E diele, 28.04.2024, 07:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Botë e çuditshme

E premte, 06.07.2007, 06:30 PM


Hollandezët, njerëzit më të gjatë në planet
Hollandezët, janë njerëzit më të gjatë në planet, vazhdojnë të "hedhin shtat", ndërsa shtojnë gjithashtu në peshë. Shoqata për studimin e tregut, GFK, bëri të ditur dje se të dhënat e grumbulluara gjatë shtatë viteve të fundit tregojnë një kërkesë në rritje për veshje të përmasave të mëdha në Hollandë, ku njeriu mesatar është rreth 185 cm. i gjatë. "Hollandezët po hedhin shtat",- u shpreh zëdhënësi i kësaj shoqate, Koen Snoeren. Hollandezët janë afërsisht 10 cm më të gjatë se britanikët dhe amerikanët dhe rreth 15 cm më të gjatë në raport me katër dekada më parë. Shoqata GFK mbështet studimet e kohëve të fundit, përfshirë një studim të kryer nga Organizata Panamerikane e Shëndetit, që i klasifikon hollandezët si njerëzit më të gjatë në planet. Studiuesit ia atribuojnë këtë një diete të pasur me produkte bulmeti, një higjiene të mirë dhe kujdesit shëndetësor.
 
Si të shmangni djersitjen
Djersitja bëhet shpesh e bezdisshme, por për ta shmangur pihet një shurup i përgatitur me hudhra të shtypura. Ky shurup pihet në mbrëmje, rreth 2 3 lugë gjellë. Mund ta pengojmë me sukses djersitjen natën nëse lëkurën e trupit e fërkojmë me lëng molle. Ndërsa djersitja e këmbëve evitohet me anën e patateve, të cilat pasi shtypen lihen të thahen. Masa e thatë vendoset në një pece dhe lihet për 24 orë. Vapa e verës dhe ushtrimet energjike shkaktojnë djersitje, por studimet e kohëve të fundit sugjerojnë se djersa mund të shkaktohet nga një faktor tjetër që nuk ka lidhje me temperaturën e lartë. Studiuesit japonezë mendojnë se receptorët e muskujve që ndiejnë lëvizjet ndikojnë në djersitje. Shkencëtarët nga Hong Kongu kanë ndërtuar një robot, i cili lëviz dhe djersitet. Fjala është për një robot që u është dedikuar dizajnëve të rrobave. Ai shërben për modelet e reja të rrobave që përdoren për kushte ekstreme. Ky robot u quajt Walter dhe kushton 13.000 dollarë, kurse djersitja stimulohet nëpërmjet vrimave nëpër trup nga del lëngu.

Vazoja
Një vazo prej qelqi që i përket periudhës së mesjetës është në proces restaurimi ne Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisë në Tiranë. Vazoja e zbuluar në rezidencën e Princ Vidit (një aristokrat austriak), në qytetin e Durrësit, mendohet të jetë prej qelqi venecian. Ajo është zbuluar nga arkeologu Afrim Hoti gjatë gërmimeve në qytetin e Durrësit tre vjet më parë. "Vazoja u gjend në 1 metër e 10 cm thellësi nën tokë, në formën e 250 copave të përmasave të ndryshme",- tha shefi i këtij laboratori, Frederik Stamati. Ajo ka formën e një poçi me qafë të gjatë deri 30 cm dhe me fund të sheshtë. Në pjesën e jashtme është e zbukuruar me disa vija vertikale, me rreth 8 milimetër distancë nga njëra tjetra. Njëra është vijë e hollë qelqi dhe tjetra është qelq i përdredhur. Këto shirita të vijëzuar që nga gryka zgjerohen në sipërfaqen e vazos dhe bashkohen në fund të saj. Analizat e vazos janë realizuar me optikë, spektroskopi të fluoreshencës së rrezeve x (iks) dhe mikroskopi elektronike nga Laboratori i Konservimit dhe Arkeometrisë, Instituti i Fizikës Bërthamore në Tiranë dhe Departamenti i Fizikës pranë universitetit "Aristotel" në Selanik (Greqi),- tha Stamati.

Canabis Sattiva ndihmon në kurimin e sklerozës multiple
Kurat me bazë Canabisi mund të kenë rezultate më afatgjata për pacientët me sklerozë multiple,- deklaruan shkencëtarët. Rezultatet e një studimi të shkurtër 15 javor, të kryer te pacientët me sklerozë multiple, ishin të paplota, sepse megjithëse pacientët deklaruan se kishin pasur lehtësime në çlirimin e muskujve të kontraktuar, ngurtësinë dhe lëvizshmërinë, zbulimet nuk mund të konfirmoheshin nga fizioterapistët. Por mjeku John Zajicek, pranë shkollës mjekësore "Peninsula Medicak School" në universitetin "Exeter" dhe "Plymouth", në jugperëndim të Anglisë, i cili drejtoi studimin, deklaroi gjatë një konference se rezultatet tregonin se personat që e vazhdonin kurën për një periudhë njëvjeçare kishin më shumë shanse për përmirësim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora