Kulturë
Lumenj në Shqipëri
E enjte, 05.07.2007, 05:07 PM
![]() |
Liqeni i Komanit |
Lumi Drin
![]() |
Lumi Buna |
Lumi Buna
Lumi i vetëm i lundrueshëm në Shqipëri. Buron nga Liqeni i Shkodrës dhe pasi bashkohet me lumin Drin derdhet në detin Adriatik pak kilometra në veri të Velipojës. Është lumë fushorë i gjatë 44 kilometra dhe në grykëderdhje ka formuar një deltë te gjerë. Prurja mesatare vjetore e Bunës arrin 670m kub/sek, kjo e bënë këtë lumë të jetë ndër lumenjët me prurjen më të madhe në Mesdheun verior.
![]() |
Drini i Bardhë |
Drini i Bardhë
Lum që përshkon pjesën perëndimore të Kosoves, respektivisht Rrafshin e Dukagjinit. Drini buron nga një gurrë në Bjeshkën e Rusolisë, sipër fshati Katundi i Ri në vendin e ashtuquajtur Radavci (afer qytezes Burimi)ku krijon edhe një ujëvarë të bukur, para se të zbresi në rrafshira dhe bashkohet afër qytetit të Kukësit me Drinin e Zi për të formuar Drinin që në antikitetë njihet më emrin Drillon. Në territorin e Kosovës, Drini gjarpëron për 122 km në drejtimin veri-jug. Ai mbledhë me vete edhe ujërat e Lumbardhit të Pejës, Erenikut, e Lumbardhit të Prizrenit. Me një madhësi prej 4,646 km², bazeni i Drinit është më i madhi nga katër bazenet ujëmbledhëse të Kosovës.
![]() |
Drini i Zi |
Drini i Zi
Pranë qytetit të Kukësit Drini i Zi bashkohet me Drinin e Bardhë duke formuar lumin e bashkuar Drini që ka derdhje në Detin Adriatik. Në ujërat e Drinit të Zi rriten një numër i madh peshqish si krapi, trofta, ngjala etj.
![]() |
Lumi Mat |
Lumi Mat
![]() |
Lumi Shkumbin |
Lumi Shkumbin
Lumi Shkumbin buron në malin e Valamares (Shqipëri) dhe duke rrjedh nëpër një lugin të ngusht e reliev të thyer derdhet në Detin Adriatik. Gjatësia e këtij lumi është 181km ndërsa prurja e ujit arrin vlerën mesatare vjetore prej 61m kub/sek. Shkumbini është një ndër lumenjtë më të rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe që ndanë pothuajse në dy pjesë të barabarta Shqipërinë.
![]() |
Lumi Valbona |
Lumi Valbona
![]() |
Lumi Vjosa |
Lumi Vjosa
Peisazhi turistik lumor e sportiv i vjosës
Vend pushimi në të cilin gjenden burime ujore malore të cilat derdhen në lumin Vjosë në formë ujrash, të rrethuara nga një masiv pemësh. Është peizazh karakteristik ku ndërthuren natyrshëm bimësia barishtore, drurët pyjorë me bimësinë higro – hidrofile që gjendet përgjatë burimeve ujore në shtratin e lumit Vjose, habitat ku shprehen mirë të gjitha tipet e bimësisë. Gjatësia e kësaj lugine është 13 km dhe gjerësia 1 – 1.5 km. Në largësinë rreth 3 km nga qyteti Këlcyrës ndodhen Rrepet e Grykës, objekt që funksionon si pikë turistike. Peizazhi i drurëvë pyjorë i harmonizuar me burime të bollshme ujore ka vlera atraktive, estetike e ekoturistike. Përgjatë luginës Gryka e Këlcyrës gjendet burimi ujor Ujët e Zi, që ruan kaltërsinë edhe kur përzihet me ujërat e lumit Vjosë. Ky peizazh ka vlera mjedisore të pazevendësueshme, tepër çlodhës dhe rekreativ për vizitorët. Frekuentohet nga vizitorë vendas dhe të huaj.
Ishmi
Ishmi rrjedh përmes Shqipërisë Qendrore (74 km i gjatë; tab. 1-1; fig. 1-1; shih edhe fotot në pasqyrat 4-5 dhe 4-6),); sipërfaqja e pellgut është 673 km2 dhe lartësia mesatare mbi nivelin e detit 357 m. Ai formohet nga bashkimi i lumit të Tiranës, përrenjve Tërkuza dhe Zeza; delta e tij ndodhet në Kepin e Rodonit (Kabo, 1990-91). Prurja vjetore mesatare e Ishmit është 20,9 m3/s, me modul mesatar të rrjedhjes prej 31,0 l/s/km2. Prurja maksimale është 1’980 m3/sek. Sasia kryesore e lëndëve të ngurta që transportohen në det është 2 milionë tonë/vit. Ishmi ushqehet kryesisht nga ujëra sipërfaqësorë me mineralizim relativisht të lartë prej 461 mg/l. Temperatura e ujit luhatet nga 6,12oC në janar deri në 24,7oC në gusht. Ujërat e Ishmit përdoren për vaditje.
![]() |
Lana |
Lana
Lana është degë e lumit të Tiranës, i cili kalon përmes qytetit të Tiranës. Ai buron në pjesën perëndimore të Qafës së Priskës; është 29 km i gjatë, sipërfaqja e pellgut është 67 km2, lartësia mesatare është 179 m dhe pjerrësi prej 24 m/km. Në hyrje të Tiranës, Lana rrjedh në një kanal të sistemuar betoni dhe pastaj bashkohet me lumin e Tiranës në verilindje të Bërxullës nga ku formohet lumi i Ishmit.
Semani
Semani rrjedh në Shqipërinë Qendrore (fig. 1-1 dhe 4-1). Degët kryesore të tij janë: Devolli dhe Osumi të cilët bashkohen afër fshatit Kozarë (Berat). Ai është 281 km i gjatë, me pellg ujëmbledhës 5’649 km2 dhe lartësi mesatare mbi nivelin e detit 863 m. Pasi përshkruan fushën e Myzeqesë, shkarkon ujërat e tij në detin Adriatik, në jug të lagunës së Karavastasë. Përpara se të arrijë detin ai bashkohet me lumin e Gjanicës i cili përshkon përmes qytetin e Fierit. Duke marrë në konsideratë kushtet hidrometeorologjike, ujëmbledhësi i Semanit është më i varfëri nga të gjithë lumenjtë e Shqipërisë, lidhur me ujërat nëntokësorë. Gjithashtu, rreshjet janë të pakta, mesatarisht 1’084 mm/vit. Prurja mesatare shumëvjeçare është 95,7 m3/s. Reth 60% e ujit sigurohet nga ujëmbledhësi i Devollit. Ujëmbledhësi i Semanit përbëhet nga fusha bujqësore me mbulesë të pakët bimore që i nënështrohet një erozioni të madh. Sasia e lëndëve të ngurta që transportohen për në det nga Semani është afërsisht 31,2 milionë tonë/vit. Ujërat kanë mineralizim relativisht të lartë prej 440 mg/l. Temperaturat e ujit luhaten nga 6,8oC në janar deri në 25,5oC në gusht. Dega kryesore e Semanit, Devolli, buron nga shpatet jug-lindore të maleve të Moravës. Ai është 196 km i gjatë. Sipërfaqja e ujëmbledhësit është 3’139 km2 dhe lartësia mesatare 960 m mbi nivelin e detit. Prurja mesatare e Devollit është 49,5 m3/s, ushqehet kryesisht nga ujërat sipërfaqësore. Mineralizimi ujit është 390 mg/l.
Osumi
Osumi është degë kryesore e Semanit (pasqyrat 4-9 dhe 4-10). Ai është 161 km i gjatë, sipërfaqia ujëmbledhëse është 2’150 km2, lartësia mesatare 828 m, prurja mesatare shumëvjeçare 32, 5 m3/s dhe rrjedhje të pakta prej 17,5 l/s/km2. Uji ka mineralizim mesatar prej 345 mg/l (KMM/CEP, 1995-1996; AKM/NEA, 1997-1998).
Gjanica
Lumi i Gjanicës (pasqyra 4-10), degë e Semanit, është lumi me ndotje më të rëndë në Shqipëri. Menjëherë pas burimit ai ndotet rëndë me mbeturina me origjinë nafte dhe nënprodukte të saj nga sipërfaqja naftë nxjerrëse e Marinzë–Patos dhe, gjithashtu, prej Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh. Duke kaluar mes qytetit të Fierit, përpara se të bashkohet me Semanin në të shkarkohen mbeturinat urbane, duke e bërë ujin e tij pa asnjë formë jete. Eshtë vlerësuar se çdo muaj në Gjanicë derdhen rreth 12'587-18’091 m3 mbeturina të lëngëshme me përmbajtje hidrokarburesh dhe vajra industriale (AKM/NEA, 1997-1998). Në këtë zonë, edhe vlera e BTEX (benzen, toluen, etil-benzen, ksilen) mund të jetë shumë e lartë. Krahas dëmit në florën dhe faunën natyrore ujore, përdorimi i ujit për vaditje dhe blegtori është me rrezik.