria. 

Ndihma e shpejte: 92 te vdekur

Ora 14:40-Forcat italiane te ndihmes se shpejte bejne te ditur se numri i te vdekurve arriti ne 92 persona.

Bilanci paraprak i tragjedisë, 70 të vdekur. Mund të arrijë 150 të vdekur

Ora 14:20-Ministri i Brendshëm i Italisë, Maroni bëri të ditur se bilanci i tragjedisë është rënduar. Numërohen rreth 70 të vdekur pohon ai. “Mendojmë se në fund të kërkimeve bilanci i të vdekurve mund të mbyllet me 100-150 të vdekur” pohon Maroni i dëshpëruar. “Por e rëndësishme është të shpëtojmë ata që mund të kenë mbetur gjallë nën rrënoja. Të gërmojmë, gërmojmë” u bëri ai thirrje qytetarëve italianë në konferencën për shtyp me këtë rast.

4 shqiptarë të Maqedonisë humbin jetën, 2 prej tyre fëmijë

Ora 14:10-Katër shtetas të Maqedonisë prej të cilëve edhe shqiptarë të këtij shteti kanë humbur jetën nga tërmeti që goditi zonën e Akuilas në orët e para të mëngjesit. Dhimbja bëhet dyfish e rëndë kur u mësua se mes viktimave, dy janë fëmijë. Sipas informacioneve jozyrtare që ka marrë Ambasada e Maqedonisë në Romë, kanë humbur jetën 44 vjeçari Refik Asani, Valbona Osmani (13 vjec) dhe Alejna Zejnulla (11vjec) dhe Nurie Abdiu, 41 vjec. Katër viktimat kanë jetuar në qytetin italain Akuila që ka qenë edhe epiqendra e tërmetit.

Ngushellime dhe ndihma per Italinë

Ora13:00-Presidenti amerikan Barak Obama ka derguar ngushellimet e tij per popullin italian. Nderkaq, vende te ndryshme te Bashkimit Europian kane ofruar ndihme per Italine.
Lekundje te lehta ka pasur prej 2-3 ditesh ne Itali dhe sipas nje zyrtari te mbrojtjes civile i cili foli me gazetaret e agjencise Reuters, termeti mund te lere rreth 50 mije te pastrehe.

Mesditë, numri i viktimave arrin 50

Ora 12:30-Rëndohet bilanci i viktimave në Abruco të Italisë ku tërmeti ka prekur rëndë zonën e Akuilas. Agjencitë e lajmeve italiane raportojnë për 50 të vdekur. Po keshtu lajmi i hidhur që pason numrin e viktimave është se kjo shifër mund të rritet nga ora në orë.

Paganica, zona më e prekur

Ora 12:20-Agjencitë e lajmeve italiane bëjnë të ditur se dëmtimet më të mëdha kanë ndodhur në Paganica, fshat pranë Abrucos në rajonin Akuila të Italisë. Pikërisht në këtë fshat raportohet se banon dhe një familje shqiptare që nuk është gjendur ende. Familja ka edhe një fëmijë që sapo ka mbushur 3 vjec raportojnë korrepondentë të Corriere della Serra nga vendngjarja.

PS, Rama ngushellime familjeve italiane te viktimave

Ora 12:15-Edi Rama, kryetari i Partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, PS ka ka shprehur sot ngushellimet me te thella per familjet e viktimave nga tragjedia e rende ne Itali si pasoje e termetit. Në një konferencë për shtyp, Rama tha se i kishte derguar nje mesazh ngushellimi autoriteteve me te larta italiane ku shpreh keqardhje per tragjedine e ndodhur dhe solidaritet me popullin italian

Berisha mesazh ngushëllimi Berluskonit

Ora 12:30-Në këto çaste të vështira, ku një tërmet i rëndë ka goditur zonën e Abruzos dhe ka marrë shumë jetë njerëzish, ka plagosur shumë të tjerë dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, Kryeministri Berisha i ka dërguar një mesazh Kryeministrit të Italisë Silvio Berluskoni. Përmes mesazhit Berisha i bën të ditur homologut të tij Silvio Berluskoni se, qeveria shqiptare ka vendosur të akordojë një shumë modeste prej 50 mijë euro, në ndihmë të familjeve të lënduara nga kjo ngjarje e rëndë natyrore.

Itali, kaos në Akuila pas tërmetit shkatërrimtar

Ora 12:00-Qindra persona enden në mes të rrugëve, shesheve ose fushave të futbollit, dhe për fat të keq nëpër rrugë mund të shohësh edhe të viktima të mbuluar me një batanije.
Fytyrat e të mbijetuarve janë akoma të friksuara nga tronditja e mbrëmshme. Dhe situata bëhet akoma më e vështirë kur fillojnë të ndihen ende tronditje të vogla, por të cilat arrijnë të shembin vetëm ndërtesat gjysmë të shkatëruara.
Kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve nga tërmeti shkatërrimtar filluan që në orët e para të mëngjesit dhe ekipeve të shpëtimit u janë bashkuar edhe qytetarët e thjeshtë, që kanë mbërritur edhe nga qytete të tjera të vendit për të ndihmuar në përballin e situatës së rëndë.

Topi dërgon ngushëllime për tragjedinë në Itali

Ora 11:20-Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi i ka dërguar mesazhe Presidentit të Republikës së Italisë, Xhorxho Napolitano dhe Kryeministrit Silvio Berluskoni ku shpreh keqardhjen dhe hidhërimin për fatkeqësinë natyrore që preku rajonin e Abrucos.
Dëshiroj të shpreh hidhërimin tim për këtë ngjarje tragjike që preku popullin mik italian dhe të dërgoj ngushëllimet më të thella për familjarët e të afërmit e viktimave në emrin tim dhe në emër të popullit shqiptar”, thuhet ndër të tjera në mesazh.

Një familje shqiptare preket nga tragjedia. Nën rrënoja femija 3 vjec

Ora 10:50-Një gazetare e Corriere della Serra duke raportuar nga nga Abruzo rrëfen se banoret i kane treguar se një familje shqiptare ndodhet nën rrënoja ne nje fshat te Abruzos. KOrreposndentja e Corriere bën me dije se një familje shqiptare që ka dhe një vajzë 3 vjece ndodhet nën rrënoja në fshatin Paganica të Abruzos. “i gjithë fshati është shkatërruar”, pohon ajo për agjencitë e lajmeve italiane. Si pasoje aktualisht jane zyrtarizuar 2 te vdekur nga ky fshat, 6 te zhdukur. Banoret jane larguar menjehere nga fshati.

Emigranti shqiptar tregon momentet e tmerrit

Ora 08:00-Emigranti shqiptar Genti Cala në një telefonatë nga Akuila tregon momentet e tmerrit. Cala tregon se e ka ndjerë tërmetin dhe ka dalë menjëherë jashtë në momentin e lëkundjeve. Sipas tij shumë banesa janë shkatërruar dhe njërezit janë në gjendje shoku. “Nuk mund të hyjmë në banesa, pasi ndërtesa ka pësuar dëmtime të mëdha. Shoh shumë njerëz në rrugë. Gra, fëmijë pleq janë jashtë dyerve të shtëpive të shkatërruara dhe po mundohen të krijojnë kushtet më minimale për veten. Janë lajmëruar tërmete të tjerë dhe kemi frikë të hyjmë brenda në shtëpi

Tërmet në Itali, humbin jetën 27 persona, mes tyre dhe femije

Ora 07:00--Te pakten 27 persona kane humbur jeten dhe 40 te tjere rezultojne te zhdukur ne qytetin e vjeter Akuila, ne rajonin e Abruzos ne Itali, si pasoje e nje termeti te fuqishem, 6.3 balle te shkalles Rihter që tronditi Italine qendrore ne oren 3:30 te mengjesit te sotëm. Mes viktimave ka edhe pese femije ndersa epiqendra e termetit ka qene 95 kilometra nga kryeqyteti i vendit Rome. Agjencite italiane te lajmeve flasin per qindra te plagosur te cilet ndodhen prane spitalit te qytetit i cili gjithashtu rrezikon shembjen ndersa televizionet shfaqen pamjet e disa ndertesave te rrenuara. Disa media italiane bejne te ditur se tre prej viktimave jane nga Maqedonia. Nuk bëhet e ditur për ndonjë viktimë me kombësi shqiptare.
Mesohet se forcat e shpetimit kane mberritur ne vendin e ngjarjes me shprese per gjetjen e te mbijetuarve. Godina e prefektures eshte shembur ndersa deme kane pesuar nje konvikt dhe nje kishe. Lekundje te lehta ka pasur prej 2-3 ditesh ne Itali dhe sipas nje zyrtari te mbrojtjes civile i cili foli me gazetaret e agjencise Reuters, termeti mund te lere mijera persona te pastrehe. Lekundjet e fuqishme ndodhen rreth 5 orë pasi një tërmet me magnitudë 4,6 ballë tronditi rajonin Emilia-Romagna, pranë qytetit të Ravenës. Zyrtarët e sigurisë thanë se tërmeti kishte një thellësi të jashtëzakonshme, prej 28 kilometrash.
Kryeministri Italian Silvio Berluskoni shpalli gjendjen e emergjences kombetare.
Në Itali tërmetet mund të jenë tepër të rrezikshme, për shkak të vjetërsisë së ndërtesave, disa prej të cilave të pameremetuara. Ne vitin 2002, nje termet ne qytetin jugor te San Xhulianos ne Pulia la te vdekur me shume se 20 persona ndersa ne vitin 1997, 13 persona humben jeten kur nje termet i forte goditi pjesen qendrore te vendit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora