E premte, 26.04.2024, 03:29 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Ndrekë Gjini: Rivrasja e Azem hajdarit (III)

E marte, 03.02.2009, 01:36 AM


Ndrekë Gjini

RIVRASJA E AZEM  HAJDARIT

(Gjyqi)

Prokuroria: Pistat e bëra publike të vrasjes së Azemit janë sajesa të Fatos Klosit  

SHIK-u kontrolloi manipulimin e hetimit të  çështjes “Hajdari”

 Një burim brenda gjykatës bën të ditur se dosja e çështjes “Hajdari” që ka mbërritur para disa  ditësh në Gjykatën e Faktit Tiranë, është një dosje pa prova dhe fakte, tërësisht e manipuluar sipas interesave të krerëve të klikës në pushtet

Kryetari i grupit të Prokurorëve të çështjes “Hajdari”, Haxhi Giu, përmes një deklarate për shtyp në emër të grupit të prokurorëve të kësaj çështje, ka hedhur poshtë si të pavërteta disa thënie që i janë atribuar këtij prokurori në një shkrim të botuar disa ditë pas seancës së parë të këtij gjyqi në një gazetë të përditshme që kontrollhet nga SHIK-u. Në deklaratën e firmosur nga prokurori Haxhi Giu thuhet se, grupi i prokurorëve të çështjes “Hajdari” përgënjeshtron si të pavërtetë shkrimin me titull, “Për herë të parë kreu i grupit Haxhi Giu zbardh tre motivet e krimit të 12 shtatorit të vitit 1998, dhe titull, “Prokuroria: ja përse e vranë Hajdarin”, botuar në Gazetën Shqiptare të së dielës, datë 8 prill 2001. Ky shkrim nuk është i vërtetë, thuhet ndër të tjera në këtë njoftim të grupit të prokurorëve të kësaj çështje, dhe gazetari anonim nuk ka kontaktuar me kryetarin e grupit dhe me asnjë prokuror tjetër për objektin e këtij shkrimi. Për rrjedhojë çdo thënie e atribuar pjestarëve të grupit tonë nuk është e vërtetë. Njoftimi në fjalë shton se grupi i çështjes “Hajdari” si dhe deri tani i qëndron besnik vetëm deklaratave zyrtare të dhëna nëpërmjet zëdhënësit të Prokurorisë së Përgjithshme.
Përmes këtij njoftimi, këto prokurorë shprehen se i bëjnë apel gjithë medias që si deri më tani të jetë serioze në lajmet dhe komentet që i atribuohen pjestarëve të grupit të prokurorëve të çështjes “Hajdari”.
Pra me sa duket këto prokurorë, megjithëse kanë pranuar të dërgojnë në Gjykatë dosjen e kësaj çështje, pasi krerët e këtij dikasteri dhe SHISH kishin zhdukur tërësisht provat që implikojnë në vrasjen e deputetit Azem Hajdari, krerët e pushtetit aktual, nuk mund të pranojnë dot sajesat e SHIK-ut rreth motiveve të vrasjes së Azemit. Kjo pasi së pari e dinë se këto sajesa nuk mund t’i mbrojnë para gjykatës dhe opinionit publik, dhe së dyti janë të bindur se po t’i pranojnë këto sajesa që nuk provohen dot mund të përballen nesër me ligjin duke i akuzuar si bashkëpunëtorë dhe ndihmës në vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Mirëpo nga njëra anë janë prokurorët të cilëve u është vënë në tryezë një dosje tërësisht e manipuluar dhe me prova të zhdukura qëllimisht, dhe nga ana tjetër janë ata që urdhëruan këtë krim politik të cilët për të shfehur gjurmët e krimit që kanë kryer, duan që të sajojnë pista të paqëna rreh kësaj vrasje dhe t’ua servirin të gatshme prokurorëve përmes shtypit duke tentuar t’i venë para faktit të kryer. Por kjo logjikë kriminale nuk ka funksionuar, për shkak se për pistat e serì??????????????????prokurorëve që nuk ishte më shumë se dy faqe nuk thuhej asgjë për motivet e këtij krimi dhe për urdhërdhënësit e kësaj vrasje politike. Dhe kjo nuk ishte e rastësishme.  
Lidhur me këtë një burim brenda gjykatës bën të ditur se dosja e çështjes “Hajdari” që ka mbërritur para disa ditësh në Gjykatën e Faktit Tiranë është një dosje tërësisht pa prova dhe fakte. Eshtë një dosje tërësisht e manipuluar sipas interesave të krerëve të klikës në pushtet, ndaj dhe gjyqtarët e kësaj gjykate i mbërtheu një frikë dhe tmerr i paparë lidhur me gjykimin e kësaj çështje.
Ky burim saktëson se edhe skica dhe raporti mbi kqyrjen e vendit të ngjarjes që gjendet në këtë dosje, mbi të cilën këta prokurorë pretendojnë se po hetojnë, mban datën e dy muajve më vonë nga koha e ndodhjes së këtij krimi të rëndë politik. Këtë fakt e pohon vetë njëri prej këtyre prokurorëve, duke deklaruar se natën e krimit nuk u bë kqyrja e vendit të ngjarjes. E vetmja “provë”, thotë ky prokuror, që u mor atë natë kanë qenë tre-katër gëzhoja që një oficer i policisë mundi t’i fusë në xhep. Vendi i ngjarjes, pra, nuk u ekspertua as atë natë dhe as në ditët e mëvonshme, duke lënë jo rastësisht të paekspertuar këtë vend për dy muaj me radhë. Në këtë dosje mungojnë shumë e shumë prova që vërtetojnë autorësinë e krimit. Mungojnë jo rastësisht edhe shumë emra të politikanëve të majtë që kanë projektuar dhe urdhëruar këtë krim, ashtu siç janë zhdukur provat dhe faktet që lidhen me urdhërat e dhëna atë natë për lejimin e kalimit të eskortës kriminale nga Tirana drejt Veriut të Shqipërisë.
Dhe nga këto kuptohet se ky është një pakt i heshtur me krimin dhe kriminelët që në rastin konkret kanë mbështetjen e Fatos Nanos, Skënder Gjinushit, Fatos Klosit dhe Agim Tiranës, bëjnë të ditur burime nga Gjykata e Tiranës. Në qoftë se Nano dhe Klosi urdhëruan zhdukjen fizike të autorëve dhe dëshmitarëve të kësaj vrasje politike, pa dijeninë e këtyre prokurorëve që janë vegla qorre, këtyre të fundit nuk u lejohet as profesionalisht dhe as moralisht që të heshtin lidhur me faktet e pakontestueshme që kanë mbledhur gjatë kqyrjes së dokumentave dhe pyetjes së dëshmitarëve, fakte këto që dëshmojnë mbi kryerjen e krimit pikërisht nga këta persona që janë vrarë më pas nga segmentet e SHISH-it dhe policisë me urdhër të Fatos Nanos shton ky burim i Gjykatës.
Sipas fashikujve të dosjes “Hajdari” që tanimë ka mbërritur në gjykatë, pesë prokurorët e çështjes “Hajdari” nuk kanë zhvilluar asnjë hetim mbi pistën e bashkëpunimit të Fatos Nanos me vrasësit e Azem Hajdarit, pasi një gjë e tillë u është ndaluar rreptësisht nga shefat e tyre.
Burime nga Gjykata e Faktit Tiranë që kanë marrë dosjen në dorë dhe po e studiojnë atë, deklarojnë se prokurorët kanë patur frikë nga të vërtetat mbi vrasjen e Azem Hajdarit, ndaj dhe kanë shmangur zbulimin e shumë të vërtetave mbi këtë vrasje politike. Mirëpo mospranimi nga këta prokurorë i pistave të vrasjes i servirur nga SHIK flet për atë që kjo çështje nuk do të gjykohet ndonjëherë dhe se tani e vetmja rrugë për bllokimin e gjykimit të kësaj çështje ka mbetur dorëheqja e imponuar e këtij grupi prokurorësh nga kjo çështje.


Prokurorët e çështjes “Hajdari”: Ja si i penguan hetimet  SHIK-u dhe Ministria  e Rendit

Ja kush ndaloi marrjen të pandehur të Fatos Klosit dhe  Taulant Dedjes  

Më shumë se 40 kërkesa të prokurorëve me akuza ndaj punonjësve të SHISH-it dhe Ministrisë së  Rendit kanë ngeluar pa përgjigje nga ana e kreut të Prokurorisë, Policisë  dhe  SHISH-it   

Për Fatos Klosin dhe Taulant Dedjen është tentuar disa herë radhazi fillimi i proçedimit penal, por një gjë të tillë e kanë penguar krerët më të lartë të shtetit dhe kryeprokurori Rakipi. Prokurorët mendojnë se kjo ndodhi për arsye se Dedja për të mbrojtur veten  do të denonconte implikimin e shtetit dhe qeverisë në  vrasjen e Azemit.


Kemi të depozituara në dosjen e çështjes “Hajdari” mbi 40 kërkesa që ne si grup hetimi ua kemi dërguar SHIK-ut dhe Ministrisë së Rendit Publik për probleme të ndryshme që lidhen me hetimin e kësaj çështje, bën të ditur njëri prej prokurorëve. Për të gjitha kërkesat tona drejtuar këtyre dikastereve deri më sot, nuk kemi marrë asnjë përgjigje, shton ky burim, gjë që flet qartë për atë që krerët e këtyre dikastereve me dashje kanë penguar zbardhjen e kësaj vrasje. Në këto kushte ne vetëm sa i kemi depozituar këto kërkesa në dosjen e kësaj çështje, thotë ky prokuror. Hetimet për këtë çështje ende nuk kanë përfunduar. Për të realizuar dërgimin e dosjes në gjykatë na është dashur të bëjmë ndarjen e çështjes për të akuzuarit, të cilëve sipas nesh u është provuar akuza, thotë ky prokuror. Kjo pasi rrethi i personave të implikuar në këtë vrasje është shumë i madh dhe hetimet mund të vazhdojnë edhe për shumë kohë. Ky prokuror nuk e përjashton mundësinë e marrjes në përgjegjësi penale për këtë çështje edhe për zyrtarë të lartë të shtetit, të cilët me dashje kanë penguar zbardhjen e së vërtetës siç është rasti i moskthimit të përgjigjes për kërkesat që ne u kemi drejtuar atyre. Ka në Kodin Penal dispozita që parashikojnë dënime edhe për mosveprimet e zyrtarëve të shtetit. Aq më tepër kur këto mosveprime bëhen të qëllimshme dhe dëmtojnë thelbin e hetimeve.
Kjo provon haptazi implikimin e drejtuesve të SHIK-ut dhe Ministrisë së Rendit në vrasjen e deputetit Azem Hajdari, pasi po të ishte ndryshe këto dikastere do t’u ishin përgjigjur deri në një kërkesave të këtyre prokurorëve, sepse kjo gjë është së pari një detyrim ligjor.  
Faktin e pranisë në dosje të këtyre kërkesave që këta prokurorë ua kanë drejtuar SHIK-ut dhe Ministrisë së Rendit e deklaron edhe një burim i besueshëm i Gjykatës së Faktit Tiranë.
Në këto shkresa shton ky burim, kërkohet me insistim ndihma e këtyre organeve për zbardhjen e kësaj çështje, si vënia në dispozicion e materialeve apo dhe e personave që kishin dijeni rreth kësaj ngjarje. Që të gjitha këto shkresa, shton ky burim, janë pa përgjigje, gjë që flet për një sabotim me mosveprim për të mbuluar zbulimin e së vërtetës, që siç janë të gjitha gjasat i ngarkon me përgjegjësi të plotë penale të gjithë drejtuesit e këtyre institucioneve. Moskthimi i përgjigjes për këto kërkesa të ligjshme të prokurorëve të kësaj çështje i vë para përgjegjësisë penale Fatos Klosin dhe ministrat e Rendit Publik që u janë drejtuar këto kërkesa zyrtare, duke filluar që nga Perikli Teta për të vazhduar më pas me Petro Koçin, Spartak Poçin e deri tek Ilir Gjoni. Njëri prej prokurorëve të kësaj çështje thotë, se herët a vonë të gjithë këta zyrtarë që kanë penguar zbardhjen e kësaj çështje me dashje, pasi janë vënë në dijeni nga shkresat tona do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Pra, del e qartë se strukturat shtetërore që me ligj ngarkohen për hetimin e veprave penale si kudo në botë, në këtë rast për këtë çështje janë kundër zbardhjes të së vërtetës, pasi janë vetë organizatorët dhe ekzekutorët e këtij krimi makabër politik.
Ky burim shton se në këtë dosje është e dokumentuar me prova shkresore dhe fakte se ish-ministri i Rendit, Perikli Teta, ka patur katër shkresa zyrtare që e vinin atë në dijeni rreth një atentati të organizuar për vrasjen e Azem Hajdarit që dy muaj para se të ndodhte kjo vrasje.
Mbi bazën e këtyre informacioneve, ai ligjërisht ishte i detyruar të merrte masa të menjëhershme për sigurimin e jetës së deputetit Azem Hajdari dhe t’i anullonte këto masa sigurimi vetëm kur ai të sigurohej pas hetimeve të kryera në rrugë operative se këto informacione ishin të rreme. Por organi i Prokurorisë ka depozituar në dosje sipas këtij burimi këto informacione e për rrjedhojë e ngarkojnë me përgjegjësi penale Tetën për mosveprim, pasi sipas këtyre shkresave që i kanë mbërritur Tetës, në grupin e atyre që kishin planifikuar vrasjen e Azem Hajdarit figuronin edhe emrat e Jaho Salihit, Fatmir Haklajt, etj., që Teta i kishte graduar me detyra të larta në policinë e Tropojës.
Nëse do të ishte zbatuar ligji për zbardhjen e kësaj çështje, duhej që të ishin marrë masa dhe arrestuar menjëherë të gjithë personat e lakuar si të dyshuar si pjesëmarrës në këtë vrasje, që natën e 12 Shtatorit 1998. Ishte dhe është detyrim ligjor i strukturave të Ministrisë së Rendit Publik, të SHIK-ut dhe Prokurorisë që të merrnin masa të menjëhershme për të realizuar ndalimin dhe arrestimin e të dyshuarve që iu ishte lakuar emri, thonë specialistët e fushës juridike për këtë çështje.
Ky burim bën fajtor duke i ngarkuar me përgjegjësi penale edhe Taulant Dedjen e Fatos Klosin, të cilët kanë favorizuar me dijeni dhe me dashje autorët e krimit pas vrasjes. Për Taulant Dedjen thuhet se është tentuar disa herë radhazi fillimi i proçedimit penal, por një gjë të tillë e kanë penguar krerët më të lartë të shtetit nga frika se Dedja do t’i denonconte këta zyrtarë si urdhërdhënës direkt të kësaj vrasje politike. Kjo, sepse Dedja di shumë gjëra që implikojnë në këtë vrasje Nanon, Klosin e Gjinushin, shton ky burim.

 

Gjykimi i dosjes “Hajdari” mes manipulimit dhe dorëheqjeve të avokatëve

Këshilltari i Metës kërcënon avokatët e ish-komisarit të Tropojës


Ilir Çano dërgon në Gjykatë urdhërat e kryeministrit Meta

Ish-zëvendësministri i Brendshëm Ilir Cano, akutualisht këshilltar i Kryeministrit Ilir Meta, ditën që nis seanca e dytë e këtij porcesi  takohet  me avokatët e Fatmir Metës, (ish shefi i Komisariatit të Policisë Tropojë dhe njëri prej të akuzuarve si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit), në një lokal para godinës së Gjykatës së Rrethit Tiranë vetëm një orë para se të fillonte gjyqi i çështjes “Hajdari”.
Seanca e dytë e gjyqit të çëshjes “Hajdari” ka nisur  me tre orë vonesë. Kjo megjithëse policia dhe SHISH kishin nisur që në mëngjez herët terrorin në ambientet e kësaj gjykate duke bllokuar veprimtarinë e këtij institucioni. Mirëpo, gjyqi i cili u shty kaq gjatë nën pretekstin se akoma nuk kishte mbërritur njëri prej të arrestuarve nga Komisariati i Krujës, ka nisur vetëm pak minuta pasi ka mbaruar takimi mes avokatëve të Fatmir Metës dhe Ilir Canos, i cili në kohën kur është vrarë deputeti Azem Hajdari ka qënë zëvendësministër i Brendshëm. Dhe aktualisht është këshilltari i Kryeministrit Ilir Meta.
Burime pranë kësaj gjykate bëjnë të ditur se Ilir Cano me porosi direkte të Ilir Metës ka  kërcënuar Fatmir Metën dhe avokatët e tij, duke u thënë se duhet bërë çmos që të mos dalë asnjë provë, deklaratë apo fakt që implikon krerët e aktual të shtetit në këtë vrasje politike. Në të kundërt thuhet se Cano u ka thënë avokatëve dhe përmes tyre edhe Fatmir Metës do të përballen me pasoja të rënda.
Një burim i besueshëm bën të ditur se për të arritur këtë është rënë në kompromis që Cano të thirret për të dëshmuar në këtë proces, dëshmi e cila do të favorizojë ish-komisarin e Tropojës Fatmir Meta.

Si nisi seanca dhe si u komanduan avokatët e vrasësve të Azemit

Ishte planifikuar që seanca e gjyqit të çështjes “Hajdari të niste në orën 10.00 paradite. Mirëpo u deshën mbi tre orë e gjysëm pritje për njëzet minuta gjyq ku pas prezantimeve do të paraqiteshin kërkesat e palëve për t’u marrë vesh në fund se është komanduar “gabimisht” për të mbrojtur Jaho Salihin, i njëjti person që mbron në këtë proces Astrit Muldakën, gjë kjo që bie ndesh me ligjin.
Kryetari i trupit gjykues të kësaj çështje, Arben Micko, bëri prezantimin e palëve duke u shprehur, urdhëron avokatin Fatos Shanaj që në këtë proces mbron Izet Haxhinë ta zëvendësojë sa për këtë seancë avokati Agim Dishnica, i cili mbron në këtë gjyq Ismet dhe Isamedin Haxhinë. Gjyqtari Micko bëri prezent në fillim të kësaj seance edhe dorëheqjen e avokatit Pëllumb Zaimi nga mbrojtja që ai i bën në këtë gjyq Jaho Salihit. Për të mbrojtur Jaho Salihin gjyqtari Micko u shpreh se është caktuar kryesisht nga gjykata Pëllumb Karakaçi. Ky avokat megjithëse prezent në sallë fillimish preferoj të hesht. Më pas gjyqtari Micko u shpreh se i arrestuari Famtir Meta megjithëse qe i pranishëm në sallë deri para pak minutash se të fillonte seanca është larguar për arsye shëndetësore, por kjo nuk pengon zhvillimin e seancës pasi janë prezent dy avokatët e tij Saimir Visha dhe Hysni Beti. Seanca nisi me fjalën e avokatit Agim Dishnica, i cili u shpreh se e ka kërkuar shtyrjen e seancës për t’u njohur me materialet e dosjes. Ai insistoi në faktin se edhe tani pas kaq ditësh disa prej materialeve të kësaj dosje nuk i janë vënë në dispozicion siç e kërkon ligji. Këtu ai përmendi mosnjohjen me disa kaseta filmike dhe audiofonike si dhe për dëshmitë e 29 personave që kanë dëshmuar në hetuesi për këtë proces. Të gjitha këto sipas tij nuk mund të pranohen si prova nga ana e gjykatës pasi nuk u janë bërë të njohura palëve që procesin e hetimit dhe kështu janë shkelur të drejtat e klientëve që ai mbron. Prokuroria lidhur me këto kërkesa të Dishnicës u shpreh se të gjitha provat e grumbulluara në dosje i janë vënë në dispozicion gjykatës kështuqë deri në momentin që këto prova të merren në shqyrtim avokati ka kohë për t’i parë, ndërsa lidhur me dëshmitë e disa prej dëshmitarëve prokurori u shpreh se këto dëshmi do të ripërsëriten në sallën e gjyqit kështuqë ky avokat do të ketë mundësinë për t’u ballafaquar me to. Hysni Beti, avokat i ish-komisarit të Tropojës, i paraqiti një promemorje trupit gjykues të kësaj çështje ku i kërkohej që të merreshin masa nga gjykata në mënyrë që shtypi të mos manipulojë me këtë proces duke rënduar pa shkak pozicionin e klientit që ai mbron. Më pas gjykata u tërhoq për të marrë vendim lidhur me këto kërkesa dhe pas dhjetë minutash u kthyen prapë në sallë duke thënë që Dishnica të njihet me provat gjatë zhvillimit të gjyqit. Mirëpo avokati Dishnica pas këtij vendimi i ka parashtuar trupit gjykues edhe një sërë pretendimsh të tjera ku sipas tij një asnjë rast akuza e ngritur nga prokuroria kundër klientëve që ai mbron nuk është e bazuar. Ka shumë kundërthënie dhe pavërtetësi, në dosje ka thënë Dishnica. Akuza mbështetet sipas Dishnicës në disa dëshmi të personave të cilët në këtëp proces janë në kushte inferriore. Mungon motivi i kryerjes së këtij krimi etj. Dishnica paraqiti më pas një listë të gjatë me emra të cilët sipas tij duhen pyetur si dëshmitar. Në listën e tij figurojnë edhe emrart e Astrit Muldakës, Petrit Cakrrit dhe Sali Lushës.
Kurse i akuzuari Ismet Haxhia i ka kërkuar trupit gjykues që të pyesin si dëshmitarë në këtë proces tre punonjëset e shërbimit të lokalit afër PD ku ai ka qënë duke ngrënë darkë me 12 shtator 1998.
Interesante ka qënë lista me kërkesat e paraqitura nga avokati tjerër i Fatmir Metës. Avokati Saimir Visha ka kërkuar që të pyeten si dëshmitarë në këtë proces pavarësisht sigurimit të provës në gjykatë, ish ministri i Rendit, Perikli Teta, ish-zëvendësministri i Rendit, Ilir Cano dhe shumë zyrtarë të policisë së asaj kohe. Visha ka kërkuar që të pyetet si dëshmitar në këtë proces edhe i plotfuqishmi i qeverisë në atë kohë në Tropojë, Taulant Dedja, si dhe të vihet në dispozicion të gjykatës i gjithë dokumentacioni i makinës së Dedjes si dhe urdhërshërbimi i shoferit të kësaj makine. Ai ka kërkuar që të depozitohet në dojse urdhëri i Ministrit të Rendit për emrin në detyre të Jaho Salihit dhe urdhëri për lirmin e tij nga detyra.
Në fund të seancës e ka marrë fjalën avokati i caktuar kryesisht Pëllumb Karkanaçe, i cili i ishtë komanduar për të mbrojtur në këtë proces Jaho Salihin. Ai ka thënë që Dhoma e Avokatëve nuk duhej të caktonte atë për të mbrojtur Jaho Salihin, por një avokat më të zotin dhe me gradë shkencore pasi kjo është një çëshjte me mjaft rëndësi. Ai ka thënë se është njoftuar vetëm para pak çastesh për këtë çështje dhe se nuk e ka parë dosjen ndaj i duhet kohë për ta studiuar. Gjykata ka nxituar që të shprehet për mbylljen e seancës për t’i dhënë kohë këtij avokati, kur ndërkohë e merr fjalën njëri prej prokurorëve të kësaj çështje, i cili deklaron se në këtë proces Karkanace nuk mund të mbrojë Jaho Salihin pasi ai është avakati mbrojtës i Astrit Muladakës dhe për rrjedhojë një gjë e tillë është e kundraligjshme. Pas këtij deklarimi gjykata vendosi të ricaktojë Pëllumb Zaimin për mbrojtjen e Jaho Salihit edhe pse ky avokat ka dhënë dorëheqje të parevokushme në mbrojtje. Më pas u urdhërua shtyrja e seancës për më datë 18 prill 2001, seancë e cila nuk ka se si të zhvillohet pasi Zaimi ka dhënë njëherë dorëheqje nga ky proces. Pra nga kjo kuptohet lehtësisht se Prokuroria dhe Gjykata nuk kanë ndërmend ta gjykojnë ndonjëherë këtë çështje, por vetëm ta zvarritin atë pafundësisht. Kjo për shkak se nuk mund të përballen me të vërtetat që implikojnë krerët më të lartë të pushtetit aktual në këtë vrasje politike.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora