E premte, 26.04.2024, 03:23 PM (GMT+1)

Mendime

Ajet Nuro: Konflikti izraelito-palestinez dhe ne shqiptarët

E diele, 15.03.2009, 11:04 AM


Ajet Nuro, Washington
Ajet Nuro, Washington
Konflikti izraelito-palestinez dhe ne shqiptarët

Nga Ajet Nuro
anuro@albemigrant.com

Konflikti izraelito-palestinez ndonëse një konflikt i largët, nuk i lë indiferent shqiptarët. Fakti që me të dy popujt në konflikt shqiptarët kanë lidhje historike, i bënë shqiptarët të marrin “pjesë” në konflikt qoftë edhe moralisht. Ndërsa besoj se 100 për qind e shqiptarëve janë në krah të viktimave, të pafuqishmëve dhe të pafajëve, kur vjen puna për të mbështetur njërën apo tjetrën palë ndarja bëhet spas logjikës së mësipërma pra me Palestinën apo me Izraelin. Për të qenë me Palestinën ka dy motive; viktimizimi i palestinezëve në këtë konflikt dhe e dyta përkatësia fetare e një pjese joneglizhuese e shqiptarëve, edhe këtu nëse konfliktin e shikojmë në prizmin fetar. Ndërsa pjesa tjetër e shoqërisë shqiptare mbështesin Izraelin për arsyen e njohur botërish se edhe ata kanë të drejtë të kenë shtetin e tyre por edhe për arsyen tjetër që është stërthënë por që nuk bëjmë keq ta përsërisim atë që shqiptarët ishin nga të rrallët kombe që nuk i dorëzuan hebrejtë tek gjermanët dhe i ruajtën ata si miq. Nga ana tjetër, izraelitët janë gjendur në krah të shqiptarëve dhe çështjes së tyre. Edhe përgjatë luftës në Kosovë ata u gjendën në krahun e shqiptarëve. Unë vetë jam me Izraelin sepse mendoj se ai ka të drejtën të ketë një shtet por, nuk mbështes asnjë veprim dhune  nga ana e tyre, pra nuk jam për luftë por...

E keqa e palestinezëve qëndron në faktin se ata nuk kanë një qëndrim unik. Dy konflikte njëri pas tjetrit janë nxitur nga veprimet e Hamasit. Para dy vjetësh Izraeli sulmoi Libanin dhe së fundi Rripin e Gazës i provokuar nga Hamas. Ndërsa qeveria legjitime e presidentit Mahmud Abas tenton të gjej një zgjidhje në konfliktin me Izraelin, Hamasi haptas bënë jo vetëm thirrje por dhe veprime për zhdukjen e Izraelit. Nga ana e vetë Izraeli është një shet (me të gjithë kuptimin dhe atributet e një shteti) dhe si i till ka detyrën e mbrojtjes së qytetarëve të vet. Në këtë prizm duhet kuptuar edhe sulmi që Izraeli i shpalli Rripit të Gazës më 27 dhjetor 2008 nga ku vetëm në vitin 2008 ishin nisur 1571 raketa dhe 1531 bomba. Por, si në çdo konflikt, viktim nuk janë ata që e shkaktojnë konfliktin por të pafajshmit. Shto edhe shkeljen e rregullave elementare të luftës dhe mund të kuptohet tragjedia e luftës në konfliktin e fundit izraelito-palestinez.
Më shumë se çdo gjë tjetër, palestinezët ndihen të vetmuar nga vëllezrit e tyre arab. Ndërsa arabët e thjesht janë shprehur në mbështetje të popullit palestinez, regjimet arabe kanë zgjedhur heshtjen. Kjo është tragjedia më e madhe e palestinezëve që duke i përkitur një kombi të madh si ai arab, i gjendur pa mbështetje në momente të vështira nuk duhet të jetë dhe aq e lehtë. Ndihma e vetme, edhe ajo më shumë morale u ka ardhur nga organizmat ndërkombëtare.
Për të riardhur tek konflikti izraelito-palestinez dhe krahasimi me Kosovën, edhe njëherë dua të theksoj se  shqiptarët e Kosovës megjithëse ishin viktima të një regjimi represioni dhe ishin viktima të një plani shfarosës, kurr nuk i kanë keqtrajtuar serbët, por edhe kur i kanë luftuar i kanë luftuar burrërisht, kurr nuk kanë bërë veprime që ne shqiptarët të turpëroheshim siç kanë bërë kundërshtarët e tyre që nga përdhunimet gjer tek vrasjet masive. Ne duhet të jemi krenar për këtë.

Ngjarje se ajo që më tregoi miku im janë të dhimbëshme dhe kanë bërë që gjithë bota të reagoj. Çështja ka shkuar gjer aty sa të kërkohet që çështja të shkoj gjer në Gjykatën Ndërkombëtare. Izraeli nga ana e tij i mori masat që ushtarakët të mos ndiqen. Por le të themi se ushtarët izraelit do të ndiqen nga Gjykata Ndërkombëtare, kjo nuk do të lehtësoj plagët dhe vuajtjet e viktimave të kësaj lufte të pakuptimtë. E keqa është se kjo luftë ndonëse e fashitur për momentin mund të rishpërthej nga momenti në moment. Dhe viktimat do të jenë po ata që ishin në konfliktin e fundit. Ne do jemi përsëri spektatorët e fragmenteve të treguara nga radiot perëndimore, të pafuqishëm për të bërë diçka ...Këto punë i kanë në dorë ata që i shkaktojnë...

Shënim: Artikulli është shkruar gjatë muajit shkurt. Nuk e publikova sepse do të doja që miku im të më jepte lejen që të përfshija në artikull mesazhin e tij. Ai është shumë i zënë por dje mu përgjigj se artikulli i kishte pëlqyer...ndërsa për mesazhin e tij...mbase nuk është edhe aq i rëndësishëm për ta bërë publik...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora