E hene, 18.11.2019, 08:07 PM (GMT)

Aktualitet » Bota

Fareed Zakaria: Jeta me Islamin

E enjte, 05.03.2009, 05:26 PM


Jeta me Islamin
 
Nga Fareed Zakaria - “Newsweek”

Lugina Swat e Pakistanit është e qetë sërish. Shpesh e krahasuar me Zvicrën për shkak të relievit të saj magjepsës prej maleve dhe livadheve, Swat u bë zonë lufte gjatë dy viteve të fundit, sepse talebanët zhvilluar beteja të tërbuara kundër ushtrisë së Pakistanit. Luftimet u ndalën për shkak se qeveria e Pakistanit pranoi disa kërkesa kryesore të militantëve, kryesisht që të themelohen gjykata islamike në këtë rajon. Ka shumë gjasa që kjo të nënkuptojë që shkollat e vajzave do të shkatërrohen, filmat do të ndalohen dhe prerjet e kokave në publik do të bëhen ngjarje të rregullta. Militantët janë njerëz të këqij dhe ky është lajm i keq. Por, pyetja më e vështirë është se ç’duhet të bëjmë ne, bota e jashtme? Si duhet t’i kundërshtojmë këto fuqi? Në Pakistan dhe Afganistan, ne, në një shkallë të lartë i kemi kundërshtuar duke i sulmuar ata, direkt me ushtarët perëndimorë dhe me sulme nga aeroplanë pa pilotë dhe në mënyrë indirekte në aleancë me forcat pakistaneze dhe afgane. A ështëpërgjigjja të fusim më shumë ushtarë tanë, të trajnojnë më shumë ushtarë afganë, të kërkojmë nga ushtria e Pakistanit që të zbarkojë më shumë batalione - në disa raste prerazi përgjigja është po, por gjithashtu mendoj se ia vlen të bëjmë një hap prapa dhe të përpiqemi të kuptojmë fenomenin e radikalizmit islamik. Lugina Swat historikisht ka qenë një rajon paqësor, që ka pasur autonomi përbrenda Pakistanit dhe ka praktikuar një version të butë të shariatit (ligjit islamik) nëpër gjykatat e veta. Në vitin 1969, ligjet e Pakistanit u zgjeruan formalisht në këtë rajon. Gjatë viteve, gjykatat e reja funksionuan dobët, me vonesa të gjata dhe u pllakosën nga korrupsioni. Rendi jofunksional e gërreu besueshmërinë në qeveri. Disa njerëz u bënë nostalgjikë për drejtësinë e thjeshtë, ndonjëherë brutale të gjykatave të vjetra të shariatit. Një lëvizje që kërkonte rivendosjen e tyre nisi në fillim të viteve të ’90-të, dhe qeveria e Benazir Bhuto-s nënshkroi një marrëveshje që të rikthehen disa aspekte të sistemit të gjykatave të shariatit me Sufi Muhammed-in, i njëjti klerik me të cilin qeveria e tashme ka goditur një marrëveshje. (Marrëveshja Bhutto kurrë nuk funksionoi si duhet, dhe protestat nisën sërish pas pesë viteve.) Pak banorë të luginës do të thoshin se armëpushimi i tashëm është rezultati i tyre i preferuar. Por nëse sekularistët prodhojnë kaos dhe korrupsion, populli zgjedh rendin. Militantët të cilët po luftonin me ushtrinë (të udhëhequr nga kunati i Sufi Muhammed-it), u detyruan të pajtoheshin me marrëveshjen. Qeveria e Pakistanit po shpreson që kjo marrëveshje do të izolojë xhihadistët dhe do të fitojë publikun në anën e vet. Kjo mund të mos funksionojë, por së paku paraqet një përpjekje që të ndahen kampet e islamistëve në mes atyre që janë të dhunshëm dhe atyre të cilët mezi janë ekstremë. Gjatë tetë viteve të fundit, dallime të tilla kanë pasur tendencë që të konsiderohen si naive. Administrata e Bushit kaloi mandatin e saj të parë, duke u marrë me biseda kryesisht abstrakte, teorike rreth islamit radikal si një ideologji njëcopëshe globale, dhe intelektualët konservativë ende gufojnë me kësi lloj retorike të pandryshueshme. Por deri në mandatin e dytë, megjithatë, zyrtarët e Bushit përfunduan duke ndjekur një politikë shumë të sofistikuar drejtë islamit politik në një shtet ku realiteti ishte i pashmangshëm, në Irak. Pasi e pushtuan Irakun, amerikanët kërkuan aleatë lokalë, posaçërisht grupe politike të cilat mund të bëheshin fytyra irakiane e okupimit. Administrata nisi të kuptojë se 30 vitet e tiranit jofetar, të Saddam Husseinit, kishin lënë vetëm islamistë tejet radikalë si opozitë. U miqësua me këto grupe, shumica prej të cilëve ishin parti shiite të themeluara në modelin e organizatave ultra-religjioze të Iranit, dhe në heshtje morën pothuajse tërë Irakun jugor, zemrën e shiitëve. Versioni strikt i islamit të cilin e zbatuan në këtë rajon ishte shumë i ngjashëm, apo në disa raste edhe më ekstrem me atë të cilin e gjejmë në Iran sot. Alkooli u ndalua, gratë u deshën të mbuloheshin nga koka në thembër; të krishterët u persekutuan; lidhjet religjioze ishin e vetmja mënyrë që të gjesh punë, përfshirë punët si profesorë të kolegjeve. Gjersa ca nga ky puritanizëm po zbutet, Iraku jugor mbetet një vend i errët. Por nuk është vend i aktivitetit xhihadist. Veli i femrave nuk është e njëjta gjë si rripi i sulmuesve vetëvrasës. Administrata e Bushit u lidh me fundamentalistët edhe njëherë në luftën e Irakut. Kur luftimet ishin më së keqi, zyrtarët e administratës filluan të flasin me disa nga komuniteti sunit të cilët ishin të përfshirë në kryengritje. Shumë nga këta ishin militantë klasikë islamikë, edhe pse të tjerët thjesht ishin ish-Baatistë apo shefa të ndonjë fisi. Strategjia kundër-kryengritëse e gjeneralit David Petraeus e devijoi këtë proces. “Ne e fituam luftën në Irak kryesisht sepse i ndamë militantët lokalë nga xhihadistët globalë”, thotë Fawaz Gerges, një dijetar në Kolegjin ‘Sarah Lawrence’, i cili ka intervistuar me mijëra militantë myslimanë. “Megjithatë, përreth botës ende nuk jemi të gatshëm të bëjmë dallimin midis këtyre dy grupeve”. Çfarëdo që thekson dallimin midis grupeve, lëvizjeve dhe motiveve përbrenda asaj bote e fuqizon çështjen se kjo nuk është betejë në mes islamit dhe perëndimit. Në fund, koha është në anën tonë. Kudo që është provuar islami radikal, njerëzit lodhen shpejt nga sharmet e saja. Të gjithë islamistëve, të dhunshëm apo jo, u mungojnë përgjigjet ndaj problemeve të sotit. Përndryshe nga këta, ne kemi një pikëpamje mbi botën e cila mund të kënaqë aspiratat e burrave dhe grave moderne. Kjo është arma më e fuqishme nga të gjitha.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT