E shtune, 27.04.2024, 06:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Kulmi i poshtërsisë… të thuash të vërtetën

E marte, 10.07.2007, 11:11 PM


(Autoportret)

Jeta private… Me pronar shtetin.
Shenja zoodiakale… Peshore me gurë fallco.
Arsimi … Fillore natën, kurse pasuniversitare, dhe master.
Aktiviteti… Shkrues i absurdit me laps dhe pa gomë.
Hobi… Gënjeshtra.
E meta kryesore… I martuar një herë dhe vetëm me një grua.
Momenti më i bukur… Dita e votimeve.
Ëndrra juaj… Të dëgjoj një gënjeshtër nga politikanët.
Meraku në dashuri…. Për motrën e tretë të Nelson Mandelës.
Personi që ju vuri emrin… Ende nuk ia di emrin.
Padija më e madhe… Kush e shpiku të qeshurën.
Filmi më i bukur… Ai që më lemerit natën në gjumë.
Defekti… Nuk kam rrahur asnjëherë ndonjë politikan.
Këngëtarë të preferuar… Ezmerët e dasmave.
Heronjtë tuaj… Ata që vënë miliona pa firmosur në bordero.
Burri më i zgjuar… Ai që bën budallain.
Ushqimi i preferuar… Prodhimet me kimikate.
Femra ideale… Ajo që më shau nga nëna.
Nostalgjia… Për drurin që më jepnin njëherësh babai dhe motrat.
Urrejtja më e madhe… Për ata që më bënë kokën dhe u kam bërë kokën. .
Veshja… Xhinse të firmuara tek “Gabi” të përdorura nga
emigrantë kongolezë.
Ngjyra e preferuar… Ajo që vjen pas çdo zgjedhjeje.
Personi më i rëndësishëm… Kryetari i OJQ-së ku bëj pjesë.
Virtuti më i çmuar… Celulari.
Artistët e preferuar… Brekografët dhe sytjenografët.
Idhulli juaj… Furrxhiu i lagjes.
Kulmi i poshtërsisë…Të thuash të vërtetën.
Të tjerët për ju… Gjoja i mençur që e mban veten për budalla.
Besimi…Ateisto-mysliman-kristiano-ortodokso-demokrato- socialist.
Gazetarë të preferuar… Atyre që nuk u lexoj dot shkrimet.
Qyteti i preferuar… Krraba.
Meraku… Që nuk jam bërë anëtar partie.
Synimi… Të prishem dhe me mikun e fundit.
Ç`është dashuria… Seks dhe dru.
Hajdutët… Njerëz që kanë fatin e keq të kapen.
Besimi tek e ardhmja… Si besimi tek e shkuara.
Çasti më i bukur… Kur bie në shtrat pas edicionit të lajmeve.
Vlera e një burri… Kur i thotë gruas në shumës: Ju dua!
Kafshët që pëlqeni… Ato që nuk i hanë njerëzit.
Muzika që pëlqeni… Ajo që më vyshk lulet e shtëpisë.
Ç`është paraja… Politikë + biznes – ndershmëri.
Pendimi juaj… Se shpesh kam qenë edhe i mirë.
Lavdia më e madhe… Që nuk kam bërë turpe.
Turpi më i madh… Që nuk kam arritur asnjë lavdi.
Objekti më i shenjtë… Bingot, ku i lë paratë pa t`i kërkuar njeri.
Ëndrra sportive… Të vrapoj nudo me Xhenifer Lopez.
Mendimi për femrat… Mazhorancë me opozitë homoseksualët.
Çfarë pune të pëlqen… E atyre që nuk punojnë fare.
Miqtë më të mirë… Ata që nuk i kujtoj asnjëherë.
Ç`është ndershmëria… Një luks i veshur me zhele.
Motoja juaj… Nuk kam bërë keq që të jetoj me
moto.
Çudia më e madhe… Se si e gjithë bota qesh shqip.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora